E premte, 29.03.2024, 07:18 AM (GMT)

Mendime

Feti Zeneli: Sukseset suprizë dhe “tre beratas” në krizë

E hene, 23.02.2009, 05:24 PM


Sukseset suprizë dhe “tre beratas” në krizë

Nga Feti Zeneli

Instituti prestigjoz i kërkimeve analitike të ekonomive të më shumë se 200 vendeve të botës, me një eksperiencë 40 vjeçare në këtë fushë, “Global Insight”, në një raport të publikuar disa ditë më parë e radhit Shqipërinë të parën në Europë përsa i përket treguesit të rritjes ekonomike. I mirënjohur për eksperiencën e tij ndërkombëtare në fushën e analizës, informimit dhe parashikimit ekonomik, financiar e politik,  “Global Insight” e konsideron “impresionuese” një arritje të tillë, të realizuar në vitin e fundit të madantit qeverisës të demokratëve. Nga ana tjetër, janë një sërë institutesh e organizmash të tjerë ndërkombëtare si; Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Departamenti Ekonomik e Social i Kombeve të Bashkuara, "The Economist", seksioni Intelligence Unit dhe Instituti Vienez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike, që kanë dalë në të njëjëtin përfundim me “Global Insight” për vendin e parë në Europë që ka Shqipëria lidhur me treguesin e lartë të rritjes ekonomike. Ky konstatim pozitiv vjen vetëm pak kohë pas vlerësimeve të Bankës Botërore, e cila e shpalli Shqipërinë si vendin e dytë në botë për zhvillimin ekonomik dhe raportit të Trasparency International, që e renditi vendin tonë të dhjetën e parë në botë për luftën kundër korrupsionit. Arritje të tilla konfirmojnë edhe një herë vlerësimin që organizatat më të mira ndërkombëtare i bëjnë reformave të ndërmarra nga qeveria “Berisha”, duke e konsideruar Shqipërinë si “nxënësin më të mirë të klasës në Europë” për këto 3-4 vitet e fundit. Të njëjtën gjë ka bërë, pastaj edhe shtypi ndërkombëtar, me shkrimet dhe komentet që u ka kushtuar këtyre arritjeve, për të cilat ka rezervuar cilësime të tilla entuziaste si; “arritje impresionuese”, “vend i suksesit suprizë”, “nxënësi më i mirë i klasës në Europë”, “reforma mbreslënëse” e kështu me radhë.
Treguesi i rritjes ekonomike për një vend është një tregues sintetik, ndaj kur ke përmendur shifrën e realizimit të tij, ke thënë gjithëçka që lidhet me faktorët përcaktues të këtij treguesi, që në fund të fundit janë reformat e ndryshme për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe ekonomisë së tregut. Qeverisja e vogël dhe efiçiente, reformat fiskale, përmirësimi i klimës së biznesit, lufta kundër korrupsionit, rritja e investimeve të huaja, standartizimi i veprimtarisë institucionale, shtimi i investime publike në sektorët më problematik apo dhe paisja e shtetasve me karta identiteti janë disa prej këtyre reformave. Në fund të fundit, treguesi i lartë i rritjes ekonomike është çështje e filozofisë së një qeverisjeje progresiste, që operon në mënyrë transparente me standartet më të mira ndërkombëtare të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Përkrahje ndërkombëtare, në raste të veçanta, mund të sigurosh edhe për konjukturë apo për tifozllik politik, po kur kjo përkrahje vjen për shkak të arritjeve ekonomike apo respektimit të standarteve demokratike në qeverisje, atëherë atëherë ajo është jo vetëm e ndjerë por edhe partneriale. Kësioj ti si vend, nga numër rendues kthehesh në faktor bashkëpunues. Është pikërisht për shkak të këtyre reformave impresionuese apo arritjeve spurizuese që Shqipëria po integrohet me shpejtësi në strukturat euroatlantike, ku në më pak se tre vjet po bëhet anëtare e NATO-s dhe kantidate e BE-së. Para ’05-ës as që mendohej se ngjarje të tilla do të ndodhnin kaq shpejt, pasi vlerësimet bëheshin mbi bazën e standatit të ulët qeverisës që kishte krijuar pushteti majtist i pas nëntëdhjetë e shtatës.
Lajmi se, Shqipëria shënon këtë vit rritjen ekonomike më të lartë në Evropë, dëshmon se, gjithëçka është e mundur të arrihet kur ky vend i vogël qeveriset drejtë dhe në bazë të eksperiencave më të mira ndërkombëtare, pavarësisht prapambetjes së trashëguar në të gjithë fushat nga periudha e monizmit. Madje rezultate të tilla suprizuese mund të arrihen edhe në një kohë që ekspertët më të mirë të ekonomisë dhe financave ndërkombëtare kanë paralajmëruar thellimin e mëtejshëm të krizës globale në të gjithë botën. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të theksohet se, ky tregues për Shqipërinë nuk vjen si rezultat i vlerësimit të ndonjë malli të domosdoshëm në tregun e lëndëve energjitike siç është, fjala vjen, nafta dhe gazi për Turkmenistanin, që e përfshijën atë në dhjetëshen më të mirë të globit, po për shkak të politikave të suksesshme ekonomike të qeverisë “Berisha”. Është hera e dytë, gjatë viteve të tranzicionit, që përsëritet ky sukses nën qeverisjen e demokratëve. Dhe në të dy rastet duke sfiduar kriza; në rastin e parë krizën kombëtare që kishte lënë tashëgim diktatura  komuniste dhe pushteti punisto-pluralist i social-komunistëve deri në 22 mars ’92, ndërsa në rastin e dytë, krizën kombëtare të qeverisjes tetëvjeçare të social-komunistëve në vitin e parë të mandatit qeverisë dhe krizën globale në vitin e fundit të këtij mandati.
Kur qeveria e Partisë Demokratike e mori për herë të parë pushtetin në vitet e pluralizmit, “Shqipëria nuk kishte më shumë se 6 ditë bukë”. Megjithatë, në saj të reformave të ndërmarra, brenda 2-3 vitesh ajo e bëri Shqipërinë, “vendin me rritjen më të lartë ekonomike në Europën Lindore”. Mjafton të kujtojmë se, për vitet ’95-ën, treguesi i rritjes ekonomike arriti në shifrën 13,3% ose tre herë më shumë se sa ishte ky tregues në 8 vitet e pas nëntëdhjetë e shtatës, që pasuan qeverisjen e vendit nën pushtetin e forcave të majta politike. Por arritja më e madhe e asaj periudhe (’92-’96) ishte lindja dhe konsolidimi i sipërmarrjes së lirë private, ku për 3-4 vjetë u krijuan afro tre të katërtat e numurit të bizneseve që janë sot, të cilat jepnin mbi 70% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar të vendit tonë. Njëkohësisht kishte më pak të papunë, korrupsion e trafiqe të kufizuara, më shumë mirëqënie, optimizëm e siguri për të ardhmen, etj. Dhe të gjitha këto arritje u realizuan ende pa u njohur mirë doktrina e sistemit kapitalist, si teori dhe praktikë e zhvillimit të duhur ekonomiko-shoqëror në kohën e sotme. Me sa duket administratorët e asaj periudhe e kishin zgjidhur pa shumë vështirësi problemin e mungesës së njohurive dhe eksperiencës në këtë drejtim, thjeshtë duke zvendësuar demagogjinë komuniste të “ndërtimit të socializmit, duke mbajtur në njerën dorë kazëm dhe në tjetrën pushkën” me devotshmërinë për të punuar, duke mbajtur në njerën “dorë” shtetin ligjor dhe në tjetrën ekonominë e lirë të tregut. Dhe rezultatet ishn mjaft suprizuese, jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët shpreheshin me superlativa për “mrekullinë tonë ekonomike”, që nëse vazhdonte për 9-10 vjetë rresht do të na kishte çuar në derën e familjes së madhe europiane në maj të vitit ‘04, së bashku me 8 vendet e tjera ish-komuniste të Europës Lindore. Kush ka kujtesën e dobët dhe vesin e kundërshtimit apriori të gjërave, le të shfletojë shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, ku gjithëçka është e shkruar, e zeza mbi të bardhë. Një argument tjetër, ndoshta disi më i tërthortë, që tregon mungesën relative të problemeve ekonomiko-sociale për atë periudhë, është se revoltat e ’97-ës u krijuan për arsye të pastëra politike, pavarësisht sllogarit me fasadë ekonomike të zgjedhur për të protestuar: “Duam paratë tona”. Mënyra e mëvonshme e të qeverisurit, duke filluar nga viti ’98 e në vazhdim, konfirmoi edhe njëherë arsyen e vërtetë të djegies së Shqipërisë në ’97-ën, ku ata që ngjireshin duke thirrur: “Duam paratë tonë”, më vonë pëshpërisnin me zë të ulët: “Nuk duam asnjë lekë, vetëm socialistët në pushtet”.
Kjo thirrje ,që në pamje të parë duket se vjen nga poshtë lart, nëpër oxhakun e dikurshëm të “zërit të masave” ka qënë dhe vazhdon të jetë boshti filozofik i politikës së majtë si dje në qeverisje ashtu dhe sot në opozitë. Një variant tipik i këtij sllogani komunist është dhe lutja grarishte e “shoqes nga Berati” në një takim anëtarësh dhe simpatizantësh në qytetin e një mbi një dritareve, kur ajo u drejtohej me zemër në dorë “të deleguarëve” nga qëndra se, “përpara unitetit në parti; nuk duam as buka, as ujë dhe as drita…”. Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur social-komunistët ishin në pushtet për tetë vjet rresht, megjithatë mesazhi i saj vazhdon të endet si shpirt i vdekur në çdo kohë. Për momentin politikanët e lartë të së majtës nuk e vlerësuan këtë thirrje, gjë e cila u bë shkak që autorja e saj të degdisej në emigracioni nga dëshëprimi që përjetoi. Në rrafshin partiak, pas Plenumit famëkeq të Beratit në vitet e luftës, kjo ngjarje shënon si protagonist jo më një forum, por një frymë apo “beratasin” e parë në vitet e pluralizmit që bëhet ithtar i parrullës enveriste, “më mirë të hamë bar…”. Aktualisht këtë stafetë e kanë marrë dy “beratas” të tjerë, që të dy Erion, të cilët përditë i këshillojnë të parit të Partisë Socialiste (dikush edhe këtë e bënë me origjinë të hershme nga Berati), që të vendos në plan të parë politikën e tipit: “më mirë të hamë bar…”. Kjo lloj politike apo ky lloj ushqimi komunist të zhvillon shqisën e mohimit të arritjeve kombëtare edhe kur ato i pohon gjithë bota. Madje mbidoza e një ushqimi të tillë të fut në krizë dhe nuk di ç’thua. Besoj nuk ka mbetur kush pa e vënë re një gjë të tillë, teksa ka ndjekur “dialog me Shqipërinë” me dhe pa “vullnetarët e E…”(shtojini vet shkronjat e tjera,
pasi si …nverit apo …dvinit njëlloj është). Ai, qoftë vetëm apo qoftë me dy-tre “beratasit” e tjerë u flet qyqarëve të pranishëm se, “qeveria është e korruptuar”, ndërkohë që institucionet ndërkombëtare e rendin vendin tonë midis 10 vendeve të para në botë që kanë luftuar me sukses korrupsionin. U thotë banorëve të zonave informale se, “do t’ju legalizojë”, kur ata po marrin tapitë e legalizimit. U flet fshatarëve për Ligjin  7501, kur demokratët këmbngulën që ky akt të konkretizohej qysh kur ishin në opozitë në vitin ’91. U premton shqiptarëve për integrimin ndërkohë që në këtë drejtim ka mbetur vetëm nëshkrimi formal akteve përkatëse, qoftë për antërësimin në NATO apo statusin e vendit kantidat për në BE. Me të njëjtën përçartje flet ai për “rimëkëmbjen e ekonomisë në fshat e qytet”, kur momentalisht Shqipëria është në krye të Europës dhe midis 10 vendeve të para të globit në këtë tregues.  Po për këtë situatë të vështirë që po kalon ai me “tre beratasit” e tjerë duhet të tregojmë mirëkuptim, pasi janë veprime aluçinacioniste të shkaktuara nga mbidoza e ushqimit “më mirë të ham bar se sa t’i gjynjëzohemi armikut”. Dhe “armiku” në këtë rast është Berisha me qeverinë e tij që aplikojnë standartet më të mira ndëkombëtare në zhvillimin e ekonomisë dhe jetës shoqërore në vendin tonë. Një sjellje e tillë nuk mund të klasifikohet as si pasojë e xhelozië politike, pasi në këtë rast do të kishin një progam ambiciozë për t’i shpënë me tej rezultatet e arritura. Qeveri e të djathtëve, për shembull, në vitet ‘92-’96 e bëri Shqipërinë “të parën në Europën Linodre për treguesit e rritjes ekonomike”, tani e beri “të parën në gjithë Europën” për këtë tregues. Duke ndjekur këtë llogjikë janë të gjithë mundësitë që në mandatin e ardhshëm qeverisja e demokratëve ta bëjë Shqipërinë “të parën në botë” për këtë tregues. Shqipëtarët këtë presin edhe nga politikanët e opozitës, për t’i kthyer ata në pushtet dhe jo të shpifin e sajojnë akuza amorale ndaj qeverisë “Berisha”, për të zhvleftësuar meritat e saj eskluzive në këto arritje historike të Shqipërisë gjatë 3-4 viteve të fundit. Natyrisht nuk është se s’ka mundësi për të bërë më shumë, por arritje të tilla nuk mund të priten nga një forcë politike që kërkon të ndërtojë lumturinë e pushtetit të vetë, duke predikuar fatkeqësi për pushtetin e të tjerëve.  Në rast të kundërt s’kishte pse “Gërdeci”, fjala vjen, të zinte vend të ligjëratat politike të krerëve të majtë apo në faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve pro tyre, më shumë se sa anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e BE. Po kështu, sipas të njëjtës logjike, s’kishte pse çështja “Fazlliç” të propogandohej më shumë se sa shuma prej gati 10 miliradë euro  investime të filluara në energjitik. Apo lakimi i emrit të “dhëndërrit të kryeministrit” të bëhej më shumë se sa vlera e projekteve të Bankës Boatërore për masterpalnin e Bregdetit Jonian apo ndërtimin me standarte bashkëkohore të rrugës “Vlorë-Sarandë”. Po kështu mund të përmendim dhjetëra raste të tjera, kur politikanët e majtë nëpërmjet shpifjesh të ulëta janë përpjekur të injorojnë apo zhvleftësojnë arritjet historike me përmasa ndërkombëtare që ka bërë Shqipëria në vite e qeverisë “Berisha”. Por sado meskinë e të papërgjegjshëm të tregohen krerët e majtë, asgjë nuk e ndryshon faktin që Shqipëria është vendi i suksesit surprizë në ekonominë botrore; me demokraci të maturuar, liri tregu të kombinuar  me reforma ambicioze, inflacion të ulët dhe stabilitet makro-ekonomik. Këto, para se sa të jenë vlerësime apo komplimenta verbale janë matje teknike të institucioneve ndërkombëtare. Bazuar në fakte të tilla, media ndërkombëtare do të shkruante këto ditë: "Në Tiranë flamuri kombëtar mund të valëvitet i qetë. Shqipëria është vendi me ekonomi të shëndoshë me rritjen ekonomike më të madhe në Evropë për vitin 2009". Këtu tek ne në krizë janë vetëm “tre beratasit” dhe shpura e standartit të tyre që i zë apo i turbullon progresi dhe emëri i nderuar i Shqipërisë në botë. Kjo situatë kurrë s’mund të prodhojë pushtet për ta. Kjo është aryeja e tërbimit dhe çekulibrimit të tyre politik, në pamundësi të rikthehen në pushtet me “revolucionin demokratik të vonuar” të ’97-ës apo procesin e manipulimit skandaloz të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit ’01. Faktet qeverisëse të dy periudhave të mazhorancës së djathtë tregojnë se ekonomia e tregut ka bërë mrekullira në këtë vend vetëm nën pushtetin e demokratëve. Kjo sepse politikanët e këtij krahu kanë kuptuar dhe aplikuar drejtë në praktikë atë që shkrujanë midis të tjerash, Natan Rozemberg dhe L.E. Bërdzell, Jr. në librin e tyre “Si u pasurua Perëndimi”: “Sistemi që krijoi rritjen ekonomike të Perëndimit u zhvillua përpara se të njihej si sistem ose të shpallej si ideologji”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora