E premte, 19.04.2024, 12:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Petrit Lulo: Festivali i Gjirokastrës e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm

E shtune, 09.09.2006, 04:10 PM


Petrit Lulo
Këngëtari i njohur Petrit Lulo tregon për karrierën e tij 43-vjeçare. Megjithëse është cilësuar vite më parë “Bilbili i Gjirokastrës”, këngëtari vazhdon ta mbajë denjësisht këtë cilësim mbi shpinë. Së shpejti Petrit Lulo do të sjelli në treg një tjetër album me perla të jugut për publikun shqiptarë. Lidhur më Festivalin e Gjirokastrës bilbili i Gjirokastrës shprehet se “Në atë periudhë festivalet kishin një jehonë të madhe. Organizoheshin shumë bukur sepse në këtë festival angazhoheshin të gjithë. Ishte diçka vërtetë e bukur. Mund të them se tradita e Festivalit të Gjirokastrë duhej vazhduar ende.Tani nuk është më ajo atmosferë si më përpara. Unë kam qenë edhe jashtë në festivale folklorike dhe organizoheshin në po të njëjtën mënyrë si ne. Franca i organizon shumë bukur dhe Turqia bukur i organizon”.
-Cila është kënga juaj më e dashur?
Për mua të gjitha këngët të dashura janë. Për deri sa i kam nxjerrë në treg për mua janë të dashura.
-Jeni cilësuar si bilbili i Gjirokastrës. Si ndiheni kur dëgjoni që ju cilësojnë kështu?
Të them të drejtën tani jam mësuar me këtë sepse ka shumë vite që më cilësojnë kështu. Më thërasin në këtë mënyrë që nga viti 1978 dhe e kam marrë këtë emër nga Festivali i Gjirokastrës.
-Petrit Lulo ka një karrierë të gjatë muzikore. Sa vite saktësisht keni në skenë?
Janë më shumë se 43 vjetë që unë jam në skenë dhe këndoj për publikun.
-Jeni i lodhur nga skena dhe nga kënga apo e ndjeni veten përsëri në formë?
Lodhje ka patur por natyrisht që është edhe kënaqësi. Kur zëri është në formë është kënaqësia ajo që i jep spektatorit. Nëse kë zërin e ëmbël dhe këngët e bukura ndihesh shumë i kënaqur që i fal edhe publikut kënaqësi.
-Ju keni patur një shkëputje nga skena për disa vite. Pas sa vitesh keni realizuar albumin tuaj të parë me titull “Bilbili këngën filloi”?
Pas dymbëdhjetë vitesh. Isha ende në Gjirokastër kur kam bërë atë album dhe nuk ika nga Gjirokastra. U detyrova më pas në vitin 2001 që të vija në Tiranë e të fitoja atë që kisha humbur për ato vite. Ky ishte synimi i ardhjes sime në Tiranë. Fillimisht për albumin dhe më pas erdhën dhe gjëra të tjera.
-Nëse nuk do të kishit ardhur në Tiranë, mendoni se nuk do të kishit publikuar dy albumet tuaja?
Në Gjirokastër nuk ka aktivitet artistik. Arti nuk është aktiv aq sa më duhej mua të mbijetoja. U detyrova që të largohesha, por jo se kisha dëshirë.
-Ju vjen keq që jeni larguar nga Gjirokastra?
Natyrisht që keq më vjen sepse atje kam gjithë jetën time. Atje unë kam filluar karrierën kështu që më vjen shumë keq. qytetit tim unë i kam kushtuar edhe një këngë të titulluar “Gjirokastra ime”. Mendoj se e meritonte.
-Me kë keni bashkëpunuar për realizimin e kësaj kënge?
Tekstin e ka shkruajtur Arben Duka, ndërsa muzikën e kam bërë vetë.
-Ka qenë hera e parë që keni krijuar një këngë apo keni krijuar edhe këngë të tjera?
Po. Une të gjitha këngët i krijoj vetë. Krijimtaria është e imja.
-Ju keni kënduar edhe një këngë e titulluar “Çerçiz Topulli” e cila është shumë e pëlqyer dhe e kërkuar. Sa shpesh e këndoni këtë këngë?
Natyrisht që kënga “Çerçiz Topulli” këndohet shpesh sepse është një këngë e lashte.
-Ju vjen mirë kur këtë këngë e këndojnë edhe këngëtarë të tjerë?
Ajo nuk është kënga ime. Atë këngë unë e gjeta tek populli, edhe e zgjodha si këngë. Unë e kam kënduar shpejt këtë këngë dhe të gjithë kanë të drejtë t’a këndojnë përderi sa është një këngë e popullit dhe për popullin.
-Është e vërtetë që Petrit Lulo ka kënduar edhe muzikë të lehtë në të kaluarën?
Po, është e vërtetë. Kam kënduar edhe muzikën e lehtë dhe atë të përpunuar, madje atë lloj kënge kam pasur më shumë dëshirë sesa llojin tjetër. Në fillim kam kënduar këngë polifonike dhe më pas të muzikës së lehtë. Nuk vazhdova më të atë gjini sepse kënga evoloi dhe doli tjetër muzikë. Muzika del shpejt jashtë mode por unë mendoj se ajo përsëri është në modë, duke e kënduar unë ajo është në modë.
-Tani nuk e këndoni më këtë lloj muzike?
Po vazhdoj t’a këndoj. Një këngë e tillë mund të jetë kënga “Gjitone e bukur gjitone”, e cila nuk është thjesht popullore por është një përpunim me muzikën e lehtë. Kam këngë të përpunuara në albumin tim.
-Kënga juaj “Gjirokastra ime” thotë se “po the gjirokastra i ke thënë të tëra. Është e vërtetë kjo?
Autori që e ka shkruajtur këtë këngë me siguri që diçka di.
-Keni nostalgji për Festivalin e Gjirokastrës dhe për çfarë në veçanti?
Në atë periudhë festivalet kishin një jehonë të madhe. Organizoheshin shumë bukur sepse në këtë festival angazhoheshin të gjithë. Ishte diçka vërtetë e bukur. Mund të them se tradita e Festivalit të Gjirokastrë duhej vazhduar ende. Tani nuk është më ajo atmosferë si më përpara. Unë kam qenë edhe jashtë në festivale folklorike dhe organizoheshin në po të njëjtën mënyrë si ne. Franca i organizon shumë bukur dhe Turqia bukur i organizon.
-Si mendoni ju, pse nuk kanëtë njëjtën jehonë festivalet folklorike?
Organizimi dhe përkushtimi janë më të rëndësishmit. Nëse do të kishte një përkushtim më të madh dhe organizim mëtë mirë Festivali i Gjirokastrës do të kishte një jehonë të madhe. Unë kam marrë pjesë në atë periudhë në festivale dhe i organizonim me përkushtim.
-Sa pjesëmarrës keni qenë në koncerte këtë verë?
Kam qenë pjesëmarrës në shumë koncerte. Para pak kohësh kam qenë në pjesë e disa koncerteve në Amerikë së bashku me Shpëtim Levendin. Dhamë disa koncerte në Çikago, Filadelfia e Detroid. Aty na pritën shumë mirë dhe publiku ngeli i kënaqur. Kam patur shumë ftesa si për koncerte ashtu edhe në gëzime familjare. Isha i ftuar në një festival në Greqi. Ishte festivali europian nëtë cilin shoqëroja këngëtarin Luis Ejlli.
-Ishte një eksperiencë e re për ju ky festival?
Mendoj se e bëra mirë detyrën time dhe në atë këngë sepse kënga ishte e tillë. Pas koncertit unë ndenja në Greqi për koncerte në të cilët isha i ftuar së bashku me këngëtarë të tjerë si Sinan Hoxha Ylli Bakën etj.
- Si ndiheni përkrah këngëtarëve të rinj që po dalin në skenë?
Unë them se këngëtarë të rinj do dalin dhe do të këndojnë. Ata janë të talentuar, pavarësisht se ata mund të përdorin dhe të përkthejnë këngë të huaja ata do të mbijetojnë. Çdo këngëtarë ka mënyrën e vet të të kënduarit dhe publikun e vet. Natyrisht që edhe unë kërkoj të mbijetoj së bashku me këta të rinj. Unë kam bërë dy albume dhe do të filloj të bëj albumin e tretë tani në tetor.
-Si keni arritur që të mbijetoni në këtë kohë dhe më kërkesat e shumta që ka publiku?
Natyrisht që me punë. Jemi detyruar që të punojmë edhe për të mbijetuar dhe për të qenë sa më pranë publikut. Për t’u shtuar akoma dhe më shumë kërkesat duhet që të jem sa më afër me kohën.
-Mund të më përmendni një aktivitet në të cilin jeni pritur shumë mirë dhe publiku ka qenë shumë më i gjallë?
Në jug unë e di që më duan, më respektojnë dhe kënaqen me muziken time. Edhe në rrethe të tjera sigurisht që kanë atë kënaqësinë por jugu është më entuziast në koncerte.
-Keni kënduar në veri të Shqipërisë dhe si ju kanë pritur?
Po. Kam qenë në një gëzim familjar në një fshat të Elbasanit dhe jam çuditur në fakt kur më kanë bërë ftesën.
-Interpretoni “live” në të gjitha gëzimet familjare që merrni pjesë?
Po. Interpretoj “live” njëlloj si në albume, madje më mirë se aq.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora