E enjte, 28.03.2024, 04:39 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Puthja, casti qe ba ben te pavdekshem

E diele, 22.02.2009, 11:09 PM


Eshte dhurate e Zotit, por me disa keshilla, mund te kemi edhe puthjen perfekte

E kerkojme pareshtur dhe kur e arrijme, kujtimi i saj na shoqeron pergjithmone

Puthja. Momenti kur violinat nisin të luajnë, kur yjet ndriçojnë qiellin dhe kur pasioni pushton zemrat. Të gjithë pa përjashtim, në mënyrën e tyre janë përpjekur ta bëjnë të pavdekshëm këtë moment, këtë akt kaq intim njerëzor. Shkrimtarë, poetë, piktorë, këngëtarë, skulptorë, si në skenë ashtu edhe në ekran, janë munduar ta fiksojnë këtë moment. Por, lind pyetja si duhet ta japim puthjen perfekte, meqë nesër është ditë e shënuar për të gjithë të dashuruarit? Si duhet të sillemi nëse ndeshemi me dikë që nuk është shumë i "zoti"? Si mund të shmangim një puthje të padëshiruar? Thjesht ndiqni këshillat e mëposhtme dhe me siguri që do të keni më shumë besim në vetvete ditën e Shën Valentinit. Këshilla më e rëndësishme? Filloni me gjimnastikën, sepse puthja është edhe një çështje muskujsh: specialistët thonë se një puthje e thellë përfshin 29 muskuj të fytyrës, ku 17 janë vetëm për gjuhën, e cila, veç të tjerash, vë në lëvizje 9 miligramë ujë, 0.18 lëndë të yndyrshme, 0.45 kripëra minerale, mijëra baktere dhe miliona mikrobe. Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje franceze mund të djegë më shumë se 5. Trupat e personave që puthen prodhojnë një substancë 200 herë më të fortë se morfina, në kuptimin e efektit narkotik, ndaj njerëzit ndihen euforik dhe të lumtur pas kësaj.

Si të japësh puthjen perfekte?

Në fakt, për të dhënë puthjen perfekte nuk ekziston asnjë rregull, apo ligj. Mjafton të jesh në shoqërinë e njeriut që do dhe do të ndiheni mirë me njëri-tjetrin. Nga kërkimet dhe studimet e shumta shkencore, është zbuluar se të jesh guximtar, i vendosur dhe i kujdesshëm, janë disa nga elementet kryesore për të dhënë një puthje të "mirë". Një puthje e tillë, përveçse e vendosur, duhet të jetë një surprizë e këndshme. Puthja perfekte duhet të jetë njëlloj sikur kërcen tango në Argjentinë, d.m.th. ju i dini mirë hapat që duhet të hidhni, por për to nuk ka asnjë rregull të veçantë. Lëvizjet tuaja duhet të plotësojnë ato të partnerit. Faqet duhet të preken, shpatullat duhet të bashkohen, buzët të ngjiten, gjuhët të ngacmohen dhe gojët të përzihen bashkë. Ju mund ta kuptoni se sa e suksesshme ka qenë puthja juaj, nëse ju e shihni partnerin që ka humbur plotësisht në të, në kënaqësinë që ajo dhuron. Pasi buzët janë bashkuar, puthja perfekte duhet të përfshijë kafshime të ëmbla, gudulisje të lehta, ndërsa gjuhët duhet të lëvizin kundrejt gojëve të njëri-tjetrit. Koha e lëvizjes së tyre duhet të jetë e ndryshme: për një moment e shpejtë dhe e egër, ndërsa në momentin tjetër e qetë dhe e ngathët. Një puthje mund t‘iu dhurojë gjithmonë kënaqësi, por nuk duhet të harroni kurrë se duhet ta ktheni atë në çdo kohë, aq më mirë nëse keni afër njeriun që doni.

Si të përshtatemi me dikë që nuk di të puthë mirë?

Çfarë duhet të bëni nëse puthni dikë që nuk ka eksperiencë dhe nuk ka njohuri të mira në këtë fushë? Mënyra më e mirë është që ta japësh vetë i pari një shembull. Asnjëherë nuk duhet të kemi turp.

Ushtrime për të qenë perfekt

Për të puthur në mënyrë perfekte, gjuha, buzët dhe muskujt e fytyrës duhet të jenë në akordim të plotë me njëri-tjetrin. Tamam si atletët, performanca juaj do të jetë më e mirë, vetëm nëse aplikoni një program të vazhdueshëm trajnimi. Në përgatitjet për ditën e Shën Valentinit, përpiquni të provoni ushtrimin e mëposhtëm, i krijuar posaçërisht për t‘i bërë buzët dhe muskujt facialë më të zhdërvjellët.

Forcimi i buzëve

Rrudhosini dhe çrrudhosini buzët. Përsërite këtë ushtrim rreth 20 herë. Nëse nuk keni durim, 5 herë është e domosdoshme.

Muskujt e fytyrës

Buzëqesh, mos buzëqesh, ngrysu, mos u ngrys, ngrysu sërish, pastaj buzëqesh direkt. Është paksa e komplikuar, por për të dhënë efekte pozitive është e rëndësishme që ky ushtrim të bëhet sipas këtij rregulli. Përsërite rreth 50 herë.

Goja

Rrudhosini buzët dhe bëni "mmmmm", në mënyrë që të ndjeni një dridhje të lehtë. Ky ushtrim e bën gjakun të përqendrohet te buzët, duke i bërë ato shumë të ndjeshme. Kjo duhet bërë jo më shumë se dy minuta. Pasi ta praktikoni këtë ushtrim, bëni gargarë me ujë të ngrohtë dhe lajini mirë dhëmbët.

Puthjet nëpër botë

A është puthja gjuha universale e dashurisë? A janë puthjet njëlloj? Përgjigjja është jo, nëse dilni me ndonjë eskimez, ose polinezian, që "puthjen" e japin duke fërkuar majat e hundëve. Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjesht majat e hundëve. Ata i hapin pak buzët, përpara se të bashkojnë majat e hundëve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Në kohën kur bashkojnë majat e hundëve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njëri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkëmbim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundët e tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në përfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta. Sipas një vëzhgimi të kohëve të fundit, japonezët puthin më pak se njerëzit e tjerë në botë. Ashtu si japonezët, edhe indianët nuk pëlqejnë të puthen në publik. Deri pak kohë më parë, të puthurit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Sub-sahariane konsiderohej plotësisht si diçka që nuk ka lidhje me seksin. Antropologët kanë deklaruar se disa fise finlandeze e konsiderojnë atë si diçka të turpshme, ndërsa kinezët shohin te puthja gojë më gojë një pamje tronditëse. Është vlerësuar se dhjetë për qind e popullsisë në botë nuk i atribuojnë puthjes asnjë lloj rëndësie. Mendohet se duhet të ketë arsye të tjera, përveç atyre kulturore, se përse njerëzit e një race të caktuar nuk i praktikojnë puthjet. Kjo nuk mund t‘u kërkohet njerëzve që ushqehen me yndyra dhe dhjamë balene, të cilët jetojnë në klimën e Arktikut, ku buzët e lagura të ngjitura së bashku mund të ngrijnë. E rëndësishme është të mbani mend se sido që të puthni, në Francë ajo gjithmonë mund të quhet puthje franceze, pavarësisht nëse bëhet me gjuhë, apo jo. Sipas statistikave, një grua amerikane mund të ketë puthur deri në 100 meshkuj para martese, ndërkohë që Amerika është vendi ku njerëzit duhet të sigurohen mirë para se të shkëmbejnë një puthje. Aty duhet të jesh i sigurt për çdo hap që ndërmerr. A mund të ta prek dorën? A mund të t‘i ledhatoj faqet? Mund t‘i prek buzët e tua me të miat? Është mirë që marrëveshja të jetë e shkruar, sepse amerikanët shpesh janë të dhunshëm, madje disa mbajnë edhe armë me vete. Në Skoci, të gjithë duhet të ruheni nga e ashtuquajtura "Glasgow Kiss". Nuk është aq romantike sa duket, duke qenë se përfshin goditjen me kokë. Shumë burra italianë kanë perfeksionuar një teknikë të mrekullueshme puthjeje. Ata janë të aftë ta shohin partneren e tyre në sy e në të njëjtën kohë t‘i hedhin sytë nga gjoksi i kameriereve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora