E enjte, 25.04.2024, 09:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Era Rusi: Unë, përefaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Mesdhetar

E shtune, 09.09.2006, 04:07 PM


Era Rusi
Era Rusi
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Mesdhetar Era Rusi tregon për karrierën e saj dhe për projektet për të ardhmen. Ajo së shpejti do të sjelli një album në tregun muzikor, album i cili do të jetë një përkthim i atij greqisht, që do të dali së shpejti. Era Rusi premton se do jetë një përfaqësuese e denjë e Shqipërisë në Festivalin Mesdhetar dhe se pretendon për një çmim. Arsyeja që kam shkuar në Greqi është sepse vrapoja pas një ëndrre, ëndërr e cila është kthyer në pasion, shprehet këngëtarja Era Rusi.

-Era Rusi, këngëtarja e cila fitoi çmimin e dytë në Festivalin e RTSH-së. Si e ndjet veten në natën finale të këtij festivali?
Ka qenë një natë me shumë emocione dhe kënaqësi të veçantë. Nata finale ka qenë ndryshe nga të gjitha koncertet e tjera që kam dhënë. Kam patur mundësi që të njoh edhe këngëtarë të cilët i kam admiruar. Fakti që u vlerësova ndërmjet të gjithë këtyre ishte vërtetë e rëndësishme për mua.
-Çdo këngëtarë kur hyn në një konkurim synon një çmim. Ka qenë ky synimi juaj në festival?
Jo. Nuk jam futur në festival me synimin për të marrë një çmim. Çmimi, ashtu papritur erdhi më bukur tek unë. U bëra pjesë e festivalit thjesht për të mësuar diçka më shumë për të dhe të njihesha me të gjithë ata përsonalitete të cilët i admiroja. Çmimi është një vlerësim që i bëhet punës që këmi bërë me Agim Doçin dhe Edmond Zhulalin.
-Era ka disa vite që është larguar nga Shqipëria. Cilat ishin arsyet e këtij largimi?
Kam qenë 14 vjeç kur jam larguar nga Shqipëria. U largova kur mbarova klasën e tetë për t’u specializuar më shumë në fushën e muzikës. Doja të perfeksionohesha edhe në zë edhe në gjithçka që përfshin muzika.
-Përse nuk zgjodhët që të shkolloheshit në Shqipëri?
Unë kam fituar një bursë në Athinë. Instituti në të cilin unë studioj më mundëson përveç pesë viteve studimi në këtë institut por edhe dy vite në Boston. Kjo ishte mundësia që kërkoja unë, ishte ajo diçka më tepër që kërkoja.
-Ju keni edhe një eksperiencë në një tjetër festival në të cilin jeni vlerësuar...
Po. Kam qenë pjesmarrëse në Festivalin Europian të fëmijëve në vitin 1998. Kam fituar çmimim e parë në këtë festival. Është eksperienca ime e parë si përfaqësuese e Shqipërisë dhe jam shumë krenare që kam bërë krenar shqiptarët. Gjithmonë edhe gjithkund e kam pohuar të qënit shqiptare sepse është diçka që është brenda meje.
-Nëse për të patur sukses në Athinë do t’ju duhej që të mohonit origjinën, do e bënit?
Jo. Nuk do e bëja kurrë. E kam deklaruar gjithandej se jam shqiptare dhe kjo gjë ju ka bërë shumë përshtypje sepse grekët kanë njohur shumë shqiptar që e kanë mohuar këtë fakt dhe kanë gjykuar se është gabim.
-Do të realizoj një album Era Rusi tani?
Në plan është një album në greqisht por jo me këngë tipike greke. Ky album do të ketë këngë hip-hop dhe muzikë më moderne të cilin po e planifikojmë që t’a përkthejmë edhe në shqip dhe t’a sjellim edhe në tregun shqitar.
-Si ndihet Era kur këndon këngët greke?
Për mendimin tim muzika nuk ka kufij. Unë thjesht interpretoj tekstin dhe muzikën. Nuk arrij ta shoh në atë mënyrë, muzikë greke, shqiptare apo amerikane. E rëndësishme për mua është që t’a ndiej këngën.
-Po CD në gjuhën shqipe do të realizohet po nga e njëjta studio?
Po. CD-ja do të realizohet nga e njëjta studio dhe do të jenë të njëjtat materiale të përkthyera në shqip.
-Si mendoni, ku do të ketë sukses më të madh ky disk, në shqip apo greqisht?
Me shtëpinë diskografike në të cilën do të realizohet albumi im nuk ka filluar ende puna. Jemi në fazën e negociatave dhe nuk kemi realizuar asnjë këngë dhe nuk mund të them se ku do të jetë suksesi më i madh.
-Ju jetoni dhe studioni në Greqi. Çfarë ofron më shumë ky vend për ju?
Mënyra e jetesës është e qetë. Unë kam shkollën, koncerte të ndryshme që do të realizoj, janë shumë gjëra që duhet t’i bëj brenda ditës dhe nuk mund të them se bëj një jetë të qetë. Dita është e mbushur me impenjime dhe nuk kam shumë kohë që të argëtohem apo të pi një kafe.
-Kënga më të cilën jeni vlerësuar me çmim në Festivalin e RTSH-së Era Rusi do të marri pjesë në Festivalin Mesdhetar në Turqi. Kjo këngë është e përkthyer në anglisht?
Kënga është përkthyer në anglisht nga Xhoni Teilor. Është i njëjti material si ai në shqip dhe është i realizuar po nga Edmond Zhulali dhe patjetër që ka bërë një punë të përkryer edhe këtë herë.
-Çfraë do të sjelli ndryshe Era Rusi në Festivalin Mesdhetar nga 30 shtete që do jenë pjesëmarrës në të.
Ne do të paraqitemi në mënyrë dinjitoze në Festivalin Mesdhetar sepse kemi një këngë të mrekullueshme. Këngët e tjera nuk i kam dëgjuar dhe nuk mund të flas më gjatë për këtë.
-Pretendoni për ndonjë çmim?
Patjetër që pretendojmë për një çmim por unë nuk dua të bëj plane.
-Pas sa vitesh largimi jeni kthyer në Shqipëri?
Vij shumë shpesh në Shqipëri, në çdo festë gati tre katër herë në vit.
-Sa herë që Era vjen në Tiranë e gjen më ndryshe atë?
Natyrisht që sa herë që vij, Tirana bëhet edhe më e bukur. Unë e shoh me një sy tjetër Tiranën megjithse sa vjen dhe bëhet më e bukur dhe më e pastër, ka ende shumë nevojë për punë. Jemi në rrugë të mirë për të ecur përpara.
-Ju do të merrni pjesë në një tjetër festival?
Po, do të marr pjesë në Festivalin Mikrofoni i Artë i cili realizohet në fund të shtatorit. Kënga është e kompozuar nga Gramoz Kozeli dhe teksti Gjergj Jorgaqi. Kënga titullohet “Ekzistoj”, doja që të sillja diçka ndryshe prandaj zgjodha studion e Gramoz Kozelit dhe Gjergj Jorgaqi.
-Do të merrni pjesë përsëri në Festivalin e RTSH-së?
Të them të drejtën nuk e kam menduar Festivalin akoma sepse kam shumë angazhime për këtë vit. Nuk e di nëse do të mund ta arrij që të ngjis një shkallë më shumë në këtë Festival. Mendoj se këtë vit do të ishte më mirë të bëja një pushim edhe për arsyen e shkollës sepse në nëntor duhet të mbroj diplomën dhe të bëj një koncert recital timin. Duhet që të merrem me të gjitha vetë që nga gjetja e ftesave, e vendit, partiturave dhe muzikantëve.
-Është e vështirë që të jesh e suksesshme në një vend të huaj?
Më vjen mirë kur përfaqësoj denjësisht muzikën Shqiptare në një vend të huaj. Në shumë koncerte në Greqi unë kam kënduar muzikë shqip si për shembull këngën “Fati ynë shpresë e marrëzi”.
-Si është pritur muzika shqiptare nga publiku grek?
Nuk e dinin që kjo këngë është e Aurela Gaçes. Në fakt u prit shumë mirë dhe nuk e mendoja se do të pritej aq mirë. E kanë pëlqyer vërtetë shumë muzikën shqiptare deri sa unë jam detyruar të këndoj edhe këngë të tjera shqipe në koncerte.
-Ju jetoni vetëm në Greqi. Ju pëlqen pavarësia dhe veçanërisht në një vend të huaj?
Pavarësia ka të mirat dhe të këqijat e saj. Jë më shumë e lirë por ndihesh edhe vetëm. Janë zgjedhje të secilit. Prindërit e mi nuk kishin arsye që të më ndiqnin mua që vrapoja pas një ëndrre, ëndërr e cila është kthyer në pasion.
-Ka menduar Era Rusi që të kthehet në Shqipëri, apo do të qëndroj përgjithmonë në Greqi?
Një ditë edhe unë do të kthehem në Shqipëri sepse të gjithë kthehen një ditë. Nuk e di nëse do të kthehem menjëherë pas diplomës sepse kam një bursë studimi për në Boston. Do të ishte një eksperiencë shumë e bukur që unë të shkoja edhe atje dhe të studioja edhe dy vjet më shumë.
-Shoqëria juaj në Greqi është greke apo shqiptare?
Shoqëria ime atje është e përzier. Kam shokë edhe grekë edhe shqiptar. Madje kur jam me grekë u flas edhe shqip sepse kan filluar që të kuptojnë pak.
-Cfarë vlerëson dhe urren Era Rusi tek njerëzit?
Më pëlqejnë shumë njerëzit e drejtë dhe urrej shumë gënjeshtrat.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora