E enjte, 25.04.2024, 06:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Mefarete Laze: Kënga më del nga shpirti

E shtune, 19.08.2006, 03:21 PM


Mefarete Laze, këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë vjen pranë publikut me një album të ri. Ky album është një përmbledhje e cila përmban perlat e karrierës së saj. Mefarete Laze shprehet se në këtë album ka mbështjellë gjithë këngët më të mira të karrierës së saj. “Këto këngë janë këngë të dala nga shpirti të cilat mbartin gëzimet dhe hidhërimet e jetës sonë” shprehet e mirënjohura Mefarete Laze. Këngëtarja e njohur flet edhe për jetëm dhe dashurinë temë e cila është prezente në disa nga këngët e saj. ajo shpreh se “Ka disa lloj dashurish dhe zemra rreh për të gjitha njëlloj.Të rreh zemra kur bëhesh nënë për herë të parë,etj. Dashuria është e ëmbël shumë, pastaj t’i këput këmbët, t’i merr të gjitha mend e kokës dhe të gjitha i ka. Vendin e dashurisë e zë respekti, e zë mirënjohja të cilat bëjnë që ajo të jetojë sa më gjatë.”. Mefarete Laze rikthehet me një jehonë të madhe artistike të cilën e paraqet fare mirë në albumin e saj.

-Ju po vini me një album të ri për publikun shqiptar. Çfarë sjell ky album të re?
Ky album ka punimet më të mira të këtyre 4-5 viteve të fundit dhe sigurisht që jam shumë e kënaqur për këtë. Erdha kaq vonë me këtë album sepse doja që të vija me shijet e kohës dhe të isha ajo Mefarete që doja unë të isha para publikut.
-Si është Mefarete Laze me shijen e kohës në këtë album?
Shijet janë nga mëtë ndryshmet për kohën por çdokush zgjedh atë që pëlqen. Ata kompozitorë dhe ata poetë që i përgjigjen shijes time dhe në qoftëse më pëlqejnë mua atëherë e pranoj atë bashkëpunim.
-Kënga juaj që i kushtohet Shkodrës?
Veçantia e kësaj kënge është se ajo me të vërtetë i kushtohet Shkodrës, qytetit tim që e dua shumë. Kjo këngë është e kompozitorit Edmond Zhulali që nuk është shkodran dhe e poetit Gjok Deci që nuk është shkodran dhe e këngëtares Mefarete Laze e cila është me origjinë nga Saranda por e lindur dhe e rritur në qytetin e Shkodrës, të cilit i është shumë mirënjohëse.
-Mefarete Laze njihet si këngëtarja e këngëve shkodrane, por ajo dy herë ka kënduar këngë Çame...
Ka qenë një bashkëpunim më Adi Hilën. Ai punoi diçka që mua më ka mbetur një mrekulli për albumin tim. Është një këngë çame por e kënuar ashtu si e këndon Mefarete, një shkodrane. Kënga çame është e kënduar në të gjithë Shqipërinë dhe është e orkestruar me lahutë dhe çifteli, me fyell, me daulle dhe me të gjithë veglat që mund të këndohej një orkestrues siç është Mark Luli. Për të punuar këtë këngë mua më është dashur një muaj.
-Ju keni qënë një nga këngëtaret e vetme të cilat keni qënë shumë aktive dhe pjesëmarrëse në pothuaj të gjithë feëstivalet e RTSH-së...
Isha shkëputur për 10 vjet nga publiku deri sa erdhi ftesa e Ardit Gjebreas për në Këngën Magjike. Ky ishte zgjimi im. Më pas ka qënë kompozitori Ardian Hila që më dhuroi një këngë të mrekulueshme. Ai ka qënë kompozitori i këngëve më të bukura që ka albumi im.
-Ju ka ndihmuar profesioni juaj si mësuese e gjuhës dhe e letërsisë?
Unë kam mbaruar edhe kanton njëkohësisht, liceun “Prenk Jakova” në Shkodër.
-Mefatrete Laze dallohet edhe si këngëtare e muzikës shkodrane.
Unë nuk jam këngëtare popullore por jam këngëtare e këngës qytetare të stilizuar. Këngën qytetare e kam sjellë të stilizuar. Këndoj edhe këngë popullore por natyrisht duke i përshtatur sipas stilit tim dhe me një orkestracion më në kohë.
-Cila është kënga e muzikës së lehtë më e dashur për ju?
Kam një bashkëpunim të mrekullueshëm edhe këtë më Adi Hilën. Kam qënë pjesëmarrëse në Maratonën e Këngës Popullore. Është një këngë e Shqipërisë së Mesme të cilën e kam kënduar me Silva Gunbardhin. Kam dashur që këtë kënga ta vendosja në albumin tim dhe e arrita këtë gjë.
-Ju keni bashkëpunëtorë nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe e përcjellin shumë bukur muzikën shqiptare.
Nuk është se unë nuk kam patur bashkëpunime me kompozitorë shkodranë por Edmond Zhulalin unë e kam patur shokë klase dhe miqësia jonë është shumë e hershme. Ndërsa me Adi Hilën bashkëpunoj sepse vlerësoj shumë punën e tij.
-Albumi juaj ka vetëm krijime të reja apo edhe përpunime?
Janë të gjitha këngë, përpunime të 10 viteve të fundit. Janë 15 punimet më të mira në këto 7 vjetë. Unë kam gati 22 punime në karrierën time dhe prej tyre kam zgjedhur ato më të mirat. Ato janë këngë të dala nga shpirti të cilat mbartin gëzimet dhe hidhërimet e jetës sonë.
-Kënga juaj çame nuk ka ardhur ashtu si zakonisht...
po. Është e vërtetë. unë kisha si qëllim që ta sillja këngën çame ashtu si e këndon një shkodrane. Kënga çame është këngë e gjithë Shqipërisë. në festivalin e Gjirokastrës kënga vinte në një forëm të mrekullueshme. Gjatë punës sonë në studio vinim re se kënga çalonte diku. Meqënëse ne ishim nga vende të ndryshme e këndonim ndryshe këngën dhe prej disa trevave tëndryshme morrëm më të mirën deri sa krijuam një këngë sa më afër rinisë dhe sa më argëtuese.
-Ju Mefarete në albumin tuaj keni të përfshira këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, nga jugu, nga veriu e nga Shqipëria e mesme...
Po. Kam këngë nga të gjitha trevat por të gjitha këto këngë qytetare.
-Sa krijime të muzikës së lehtë keni të përfshira në albumin tuaj?
Në këtë album kam këngën “Të ndizja një shpresë” e cila ka ardhur ashtu si e kam kënduar për herë të parë. Kam një këngë tjetër kushtuar Alfred Kaçinarit e titulluar “Një grua” është për një mesogrua. Kënga tjetër titullohet “Lamtumirë” flet për një vajzë e cila ka dashur një vajzë e cila për shumë arsye apo edhe për kapriço u nda me të. Vajza e sheh pas disa kohësh këtë djalë dhe i hidhet në qafë pastaj thotë “ oh harrova” dhe në fund i thotë “Lamtumirë”. Kjo këngë është një revoltë e shpirtit. “Lamtumira” është një këngë shumë e ndier. Kam kënduar edhe një këngë për taksistin dhe këtë e kam bërë sepse kanë treguar shumë respekt për mua dhe kërkoja një mënyrë për t’u treguar mirënjohëse.
-Çfarë është dashuria për Mefarete Lazen?
Ka disa lloj dashurish dhe zemra rreh për të gjitha njëlloj. Të rreh zemra kur bëhesh nënë për herë të parë,etj. Dashuria është e ëmbël shumë, pastaj t’i këput këmbët, t’i merr të gjitha mend e kokës dhe të gjitha i ka. Vendin e dashurisë e zë respekti, e zë mirënjohja të cilat bëjnë që ajo të jetojë sa më gjatë.
-Çfarë është familja për ju?
Nuk ka gjë më të shenjtë se familja në jetë. Të gjithë e duan sipas mënyrës së tyre familjen. Edhe kur divorcohet një çift mbetet gjithmonë diçka nga ajo familje, një pjesë e dashurisë e cila pasqyrohet te një fëmijë apo ke kaluar dy vite apo dhjetë vite të bukura etj.
-Çfarë mendoni për artistët e vetshpallur të tillë?
Të bëhesh artistë dhe këngëtarë tani është gjaja më e thjeshtë në botë. Që të punosh në një bankë duhet që të kesh një diplomë, të paraqitësh një CV të jetës dhe të kesh edhe një Master dhe pas kësaj hyn në konkurim. Por artistë dhe politikan mund të bëhesh kur të duash edhe pa patur asgjë nga këto.
-Jemi në kohën më të nxehtë të vitit. Ju keni bërë apo do të bëni pushime?
Nuk e di kush thotë për ne artistët që në verë nuk punojmë. Më fakt nuk është aspak e vërtetë. Artistët me zor e presin verën që të punojnë sadopak. Ne punojmë sa herë që kemi punë pavarësisht nëse është verë apo dimër. Këtë verë kam qenë pesë ditë në Ulqin. Më pas në Malin e Zi dhe pas kësaj në Ksamil tek njerëzit e mi. tani kam ardhur në Tiranë.
-Ju jeni larguar nga Shkodra dhe keni ardhur në Tiranë. E ndieni mungesën e Shkodrës?
Mua më mungon shumë Shkodra por për të mirën e fëmijëve të mi m’u desh që të largohesha.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora