E shtune, 20.04.2024, 08:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Deballkanizimi i Ballkanit dhe femra shqiptare me kostume rumune

E merkure, 18.02.2009, 08:55 PM


Deballkanizimi i Ballkanit dhe femra shqiptare me kostume rumune

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

Thonë se burrat e udhëheqin botën, ndërsa gratë i udhëheqin burrat. Kush e udhëheq Maqedoninë? Duke kaluar nga tema në temë, po shtojmë faktin se Maqedonia jepte më shumë para për kopshtet zoologjike se sa për kulturën shqiptare? Kështu konsideronte, para ca vitesh, kryetari i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të këtij vendi (Abdulla Memeti). Sa shqiptarë ka Akademia e Shkencave të kësaj republike (MANU)? Po qe se e mundojnë komplekset e ksenofobisë këtë institucion, atëherë pse të mos kenë shqiptarët e Maqedonisë, Akademinë e tyre të shkencave? Pyetje e rëndë apo jo? Maqedonia, thot sekretari i Shoqatës për Ballkanistikë dhe Sllavistikë të Rumanisë, prof. dr. Xhelku Maksuti, ka nevojë për Institutin Albanologjik të Shkupit, për Muzeun Kombëtar Shqiptar të Shkupit, për Bibliotekën Kombëtare të Tetovës, si dhe për institucione e fondacione tjera, që do ta demokratizonin sinqerisht këtë zonë të bukur të Ballkanit.

E do shqipen, i do shqiptarët, por i urren hajdutët

Thonë se arti është një fushë e këndshmërisë që e shpëton dhe përjetëson jetën. Funksioni terapeutik i tij është i mirëseardhur. Duhet të kesh veshë për ta dëgjuar muzikën, shpirt për ta pranuar zërin e saj, sy shqiponje për t’i shijuar efektet e fotografisë. Metoda më e mirë për ta nisur ditën është ajo që kur  të zgjohesh nga gjumi, të mendosh po qe se ke mundësi së paku një njeri ta ndihmosh atë ditë. Kështu na porosiste Niçeja dikurë, përmes Agimeve të ditës (Morgenro). Në vend të një njeriu, në këtë muaj të shenjtë të Ditës së Dardanisë, po ua freskojmë kujtesën lexuesve përmes vlerave artistike të diasporës. Se nuk kanë kurrfarë kompleksesh kundër të huajve shqiptarët, dëshmojnë edhe faktet që pasojnë. Në fotografi, në periudha të ndryshme kohore, të veshura me kostume kombëtare rumune, keni rastin t’i shihni do femra të bukura shqiptare: të mbesat e Asdrenit: Olimpia (me shtamë në dorë) dhe Elena Dragoni, që të dyja mjeke, tashmë të vajtura në botën e hijeve. Fotografitë janë të viteve tridhjetë, të shekullit të shkuar. Për to na flet edhe Aurel Buzi nga Gjermania, një nga kushërinjtë e largët të bylbilit të Drenovës. Është shqiptar i përsosur, i lindur në Bukuresht dhe i shpërngulur në kohën e Çaushit në Gjermani. E do shqipen, i do shqiptarët,  por i urren hajdutët që na turpërojnë në diasporë. Një urrejtje të këtillë kundër dallaverexhinjve, e kishte edhe babai i Zef Berlinit të Shipkovicës, Nezafeti i ndjerë.

Përmes mbrojtjes, përkatësisht shpëtimit të dorëshkrimeve dhe fotografive të shumta me vlera kombëtare, që i kemi grumbulluar përgjatë viteve, na duket se jemi duke e shpëtuar Dritën Shqiptare të Bukureshtit. Janë këto vlera kombëtare që meritojnë ta shohin dritën e botimit në kuadrin e një monografie me të njëjtin titull: Drita Shqiptare e Bukureshtit, e dinamizuar edhe me fotografi. Në njërën nga to, kemi fatin të admirojmë vlerat artistike të një shqiptareje tjetër: Ollga Gajo, me prejardhje nga Korça,  e motra e diplomatit dhe publicistit patriot shqiptar, Nik Pema. Është fotografuar me kostume kombëtare rumune, e mbështetur për një lisi, në Këmpulung Mushçel, më 1918. Një zonjë tjetër, me lule në dorë, nuk është shqiptare, por është Ekaterina Rexhepi,  bashkëshortja rumune e një shqiptari me emër të madh: Lazim Rexhepi (1920-1983), veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare për bashkimin e trojeve etnike, i shpërngulur në Moldovë të Rumanisë, në vitet ‘50-të, si pasojë e persekutimeve politike dhe ndjekjeve që ia kishte kurdisur UDB-a, përkatësisht Gestapoja komuniste e Jugsollavisë. Lazim Rexhepi është autori i një dorëshkrimi prej 200 faqesh, me vlera të theksuara kulturore e kombëtare, që pret të shohë dritën e botimit në sajë të kontributeve që duhet të japë Ministria Shkupjane e Kulturës Shqiptare.

Femra shqiptare me kostume rumune
Femra shqiptare me kostume rumune

Thonë se burrat e udhëheqin botën, kurse gratë i udhëheqin burrat

Kush e udhëheq Maqedoninë? Ku i kemi këto institucione në Maqedoni, në një vend monist që jepte më shumë para për kopshtet zoologjike, se sa për kulturën shqiptare? Sa shqiptarë ka në gjirin e saj, Akademia Maqedonase e Shkencave (MANU)? Po qe se dikend e mundojnë komplekset e ksenofobisë, atëherë përse të mos kenë shqiptarët e kësaj republike, Akademinë e tyre të shkencave? Maqedonia, thot sekretari i Shoqatës për Ballkanistikë dhe Sllavistikë të Rumanisë, prof.dr. Xhelku Maksuti, ka nevojë për një Institut Albanologjik në Shkup, për një Muze Kombëtar Shqiptar në Bit Pazar, për një Bibliotekë Kombëtare në Tetovë, si dhe për një varg institucionesh e fondacionesh tjera që do ta demokratizonin  këtë zonë të simpatizuar të Ballkanit. Dikush mund të mendojë se duam të shesim leksione, nga një vend që është larg asaj zone! Kjo s’ka të bëjë me shitshmëri por me do kërkesa të kahmotshme të intelektualëve të kësaj republike, për demokratizimin dhe kulturizimin e saj. Thonë se rrënjët e Muzeut janë hedhur dhe kjo na gëzon. Nuk e dimë në është fjala për mihje themelesh apo për ndonjë shtëpi private që mund ta ketë dhurruar ndonjë boss ballkanik, por e dimë se bëhet fjalë për Ilirinë.

Mënyra se si shpërndahen të drejtat e autorit, buxheti për kulturën shqiptare dhe një varg padrejtësishë tjera në këtët drejtim, vetvetiu të nxisin të parashtrosh pyetjen: Derisa rreth njëqinmijë gjermanë kanë Institutin e Gëtes në Bukuresht, atëherë pse mos ta kenë këtë të drejtë edhe njëmilionë shqiptarët e Maqedonisë? Demokracia mund ta prekë këtë zonë, jo vetëm  përmes implementimit të Marrëveshjes historike të Ohrit, por edhe përmes hapjes demokratike të institucioneve të përmendura, paralelisht me hapje fabrikash për shpartallimin e varfërisë. Edhepse filluam të bëjmë fjalë për vlerat e diasporës, kërkojmë ndjesë që kaluam te vlerat e demokracisë, që ndërlidhen ngushtë me ato të kulturës,  tolerancës, barazisë, miqëqenjes dhe prosperitetit. Këtë e ka thënë edhe Zonja Hellen Keller, duke shtuar se: rezultati më i lartë i edukatës demokratike është toleranca. Diaspora do të kultivojë vlerat e saja artistike, shkencore, kulturore, kombëtare e politike, kur këtë punë do ta bëjnë edhe shtetet ballkanike, ende e prekur nga blasfemia komuniste e padrejtësisë dhe inegalitetit. Është e drejtë e diasporës të kërkojë sistemin demokratik të kapitalizmit privat, edhe në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, ku rroga mesatare do të jetë si në Slloveni: njëmijë dollarë. Po qe se s’e bëjnë këtë punë qeveritarët e Ballkanit, në bashkëveprim me komunitetin ndërkombëtar, atëherë s’na mbetet tjetër veçse t’i justifikojmë vargjet e fëmijëve tanë, që ia hedhnin fajin sistemit, pse i la pa fabrika, fshatrat e Dërvenit.

Kostume Shqiptare nga Gostivari
Kostume Shqiptare nga Gostivari



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora