E enjte, 25.04.2024, 06:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Béatrice Prisse Zindel: Letër falenderimi drejtuar artistëve shqiptarë

E merkure, 18.02.2009, 07:31 PM


Letër falenderimi drejtuar artistëve shqiptarë që organizuan këtë koncert - gala në favor të fëmijëve shqiptarë,

nga  Z. Béatrice Prisse Zindel, përgjgjëse e ASED-it zviceran (Aksion për Mbrojtjen e Fëmijëve në Nevojë)

për projektet në Shqipëri.

Miqve të mij të dashur,

Edlira Dedja, Saimir Pirgu, Mariana Leka, Enkeleida Shkoza, Frano Lufi, Enkel Zhuti , Danja Bytyqi e Jennifer Delfanti,

Me gjithë zemër do të desha t’ju falenderoj për koncertin e jashtëzakonshëm në Tonhalle të St.Gallenit më 6 shkurt 2009. Me zërat tuaj të rekullueshëm, me muzikën dhe numrat e baletit, ju keni rrëmbyer të gjitha zemrat e spektatorëve dhe keni bërë për vete të gjithë auditorin që ju ka parë e dëgjuar atë natë. Çdo ditë më vijnë fjalë falenderimi dhe përshtypje e urime nga më pozitivet për ju të gjithë. Një miku im dhe njohës i madh i operës me tha se koncerti juaj kishte qënë më i bukuri i jetës së tij.

Kjo u bë e mundur vetëm në sajë të talentit tuaj të jashtëzakonshëm.

Pjesëmarrësit mbetën të mrekulluar prej jush, mbasi ju të gjithë vutë në dispozicion me zemërgjerësinë më të madhe talentin për fëmijët handikapatë të vëndit tuaj. Pa këtë veprin human të madh që ju bëtë, ky koncert i mrekullueshëm nuk do të mund të realizohej.

Në këtë mënyrë, ju keni vazhduar traditën e madhe qindravjeçare të Zvicrës, e cila punon gjithmonë humanisht për fëmijët. E ju e bëtë këtë në mënyrë të shkëlqyer e dinjitoze.

Do të doja të falenderoja veçanërisht Z.Edlira Dedja dhe familjen e saj për angazhimin e palodhur dhe pa shpërblim për realizimin e këtij projekti, pa llogaritur orët e punës dhe shpenzimet e saj personale. Pa  Atë, një koncert i një niveli të tillë kaq të lartë s’mund të realizohej kurrë.

Por tani do të doja t’ju falenderoj edhe në emër të fëmijëve të pambrojtur e në nevojë të Shqipërisë. Më duket sikur kam përpara meje sytë e tyre që shndrisin nga lumturia.

Unë kam marrë edhe konfirmimin e organizatës Kiwanis për të bërë propozime për shfrytëzimin e të ardhurave të koncertit në favor të fëmijëve shqiptarë. Tashmë punoj që prej 14 vjetësh atje dhe kam mundur të ndryshoj jetën e shumë fëmijëve handikapatë në Shqipëri e po ashtu, mendoj se e di se ku është më e nevojshme ndihma për ta. ( Në Shqipëri kam qënë mbi 30 herë dhe kam ofruar kohën time e kam paguar me shpenzimet e mia  udhëtimet dhe qëndrimin atje.) Por si shkëmbim kam marrë 1000 herë më shumë falenderimet dhe dashurinë e fëmijëve shqiptarë. E kjo për mua është dhurata më e çmuar!

E dua shumë vëndin tuaj dhe njerëzit e tij dhe kam vetëm një urim të madh për shqiptarët: që ajo pjesë e shoqërisë që është më e dobët dhe e pambrojtur e që ka më shumë nevojë për ndihmë, si fëmijët handikapatë, të sëmurët dhe personat e moshuar pa mbrojtje e mbështetje, t’u mundësohet një jetë më të mirë e më dinjitoze.

Një pedagog i madh Zviceran ka thënë: ”Një shtet është i shëndoshë e i fortë vetëm kur më të dobtit respektohen si gjithë të tjerët dhe kanë një jetë të sigurt e dinjitoze në shoqëri”

Njëra prej studenteve të mia të pedagogjisë kurative në Universitetin e Friburgut, që ka punuar me javë të tëra në shtëpitë e fëmijëve handikapatë të gjëndjes më të rëndë në Shqipëri, tek ata që s’mund të ecin, më ka përgatitur një letër, të cilën ju do ta gjeni të bashkangjitur. Këtë letër, ajo e përgatiti për fëmijët zviceranë të një qyteze që kam pranë (Courtepin). Pas dëgjimit të saj, fëmijët zviceranë që ishin të pranishëm u sensibilizuan aq shumë, saqë nisën të përgatisin ëmbëlsira, triko e shumë gjëra të tjera për t’i shitur në favor të fëmijëve shqiptarë. E me këto para të fituara prej tyre, kam mundur të blej 80 batanije për shtëpinë e fëmijëve handikapatë në Durrës dhe shtëpinë e shurdh-memecëve në Tiranë. Miqtë e mij shtuan shumën e parave për të blerë edhe 80 batanije të tjera, në mënyrë që fëmijët të kishin nga dy batanije për dimër.

Por ky është vetëm një aksion. Unë do të mundja t’ju tregoja shumë e shumë të tjera të këtij lloji.

Do t’ju lutesha ta lexonit ngadalë letrën e kësaj studenteje dhe ju do të mund ta kuptoni motivin që më shtyn për ta vazhduar këtë punë humanitare me Shqipërinë.

Të dashur miqtë e mij, Edlira, Saimir, Mariana, Enkelejda, Frano, Enkel, Danja e Jennifer,

Do të isha shumë e lumtur t’ju takoja përsëri së shpejti. Sigurisht, ju do të jeni miqtë e të ftuarit e mij dhe do të keni gjithmonë një vënd nderi në shtëpinë time.

Me përshëndetjet e mia më të përzemërta e miqësore,

Béatrice Prisse Zindel*

*Psikologe dhe pedagoge e specializuar në Universitetin e Friburgut si dhe përgjgjëse e ASED-it zviceran për projektet në Shqipëri



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora