E shtune, 20.04.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Et’hem Qerimi: Tingulli i violines me mban gjalle

E premte, 18.08.2006, 10:22 PM


Ne nje apartament te thjeshte, te “kohes se xhaxhit“ heshtja nuk bie asnjehere. Melodia eshte kryefjale e dites, sidomos kur ne shtepi eshte violinisti Et’hem Qerimi. Nga nje violine mbi 100 vjecare, sikunder rrefen edhe vet mjeshtri Qerimi, vershon embel melodia e Nju Jork-Nju Jork. Energjik por edhe melankolik, ai rrefen se eshte energjia qe violina kerkon ajo qe e mban gjalle, ndaj edhe nuk do ta heq nga dora deri sa te vdes.

Tingujt e violines, melodia prej gervishtjes ledhatuese te telave te saj, te ftojne prej pertej deres se mbyllur te hysh brenda. Ne nje apartament te thjeshte, te “kohes se xhaxhit“ heshtja nuk bie asnjehere. Melodia eshte kryefjale e dites. Padyshim qe mund te jete e kujtdoje pasi jo larg njeri-tjetrit, ne apartamente te ndryshme jetojne te gjithe Qerimet, dhe secili prej tyre mban ne dore e shpirt nje instrument muzikor. Troket, dera hapet dhe muzika te shoqeron gjithnje ne sfond. Nga nje violine mbi 100 vjecare, sikunder rrefen edhe vet mjeshtri, Et’hem Qerimi, vershon embel melodia e Nju Jork-Nju Jork. Ndersa pergjate koridorit te shoqerojne fotografi te shumta. Gjithkund ka foto, atje tej pentagrame muzikore ku rrefehen notat qe duhet te luash, ne nje cep qendron kutia e violines, ndersa ne doren e energjikut Et’hem ka zene vend violina. Vetem fjalet qe fliten ne dhome bejne qe te ngreje koken dhe te dale nga ajo bote e madhe. Duke e pasur aq prane vetes pasionin e tij shume te madh, violinen e vjeter 100 vjecare, sapo permend nje melodi, fillon dhe e misheron, jo vetem me tinguj por edhe me mimiken e tij qe i dridhet cdo muskul, syte i shndrisin gati ne te qare prej ndjenje, dhe dora e harkuar ne stilin rus mban harkun tingull leshonjes. Nje prej pjeseve qe ka me per zemer eshte edhe “Gajdja e Kelcyres”, ndersa fillimet e tij jane ne moshen 5 vjecare, tek shoqeronte me mandolinen e tij, ushtaret italiane me kanconetat e dashurise ne kohe lufte te vitit 1939. Ndersa tani mjeshtri 72-vjecar, vijon te dhuroje emocione, dritherimat e mimikes, zemres dhe krahut te tij t’ipercjelle tek te gjithe ata qe e shohin a degjojne. Nuk ka ndonje melodi shume te preferuar, por une peshperin me zerin qe te ngjall nje ndjesi te vecante, “kam dale nga populli, dhe pelqej muziken e tij, por nga kjo violine- hedh nje veshtrim perkedheles drejt saj, kane dale tinguj muzike nga me popullorja, deri tek majat e klasikeve. Kujton me shume mall vitet e gjata te punes ne opera, plot 18 vjet si violine e pare ne orkestren e saj, me pas ato ne Ansamblin e Ushtrise per te vijuar me turnete ne bote, perqafimet qe ka marre per emocioinin e dhruar. Por ajo cka nuk harron ne asnje moment eshte urdheri i Mehmet Shehut, ne kohen kur ai gjedej ne Cakran te Fierit, prej te cilit mesoi violine dhe u be pjese e jetes artistike ne vend. Erdhi ne Tirane, punoi ne Filharmonine e Shtetit e me pas studioi duke cuditur kedo per vullnetin e tij. 12 ore studim ne dite, bene qe energjia e tij, pasioni per violinen te mos shterej ne asnje moment. E tani, ndonese kurohet pasi mosha ben te veten, ai me ze te plote shprehet se “do ta heq violinen nga dora e shpirti vetem kur te pushoj se marri fryme. Melodia e saj me mban gjalle, dhe une s’kam se si ta braktis”. Nuk ka se si te braktise edhe banketet e shumta, koncertet apo edhe damsmat, ku pelqehet te degjohet dhe kercehet TANGO.

Perkujdeset dhe eshte i rrepte per trashegimtaret e tij

Jo rralle ndodh qe ne oborrin e pallatit, i cili eshte shnderruar nje bace te vogel me lule, per te cilat perkujdeset Kumja, bashkeshortja, nena dhe gjyshja e persosur, te kete bankete te familjes se madhe te artisteve. Ne kesi ditesh eshte nje feste e madhe per te gjithe, pasi aty nuk ka vetem violine, por edhe piano, organo, klarinete dhe zeri shume i bukur i Klodit. Gjyshi Et’hem rrefen se rri e i veshtron dhe “me kenaqet shpirti qe i kam te gjithe ketu”, vijon me pas.

Jane gati kater violina ne shtepine e tij, pasi ai ble te reja, sapo merr ne dore ndonje qe ja vlen per t’i pergatitur per femijet, niper dhe mbesa, qe ndonese te vegjel jane artist shume te medhenje ne shpirt. Klodi eshte njera prej tyre e cila qe ne moshen 5-vjecare, mposhti emocionet e skenes, dhe realizoi ne Pallatin e Kongreseve te parin koncert recital te saj. Ka edhe nga ata anetare te familjes qe jo se nuk bejne muzike, por te nje lloji tjeter. Edhe tingulli nuk eshte ai, pasi luajne muzike kontemporane, dhe kjo ka te beje te veten. Nipi dhe mbesa tjeter jane po aq te talentuar, dhe vijojne mesimet e tyre nen “diktatin” e gjysh Et’hemit. Ai rrefen se jo shesh ankohen, duke thene edhe fraza “O gjyshi po me more shpirtin, kam tre ore me violine ne dore”. Ajo qe gjyshi peshperin me embelsi pas ankeses se imcakeve eshte “nese do ta mbash violine ne dore, duhet qe prej saj te dale tingulli, te kete melodi. Per kete duhet te punosh, dhe me mire se tani nuk mund ta beni”. Ndersa djemte e tij tanime i kane zgjedhur rruget e karrieres. Fatosi dhuron emocione me fryemn e tij nepermjet klarinetes, Bruno ka organon ndersa Adriani, ka studion e tij ku kompozon kenge per te rinj ose jo.

Nje dashuri ne rruge

Ka mjaftuar nje veshtrim dhe violinisti Et’hem te kaloje nje jete te tere me Kumen, bashkeshorten e tij e cila kujdeset per cdo gje ne shtpei, mjafton qe ai te kete kushte te punoje. Nje dite e ka pare ne rruge, dhe e ka pritur deri sa te dale nga farmacia prej ku kishte hyre per te blere ilace. Aso kohe ishin vetem 22 vjecare, por s’mund te harrohet takimi i pare, dhe tani qe i kane kaluar te shtatedhjetat, kujtojne detajet e asaj dite. Et’hemi rrefen, “Kemi ecur perkrah njeri-tjetrit qe nga 15-kateshi deri tek “21 dhjetori” pa thene asnje fjale”. Vijon Kumja te kujtoje, duke u shprehur se “ne nje moment i thash te largohet pasi ka njerez qe shohin”. Por duke qene se te dyve i kishte “rene ne koke” sic shprehen edhe vet, pas 3 ditesh u gjenden ne plazh se bashku, e kete here ishte ajo qe e kish kerkuar. Por aso kohe violinisti jetonte ne 3 meter katror vend, dhe prinderit e saj nuk qene dakord, ndaj edhe zgjidhja e tyre ishte: E perzune nga shtepia vajzen e cila dashuronte nje “jabanxhi”. Pas kaq vitesh, ata jane te rrethuar nga niper e mbesa, dhe jane te lumtur si nje familje shume e madhe ku mund te flitet mbi te gjitha per art, tinguj e melodi.

Mjeshtri Qerimi, “Qytetar Nderi i Kelcyres”

Ne albumet e tij gjen foto me shume artiste. Edhe me te madhin e klarinetes Laver Bariu. Koleksionon te gjitha gazetat a revistat te cilat kane shkruar per te. Edhe gazetat lokale madje, te cilat jane shume dashamirese dhe gezojne njeerazi per suksesin e tingujve te tij. Madje, prej Kelcyres se larget, por shume afer ne shpirt pasi eshte vendi i origjines se tij, pak dite me pare ka marre nje lajm shume te gezueshem. Eshte shpallur “Qytetar Nderi i Kelcyres”, dhe ky eshte nje gezim shume i madh per te, qe lexohet lehtazi edhe ne syte e tij. Nuk ngurron edhe te shprehet se “Eshte hera e pare qe me behet nje nder i tille, dhe ndjehem shume mire”. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora