E premte, 19.04.2024, 09:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Jorgo s. Telo: Britma e lotit dhe e gjakut

E marte, 17.02.2009, 07:35 PM


Jorgo s. Telo
Jorgo s. Telo
BRITMA E LOTIT DHE E GJAKUT

(Baladë në dy kohë) 

Poezi përshëndetëse për vëllezërit kosovarë
 
Nga Jorgo S. TELO  (GJIROKASTER – SHQIPERI)
 
Koha e parë (1999)
 
Sërish loti yt u përzje me gjak,
e gjaku t'u trazua me dhe…
Mos do mbetet ì shkretë çdo prag?
Mos veç heshtja do ngelet atje?
 
Larg e pranë të kam, moj Kosovë!
Larg… se nuk mund të vij dot tek ty.
Pranë… se të kam këtu çdo orë;
Pranë, se më ke mbirë në sy…
 
E etur për liri  derdhe, o sa gjak!
E gjaku po të nxjerr britma e lot.
Lotoi çdo nënë e çdo vocërrak,
kur trimëria  tronditi këtë botë.
 
Loti yt – m'ì madhi n'Europë.
Lart e ngre nivelin e deteve.
Prej dhimbjes çdo shpirt u përlot.
Loti yt – piedestal ì derteve…
 
Loti yt – ja, ja po sokëllet.
Britma e lotit dëgjohet ngado.
gjaku yt përvëlon tepër nxehtë.
Loti ì largimit thërret: "Jo, joo!"
 
"Jo, ende nën kthetra shtazërie;
Jo, ende nën "Shpatë Demokleu".
Jo më pas traktatesh vrarëlie;
Jo më, duke ikur nga Atdheu…
 
Britma e lotit – një thirrje malli.
Loti ì Kosovës s'lyp mëshirë.
Gjaku ì Kosovës – gjak shqiptari;
Britma e gjakut ribën Shqipërinë. 
  
(Shuaj, o lot, zjarret e shtëpive!
Laji, o lot, pragjet e përgjakur!
Mbyti, o lot, kasapët e fëmijve!
Shndriti, o lot, shpirtrat e përflakur!) 
  
Britma e lotit, krisma e pushkës
Gjithë botën e shkund nga dremitja.
Britma e gjakut të malit e fushës
Shpresa, ëndrra ì zhvesh nga sfilitja.
 
Koha e dytë: (2008)
 
Dhe prite, Kosovë, nën britma loti
Dhe pret ende  nën krisma zemrash.
Prite  ditën e pritur prej qëmoti..
Mbi themele gjaku brez pas brezash.
 
Aureolë lirie ke jasharët.
Ademin e të tjerët  ke themel.
Liridashësit e botës ke idhtarë
Si trime vetveten ke model…
 
Britma e lotit, klithja e gjakut
Kërkuan shpagë, donin LIRI…
Nga kërthiz' e foshnjës te thinjat e plakut
U ndez çdo qelizë e "AMËS"  SHQIPËRI.
 
Ç'pamje makabre ka parë Universi…!
Ç'drithma llahtarë, ç'ndjekje pa fund…!
Shtazët vampire sa jetë prisnin;
Sa ì pashpirt një shekull u përfund!
 
Ndezja e gjakut, ndezja e lotit –
Flakë që digjte epshet serbiane.
Flakë e lindur në zemra baroti.
Flakë që dogji planet shafrane…
 
Flaka e përndezur në çdo flamur
Priu në beteja, priu trimërinë.
Ëndrrat makute shndërroi në zhur.
Në vatrat e Tua përlindi LIRINË.
 
Britma e lotit – luftë dhëmbpërdhëmb;
Një britmë që s'ndalet me fjalë.
S'ì teret loti Shqipes mbi shkëmb,
PAVARËSINË  po s'puthi në ballë.
 
Për Republikën  Parlamentare
Përpak desh u trete nga sfilitja…
Në pritje të njohjes zyrtare
Ndërton… Nuk të kaplon dremitja.

Pavarësinë e vetshpalle, Kosovë,
E po të njeh mirë bota mbarë.
Kjo botë turli, ta mendojë hollë,
të mos lozë më me shpirtin shqiptar!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora