E enjte, 25.04.2024, 12:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Dea Butrinti: Emrat e mëdhenj shqiptarë të skenave ndërkombëtare duartrokiten me ovacione

E marte, 17.02.2009, 08:23 PM


Emrat e mëdhenj shqiptarë të skenave ndërkombëtare duartrokiten me ovacione në Tonhalle të St.Gallen-it në Zvicer

Nga Dea Butrinti

Tituj të shumtë artikujsh nga gazetat zvicerane e shqiptare e përcollën koncertin e madh gala të artistëve më të njohur shqiptarë si Marjana Leka, Enkelejda Shkoza, Saimir Pirgu, Frano Lufi, Edlira Dedja, Enkel Zhuti e Danja Bytyqi, më 6 shkurt 2009 në sallën metropol të Zvicrës Lindore, në Tonhalle të St.Gallen-it.

“Mbrëmja kur ishte nder të jesh shqiptar në Zvicër” titullohej artikulli i gazetës “Zëri i Ditës” së dates 9 shkurt 2009, “Oper und Tanz für Kinder in Albania”, shkruan gazeta « TAGBLATT » e St.Gallen-it, « Das beste aus oper und ballett »,” Ils incarnent la magie de l’opéra”, “L’opéra, un dénominateur commun”, “L’Opéra se rit des frontiers”, “Grenzenloses Oper und Ballett in St.Gallen”, “Chanter, danser, mais toujours pour la paix” si dhe “Inoubliable soirée –gala à St.Gallen”, të cilën po e bashkangjisim të përkthyer për lexuesit shqiptarë.

 Mbrëmje - gala e paharrueshme në St. Gallen

 « Das beste aus oper und ballett »

Muzikantë, këngëtarë dhe balerinë shqiptarë të nivelit ndërkombëtar u mblodhën në St.Gallen për një mbrëmje – gala bamirësie.

Ata mishëronin « Magjinë e operës »

”Kemi të bëjmë me një prej takimeve muzikore më pasionante tek të cilat mund të asistohet » - janë shprehur spektatorët e panumërt që mbushën sallën e asaj mbrëmjeje. Ishte një turmë e madhe njerëzish, të premten në darkë në Tonhalle të St. Gallen-it dhe shumë emocione që përfshinë ambjentin përeth në këtë koncert humanitar, organizuar nga « Opéra sans frontières », shoqatë e njohur e Neuchâtel-it (Zvicer), Kiwanis Zvicer-Liechtenstein dhe fondacioni «Bedri Dedja», për fëmijët shqiptarë në nevojë.

Organizatorët e kësaj Gala të madhe,  Edlira Dedja, pianiste shqiptare e njohur ndërkomtarisht dhe presidente e « Opéra sans Frontières », Z. Hannes Deetlefs, antar i Kiwanis të St.Gallen-it, Zonja Béatrice Prisse Zindel, pedagoge dhe psikologe e specializuar në Universitetin e Friburgut si dhe përgjgjëse e ASED-it zviceran për projektet në Shqipëri, Z. Rolf Alther, industrialist dhe president i shoqatës Suisse-Albanie e së bashku me ta, i gjithë ekipi i artistëve, kanë besuar në mënyrë të hekurt se nuk ekziston asgjë më e fortë se muzika për të afruar njerëzit dhe për t’u ardhur në ndihmë më të varfërve. Është një vepër që të trondit, që të detyron të pyesësh vehten, që krijon ura lidhëse e i kapërcen kufijtë gjeografikë. 

Nga ana tjetër, Rico Leitner, animator i mrekullueshëm e mjaft i njohur në Zvicrën gjermane, e prezantoi këtë eveniment artistik me shumë elegancë, duke shpjeguar çdo arie, opera, epokë, kompozitor dhe duke folur për sejcilin artist, pa harruar karrierën e tyre ndërkombëtare. 

Mariana Leka, sopranoja me një ëmbëlsi hyjnore interpretoi ariet e « Casta Diva-s » nga opera « Norma » e Bellini-t, « Vissi d’Arte », nga opera ”Tosca” e Puccini-t, etj. E menjëherë pas saj, Enkeleida Shkosa, mezzo-soprano e nivelit ndërkombëtar, nisi të këndojë « Stride la vampa » të operës « Trovatore » të Verdit dhe ”Habaner-ën” e operës « Carmen » të Bizet-së, duke e magjepsur auditorin. Dhe kur tenori Saimir Pirgu, fitues i çmimit ndërkombëtar « Franco Corelli » për vitin 2009 nisi të këndojë ariet « Una furtiva Lagrima » të Donizetti-t, « Pourquoi me réveiller » të Massenet-së dhe « La donna è mobile » të Verdi-t, në stilin e bel canto-s së Pavarotti-t, publiku kozmopolit që mbushte sallën reagoi menjëherë me ovacione.

Mariana Leka interpretoi pranë tenorit Saïmir Pirgu duetet e operës « Traviata » të Verdit (« Brindisi » dhe « Parigi, o cara… »), duetin Mimi-Rudolf të operës « Bohème » të  Puccini-t dhe vënien në skenë të « Là ci darem la mano », duet shkëputur nga opera « Don Giovanni» e Mozart-it, pranë basit të jashtëzakonshëm Frano Lufi, që interpretoi gjithashtu kavatinën e Don Basilios së Rossini-t, nga « Berberi i Sevilies » si dhe një arie shqiptare nga opera « Scanderbeg » e P.Jakovës.

Surprizë e madhe për publikun ishte interpretimi i sonatën n° 13 në si bemol mazhor të Moxartit nga pjanistja e re shqiptare Danja Bytyqi, studente e pianistit të madh Paul Cocker. Publiku duartrokiti gjatë sensibilitetin e saj artistik si dhe lojën e saj perfekte në stilin elegant të Moxartit.

Duhen përmëndur po ashtu niveli i lartë dhe cilësitë e balerinëve Jennifer Delfanti dhe Enkel Zhuti, koreografit, i cili krijoi një « pas de deux » të re për « La danse des tsiganes » të « Traviatës » dhe « Cardashit » të Monti-t, pa harruar talentin e pianistes Edlira Dedja Bytyqi, e cila ishte dhe partënerja e të gjithë solistëve.

Duartrokitje të fuqishme dhe ovacione që zgjatën më shumë se 15 minuta e përshëndetën këtë eveniment artistik. Publiku u bashkua me ”Bridisin” e ”Traviat-ës » që u ofrua si bis, duke kënduar me solistët.

Ishte një mbrëmje që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve !

***

Gazeta « TAGBLATT » e St.Gallen-it  më 8 shkurt 2009.

Origjinali është në gjermanisht dhe frëngjisht

Inoubliable soirée - gala à St. Gall

 « Das beste aus oper und ballett »

Des musiciens, chanteurs et danseurs de carrure internationale se retrouvent à St. Gall pour une soirée de gala de bienfaisance.

Ils incarnent « La magie de l’opéra »

”Il s’agit d’une des plus passionnantes rencontres musicales auxquelles on puisse assister » - ont dit les nombreux spectateurs qui ont rempli la salle. Il y avait foule, vendredi soir à la Tonhalle de St. Gall et beaucoup d’émotions dans l’air pour ce concert humanitaire organisé par « Opéra sans frontières », association renommée neuchâteloise, Kiwanis Suisse-Liechtenstein et la fondation « Bedri Dedja », pour les enfants en détresse en Albanie.

Les organisateurs de ce grand Gala,  Edlira Dedja, pianiste albanaise de renom international et présidente de l’ « Opéra sans Frontières », M. Hannes Deetlefs, membre de Kiwanis à St.Gall, Mme Béatrice Prisse Zindel, pédagogue et psychologue à l’Université de Fribourg, membre d’ASED Suisse, M. Rolf Alther, industrialiste et président de l’association Suisse-Albanie et avec eux, toute l’équipe des artistes, ont cru fermement qu’il n’existe rien de plus fort que la musique pour rapprocher les gens et pour venir en aide aux plus pauvres. L’opération bouleverse, questionne, règle un nouveau jeu par-dessus les frontières géographiques. Par ailleurs, Rico Leitner, prodigieux animateur, a  modéré cet évènement artistique avec beaucoup de grâce en expliquant chaque air d’opéra, époque, compositeur et en parlant de chaque artiste et leur carrière internationale. 

Mariana Leka, soprano d’une douceur immatérielle a interprété l’air de « Casta Diva » extrait de l’opéra « Norma » de Bellini, « Vissi d’Arte », l’air de Tosca de Puccini, etc. A peine, Enkeleida Shkosa, mezzo-soprano de renommée internationale, entonne-t-elle « Stride la vampa » du « Trouvère » de Verdi et Habanera de « Carmen » de Bizet, qu’elle subjugue l’auditoire. Et lorsque le ténor Saimir Pirgu, vainqueur du prix international « Franco Corelli » pour l’année 2009 lance les airs « Una furtiva Lagrima » de Donizetti, « Pourquoi me réveiller » de Massenet et « La donna è mobile » de Verdi, dans le style de bel canto de Pavarotti, le public cosmopolite, réagit au quart de tour avec ovation.

Mariana Leka interprète à coté du ténor Saïmir Pirgu les duos de l’opéra « Traviata » de Verdi » (« Brindisi » et « Parigi, o cara… »), le duo Mimi-Rudolf de «La Bohème » de Puccini et la mise en scène  du « Là ci darem la mano », duo de l’opéra « Don Giovanni» de Mozart, aux cotés de la prodigieuse basse Frano Lufi, qui interprète aussi la cavatine de Don Basilio de Rossini, du « Barbier de Séville » et un air albanais, extrait de l’opéra « Scanderbeg » de P.Jakova.

La grande surprise pour le public a été l’interprétation de la sonate n° 13 de Mozart par la jeune pianiste albanaise Dania Bytyqi, élève de Paul Cocker au Conservatoire de Neuchâtel. Le public a applaudi longtemps sa grande sensibilité artistique et son jeu parfait dans le style élégant de Mozart.

Il faut dire aussi les qualités des danseurs Jennifer Delfanti et Enkel Zhuti, chorégraphe, qui a crée un nouveau pas de deux pour « La danse des tsiganes » de « La Traviata » et « Cardas » de Monti, sans oublier le talent de la pianiste Edlira Dedja Bytyqi, partenaire des solistes.

Un standing ovation qui a duré presque 15 minutes a salué cet évènement artistique. Le public s’est associé au « brindisi » de « La Traviata » offert en bis, en chantant avec les solistes.

Inoubliable soirée !



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora