Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndoc Gurashi - Arti qe nuk rron pa traditen

| E hene, 02.10.2006, 09:12 PM |


Kush eshte artisti Ndoc Gurashi, prejardhja e tij familjare dhe pasionet. Vleresimet per piktorin 80-vjecar dhe forca e tij per ta trasheguar penelin dhe telajon tek brezat e rinje

Mes rrugicave te vjetra dhe shtepive me grila karakteristike shkodrane ndodhet edhe familja Gurashi, e cila eshte percjellese e traditave me te njohura te kesaj treve.

Shtepia e artistit Ndoc Gurashi ndodhet ne lagjen e vjeter muze. Mjafton te hysh ne shtepine e tij dhe e kupton se tradita duket kudo. Brez pas brezi familja ka ruajtur vlerat e saj. Shtepia e mbushur anekend me piktura qe per mungese te nje studioje kane mbuluar te gjitha hapesira e mureve ne shtepine e tij. E si per te treguar traditen e hershme te familjes se Gurashve, ne dhomen e ndenjes te bie ne sy nje oxhak i derdhur ne allci me format e prodhuara nga vete dora e Ndocit. Po keshtu ne linjen e tradites se familjeve te vjetra, ne ane te oxhakut ndodhet kendi i armeve te vjetra, ku bien ne sy oburta dhe shpatat, nje tradite, kjo e ruajtur me fanatizem qe nga kohet e hershme deri ne ditet e sotme. E nderkohe edhe bashkeshortja e Ndoci, Jolanda apo "Halla Landi" sic i pelqen asaj ta therrasin te gjithe, edhe pse vete nuk ka patur pasion per te pikturuar, ajo vjen nga nje tjeter familje me tradita ne fushen e piktures. Jolanda Gurashi eshte e motra e te ndjerit, piktorit Ferdinand Pacit, si dhe halla e Adrian Paci dhe e te njohurve Zef Paci e Franc Paci.

Lidhjet e artit dhe familjae

C'fare mban mend nga e kaluara e te pareve te tu ?

"Historia e njohjes se familjes sime fillon me sa mbaj mend une qe me katragjyshin. Kam degjuar nga gjyshi dhe baba per Nik Melin, katragjyshin tim, i cili qe ka qene korrieri diplomatik i Vatikanit per Shkodren. Nga kjo kohe kemi ruajtur vulen qe mbyllte posten. Behet fjale per vitet 1800. Per fat te keq jane thyer germat. Nga frika e sistemit te atehershem, jane hequr shenimet. Po keshtu edhe gjyshi Ndoc Gurashi ka qene rrobaqepes kostumesh kombetare, i njohur ne mbare qytetin. Me pas tradita ka kaluar tek babai, Kol Gurashi. Kane te gjithe babe te mire, por une e vleresoj shume pasi me te vertete ka qene nje njeri, te cilin shkodranet e vjeter e kane nderuar dhe respektuar shume. Ishte nje person diplomat, kristian i mire, dashamires i dy feve. Kemi pasur shume miq nga ana myslimane. Ka zoteruar 6 gjuhe te huaja. Ka sherbyer si komisar policie qe ne kohen e Turqise, detyre te cilen e vazhdoi edhe ne kohen e Zogut, por qe me patriotizem dhe me krenari kometare nuk e ka pranuar kete detyre ne kohen e pushtimit te Italise.

Por, krahas kesaj detyre, kenga popullore ka qene nje pasion i babait te Ndocit, Kole Gurashit, qe e beri te njohur edhe ne brezat e mevonshem. Ka lene nje doreshkrim ku ishin te shkruara te gjitha kenget popullore qytetare shkodrane me tekste dhe me muzike origjinale. Krahas punes per te mbledhur tekstet dhe muziken, Kola mbahet edhe si reformator i kenges popullore. Por, pa lene pas dore edhe pasionin per te realizuar dhe pikturen

Po ju vete kur filluat te merreni me pikture dhe si jeni ndier mes saj?

Kam nisur te merrem me pikturen qe femije, kur shikoja motren time te pikturonte pasi ajo ishte nxenese e te madhit Kole Idromeno. "Shikoja motren duke punuar. Merrja edhe une letren dhe vizatoja. Profesori i madh Idromeno me thoshte: Edhe ti do te behesh piktor ". “Nuk ka gja ma te bukur se me ken i rrethuar me pikturen. Kam rreth 100 piktura te ekspozuara ne shtepi. Nuk me pelqen ti shes. Jam pak egoist. Por ata jane femijet e mi ndaj dhe une jam ne nje pozite te tille, si nje baba para femijve te vet. Eshte zor me shit femijet tuaj"

Me se merret Ndoci aktualisht?

Edhe pse i kam kaluar te 80-tat, perseri kur kam kohe te lire hedh nga ndonje penel ne telajo si dhe u jap mesim femijeve te miqve dhe dashamiresve te mije per pikturen. Kjo me ben qe une ta kem te veshtire ta konceptoj veten te shkeputur nga piktura.Vitin e kaluar me ndihmen e disa dashamiresve, arrita qe te prezantoj nje Cd me rreth 100 punimet e mia nder vite qe u prezantuan ne hollin e Teatrit Migjeni me rastin e 80 vjetorit tim qe njekohesisht koincidoi me dhenien e titullit "Mirenjohja e Qytetit " nga keshilli i Bashkise se Shkodres. Kjo ka qene enderrra me e madhe e viteve te fundit per mua, pasi secili e di se per te prezantuar nje ekspozite dhe per te prodhuar nje Cd nuk eshte e lehte aq me shume per moshen time.

Personazh Ndoc Gurashi

Pasaporta; Ndoc Kole Gurashi.

Datelindja Prill 1925

Prejardhja: Nga nje familje me tradita ne art

Kryen gjimnazin franceskan "Illiricum"

Ne vitin 1957 merr pjese ne ekspoziten e pare lokale te piktures
Ne vitin 1964 diplomohet per pikture ne Tirane.
Ne vitin 1973 eshte anetar i Lidhjes se Shkrimatreve dhe Artisteve te Shqiperise`´
Ne vitin 1993 hap ekspozite vetjake ne Bari , Itali
Ka nje koleksion me mbi 150 punime

Vleresimet

Ne vitin 1962 dhe 1970 dekorohet me "Medalja e Punes" nga Presidiumi i Kuvendit Popullor
Ne vitin 1976 Kuvendi Popullor i jep titullin "Mjeshter i shquar ne profesion”
Ne vitin 1978 merr cmimin e dyte ne ne nje ekspozite kombetare me punimin "Nje marshim i veshtire"
Ne vitin 1983 Kuvendi Popullor e dekoron me urdherin “Naim Frasheri” i klasit te dyte"
Ne vitin 1985 Presidiumi i Kuvendit Popullot i akordon medaljen "Per sherbime te shquara shoqerore dhe shteterore"
Ne 2005 Keshilli Bashkiak i Shkodres i jep titullin "Mirenjohja e Qytetit".