Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flora: Amaneti i Lirisë

| E marte, 17.02.2009, 07:44 PM |


Amaneti i Lirisë

Urime Pavarësia e Kosovës! Së bashku me urimet Ju dërgojmë edhe këtë forografi. Janë fëmijët jetimë të Kosovës, prindërit e të cilëve dhanë jetën për ideale të larta e të shenjta, që duhet t’i realizojmë.  Jam krenare për rritën e tyre. Besoj se më kuptoni: këta janë fëmijët në Qendrën për rehabilitim nga traumat e luftës, që pata themeluar në vitin 1998. Janë fëmijët më të mirë në botë, dhe kujdesi për ta është puna më e mire nga të gjitha angazhimet që kam në jetën time.

Gëzuar Pavarësinë!
Flora

(Urim dërguar Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revistës Shqiptari në Bukuresht. Zgjodhi për botim, për Zemra Shqiptare: Baki Ymeri)