E enjte, 25.04.2024, 05:01 AM (GMT+1)

Editorial

Skënder Zogaj: Të thënat dhe të pathënat e Paskal Milos

E hene, 16.02.2009, 11:08 PM


TË THËNAT DHE TË PATHËNAT E PASKAL MILOS

Ditari është gjinia e formëshkrimit më të thjeshtë, por është edhe më i vështiri, sepse është i kushtëzuar: nga e vërteta e fakteve dhe saktësia e përshkrimit të së vërtetës. Nëse kjo mungon, nuk kemi të bëjmë me memoaret por me dicka tjetër, që mund të jetë përrallë, rrëfenjë, tregim fantastiko-humoristik etj. Sipas këtij kriteri, shumë nga pjesët e "ditarit" të Paskal Milos nuk janë memoare.

Nga Skënder Zogaj

Paskal Milo, historiani politikan e diplomat, ministër i jashtëm i Shqipërisë në vitet 1997-2001, ka ndjek nga afër ngjarjet më të rëndësishme të historisë përcaktuese të fatit të shqiptarëve të Kosovës dhe i lirisë së tyre. Paskal Milo ka qenë edhe pjesëmarres I drejtpërdrejtë në takimin e Rambujesë, të cilit autori i kushton vend të rëndësishëm te "Ditari i një ministri të jashtëm" (Konflikti I Kosovës 1997-2001), që u promovua këto ditë në Prishtinë. Duke qenë se në periudhën 1993-2000, kam jetuar dhe punuar në Tiranë: përfaqësues i Zyrës së Kosovës, këshilltar për informim i ministrit të ekzekutuar në Tiravë Kolonel Ahmet Krasniqit dhe redaktor në gazetën "Rilindja" të Kosovës në Tiranë, kam pasur mundësinë për të ndjekur nga afër dhe të jem shumë mirë i informuar për zhvillimet më të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me Kosovën e për Kosovën. Them se jam nuk më mungon informacioni i saktë për shumicën e ngjarjeve dhe veprimeve institucionale e individuale të përsonaliteteve të rëndësishme shqiptare, prandaj, nuk mund të qëndroj indiferent, nëse dikush, qoft ky edhe ish-kryediplomati i Shqipërisë, z.Paskal Milo, kamuflon me realitetin e ngjarjeve për Kosovën e ndaj Kosovës.

Ditari është gjinia e formëshkrimit më të thjeshtë, por njëherit është edhe më i vështiri sepse, është i kushtëzuar nga e vërteta e fakteve dhe saktësia e përshkrimit të së vërtetës. Nëse kjo mungon, nuk kemi të bëjmë me memoaret por me dicka tjetër, që mund të jetë përrallë, rrëfenjë, tregim fantastiko-humoristik etj. Sipas këtij kriteri shumë pjesë të ditarit të Paskal Milos nuk janë memoare, por tregime "me të thëna dhe të pathëna" për ngjarje dhe personalitete konkrete shqiptare, disa prej të cilave autori i trajton me hile.

Idetë dhe mesazhet kulmore në këtë libër-ditar, është thënë se janë "stigmatizimi i natyrës kriminale të rregjimit të Millosheviqit, mbështetja e fuqishme dhe e vendosur ndërkombëtare, qëndrimi i vendeve fqinj, roli historik i vendimit të vështirë të delegacionit shqiptar për të firmosur në Rambuje…etj." Mirëpo, pikërisht në këtë kontekst, duhet theksuar edhe stigmatizimin e natyrës prej agjenti të Paskal Milos, që në Rambuje shkon me detyrë speciale dhe e kryen punën shkëlqyeshëm, me reçetën e Qeverisë së Tiranës sipas porosive nga marrëveshja Nano-Millosheviq në Kretë. Ky është fakti bazik i pranisë së ish-ministrit shqiptar në Rambuje, ku, është fort e vërtetë se kishte rol shumë të rëndësishëm yshtës për mosfirmosjen e dokumentit të Rambujesë, shtyrja tre javore e të cilit i kushtoi shumë shtrenjtë Koosvës, sepse ua dogji shpirtin qindra familjeve me mijëra të vrarë…

Këtë e fsheh Paskal Milo dhe flet dokrra, shpif e përgojon figurat e ndritshme, si Ibrahim Rugovës, që nuk i pëlqen misionarit Milo sepse "Rugova ishte shumë i kujdesshëm në përgjigjet e tij." Domosdo që Rugova duhej të ishte shumë i kujdesshëm sepse ishte mirë i informuar me synimet destruktive e shumë të rrezikshme të Qeverisë së Tiranës ndaj Kosovës, prandaj strategu vizionar dhe arkitekti i clirimit të Kosovës, me urtësinë e tij engjëllore e anashkalonte dhe i shmangej asaj, pa u marrë me kundërshtarët e tij. Ish-ministri i pezmatuar shkruan: "Ne nuk kemi informacione dhe lidhje të drejtpërdrejta me Rugovën. Ai po u shmanget kontakteve me ne dhe kjo është e cuditshme… Përfaqësuesi i Kosovës në Tiranë I.Ramajli është i painformuar ose i porositur të mos na informojë. Për mendimin tim, në këtë rast Rugova vepron gabim" dhe i shkon gjuha ku i dhemb dhëmbi: "I pëlqen ose jo Nano apo qeveria shqiptare, ata janë përfaqësuesit e shtetit amë që po investon dhe që po rrezikon kaq shumë sot në situatën në të cilën ndodhet vendi. Rugova e ka për detyrë të bashkëpunojë me ta."(!?)

Avash more, Paskali i Milos, avash! I vogël ti dhe Qeveria Nano për t'ia caktuar detyrat Rugovës, kur ti je dëshnmitari i faktit se: "Rugova së bashku me F.Aganin, B.Bukoshin, V.Surroin ishin në SHBA, ku u pritën nga presidenti Klinton, sekretarja e shtetit Olbrajt dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë" të cilët ia japin mesazhin e qartë se "Kosova po përfshihet në sferën e interesave amerikane së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë."

Si ish-kryediplomat ke të drejtë që të hatrohesh në amerikanët që Rugovës ia japin mesazhin që Kosova (edhe Shqipëria) përfshihen në sferën e interesave amerikane! Besoj se pajtohesh me mua, që nuk ishte faji i Rugovës që amerikanët e zgjedhin atë. Them se nuk e kanë zgjedhur rastësisht Rugovën! Mund të jetë që, amerikanët i kanë vërejtur anashkalimet e Rugovës ndaj qeverisë së Nanos! Ndoshta amerikanët e kishin hetuar se Ibrahim Rugova ishte personaliteti më meritor shqiptar, lideri shpirtëror, idol i shumicës së shqiptarëve kudo që janë, pos teje zotni Paskal Milo, që e din por e ke vështirë ta pranosh që, Rugova është epoka jonë, epoka e rugovizmit – filozofia e re politiko-diplomatike me të cilën mbyllet shekulli i 20 dhe hapet shekulli 21. Ata që nuk e shohin këtë janë të verbër, ose shtihen se janë të verbër.

Të verbëra janë edhe shpifjet e shumta në relacionin Rugova - partitë politike, UCK-ja dhe Rambujea. Një nga ato shpifje demantohet saktë në "Ditarin" e Paskalit: "Rugova u ka kërkuar amerikanëve dhe këta e kanë kuptuar se UCK-ja nuk duhet të quhet terroriste…" mirëpo memoaret janë plot me mish dhie, kur flitet për ditën që delegacioni kosovar po kthehej nga Rambujea për në Prishtinë, me ç'rast ndalon në Aeroportin e Tiranës, ku, për t'i takuar kosovarët dalin presidenti Rexhep Mejdanit dhe Paskal Milo, i cili shënon në ditar: "Meidani nuk e di se për çfarë arsye nuk i kushtoi vëmendje (Rugovës), ndoshta se e kishte ftuar disa herë dhe ai kishte refuzuar. Mua mu desh ta mbaja në bisedë..." Me stilizime simbolike Paskali e shënohet edhe takimin në Romë me Rugovën (më 7 maj 1999, në vila "Panfilio"). Se shkon të takohet me Rugovën i porositur e me detyra speciale, Milo e thot vet, kur shoqëruesit e tij, (ambasadorin Çuçi dhe E. Sylon) gjatë rrugës për në vilë i porositë: "që të mbanin sa më shumë shënime e detaje dhe që gjithsecili të shkruante në mënyrë të pavarur informacionin e tij. Doja të merrnin sa më shumë, por edhe sa më saktë." Mirëpo, Rugova e di se me kë ka punë dhe sillet me shumë kujdes: "Fliste qetë dhe këkonte të dukej i sigurtë në ato që thoshte...Ftesës time në emër të qeverisë për të ardhur në Tiranë iu përgjigj se do të vinte së shpejti, pasi të kryente disa angazhime ndërkombëtare në Evropë, Francë, Gjermani, Bruksel, Londër etj. Më shpjegoi se qëllimi kryesor pse kishte ardhur në Romë ishte që të punonte që shqiptarët të riktheheshin në Kosovë, që të koordinonte përpjekjet me Fuqitë e Mëdha që kjo të realizohej sa më shpejtë."

Prap, anashkalim ndaj qeverisë së Tiranës! Prap, këmbëngulës kah Fuqitë e Mëdha!

I ngarkuari për takim nuk dorëzohet, kërkon nga Rugova sqarim për bisedimet me Millosheviqin dhe nënshkrimin e komunikatës së përbashkët! E Rugova i urtë, i butë, gjakftohtë: "Nuk bëri asnjë përpjekje për të krijuar përshtypjen se kishte qenë peng dhe se kishte qenë i detyruar që t'i bënte këto takime dhe të mbante këto qëndrime. Më deklaroi se kishte qenë i ndërgjegjshëm se këto takime duheshin bërë... se ishte në interesin e të dy palëve të bisedonin..." tregon me shumë habi ish-kryediplomati shqiptar. Po, pse vallë habitet Paskali, kur bashkë me padronin e tij Fatos Nano, vullnetarisht e me shumë kënaqësi ishin takuar në Kretë me Millosheviqin, dhe kishin biseduar si me Thanasin (babai i Fatosit), për "pakicën shqiptare" dhe për gjeografinë e re të atdheut të tyre, Kosovën!

Jo, Paskali i Milos, jo! Kosova dhe kosovarët e kishin zotin e tyre të shtëpisë, (të autorizuar me verdiktin e popullit), prijësin e urtë e mendjendritur, strategun vizionar largpamës, arkitektin e këputjes së prangave të robërisë dhe të ndërtimit të shtetit autokton në shembullin e popujve dhe vendeve më të avancuara demokratike.

Filozofia e Ibrahim Rugovës, e bazuar në rrezistencën aktive racionale, me forma e mjete moderne, ishin arma triumfale e Rugovës për të cilin "nuk ka njerëz të liq, edhe ndonëse ata mund ta sulmojnë, denigrojnë, keqtrajtojnë, e ka të pamundur të thotë fjalë të keqe".

Ky ishte Rugova, Presidenti i Kosovës, të cilit i qe besuar plotësisht firmosja e fatit të shqiptarëve të Kosovës. Njerëzit e liq, të pavullnetshëm për të pranuar vlerat e mirëfillta, të gjithë të konveruar, e kanë vështirë që ta kuptojnë dhe pranojnë madhështinë e Rugovës që besonte dhe predikonte:"njerëzit janë njerëz" edhe kur veprojnë jonjerëzisht; "njerëzit janë njerëz" edhe kur dalin nga lëkura e tyre ata "mendojnë dhe kërkojnë një zgjidhje, cka do të thotë se pikërisht me këta jo vetëm, duhet të bisedohet por edhe të bashkëjetohet."

Koha po rrjedh andej kah shihte Rugova!

Çlirohu dhe merr guxim ta thuash të vërtetën, i themi autorit të "Ditarit", i cili me rastin e promovimit të librit në Prishtinë, ka thënë: "as edhe me këtë libër nuk janë thënë të gjitha ato që ka bërë Shqipëria për Kosovën. Nuk kam guxim t'i them sot, por do t'i them dikur."



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora