E premte, 29.03.2024, 11:14 AM (GMT)

Mendime

Sali Berisha: Gjykata Kushtetuese mori një vendim jashtëzakonisht të rëndë...

E hene, 16.02.2009, 05:57 PM


Sali Berisha
Sali Berisha
Gjykata Kushtetuese mori një vendim jashtëzakonisht të rëndë. Anëtarët e saj kanë kryer krime

Nga Prof. Dr. Sali Berisha
 
Sot është marrë një vendim jashtëzakonisht i rëndë, sepse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i lejuan vetes të marrin vendim në konflikt të hapur interesi, në kundërshtim flagrant me çdo standard të një vendi të lirë. Me këtë vendim, që mund të quhet thjesht standardi i Mark Abdisë, Gjykata Kushtetues dhunoi një parim universal të etikës të gjyqësorit, që është parimi i integritetit dhe që ka si kusht themelor përjashtimin nga konflikti i interesit dhe nga dukuria sikur je në konflikt interesi, ajo theu ligjin e saj organik që nuk i lejon gjykatësit të vendosin në konflikt interesi. Pra, nuk është çështja se ky vendim do të mund të pengojë dënimin e krimeve kundër njerëzimit të sistemi komunist, sepse në mënyrë absolute ky është një proces jetik për këtë shoqëri dhe nuk do të mund të pengohet, por cështja është se përmes këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese i dha një goditje shumë të rëndë parimësisë, kodit etik të gjyqtarit dhe të gjyqësorit.

Me institucionet ndërkombëtare diskutuam dhe ramë dakord që të gjejmë modalitetet, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese, jashtë konfliktit të interesit, të mund të shprehej. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim që institucionet të ushtrojnë të gjithë funksionet e tyre, por standardi i vendosur sot është unikal. Sigurisht, me këtë vendim, qëllimi kryesor i atyre të cilët kanë probleme të mëdha me krimet e shkuara, është  mbrojtja personale e vetes së tyre, por ne nuk kemi pasur qëllime që të bëjmë gjëra personale ndaj asnjë njeriu, qëllimi ynë është të dënojmë krimet kundër njerëzimit te periudhës komuniste. Kurse ata e personalizuan çështjen.

A mundet që kjo mazhorancë, e cila lindi si një përballje gjigante me diktaturën dhe krimet e saj monstruoze, të tërhiqet dhe të heqë dorë nga dënimi i krimeve kundër njerëzimit? |Kurrë jo! Përkundrazi, këto që ndodhin dëshmojnë se ky proces është jetik. Çfarë i shtyu ata të votojnë në një moment kritik për etikën dhe parimet e mëdha të etikës së gjygjtarit, përvec çështja e ”karriges” së tyre?. 

Një vit më parë, në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u paraqit çështja e 50 kompanive që kishin bërë biznes gjatë regjimit të Aparteidit në Afrikën e Jugut. Ndodhi që 4 gjykatës të kësaj gjykate kishin qenë aksionerë në këto kompani. Ata u tërhohën dhe Gjykata Supreme respektoi standardin dhe nuk e shqyrtoi dot vendimin.

Mirëpo, këtu tek ne u vendos një anti standard. Lufta kundër krimeve të njerëzimit të dikaturës komuniste është një proces i vështirë, ajo ka avoketërit e vet të lidhur kokë e këmbë me të shkuarën, tek Edi Rama dhe Partia Socialiste e cila edhe 18 vjet pas krijimit, të saj dëshmoi se ka mbetur ajo që ka qenë, një parti e dosjeve, e krimeve dhe e urrejtjes klasore.  Ky njeri do të vinte në vitin 90 në mitingun tonë, pas Bibliotekës së Universitetit dhe do të më thoshte se ky fjalimi yt nuk është gjë, është i butë, sepse ata duhen varur. E pashë drejt e në sy e i thashë; kë duhet te varim? Ata, - më tha - Komitetin Qendror dhe Byronë Politike. Unë iu përgjigja se nuk kam krijuar partinë e varjeve, por kam krijuar Partinë Demokratike. Absolutisht ai ishte me idetë e Enverit për Bari Omarin. Por ai u transformua tashmë në një avokat të tmerrshëm të krimeve të familjes së tij, pinjoll i arkivave të dosjeve.

Zotimi ynë para shqiptarëve, por edhe komunitetit ndërkombëtar, ka qenë se ky do të jetë një proces që do të bazohet në rregullat e shtetit ligjor, sepse vetëm në këtë mënyrë ky bëhet një proces i dobishëm dhe vetëm në këtë mënyrë ai realizon qëllimin e tij.

Ndaj, duke denoncuar publikisht vendimin në konflikt të plotë interesi të Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që ne jemi të detyruar që, për shkak të primeve të shtetit ligjor, vendimin ta marrim parasysh. Unë e kuptoj që ky është një mesazh tmerrësisht i hidhur që marrin sot qindra e mijëra familje shqiptare që përjetuan kalvarin më të egër, inkuizicionin e luftës së klasave. Por, më lejoni të zotohem para tyre se, këtë betejë do ta vazhdojmë pa ndërprerje, gjithnjë në përputhje më rregullat e shtetit ligjor. Qeveria nuk mund t’i lejojë vetes të dalë mbi gjykatën, pavarësisht nga vendimi absurd i tyre. Ajo është organ ekzekutiv, është e detyruar me ligj e Kushtetutë të vetkufizohet. Unë e kuptoj që ky vendim është marrë nga ata të cilët ishin subjekt i ligjit, por mazhoranca qëndron e vendosur në këtë drejtim. Unë kam qenë i gatshëm të bashkëpunoj për të gjetur modalitetet që Gjykata të dalë jashtë konfliktit të interesit, sepse nuk duhet që, në rast se ke një problem, të krijosh edhe një problem tjetër.

Ndaj unë rashë dakord me përfaqësuesit më të lartë të OSBE-së, që ne, me ekspertë të shqyrtonim modalitetet, në mënyrë që ligji le të gjykohet, pasi ne për këtë nuk kemi asnjë kundërshtim, por ai të gjykohet jashtë konfliktit të interesit. Sepse ka disa variante gjykatash, diku ato funksionojnë si një trup unike, diku tjetër funksionojnë edhe të fragmentuara. Mirëpo në këtë rast ata mbrojtën karriget e tye.

Kjo që ka ndodhur është jashtëzakonisht e rëndë. Kjo është një pengesë në preocesin e ndarjes në mënyrën më të cilvilizuar me një të shkuar makabre. Ndaj, duke theksuar se vendimin ne do ta zbatojmë, sepse nuk mund të hedhim poshtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se ai është absurd dhe pavarësisht se pas këtij vendimi është kryekëput Edi Rama, avokat kryesor i krimeve të shëmtuara të sistemit komunist, ne do të vazhdojmë në mënyrë të vendosur betejën në këtë drejtim. Ne jemi shumicë, ne kemi parlamentin, ne do të vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë, në kuadrin e shtetit ligjor, derisa Shqipëria të ndahet në mënyrën më dinjitoze nga krimet më barbare që shqiptarët kanë përjetuar në tërë historinë e tyre.

Edhe njëherë, kjo luftë bëhet në kuadrin e shtetit ligjor dhe nuk mund të dalë jashtë këtij kuadri, sepse nuk realizon qëllimin e saj, përkundrazi krijon probleme të mëdha për vendin, për liritë e shqiptarëve. Një shtet demokratik fuknsionon mbi bazën e institucioneve. Unë e kuptoj që familjarët dhe të afëmit, vet të përndjekurit, e kanë këtë vendim të sotëm të Gjykatës një mesazh shumë të hidhur prej saj, por duhet të kenë besim se kjo është një betejë  në vazhdim dhe se kjo shumicë do ta çojë këtë çështje deri në fund.

Të gjykosh për veten tënde, kur këtë ta ndalon ligji, të gjykosh për veten tënde, kur e di gjithë Shqipëria e gjithë bota se ke urdhëruar varjen e njerëzve të pafajshëm, etj, krijon një precedent shumë të rrezikshëm. Por, reformat, reformat dhe vetëm reformat janë rruga e zgjidhjes së këtyre problemeve. Demokracia nuk është një proces që ndërtohet në një ditë. Përkundrazi. Ndaj ne do ta ndjekim këtë çështje, pasi ata kanë shkelur në mënyrë flagrante edhe rezolutën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të qershorit të vitit 2008, kanë shkelur ligjin e Gjykatës Kushtetuese dhe një sërë ligjesh të tjera. Por, sërish zotimi ynë është që çdo gjë duhet të funksionojë mbi bazën e rregullave të shtetit ligjor. Edhe Edi Rama, i cili ka bërë ankesën pranë kësaj gjykate , ka vepruar në konflikt të plotë dhe flagrant interesi, sepse janë me dhjetëra e dhjetëra dosje të cilat kanë firmën e njerëzve të tij më të afërt për ekzekutim. Edhe një pjesë e atyre  që e gjykuan ligjin, janë në konflik interesi, pra e gjithë kjo u bë një aferë e bazuar në kunfliktin e interesit. Sërish ne na duhet të respektojmë shtetin ligjor. Sot nuk mund të konstituohet komisioni, sipas përcaktimeve ligjore, pasi qeveria duhet të zbatojë vendimin dhe vullneti i qeverisë shprehet edhe tek ju dhe te parlamenti. Vendimet janë të domosdoshme që të zbatohen”.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora