E shtune, 20.04.2024, 08:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Simon Gjoni dhe himni “Lule bore”

E hene, 30.10.2006, 09:58 PM


15 vjet nga “ikja” e Simon Gjonit dhe 55 vjet nga “ditelindja” e “Lule Bore”  

Eshte nje kenge, te cilen jetegjatesia e pakundershtueshme artistike e ka shpallur pa zyrtarizma burokratike, Himn te muzikes lirike shqiptare. Eshte kenga “Lule bore”...(!)

Po te pyesesh, njerez, se cili eshte kompozitori i saj, shume syresh, tkurrin supet per te thene: “Se dime, por ajo eshte e te gjitheve", te tjere te thone se, "eshte nje kenge e popullit...”.

Ne morine e pergjigjeve per autoresine e kesaj kenge, qendron pikerisht fshehtesia e magjise dhe e notes se paarritshme qe ajo ka te ngjeshur brenda saj dhe qe lidhet vetem me nje emer; kompozitorin dhe dirigjentin e mirenjohur Simon Gjoni. Pavaresisht se ka 55 vjet qe eshte kompozuar, "Lule bore", kendohet si ne ditet e para qe filloi te transmetohet ne Radio-Shkodra, si atehere kur artisti harmonizoi notat per t'ia dorezuar nje mori kengetaresh, e per te qene paskesaj e pranishme se bashku me gezimin e shqiptareve ne te gjitha pikat e globit.

I lindur ne qytetin e Shkodres, talenti i Simon Gjonit, spikati qe kur ishte i ri dhe kur kontribuoi si drejtues i shume formacioneve te ndryshme orkestrale dhe vokale te qytetit te tij. Me nje sensibilitet dhe origjinalitet te dukshem ne kompozicion ai krijoi ne vitet 1946-1947 nje seri kengesh te paharruara qe shquhen sa per ndjeshmerine e tyre sa poetike aq edhe te sinqerta, te figurshme dhe fisnike si, “Lule bore”, “Sy larushes”, “Syte e tu si drita”, “Fyelli i cobanit”, “Nena dhe cika” etj. Ishin pikerisht keto kenge te cilat e cuan me tej traditen qytetare te lirikes shkodrane, ndersa u perhapen me shpejtesine e drites ne Shqiperi.

Sa me lart vetiu, te vjen ne mendje se vlera e muzikes dhe e kenges nuk qendron tek jurite, por vetem tek cmimi qe populli e dekoron me jetegjatesine e saj. Ne Moske, ne vitin 1956 trio Mula, Athanas,Tukici, korri sukses te jashtezakonshem me kengen “Lule bore”, ne Vjene ne vitin 1961 festivali i rinise u cel me introduksionin e Lule Bore. E sot, ajo kendohet se bashku me publikun dhe ne Nju Jork, ku koncertet perfundojne me himnin e kenges shqiptare “Lule-bore”.

Ne ish-Bashkimin Sovjetik, Lule bore, ishte kaq e perhapur sa qe shqiptareve iu drejtoheshin: “A..., ju jeni nga vendi i Lule bore”, kujton kengetari Avni Mula, nje nga interpretuesit me pikante te kesaj kenge ne ate kohe, por qe nuk e ka harruar pa nje interpretim lirik te mirefillte ne disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula.

I mirenjohuri Cesk Zadeja e konsideronte “nje model te paperseritshem ne liriken shqiptare”. Sipas familjareve te tij, trashegimtare te vepres, Simon Gjoni ka dhe mbi 50 kenge te te njejtit stil si “Lule bore”, botuar se fundmi nen kujdesin e bashkeshortes se tij Hermira Gjoni ne nje album te vecante.

Pak vite me pare, ne nje Festival kenge ne Radio-Televizion , kur dueti i arrire artistikisht, Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha, interpretoi kengen “Vajze e vogel”, e interpretuar vetem nje here nga Lluke Kacaj, u duk se publiku e harroi konkurrimin e kengeve-shkak i organizmit te festivalit te fund-vitit. Salla ishte ngritur e gjitha ne kembe ne duartrokitje... Ne fakt cmimi i ishte dhene kenges pershendetese, sepse kenga qe eshte kenge, ja qe di t’i rezistoje kohes, sistemeve, doktrinave, mentaliteteve, snobizmit...!

Eshte pikerisht kjo kenge qe aktualisht eshte nje kenge hit ne Kosove dhe ne diasporen shqiptare.

Simon Gjoni, legjenda e heshtur e muzikes simfonike

Studimet e larta Simon Gjoni i kreu ne Akademine e Larte muzikore te Prages, ne klasen e dirizhimit simfonik me profesoret V. Smetacek, R. Brook, A. Klima. Ne vitin 1954, ai ishte pjesemarres si kompozitor ne Festivalin Nderkombetar te Muzikes, se bashku me koloset boterore, si Shoporin, Janson, Rihter, Fisher, Fournet etj. Ne vitin 1956 ne sallen “Mestska Knihovna” dirigjon Shubert “Rosamunda” dhe Grieg “Perr Gynt”. Po ne kete kohe dirigjon vepren “Pygmalion” te kompozitorit Jiri Benda. Ne vitin 1957 ne sallen “Dum Umelco” ai drejtoi “Simfonine orkestrale per violine e kontrabas” te K. Dittersdorf. Suksesi i ketij koncerti pasohet nga ai i pjeses simfonike te Franc Listzi-it “Les Preludes”.

Simon Gjoni, eshte nje nder dirigjentet e pare te orkestrave tona simfonike te Teatrit te Operas dhe Baletit dhe te Radio-Televizionit. Ne vitin 1958, kur u emerua dirigjent ne TOB, shume vepra te shquara e gjeten interpretimin e “pare” tek dirigjenti i ri, i cili i interpretoi ato duke zbuluar ngarkesen emocionale te tyre me nje ndjeshmeri te larte.

Permendet baleti “Lola”, “Laurencia”, operat “Don Paskuale”, “Berberi i Seviljes”, “Paliacot”, “Franceska da Rimini”, “Pranvera”, etj. Per here te pare nen kujdesin e tij incizoi krijimtarine e deriatehershme te kompozitoreve shqiptare Zadeja, Gaci, Nova, Grimci, opereten “Lejlaja” te T.Daise, opereten “Agimi” te K.Konos, Koncertin nr.1 per violine te Zoraqit, Rapsodine per piano dhe orkester te Tonin Harapit, gjithashtu edhe muziken e disa filmave shqiptare.

Nga autoret boterore ekzekutoi per here te pare ne Shqiperi Beethoven “Simfoni nr.8”, Mendelson “Uverture”, Beethoven “Eleonora”, Uverture K.M. Veber “Gjuetari Magjik”, Liszt "Prelude", Dvorzhak "Valle simfonike".

Krijmtaria e tij ka kaluar thuajse te gjitha gjinite ; nga kenga, romanca, kantata, suita, poemat, veprat instrumentale e deri tek veprat e medha orkestrale si 11 valle simfonike, vepra keto ku ndihet atmosfera e kohes , besimi i kompozitorit ndaj popullit te tij prezenca e te cilit eshte e pashmangshme me te gjitha dukurite ne keto vepra.

Ne maj te vitit 1960 kompozoi oden lirike "Pranvera jone", me tekst te Ismail Kadare, dhe nje suite simfonike me kater kohe. Nje vit me pas kompozoi "Poema e rapsodit" per bas-celo-piano. Balada "Lufton shqipja" u kendua menjehere nga basi i paperseritshem Lluke Kacaj. Ne 1962 ai kompozoi vallen e pare simfonike shqiptare, e pasuar me pas me 10 valle simfonike te tjera qe paraqesin nje gershetim te mrekullueshem te muzikes se kultivuar me muziken popullore. Secila nga vallet eshte nje veper me vete krejt e vecante dhe e ndryshme nga te tjerat .

Si pedagog Simon Gjoni, dha nje kontribut te cmuar deri ne castet e fundit te jetes, kur pergatiti me dhjetra studente. Ai ishte nje nder pedagoget e pare ne themelimin e Konservatorit Shteteror te Tiranes se bashku me Cesk Zadene, T.Guraziun, Y.Skenderin. Shume muzikante e cilesojne Simon Gjonin si nje shembull te rralle ku gjeneratat mund te mesojne per kerkesat sistematike, kembenguljen dhe disiplinen e larte artistike.

U nda nga jeta ne 31 Tetor 1991. Emri i Simon Gjonit sic e ka cilesuar Zadeja i madh ,"do te mbetet i skalitur ne pentagramin e muzikes shqiptare, se ciles i sherbeu me dashuri dhe respekt". 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora