E shtune, 20.04.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

E kujt ishte Kosova para 120 vitesh?

E marte, 17.02.2009, 12:42 AM


Nikolla Naço, drejtor i gazetës Shqiptari
Nikolla Naço, drejtor i gazetës Shqiptari
Kosova sipas Shqiptarit të Bukureshtit më 1889

E kujt ishte Kosova para 120 vitesh?

(Riprodhim nga versioni shqip, që u botua krahas variantës rumune)

Festa pansllaviste në Kosovë të Shqipërisë

Në këtë dakikë që shkruajmë këto rradhë, bëhet festa në Kosovë të Shqipërisë, festa e pansllavistëve që për 500 vjet që në kohë të luftës ndër mes të turkut dhe serbit, lufta të cilën e fituanë turqit në Ballkan. Më shumë komitete sllave ngaj Bullgaria, ngaj Serbia, ngaj Male Ziu, dhe ngaj më shumë vise të ujëdhesës të Ballkanit, ngaj Rusia dhe ngaj Austro-Ungaria, thonë (se) janë ardhur në Shqipëri për këtë niet. Për çudi është kjo festë ndër shqipëtarë, vëllehtë dhe turqit ngaj ujdhesa e Ballkanit ...: Kjo festë që del në shesh sot bje më shumë erë orthodhoksie pansllaviste, se sa festë e kombit, dhe me zemër të qëruarë ngaj anë e Serbisë, sikur duket ngaj ditëtoret sllave!...Se: Çduanë serbrit të rëfejnë botës me këtë sebep, i cili nuku ka asnonjë niet të qëruarë? Çkanë mbuluarë serbrit në Kosovë, që të kenë sebepnë të (n)dreqnë e ta sbulojnë tani me kaqë panair? Lavdinë e kombit? Po kjo e knaz Lazarit, që u vra në Kosovë, nuku është më: ajy humbi, që atëherë, vetëm njëherë më parë kur vdiq prenci (i) tyre, Dushan. Mësim? Nuku kanë pasur serbrit as një herë. Lavdinë e luftës? Dhe kjo nuku është për veç lavdia e turqve që muntnë sllavët dhe elinët, në (si)ujëdhesën e Ballkanit. Ç’niet ka të fshehur në gjith kjo festë pansllaviste me kaqë donoma?

Po të mentohet dhe të gjuanjë si cili do, të gjitha të punuarat e shoqërisë të panserbëve që quhet “Shën Sava”, atëherë e gjen kollaj nietnë e tyre, për të keqen e kombeve të Ballkanit. Me gjithë këto do mbajnë sebep të tjerë(t), në të punuarat e sllavëve në tërtipet e tyre, në të sjellat e tyre, et(j)., et(j).; atëhere do ta shohë gjithëkush, çtë mëdha munafikllëke ka në bark kjo festë! Jo vetëm kombet e vogëla nga Ballkani, po edhe kombet e mbëdha të Evropës s’janë rehat dhe gjuajnë gjithënjë të marën vesh të kësaj mahanae.  Mbretëria e turkut, sikundër shëkojmë ngaj ditëtoret e Evropës, bëri dhe dërgoj për këtë punë nota (haber) në të gjitha mbretëritë e mëdha, duk u  thënë atyreve lartësinë e kësaj feste; vetëm Rusia i dha një të përgjegjur që s’është gjësen(d); të tëra ato të tjerat, i dhanë të kuptohenë në faqe, dhe sënfshehur në të përgjegjurit të tyre kanë një frikë, më pak a më shumë është e madhe, dhe mos ngjasë më aksafish, me këto sebepe të tanishme, që gjenden azër, mund të ndizet në ujëdhesën në një zjar(r) i keq i përghithçim! Dhentë Zoti që frika të (n)dalë erënë: gjer tani, për fat të mirë, nuku kemi nonjë haber të keq.

Sllavizmi vjen në Kosovë me qibritin në xhep

Çkërkojnë serbrit në Kosovë? Ha(haha)!...mbesojmë, Evropa nuk munt të jetë kaqë qorkë, sa të mos kupëtohet një niet kaqë të dukur, me sy dhe me qepalla, kush ta fshehë një sher(r) politik që duket! Sllavizmi vjen në Kosovë me qibrit në xhep. Ajy kërkon në Ballkan mashë të zerë zjarrë...! Ajy e di që kombi luftar(ak) në Ballkan është shqipëtari, i cili gjithënjë ngaj që gjendet në terët mendja e tij, dhe fuqia, qe masha dhe krahu i fortë, për kombet që janë të dëlira sot në Ballkan! Shqipëtari është në errësirë, pa dritë, dushmanët e gënjejnë kollaj ngaj e padia, shqipëtari nuk është i zoti të bënjë probë të drejtë në rojtjen e tij, dhe ndër rojtjen e kombeve të tjera të botës, që ta mbesonjë ëndërrën, shqipëtari nënë turkun r(r)on i dëlirë dhe pa rëndësira (pagime), dhe jo si rojnë kombet e tjera në komshitë, me rëndësira të mëdha dhe si ropër.

Po kur vjen sllavi, dhe i thotë ca gënjeshtra të mëdha në vesh, duke thënë që kombi sllav r(r)on shumë më mirë, dhe është më (i) dëlirë, dhe ka gjithë të mirat, et(j), et(j), shqipëtari (i) mbeson nga sebepi që është qor. Këtu është plaga, me intrigat munt të hedhë shkëndijat në mes të Ballkanit: sllavizmi e di këtë ngaj istoria e kohës së shkuarë! Sllavizmi ka shumë shpresë ta harrimë nietnë e tij, ajy mbeson që punën e ka gati; se Apostojtë e tij nuk rinë me duar në gji: kanë futur shumë intrika në vesh të shqipëtarëve; një nga këta Apostuj është mbuluar në Manastir (Bitolia). Shumë musulmanë shqipëtarë janë intriguar ngaj sllavët: ja u kthyenë mendjen me të taksurat të rena. Feja e padija ku e shpie të mjerin njeri, në çenem, intrika edhe mbretërinë e humb! Na vjen shumë keq që Evropa, e cila r(r)ëfehet që interesatet për ujëdhesën e Ballkanit, dhe më tepër Turqia, nuku ju bënë mësime të ngjarat që shkuanë në Ballkan! Thamë gjithënjë, dhe do të thomi se nuku ësht as Serb, as Bullgar, as Rus, as Orthodhoks, as Grek, për veç Shqipëtar i qëruarë. Shqipërtari ka nevojë për mësim, që të kupëtonjë vetë të mirën, që asnonjë tjatër komb a mbretëri, s’mund të ketë dlirësinë të fisit, të zakoneve dhe të dhëna më pak, se si gjendet tani në krahun e qiverisë Turkut! Shqipëtarit i lipset gjuha e tij që të këndonjë, dhe ta dijë sa të mira gëzon shqipëtari, më tepër se ngaj ato kombet e tjera, që quhen më vehte...në ujëdhesën e Ballkani!

Po të sqohet shqipëtari, është i zoti ta ruanjë gjithënjë ujëdhesën të mos turbullohet kur(r)ë, nga çdo milet sado i fortë që të jetë, dhe nga çdo anë që të vinjë: Po, kështu qor, dhe pa dije, shqipëtari do ndeznjë zjarrë, dhe do apë dorën me dushmanët fort kollaj, për të keqen e fisit dhe të mbretërisë (së) turkut, si dhe interesave të gjithë Evropës që kanë në Orjent! E ngasim gjenë përsëri, Mbretërinë e Turkut, Austro-Ungarinë dhe Anglinë, që ti mbarojnë këto sebepe që thamë. Më në funt, i lutemi qeverisë tonë Otomane, të bënjë skoli të gjuhës të tyre, (të) shqipëtarëve, që serbi është dushman, bullgari dushman, maleziu dushman, moskovi, greku dushman, dhe të gjithë punojnë që të sjellin qiverinë Rus(e) në ujëdhesën e Ballkanit, dhe të na bëjnë ropër, e të shuajnë fisin shqipëtar!”

(Kosova, artikulli i botuar në të përjavshmen Shqipëtari / Albanezul, nr.24, Bukuresht, 1889. Varianta rumune mban titullin Cossova. E riprodhoi me përmirësime të imta ortografike: B. Ymeri)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora