E marte, 19.11.2019, 12:53 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Lili Cingu, shtojzovallja e valles shqipe

E diele, 18.03.2007, 07:56 PM


Shtojzovallja e magjishme e valles shqiptare duket se nuk ngrys asnje dite te jetes se saj pa menduar per vallen shqipe. Edhe fundjava shpesh e gjen Lili Cingun me imcaket, ndersa hapat i ben me te ngadalte, qe ata te ecin ne gjurmet e saj. Kujton me nostalgji dhe mirenjohje profesorin e saj, te madherishmin Panajot Kanaci, dhe shpreh keqardhje qe vallja shqiptare po deformohet, duke pohuar se ne kete drejtim duhet te jemi fanatike

Vitet kane shkuar, por Liliana Cingu eshte po ajo hollakja qe dekada me pare mundi te mbante “Gjerdanin e arte”, si fituese ne festivalin e Dizhonit ne France. Shtojzovallja e magjishme e valles shqiptare duket se nuk ka ngrysur asnje dite pa menduar per vallen shqipe, per hapat e saj dhe shpirtin qe i duhet per ta ngjitur denjesisht ne skene. Dikur ishte imcakja qe mesonte prej te madherishmit koreograf Panajot Kanacit, e sot jane imcaket, ata qe ndjekin hapat e mesuese Lilit. Nostalgjia kaplon kurdohere kur kthehesh pas ne vite, e sjell ne mendje djerset e derdhura qe vallja shqipe te mbetej perhere e tille, pa shperfytyrime. Me se shumti kujton mesuesin e saj te madh, duke u shprehur: “Profesor Panajoti eshte i paperseritshem dhe i perbotshem. Pas dhjetera vitesh, kur kemi shkuar neper koncerte, ka pasur shume te huaj qe afrohen per te na pyetur per te. Une jam fare e vogel para vlerave te tij”. Duket se nuk ka thjesht modesti ne fjalet e saj, por me shume se kaq. Mirenjohje e cila e shoqeron cdo dite valltaren me te cilen identifikohet nje pjese e mire e tradites sone ne vallen popullore. Jane vlera qe vitet kane filluar t’i zbehin, dhe atyre qe me se shumti iu dhemb, jane pikerisht ata qe kane derdhur djerse per t’i mbajtur gjalle e per t’i rrefyer botes gjithe vlerat tona te pamasa. Tani hapat e Lili Cingut jane paksa me te ngadalesuara, jo pse s’mund te jete me ne skene si dikur, me te njejten energji, por sepse tani dicka tjeter ka per qellim, te percjelle per brezat e tjere ate cka ata kane kultivuar, vallen e vertete shqipe, qe eshte padyshim nje pasaporte e madhe per Shqiperine tone. Ndonese i ka kaluar te 55 vitet e jetes, publiku e do, ndaj edhe s’mund te mos jete. Shpesh nuk ngjitet ne skene, iu le te tjereve thjesht te kuptojne pranine e saj. Duke sakrifikuar edhe fundjavat, te cilat shpesh i kalon ne ndonje prej palestrave te provave per koncerte a spektakle te ndryshme, per te riperterire ne kete menyre vlerat e verteta te artit tone. Pasi sipas saj, “cdo njeri mund te beje valle, por varet se cfare valleje ben”. E shkuara, vitet e hershme prej 1967, kur u be pjese e pandashme e Ansamblit Kombetar te Valleve Popullore, i sjell nostalgji. Pasi atehere derdhej djerse, shpesh edhe gjak, ndersa tani nuk ka me djerse, por as pasion. E permend shpesh fjalen “fanatik” valltarja Cingu, por jo ne sensin negativ te saj, thjesht se duhet te mbajme me force ato vlera qe i kemi dhe qe jane perfaqesuese per ate cka perben edhe identitetin tone kombetar. Kane shkuar 40 vjet prej vitit kur ajo u be pjese e trupes se ansamblit, ndaj edhe nuk mund te mos e nervozoje fakti qe, shpesh ajo cka eshte shqiptare, nuk ruhet si e tille, por deformohet pafund. Por ajo cka ka zgjedhur te beje, pasi s’mund t’i kundervihet botes mbare, eshte te jape mesim ne klasen e saj private dhe te jete prezente ne disa prej konkurseve te bukurise se vajzave shqiptare.

Mes valles dhe vrapit

Cdonjeri prej artisteve te medhenj nuk eshte i rastesishem. Talenti i tyre kultivohet nder vite dhe kulmon ne nje moment te caktuar. Valltarja Lili Cingu ka shkelur skenen gjysme shekulli me pare, kur ishte vetem 6 vjece ne Pallatin e Pioniereve, ne kohen e “xhaxhit”. E per te qene perhere e tille, valltarja e magjishme shqiptare ka gjetur forcen per t’i thene “Boll!” gjimnastikes. Kthehet pas per te kujtuar: “Isha e vogel dhe merresha edhe me gjimnastike, por ne nje moment gjeta forcen per te thene: Dua vetem vallen”. Mes konkurrenteve arriti te fitoje konkursin per te qene nxenese e shkolles 4-vjecare prane Ansamblit Kombetar. Fill pas perfundimit te ciklit 4-vjecar, vetem 15 vjece e gjysme, Lili Cingu e gjeti veten pjese te trupes se ansamblit. Per te perfaqesuar Shqiperine thuajse ne cdo cep te botes, e per te mos lene asnje cep te Shqiperise pa shkelur.

Me baba gjakovar dhe nene shkodrane, valltarja mendon se nje shtyse e madhe per te mberritur deri ketu kane qene prinderit e saj. E ka edhe shume per zemer vallen e Kosoves, jo me kot, e sikunder pohon edhe vet, “duke qene bije e atij prindi, e desha dhe e dua edhe une se tepermi ate treve dhe artin e saj”.

Ndonese ka dale ne pension prej me shume se 10 vjetesh, kontributi i saj per Shqiperine dhe artin e popullit tone, me gjithe dokumentet qe enden zyrave te ministrise, sipas saj, nuk ka nje pension te posacem apo special per te. Pension sic i takon cdo artisti, qe ta kete per vlerat qe ka percjelle nder dekada. Ajo me cka i eshte dashur te mjaftohet valltares, eshte vetem titulli “Artiste e Merituar”. Me gjithe merzine qe sjellin te tille fenomene, Cingu shprehet se, “mua me kerkojne ende, publiku me do dhe kjo me jep jete, me mban gjalle e me rinon”.

Largimi nga Shqiperia, per t’u rikthyer serish

Per disa vite me radhe, valltarja Lili Cingu u shnderrua ne nje udhetare te paepur. Vendosi te provoje nje tjeter bote vetem atehere kur doli ne pension, ne vitin e mbrapshte 1997. Mirepo nuk shkoi gjetke per te mbijetuar prej nje pune cfaredo. Valltare qe edhe ne Kanadane e larget, e cila me gjithe te mirat e saj, nuk e mbajti dot larg Shqiperise. “Nese nuk do te kisha dale ne pension ne vitin 1997, nuk do te isha larguar nga Shqiperia, dhe kete e them me siguri”, shprehet Cingu. E me gjithe vitet larg saj, Lili Cingu nuk mundi te qendronte larg Shqiperise, dhe shpesh e gjente veten ne rruget e Tiranes, por edhe ne skenat e saj, duke interpretuar pafund vallet shqiptare, te cilave u kushtoi gjithe rinine dhe vitet e jetes se mevonshme. Edhe korriku i vitit 2006 e ngjiti ne skene te huaj, ne Angli, per te perfaqesuar vlerat e pamasa te Shqiperise. Madje mes publikut kane qene edhe Princi Carls dhe Kamila e tij. E sikunder ruan me fanatizem vallen shqiptare, ruan edhe linjat e saj, pasi nuk do te bjere ne asnje moment pre e thenies: “Sa gjynah e shkreta, qenka shendoshur shume!”. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT