E enjte, 28.03.2024, 02:39 PM (GMT)

Kulturë

Metropol pa panela

E diele, 20.05.2007, 07:26 PM


Nese pelqeni pikturat, ne Shqiperi keni dy shanse: te paguani shuma modeste per nje kopje te veprave te famshme, prodhim kinez, apo te blini nje pikture origjinale nga galerite e shumta te kryeqytetit, ku cmimet variojne nga 300 deri ne disa mijera euro. Per nje te mesme eshte Pjeter Lala, piktori i vetem amator ne rruget e Tiranes. Cdo mengjes ne oren 8, Lala mbush valixhen e tij me materiale dhe pikturat qe i kane porositur njerezit dhe ze vend prane Liceut Artistik. Ai e nxjerr jetesen duke pikturuar per kalimtaret e thjeshte apo dashamires te artit, kryesisht portretet e tyre ose pune te tjera sipas deshirave personale te klienteve. “Fillimisht kam punuar ne portrete, me pas kam kaluar ne piktura edhe me te medha, si peizazhe apo pamje qe vete njerezit zgjedhin per t’i pikturuar nga dora ime”, thote ai. Pjeter Lala me profesion agronom nga viti 1981, ka nisur te beje portretet e para te banoreve te fshatit ku ai jetonte. Nje pasion i lindur dhe i ushtruar ne vite e ka sjelle piktorin amator ne rruget e kryeqytetit, me idene se ketu mund ta zhvilloje ne nivele edhe me te larta pasionin e kthyer ne profesion. Kategorite shoqerore me teper te predispozuara per te pasur portrete personale apo te njerezve te dashur, ne te shumten e hereve paraqiten tek Pjetri me fotografi. Pasi qendrimi aty ne mes te rruges ku njerezit kureshtare nuk vonojne te hedhin romuze e ben edhe me te veshtire perqendrimin ne detaje nga ana e piktorit amator. Perpara Tiranes ai ka provuar edhe tregun kosovar dhe maqedonas, te cilin as nuk e krahason me metropolin e Shqiperise. “Ne vendet ku une kam punuar, kryesisht ne Kosove e Maqedoni, njerezit jane edhe me te interesuar per artin. Nuk pyesin per cmime, por menjehere ulen per t’i bere portretin apo pikturen qe deshirojne. Ketu ne Tirane jam i zhgenjyer”, shton ai. Ai gezohet qe te pakten ne Tirane ka shume te huaj, te cilet e dine vleren e artit te rruges dhe arrijne te paguajne shuma te medha. Cmimet per nje telajo portret variojne deri ne 2 mije leke, per nje pikture ne leter bardhezi 500 leke dhe per nje tjeter me ngjyra 1 mije leke. Lala aktualisht eshte piktori i vetem i ketij lloji ne Tirane, nderkohe qe neper kryeqytetet e botes piktore te tille i gjen ne te gjitha zonat turistike me te frekuentuara. Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo e sheh artin e rruges, si pjese te nje industrie te tere turistike. “Kam jetuar ne keto vende dhe kam pare menyren sesi punohet. Parisi ka qindra piktore te tille, midis tyre dhe shqiptare. Me pak fjale, ky lloj arti eshte nje industri e tere per turistet”. Velo e sheh mungesen e piktoreve te rruges edhe tek mungesa e kerkeses. “Ne shtetet e huaja nje nga piktoret e rruges fiton thuajse 200 euro ne dite, pasi jashte luhet me kerkese-oferten. Tek ne nuk perhapet nje art i tille, sepse nuk ka kerkese”. Shekulli i 16-te solli per here te pare artin e rruges, qe sot njihet me nocionin “street painting”. Artisti i pare qe mori ne dore shkumesat me ngjyra per te vizatuar nje portret te Madones (Shen Merise), beri qe kjo vazhdimesi e fenomenit te pikturimit ne rruge te quhej “madonari”. Ekzibicioni ne rruge shkonte deri ne kopjimin e pikturave te autoreve me ne ze te kohes, si Rembrandt, Mikelanxhelo, Rafael, sigurisht nese keto ishin kerkesat e njerezve te etur per kete gjini arti. Pikturat e rruges u kthyen me pas nje forme biznesi, qe vazhdon te jete prezente edhe sot ne shekullin e 21-te neper rruget e kryeqyteteve metropol, si Parisi apo Nju Jorku. Nje art qe tashme eshte bere pjese e pandashme e turizmit, ne Shqiperi duket se do kohe te pranohet. Nje nga studentet e piktures, Marild Cani, prej dy vjetesh qe ka futur ne xhep diplomen, deri tani nuk ka provuar te pikturoje ne rruge. “Nuk e mohoj si opsion, por deri tani nuk e kam pare te nevojshme qe ta praktikoj pikturen ne rruge”, thote Gjoni. Per te “street painting” nuk perben kurrfare kompleksi dhe nese do te merrte penelin, do te hidhte mbi telajo nje skice te tijen. Por mund te mos jete vetem kerkesa e ulet shkaku per mungesen e artisteve te rruges. Mund te jete qe shume artiste amatore apo te papunet e laureuar nga Akademia e Arteve te pakten jo si Martini, qe kane ende komplekse per ta bere kete lloj pune, ashtu si edhe kalimtaret e thjeshte kane ende turp per t’u ulur ne nje karrige ne trotuar, e te vezhgohen nga syte kureshtare ndersa dikush i pikturon. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora