Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Festat që jane ba traditë po tregojnë sa të mjerë jemi

| E diele, 15.02.2009, 01:29 PM |


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
FESTAT QË JANË BA TRADITË PO TREGOJNË SA TË MJERË JEMI?

Nga Selim Hasanaj

Neve që na ra hise të jetojmë gjysmen e fundit të shek. të kaluem dhe fillimin e këtij 21-të , tash bile edhe të lirë me dy shtete shqiptare të mvetsishme dhe sovrane si dhe me nji krahinë shqiptare me të drejta shtetformuese në shtetin e Maqedonisë, por me pjesë të okupueme në Mal të Zi si dhe në Kosovën Lindore gjegjësishtë tri komunat Preshevë, Medvegje dhe Bujanovc, na kujtohen vitet e 60-ta kur disa familje shqiptare në at pise ish Jugosllavi blen TV-të e para. Ato ishin dicka interesante sepse fliste njeriu nga kutija sikur se thojshin pleqet dhe plakat. Por programet në ato TV ishin nga TV Beogradi. Kishte shqipfolsa që filluen ta humbin kryet mas kangve "RUZHO MOJA, SRCE MOJE" e shkines Lepa Llukiqi, mas "QAJURIE SHUKARIJE"  të Esma Rexhepova magjupes apo kanget tjera të Safet Isoviqit magjup etj, etj, por edhe të Tereza Kesovia nga Kroacia dhe si per qudi Tereza nuk i pelqente shumkujt as me kanget e saja që ishin madhështore por kuptohet në melosin dhe gjuhen e vetë dhe as me dicka tjeter. Pelqehej Lepa Llukiqi dhe Esma Rexhepova sepse këto dy magjupe , njana origjinale e tjetra shkinë magjupe veq se këndonin SRCE MOJE ato edhe dridheshin e perdridheshin me gjoksin dhe bythet e zbulueme dhe hamshoret shqipfolsa neper odat e fshatnave e lenin shatin në arë per ti ndegjue dhe pa. Kamë pershtypjen se që nga kjo kohë u infektue populli shqiptarë me shije per të keqen, per maskarallakun dhe me neveri per artin dhe të bukuren. Muzika ( nese mund ta thrrasim fare muzikë) serbe gjithmonë asht ekzekuetue me dridhje bythesh dhe lakuriqhane të kangtareve të cilat njikohsishtë ishin edhe sherbtore per plotsimin e epsheve seksuale të politikajve sllavokomunist nga ata të niveleve lokale e deri tek ata të rangut federativ. Mas Llepa Llukiqit, vjen në skenë Sivana Armenulliq, e ma vonë boshnjakja e serbizueme nga Fahreta Avdiq në Lepa Brena.
Meqense edhe mue derisa po shkruej po më vjen gerrdi tua permendi emnat këtyne lavireve shkina, nuk po shkojë ma gjatë me emnat e tyne per ta kursye lexuesin e ndershem shqiptarë me kangtare rrospia, por e dijë se shumicës u zgjon kujtimet e bukura dhe nostalgji ky shkrim i imi per këto shkina dhe "MUZIKEN"  e tyne. Këta unë i thrrasë shqipfolsa.
Falë këtyne rrospijave serbe tradita e bukur dhe e vjeter sa edhe vetë kjo botë e muzikes burimore shqipe u bastardue, u shkatrrue dhe pësojë ndryshime katastrofale dhe ma nuk ka muzikë as tradicionale, as burimore, nuk ka vallzim autokton , nuk ka asgja. Ka vetem silueta në formë laviresh të cilat publikut i prezentohen si kangëtare e në realitet ato në sqenë nuk kendojnë fare, ato dridhen e perdridhen gjysem e ma shumë të cullakavta-lakuriqe dhe bajnë gar se cila ma shumë i ka mbush me silikon pjeset e bukura të krijueme nga ZOTI per tu duk ato ma joshëse per shqipfolsin manjak e ma së shumti per politikanin dhe biznismenin shqipfolës. Kultura  e artit muzikor dhe e valleve e cila sot po prezentohet neper të gjitha TV shtetnore dhe private shqiptare të hapsines tonë ethnike asht kulturë me themelet në dridhjet e bythve të shkines Lepa Llukiq, të magjupes Esma Rexhepova dhe të boshnjako-shkines Lepa Brena.
Dhe që e tanë kjo maskaradë maskarallaku të bahet edhe ma tragjike po ndihmojnë edhe disa emna eminent të muzikes shqipe. Asht ba traditë që neper qytetet e Evropes aty ku ka shqiptarë e neve tash sa vite jemi gjithandej , që të organizohen koncerte ku ftohen kangëtarë dhe " Kangëtar " me kangëtare e "Kangëtare" nga Dardania dhe Shqipnia dhe neper sallat e qyteteve Evropiane dridhen e perdridhen gratë dhe vajzat shqiptare të cullakavne e të puderosne me llojë llojë akllakash dhe krejtë kjo në stilin e Llepa Llukiqit, Esma Rexhepoves, Lepa Brenes etj. se asnjiherë në ate të Tereza Kesovia-s apo Nexhmije Pagarushes. E futa edhe doajenen dhe legjenden e kangës dhe artit shqiptarë per faktin se ishte gjeneratë e atyne të parave e madhja Nexhmije , por kurr nuk i imitojë ato serbe as me melosin, as, me perdridhej bythesh e as me cullakhane. Nexhije Pagarusha kendonte si bilbil. Dhe derisa kendonte nuk perdridhej sikur këto të sodit të cilave po ju duken pak bythet e veta e gjinjet e lakuriquem , ato po marrin në mbrapaskenë edhe vajza të reja pothuej të mituna si dekor i lakuriqsisë së pikes që " kangëtaret " gjoja e kendojnë. Por veq koncerteve të cilat nuk kanë vlerë artistike as nuk ruejn traditë as adet shqiptarë, neper qytetet e Evropës po organizohen ( tashma tradicionalishtë) edhe koncerte per pervjetore të ndryshme të datave të randsishme historike kombëtare, per ramjen e ndonji heroi apo dicka tjeter. Asht shumë e mirë ideja dhe e pershendes. Por mënyra se si organizohen dhe qellimi pse organizohen asht per c'do kritikë dhe unë pikrisht këtu deshta ta jap opinionin tim. Pothuej neper të gjitha qytetet e Evropes , masi po ka me shumicë budalla po perfitojnë MATRAPAZET. Pikrisht këto ditë pothuej gjithkund po mbahen KONCERTE per njivjetorin e shpalljes së mvetsisë së Dardanisë. Ato koncerte i organizojnë persona të caktuem, pra grup nga tre kater shok dhe ata porositin grupe kangëtaresh nga vendlindja dhe per tu mbajtë festa me ata kangëtarë huazojnë lokale të mëdhaja dhe e bajnë hymjen me bileta. Do shkruej konkretisht per qytetin ku unë jetojë pra në Sarpsborg të Norvegjisë. Këtu dy tre jarana " biznismen" organizuen festen per diten e flamurit. Kishin thirr duetin Sunaj Saraqi dhe Vera Oruqin. Humja nga 200 kruna norvegjeze që bajn diku 25 euro. Tani per shenimin e njivjetorit të mvetsisë së Dardanisë prap të njejtit njerz thërrasin Sabri Fejzullahin,  Ryva Kajtazin  dhe disa tjerë dhe prap bileta nga 200 krona. Po e bajë pak llogari. Salla me 1000 ulse bajnë 200.000 kruna sado që nuk asht e mundun por po i hjek gjysmen per pagesen e salles dhe kangëtarve e shpenzimet tjera po del se tre vetave u mbesin 100.000 kruna. që janë diku 13.000 euro. Koncerti mbahet nga mbramja rreth ores 19 e deri në oren 03 të pasmesnates. Per tetë orë koncert tre matrapaz i fitojnë  nga 3250 euro. Pra rrnoftë budalla per tu kënaq i meqmi.
Tash këtu kamë disa analiza. Së pari kush janë ata që kanë të drejtë të organizojnë festa në emen të nji date , nji jubileu  apo pervjetori kombëtarë ose të karakterit kombëtarë me qellim që të perfitojnë para të majme per veti?! Së dyti a asht në rregull që njerzit me dy fije mend në krye të shkojnë neper festa të tilla dhe tu mbushin kontot matrapazve. Unë mendojë se jo. Festat e karakterit jubilar, kombëtarë duhet të organizohen vëllaznisht me investime modeste të të gjithve proporcionalishtë dhe së bashku të festohet  e jo që në festa të thirret kangëtari sikur që ndodhi mbramë në fetsen per mvetsinë e Dardanisë në QUALITI HOTEL në Sarpsborg të Norvegjisë ku kangtari bahet palaqo dhe para mases së 1000 vetve ja han LOQKEN  Hashim Thaqit ( ja hangt edhe ko... sa per mu). Nji gjest të tillë e bani Sabri Fejzullahu. Dhe unë tue e pa gjestin e tij mu kujtue magjupi boshnjako serb Safet Isoviqi që u kendojke komunistve shkije në pushtet per ti defrye gjatë karieres së tij në vitet 60 e 70 të shek të kaluem. Edhe nga ngjyra e lëkures ngjajnë këta dy kangëtarë. Ndoshta nuk asht e rastësishme sjellja e Sabri Thaq-Fejzullahut mbramë!!!
Per perfundim po e thamë se këto festa që janë ba traditë po tregojnë se sa të mjerë jemi. Po thomë kështu sepse as organizimi i mbajtjes së tyne nuk asht qellim mirë, nuk mbahet per ate që thuhet se do mbahet, as interpretimi dhe ekzekutimi i koncerteve dhe i muzikes neper to nuk asht shqip dhe asht i rrezikshem. Krejt këto koncerte që po mbahen per hirë të datave, jubileve apo personaliteteve po mbahen në stilin serbo-maqedono-magjup stil që asht tipik per popujt pushtues sllav të Siujdheses Ilirike. Askund në asnji koncert neper qytetet e Evropës nuk shef që kangëtarje të del lakuriq dhe njikohësishtë të striptizojë, kendojë dhe vallzojë. Kjo ndodhë vetem me maskarallak muzikantet tonë që po i mbushin gjepat me para të budallve që shkojnë aty per ti pa dhe ndegjue.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji