Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


28 vjet dasma e hare

| E premte, 01.06.2007, 08:23 PM |


Historia e orkestres qe ka djegur 900 shami beqaresh e ka lidhur me dhjetera cifte

Per 28 vite me radhe Skender Akrama dhe orkestra e tij nuk kane lene fshat dhe cep te Tiranes, Durresit, Shijakut, Elbasanit dhe Burrelit pa i rene daulles. Aq i vjeter eshte ne kete zanat Neri, sic e therrasin te njohurit Skenderin, sa nusja dhe dhenderi i pare qe ai ka shoqeruar me melodine e gernetes per ne hyrje te shtepise se re, tani me siguri qe jo vetem iu jane zbardhur floket, por do te jene bere edhe gjysher me niper e mbesa. Dhe pas ciftit te pare, nuk kane ardhur pak te tjere. Ai dhe miqte e tij muzikante qe “kane djegur” dasma lart e poshte neper Shqiperi, kane ngrene me shume se 900 llokume e po aq kane djegur edhe shami beqaresh. Me orkestren e tij Neri ka thyer edhe nje rekord tjeter, ka arritur qe brenda nje dite te lidhe ne dashuri dhe perjetesi edhe kater njerez pernjeheresh dhe kete gje ai e ka bere jo njehere, por me dhjetera here gjate karrieres si klarinetist dasme. Madje Neri thote se ka qene i ftuar edhe ne dasmen e femijeve te nje te cifti qe ka martuar shume vite te shkuara. Ne biseden me gazeten “Korrieri”, 50-vjecari rrefen se e ka filluar shtegtimin per ne dasma qe ne moshen 22-vjecare, ne fund te viteve 70-te, perpara se Nick Rohdes-it dhe John Taylor-it, dy kolege te tij liceiste nga Birminghami i Anglise, t’u lindte ideja per te formuar kompleksin e famshem muzikor “Duran-Duran”. “Kam filluar qe ne vitin 1976, kohe kur mbarova klasen e tete. Meqenese fshati ku une jetoja nuk kishte muzikante, atehere kooperativa na dergoi se bashku me disa shoke per te kryer nje kurs per orkester ne Shtepine e Kultures. Me pas, ne kohen kur shkova ushtar, pata nje fat te madh, pasi ne aviacion ku une beja ushtrine kishte nje ansambel, por nuk kishte klarinetist, keshtu qe me moren mua. Kur une u futa ne ate te grup, te gjithe qe ndodheshin ne ansambel kishin mbaruar shkollen paradite, ndersa une, me urdher te komandes se repartit, fillova te frekuentoja liceun artistik pasditeve dhe kete gje e bera per 3 vite me radhe gjate sherbimit ushtarak”. Keshtu e fillon rrefimin Neri, duke e cilesuar si nje shans te madh qe iu dha ne jete fati qe ne repartin e Rinasit te ishte pjese e nje ansambli, ku orkestronin dhe emra te njohur te asaj kohe e muzikes shqiptare, sic ishte edhe Gjergj Leka. Pas mbarimit te ushtrise Neri kryen edhe vitin e fundit te Liceut, duke u punesuar si pergjegjes i kultures ne fermen e “Gjergj Dimitrov” ne Sauk, e cila ishte edhe baza e kultures e te gjithe fshatrave ne Tirane. Ne kete vit ai se bashku me Hekuran Xhambazin dhe vellezerit Ilir dhe Bashkim Balla fillojne maratonen e dasmave. “Ne kemi qene te punesuar edhe nga shteti neper lokalet e kohes si orkester darke, ne lulishten “1 Maji”, Lidhjen e Shkrimtareve etj., ku paguheshim 5 200 leke ne muaj. Por gjate kesaj kohe shkonim edhe ne dasma, dhe kete gje e kemi bere se bashku per 16 vjet pa u ndare asnjehere. Kemi kenduar “Qyqen e beharit” ne te gjitha zonat e Shqiperise se Mesme, nga Shijaku deri ne Gurebardhe te Martaneshit”, rrefen Neri, duke shtuar se vetem per te shkuar ne malesite e Matit u eshte dashur 10 ore udhetim.

Kenget e dasmave jane bere me sllave

Por edhe dashuria me e madhe ndodh qe te mos zgjase perjete. Ndryshimi i shijeve muzikore ne dasmen shqiptare, beri qe orkestra e Nerit te ndahej perfundimisht ne fund te vitit 1995, ashtu sic ndodh rendom me te gjitha grupimet muzikore ne te gjithe boten. Me fame ne te gjithe Shqiperine e Mesme, Neri pas shkrirjes se grupit te tij mendoi te formonte nje grup te ri. Keshtu, ne vitin 1996, Neri se bashku me Gimin e Cajes, kengetar, Titin ne xhaz dhe Mynyrin ne tastiere formuan banden me te re te dasmave, duke iu pershtatur ne kete menyre edhe realitetit. “Sot eshte shume e veshtire te mbash nje grup te bashkuar orkestrantesh. Kjo ndodh per shkak te degjenerimit te muzikes. Per shembull, sot fillimi i kenges se “Napolonit” ne dasma po ta degjosh me kujdes ka melodi sllave. Por kam vene re qe dasmoret ashtu e pelqejne, keshtu qe ne orkestrantet jemi te detyruar te gjejme shoke qe u pershtaten shijeve te dasmoreve te sotem. Ketu nuk duhet te harrojme edhe qejfmbetjet midis anetareve te orkestres, jo pse njeri mori me shume dhe jo pse tjetri mori me pak”, rrefen Neri, duke e pare kete gje si dicka normale per kohet e sotme.

Atehere e tani, leku “vu”...

Gjithmone orkestrantet e dasmave kane qene te privilegjuar gjate sistemit komunist, ku nuk lejohej puna private. Ne ate kohe, ne vetem nje dasme Neri thote se grupi mund te fitonte nga darovitja e dasmoreve deri ne 5 mije leke, qe te perpjesetuara ne 5 vete qe kishte grupi, nuk ishte nje shifer e vogel per kohen. Ndersa sot fitimet jane edhe me te majme, dhe kjo varet gjithmone nga takati i zones ku zhvillohet dasma. “Ka zona qe jane shume te varfra dhe normale qe fitimi do te jete me i vogel. Pastaj ka edhe njerez qe e zbrazin xhepin. Por fitimet me te medha jane kur kapim ndonje kengetar VIP”, tregon Neri, ndersa shton me tej se ka arritur te fitoje ne nje banket edhe 2 milione leke. Por ashtu sic ka ndryshuar shifra e parave te fituara, eshte transformuar edhe trasta ku futen parate e dasmes ku muzikanti plak thote se, “ne kohe te komunizmit paret e fituara i fusnin ne canten e gernetes, ndersa sot i fusin ne nje cante sportive”. Kur e ngacmojme Nerin nese e ka prishur ndonjehere doren kur dasmoret nuk kane hedhur para, ai ta kthen me te qeshur, se kurre nuk e ka bere nje gje te tille, por nuk e mohon faktin se ka edhe nga ata orkestrante qe e prishin dasmen. “Edhe ajo gje behet, por duhet te marresh parasysh reagimin e dasmoreve. Sot eshte trefishi i orkestrave qe kane qene para viteve ‘90 dhe shumica jane amatore dhe nuk e kane haberin fare nga kjo pune, pasi te gjithe dasmen ua mbulon teknologjia”, shton duke qeshur muzikanti. Duke mbetur te tema e dasmave, Neri thote per “Korrierin” se, kurre ndonjehere nuk i ka gjetur dasmat me seksere, packa se kjo eshte dicka normale ne ditet e sotme. “Mua me njohin te gjithe, por nuk kane munguar rastet kur persona te vecante me kane thene “te kam gjetur nje dasme, me jep kaq leke”, thote ne perfundim te bisedes Neri. 

Dritan Laci