E premte, 19.04.2024, 03:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Leon Cino: Nuk ishte Xhemi qe me theu zemren!

E shtune, 09.06.2007, 08:08 PM


Hera e fundit qe balerini dhe fituesi i edicionit te trete te spektaklit “Amici”, Leon Cino, ishte ne Tirane, do te diskutohej shume gjate ne media. Shume gazeta aluduan se Cino, i cili erdhi si i ftuar ne spektaklin veror “Shtojzovallet” qe organizohej ne “Top Channel”, pati nje lidhje me prezantuesen e ketij spektakli, bukuroshen Xhemi. Nje vit me vone, thashethemi u perforcua, kur Xhemi vendosi te largohej ne Itali per studime, duke lene te tjeret te mendojne se mes te dyve kishte nisur nje marredhenie serioze. Ndersa Xhemi e mohonte kete histori, Leon Cino nuk u pyet kurre deri sot, ku ne kete interviste ekskluzive 24-vjecari rrefen te vertetat e marredhenies se tij me ish-imazhin e “Dixhitalbit”. Cino ndodhet ne Tirane i ftuar nga regjisori i njohur Saimir Kumbaro, si aktor ne filmin e tij te fundit “Ne dhe Lenini”. Mes te tjerash, balerini i deshiruar nga shume adoleshente italiane rrefen per eksperiencen e tij ne Itali dhe Amerike, na tregon per piken e tij te dobet dhe per njeriun qe i theu zemren...

Vini ne Shqiperi per te qene protagonist ne filmin “Ne dhe Lenini” te regjisorit Saimir Kumbaro. Megjithese kjo nuk eshte hera juaj e pare si aktor, cfare pershtypjesh ndani per kete rol?

“Ne Itali kam luajtur ne nje pjese muziko-teatrale e quajtur “Footloose”, ku kam fituar cmimin bileta e arte. Vij ne Shqiperi pas fteses se regjisorit Kumbaro. Filmi xhirohet ne nje azil pleqsh ne Kavaje. Roli ka shume sfumatura. Une jap mesim tangoje ketyre pleqve, qe te mos rrine te ngrysur dhe perpiqem t’u ndryshoj sadopak jeten e merzitshme brenda atyre mureve. Pervec kesaj, bej edhe taksistin e nje konti, gjithashtu jam pronar i nje bari te cilin e kam ndertuar ne nje bunker. Filmi ka nota politike e serioze. Une vertet jam aktor protagonist, por aty behet fjale per kohe qe nuk e kam jetuar dhe si nje djale i ri behem pjese e asaj trupe aktoresh ne nje fryme ndryshe. Luaj rolin e nje djaloshi qe ka simpati per nje grua te madhe ne moshe, e marr me motor, e coj ne azil dhe atje kur i shoh te gjithe ata pleq te vetmuar, ngulmoj qe t’u sjell dicka te re. Per kete film kam lene edhe mjeker, sepse roli kerkon qe te dukem me burreror”.

Balerin ne jete dhe ne film. Ishte kjo arsyeja pse Kumbaro te zgjodhi ty apo…?

“Edhe kjo mund te jete nje arsye. Bashke me Saimir Kumbaron dhe Pirro Milkanin jemi pare ne Itali. Ata kishin ardhur per t’i bere nje interviste Maria De Filipit dhe rastisen ne kohen kur une po beja prova per nje spektakel teatral ne Rome. Me pane ne pune e siper dhe u pelqeva. Para disa kohesh me telefonuan per te me bere propozimin, te cilin e prita me shume deshire. Do doja qe te kthehesha ne Shqiperi, sepse kam 12 vjet qe jetoj ne vend te huaj. Por per pune, jo pergjithmone. Sepse aty kam familjen, mamin e vellane dhe per ata te dy kam lene edhe punen ne Amerike”.

Kaq i lidhur jeni me familjen?

“Te te thosha shume, do genjeja veten. Lidhja ime me familjen eshte e papershkrueshme. Ju thashe qe per ta lashe nje pune si balerin ne nje kompani amerikane ku isha balerini me i paguar. Jam me i perkedheluri i familjes dhe kur jam larg tyre behem keq. Nuk filloj te qaj, por e ndjej menjehere mungesen. Ne Amerike isha ne nje kontinent tjeter dhe per te ardhur ne Itali duhet te pergatitesha qe para dy javesh. Kjo me stresonte here pas here, ndaj zgjodha kthimin”.

Ke punuar tre vjet per keto kompani amerikane. Si ndodhi qe u bere pjese e tyre?

“Para disa vitesh kam kercyer ne teatrin e “La Scales” dhe nje drejtor i nje kompanie amerikane me pa ne prova. Une isha ne shkolle atehere dhe i vogel ne moshe. Ai i kishte kerkuar drejtoreshes nese mund te shkoja per nje prove ne Amerike. Pas konsultimit me familjen vendosa te largohem. Kam levizur ne disa shtete, si Uashington, Siatell e Florida”.

Cfare ka perfituar Leoni nga “Amici” dhe a ishte ky spektakli qe te solli famen?

““Amici” eshte nje spektakel masiv per publikun. Une jam diplomuar ne “Scana”, ne nje akademi prestigjioze. Gazetat italiane me njihnin mua para se te hyja tek ky spektakel. Edhe ne Amerike ku kam punuar si balerin, me njihnin. “Amici” ishte nje eksperience qe nuk e bera per te arritur nje lloj fame, sepse une publicitetin e kam pasur ne xhep gjithnje, duke nisur edhe para largimit nga Shqiperia. Konkurrimin aty e nisa thjesht per t’i bere qejfin mamit, sepse ajo kishte pare Anbeten qe kercente dhe donte qe dhe une te isha pjese e atij konkursi. Nje dite isha ne Rome per te kaluar disa dite pushime dhe nje shok me propozoi qe ta provonim njehere audicionin. E beme dhe Maria De Filipi pas disa ditesh me telefonoi per te me pyetur nese doja te isha pjese e spektaklit. U pergjigja pozitivisht, sepse kisha fituar me forcat e mia, pa ndihmen e askujt dhe nuk shkoja tek “Amici” per t’u bere i famshem, por per te plotesuar edhe me tej pasionin tim”.

Thate qe publicitetin e keni pasur ne xhep. A ndihet Leoni i famshem?

“Aspak. Fama nuk eshte kjo, per me teper qe nuk e di fare se cfare quhet fame. Une nuk jam Majkell Xhekson, ai po qe eshte famoz. Ah, me vjen mire qe shume njerez me njohin, por di te them qe Leoni nuk ia mbush mendjen vetes qe shiko se ti je i famshem dhe kjo eshte gjithcka. Une punoj shume, per te shkuar edhe me tej”.

Realisht, sa te ka ndihmuar shkolla dhe leksionet e Akademise se Dansit ne Tirane (per aq kohe sa ishe) per te qene ky qe jeni sot?

“Une kam pasur nje maestro baleti qe quhej Shpetim Dajci. Me perpara e urreja, ndersa sot e falenderoj me zemer. Ishte nje profesor shume i rrepte ne menyren e studimit dhe kishte pretendime per mua. Kur isha i vogel nuk e kuptoja, ndersa sot i them faleminderit. Me ka edukuar me nje disipline te duhur, pasi sot mund te isha nje rrugac. Fale tij dhe mamase sime qe me ndihmuan munda te krijoj nje jete te mire.

Ke fituar dy cmime, ne vitin 2004 cmimin e “Programit” ne “Amici” dhe ne vitin 2005 cmimin “Bileta e arte” ne teatrin muzikor “Footloose”?

“Jane dy cmime te mira. “Footloose” eshte nje teater me te cilin une kisha rolin kryesor. Pas dy vjetesh turne fituam “Bileten e arte”, sepse kudo qe shkonim kishim sukses te jashtezakonshme. Ndjehem mire per te dy trofete”.

Pas pjesemarrjes tek “Amici”, ke pasur oferta nga televizione te tjera?

“Ofertat nuk me kane munguar asnjehere. Une jam ai qe zgjedh. Para disa kohesh me ofruan nje pune ne RAI, por une zgjodha te rrija te “Amici”, pasi nuk me pelqejne keto “reality show”. I shoh ne fakt, si p.sh, kjo “Balando sopra i stelle”, por nuk me pelqejne keto emisionet ku njerezit bejne cdo gje per nje fame qe zgjat pak”.

Si i ke marredheniet me koleget e tjere shqiptare ne Itali?

“Ne Itali ne fakt, me profesionin qe bej nuk kam kohe qe te zgjedh miqesi. Por kam shume miqesi me Anbeta Toromanin. Kohet e fundit kam filluar miqesi edhe me Klejdi Kadiun. Ndersa me Ilir Shaqirin me ka lidhur dhe puna.

Leon, me pershkruaj nje dite tenden ne Itali?

“Ne fakt jeta ime ka ndryshuar shume pas “Amicit”, jo ne aspektin e fames, sesa ne ate te punes. Me pare kisha me teper kohe te lire, ndersa tani jam gjithe kohen ne levizje. Cdo mengjes shkoj bej nje klas baleti ne Torino, Bari, Xhenova, Sicili, Milano e Verona. Cdo dite eshte ndryshe, ne nje vend ndryshe. Une nuk kam dite te tipit, zgjohu ne mengjes, laj dhembet dhe rri tere diten ne shtepi”.

Le te prekin pak jeten private. Eshte perfolur shume lidhja jote me Xhemin, qe mendohet se nisi pas pjesemarrjes tende para dy vjetesh ne spektaklin veror “Shtojzovallet”. E verteta sipas Leonit, cila eshte?

“Eshte e vertete qe nga ai spektakel e njoha Xhemin. Por nuk kam qene i lidhur me Xhemin asnjehere. Ne fakt une kam nje simpati per te, sepse ajo eshte nje vajze e bukur dhe inteligjente. Por mes nesh ekziston vetem nje miqesi e mire. Tani shume veta mendojne qe me ardhjen e saj ne Itali ne kemi ndonje gje serioze, por ne fakt jo. Kemi dale vetem disa here per kafe, pasi une jam shume i zene me punen dhe kaq”.

Atehere, nese nuk jeni i lidhur me Xhemin, me siguri qe nje vajze ju qendron ne krah, pavaresisht pamundesise kohore?

“Jo, per momentin jam vetem. Pas dashurise se madhe qe pata per vajzen me emrin Samanta qe njoha ne programin “Amici”, une kalova nje moment traume ne jeten time. Kjo ndodhi para dy vjetesh kur u ndava prej saj. Qe nga ajo kohe me eshte krijuar nje mur ndares, qe nuk le me asnje vajze te hyje ne jeten time. Ndoshta nuk e ndjej te nevojshme nje lidhje ne keto kohe, sepse jam teper i angazhuar me punen. Por nuk jam tipi qe kerkoj lidhje. Nese do te vije natyrshem, atehere po. Mund te them qe tani edhe ajo periudha e keqe me ka kaluar dhe jam shume mire.”

Keni 12 vjet i larguar nga Shqiperia, kur vini ketu, per ke ju merr malli dhe si ndiheni?

“Ndjehem shume me i lire ne Shqiperi. Vetem nuk me vjen mire qe kur jam ne Itali, ndersa po ha buke nuk me lene rehat, jo nje autograf e jo nje foto. Ne Shqiperi me shohin, por nuk me flet njeri. Vetem para disa ditesh mbaj mend ne bllok me ndaluan dy vajza per autograf dhe kaq”.

Pervec baletit, pasion tjeter ka Leoni?

“Po, eshte kompjuteri. Vellai im ma ka injektuar kete semundjen qe te rri me ore te tera i ngulitur para monitorit. Ai ka mbaruar shkolle per programator kompjuteri dhe te dy jemi te fiksuar pas tij. Aq sa ndonjehere me duket vetja si japonez, sepse cdo gje hi tech e bej timen. Celulari im momentalisht eshte me i fundit qe ka hyre ne treg”.

Mendon te vazhdosh ndonje specializim apo fakultet te dyte per elektronike?

“Jo, per elektronike nuk e kam menduar. Do doja te vazhdoja per ndonje dege psikologjie, sepse shoh qe njerezit sot kane shume probleme e strese. Madje do preferoja te beja psikologun e balerineve, sepse edhe ne kemi nje stres te madh ne pune, te lodhur dhe jemi ne levizje gjithe kohen”.

Biografi

Leon Cino ka lindur ne Tirane me date 10. 08. 1982, ku dhe ka frekuentuar shkollen e mesme ne Liceun Artistik dhe Akademine e Dansit nga 1993 deri 1996. Ne vitin 1997 zhvendoset bashke me familjen per ne Milano, ku dhe frekuenton shkollen e dansit ne teatrin “Carcano” dhe me pas pranohet ne shkollen e baletit te teatrit “Scala”. Aty fitoi dhe tri bursa prestigjioze studimi. Menjehere pasi perfundoi studimet u transferua per tre vjet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku shume shpejt u be pjese e trupes se baletit Tulsa. U rikthye ne Itali ne vitin 2003 dhe u be pjese e edicionit te trete te spektaklit “Amici”, ku dhe fitoi cmimin e pare. Ne vitin 2004 ka fituar cmimin internacional “Gino Tani”per artin e spektaklit dhe u be protagonist ne teatrin muzikor “Footloose”, ku fitoi dhe cmimin “Bileta e Arte”. Per momentin ndodhet ne Tirane, i ardhur me ftese te regjisorit te mirenjohur Saimir Kumbaro, per te qene protagonist ne filmin “Ne dhe Lenini”.

Xhemi apo Samanta?

Me Xhemin nuk kam qene kurre i lidhur, ruaj thjesht nje simpati per te, pasi eshte nje vajze e bukur dhe inteligjente. Ndersa Samanta, vajza e “Amici”-t, eshte dashuria ime me e madhe. Pas ndarjes me te kalova nje traume ne jeten time. 

Vizitoni: http://www.cinoleon.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora