E premte, 19.04.2024, 07:47 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Pergjigje për z. Myrtaj + 2 Pyetje për z. Asani?

E enjte, 12.02.2009, 07:46 PM


Pergjigje për z. Myrtaj + 2 Pyetje për z. Asani?

Nga Isa Mulaj
 
Nga komenti prej një fjalie të z. Myrtaj nuk isha i qartë për ndërlidhjen që ai bënë ndërmjet Maximillien Robespierre-it e Karl Marx-it, dhe gjendjes së tanishme të shtetit në Kosovë. Ai duket se pajtohet me trendet e tanishme degjeneruese dhe shkatërruese për shtetin e Kosovës dhe bëhet i sigurtë në vetvete se nuk ka rrugëdalje tjetër. Sipas tij, kjo gjendje nuk duhet të sfidohet nga frika se dikush mund t’i etiketojë përpjekjet për ndryshime pozitive si ripërsëritje e Robespierre-it ose ideologji të Marx-it. Fruky ka shkuar shumë larg si historikisht (me Robespierre-in dhe Marx-in) ashtu edhe gjeografikisht (në Francë dhe Gjermani) ndërsa ka mundur të nxjerr mësim si dëshmitar i gjallë nga historia e vetëm para një dekade nga vendi i tij – Shqipëria e vitit 1997. Është e vërtetë se këtu nuk u provua të ripërsëritet kurrfarë Robespierre-i, por me vet faktin se popullsia u vodh pamëshirshëm, u shtye në trazira të përgjakshme që rezultuan me së paku 1500 vrasje (shumica në mënyrë mizore dhe njerëz krejtësisht të pafajshëm që nuk kishin absolutisht kurrfarë lidhje me ideologjizmat tuaj ose të Marx-it), shkatërrimin e pasurive, dhe rënien e GDP-së për 8 përqind, ishte një tregues i qartë se konstatimi i z. Myrtaj për “[S]’ka asnjë shans të ripërseritet..” është i gabuar. Shansat (gjasat) e “ripërseritjes” janë të përhershme, e shpesh herë bëhen edhe të pashmangshme. Kështu miku im, Fruky! Me gjasë jeni ndër të rrallët nga Shqipëria (më fal nëse nuk jeni) që na rekomandoni mos bërjen asgjë pasi çdo gjë u duket e përkryer.     
 
PROJEKTI I BAN-KI MOON-IT==>M. Stafa
 
Në Kosovë ka gjasa të “ripërsëritet” Robespierre-i, bile edhe më shumë se në Shqipëri nëse duam shtet demokratik. Nëse konstatimi i juaj për “asnjë shans” qendron, atëherë hajdutët privat që vjedhin kalimtarët e rastit dhe thyejnë shtëpitë për të plaçkitur, janë po aq të “ndershëm” sa edhe hajdutët dhe matrapazët zyrtar. I vetmi dallim është se hajdutët privat e kanë punën më të vështirë, me më shumë rreziqe, dëmtojnë më pak njerëz, dhe në fund marrin shpërblime me të vogal, ndërsa hajdutët zyrtar dëmtojnë shumicën dërmuese të shoqërisë duke e plaçkitur atë në masë. Emruesi i përbashkët është hajduti. Por, së pari duhet të kapet peshqit e mëdhenj – hajdutët zyrtar.
 
Me nderime
Miku juaj, Isa



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora