Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luçie Miloti

| E diele, 01.05.2005, 04:50 PM |


Lucie Miloti - Ligjeresha e kenges se bukur shkodrane

Luçie Miloti
Këngëtarja e njohur Lucie Miloti është lindur ne qytetin e Shkodrës. Qe ne moshe 12-vjeçare ajo doli ne skene para spektatorit shkodran, duke kenduar me artistet e mirenjohur Bik Ndoja, File Gjoleshi, Zina Filipi (Kolaci), Pjeter Gjergji etj. Me pas Lucia kendoi rregullisht ne radio Shkodra dhe ne Shtepine e Kultures, ku drejtonte kompozitori i mirenjohur Prenge Jakova (artist i popullit).

Ne vitin 1946, Lucija, ne moshen 16 vjeç, vjen ne Tiranë me familjen e saj dhe aktivizohet ne grupin artistik shkodran ne Radio-Tirana. Këtu ajo ka kenduar jaret shkodrane, duke u mirepritur nga artedashesit me mosha dhe profesione të ndryshme si; "Cila sytë, due me te pa", "Për mue paska kanë kysmet", "Bishtalecat pale pale", "Shpend ma i parë i bukurise", "Zanusha", "Me zaman asaj furije?, "Cu cue Rushja", etj.

Me krijimin e institucioneve te tjera kulturore artistike profesioniste te kryeqytetit, Lucija u aktivizua ne filarmonine e shtetit dhe me pas kaloi ne Estraden e Tiranës, me vonë, ne Ansamblin Shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore. Ne Ansambel iu dha titulli "Artiste e Merituar".

Ne repertorin e saj artistja ka interpretuar mbi 500 këngë popullore, njera me e bukur se tjetra. Si p.sh. |"Kacurrelat e tu", këngë kjo e muzikantit te talentuar Gac Cuni, "Synin tënd larushe mij cike", "Me t'shi hajtshamos te daca" e kompozitorit të madh Zef Leha etj. Mjaft këngë nga repertori i saj, te interpretuara e te pritura mirë nga pibliku ynë, janë këngët patriotike te kenduara me shumë mjeshteri, si p.sh. "Ded Gjon Luli", "Zek Jakini" etj. Edhe pse e larguar nga skena dhe aktiviteti i saj prej vitesh, kompozitore dhe adhurues te saj vazhdojnë t'i dedikojne këngë ne shenjë falenderimi për kenaqesine qe i ka dhuruar ajo me zërin e saj te bukur, p.sh. kompozitori lezhian Agim Velaj i ka kushtuar këngën "Lauresha e Shkodrës" si dhe kompozitori shkodran Xhevat Lishi "Zani yt na sjell pranvere", me tekst te Lah Memes. Lucie Miloti ka kenduar ne gjithë Shqipërinë, deri ne piramidat kufitare. E kanë quajtur "Ligjeresha e kenges se bukur shkodrane".

Lucia, ne karrieren e saj ka marrë pjesë ne festivale kombëtare dhe nderkombetate, si ne skenat e shumë kryeqyteteve te Ballkanit dhe madje te Botes. Ne një veprimtari jashtë shtetit Lucie Milotin e quajtën "Bilbilin e Ballkanit". Ndërsa një muzikolog i madh, i huaj, do të citonte për Lucije Milotin "ishte një bilbil me ze kristalor". Këngëtarja e mirenjohur ka thënë: "Nuk do ta arrij kurrë këngëtaren sa te madhe aq te famshme, te ndjeren Marije Kraja, ishte me se e magjishme". Me pasion flet edhe për këngët e te mirenjohurit ne Shqipëri dhe jashtë shtetit, Bik Ndojen, i cili ishte i pazevendesueshem.

Nga Shkodra e kujtojnë shumë artiste dhe studiues te artit, si: Bik Ndoja, Isa Alibali, Ferid Bala, Myfarete Laze, Paç Alimehillli, Ramazan Cehu etj. Gjithashtu, me raste vijnë dhe e vizitojne ne shtepi miqte e saj nga Tirana, si Engjell Ndocaj, Nina Mula, Osman Mula, Luiza Papa, Drita Papajani, Pavlina Mihaj, Xhevdet Hafizi, Naile Hoxha, rapsodi i mirenjohur popullor Tom Nikolla, Abdulla Kalaci, Dedin Suli, sepse ajo është e sëmurë. Duke pasur një krijimtari te gjatë dhe te gjerë artistike ne fushën e kenges popullore, këngëtarja Lucie Miloti është dekoruar para katër viteve nga ish-Presidenti i vendit, Rexhep Meidani me Urdherin "Mjeshter i Madh", për kontributin e shquar ne përhapjen e muzikes popullore për nivel te lartë ne interpretimin e kenges popullore, duke u cilësuar si "bilbil me ze kristalor i Shkodrës".

Tema Maj 2005

Intervistë me Luçie Milotin

Luçie Miloti ka lindur më 11 maj 1930, në qytetin e Shkodrës. Për herë të parë ka dalë në skenë në moshën 12-vjeçare dhe çuditi spektatorët shkodranë duke kënduar përkrah me Bik Ndojën, File Gjeloshin, Pjetër Gjergjin etj. Aty filloi karriera e saj, duke kënduar në Radio Shkodra, nën dirigjimin e Artistit të Popullit Preng Jakova. Në 1946, në moshën 16- vjeçare vjen në Tiranë, ku fillon karriera e saj si në skenat kryesore të vendit, ashtu dhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai që krijoi figurën e saj të plotë si këngëtare është profesori i saj, Pavlin Pali. Jeta, arti, dashuria dhe pasionet e artistes 75- vjeçare vijnë kësaj radhe në gazetën “Express”. Disa nga këngët e kënduara nga ajo janë: "Bishtalecat palë palë", "Shpend ma i parë i bukurisë", "Zanusha" etj. Në repertorin e saj ka më shumë se 500 këngë popullore.

Intervistë me Luçie Milotin, këgëtaren e cilësuar si bilbili me zë kristalor i Ballkanit ose lauresha e Shkodrës

Gjermani i çmendur pas meje ra nga kati i tretë i hotelit

Cili është momenti më interesant që mbani mend nga skena?
Kam shumë momente të tilla. Kryesisht momente të bukura janë vlerësimet që kam marrë jashtë shtetit. Por më i veçanti ka qenë momenti kur unë mora çmimin e tretë në Festivalin Ndërkombetar të Rinisë në Varshavë. Mbasi mora çmimin e tretë dhe këndova këngën (pasi duhej të përsëritej), duke zbritur nga skena për të takuar kolegët e mi, u pengova tek shkallët. Kisha vesh xhubletën e kostumit popullor dhe nga emocionet m’u morën këmbët, pasi unë nuk e prisja atë çmim. Një natë më parë ne kishim ndenjtë deri vonë, duke hangër dhe duke pirë, aq sa më ishte marrë edhe pak zëri. Ishte gëzim i madh ai çmim dhe emocionet ishin të papërshkrueshme.

E keni dekoratën e çmimit?
Çmimin ma vodhën. E kisha vënë tek gjoksi, ku dihet se kush m’i ka fut durët (qesh).

Si ju prisnin në Shqipëri pasi merrnit këto çmime?
Oh, shumë mirë. Na priste gjithmonë Byroja. Na bënin pritje nderi.

Keni patur rast ta takoni Enverin?
Disa herë, sepse ne shkonim shpesh në Pallatin e Brigadave për të dhënë koncerte. Dhe aty kishte momente që ne flisnim edhe personalisht me Enverin. Aq sa një herë Fiqnete Rexha e hëngri keq, pasi kur Enveri na pyeti: "A keni marrë ndonjë dekoratë?" Ajo iu përgjigj: "Çfarë dekorate, ne nuk na kanë rrit as rrogat".
Ndërsa kur më pyeti mua, për të mos e hangër dhe unë i them: "Kemi kohë për dekorata".

Kur keni qenë jashtë shtetit ju ka propozuar ndonjëri për martesë?
Për martesë jo, sepse ne shkonim nëpër festivale të organizuar dhe të shoqëruar. Por që të lakmojshin dhe të të dëshirojshin për dashni po.

Po ju pranonit? Apo thonit nuk na lë partia?
(Qesh) Ashtu nuk i thosha, por unë i shmangesha. Në festivale ka shumë që të lakmojnë, vijnë të të propozojnë, vijnë me të përqafu, me të marrë një autograf, të ngrejnë peshë, sa nuk i përballon dot.

Si u njohët me bashkëshortin, Ludovikun?
Ishim tek Hotel i Gjuetisë në Lezhë për të dhënë koncert. Ai atë kohë punonte kamerier. Ka qenë shumë i bukur. Dhe ishte dashuri me shikim të parë. Unë isha 35 vjeç, ndërsa ai ishte 10 vjet më i vogël. Po çfarë t'i bësh dashuria nuk njeh moshë.

Nuk bëri bujë kjo martesë, duke patur parasysh diferencën e theksuar të moshës?
Jo. Pasi kjo diferencë nuk binte në sy.

Nuk bëheshit xheloze për të?
Unë? Shumë. Varet se si e mendon ti xhelozinë. Por unë di të them se xhelozia është një kunj, që me të hy, lëshon rrënjë dhe nuk ka burrë nëne me ta heq, me ta shkul. Xhelozia sëmundje është.

Po për vajzën jeni xheloze?
Jam pak, sepse unë jam lidh gjithë jetën me të. Unë nuk u martova më. Ia dedikova jetën time asaj dhe kështu që e dua veç për vete.

Doni që vajza juaj të martohet?
Patjetër që po. Mua nuk më tret dheu pa e parë Norën të rregulluar. Vetëm dua që të mendohet mirë para se ta bëjë këtë hap dhe të gjejë një njeri të mirë dhe ta njohë mirë para se ta marrë.

Cili ka qenë ndonjë kompliment i veçantë që të bënin atëhere?
Ka pas shumë. Po ja shkodranët, për shembull, kalonin nëpër rrugë dhe thonin: Pse s'vjen moj dreq një herë me ne. Apo “e run me zi groshë....”, “Hajde moj dreq, moj zog qene”.

Ju çonin letra dashurie?
Ou, shumë.

I keni ruajtur?
Jo ooo. Unë s'kam ruajtur as tekstet e këngëve.

A ka patur ndonjë fans që ka bërë ndonjë çmenduri për ju?
Jo çmenduri, por kanë vdek për mu (qesh).

Si kanë vdekur?
Po ja, njëri (fans gjerman) ka ra nga kati i tetë i hotelit, duke u mundu me hy në pabesi nga dritarja e dhomës. Ai kishte zanë marak me mu.

Bënit shumë prova për të mësuar këngët?
Jo shumë. Ka pas raste që unë kam mësuar shtatë këngë përnjëherë me profesorin tim, Pavlin Pali dhe i kam kënduar brenda natës.

Çfarë hyzmeti i bënit zërit?
Asnjë gjë. I fusja një teke konjak ose fërnet në mëngjes dhe isha në rregull. Madje e pija me filxhan kafeje që të mos e kuptonin të tjerët, sepse atëhere femrat nuk mund të pinin si ç’pinë sot.

Është e vërtetë se divorci juaj erdhi edhe si rrjedhojë e futjes së burrit tuaj në burg për agjitacion dhe propagandë?
Edhe si rrjedhojë e kësaj. Duhej ta ndaja, sepse përndryshe mund të internohesha.

E vuajtët këtë situatë?
Po, sepse më vinte zor. Ishte edhe opinioni. Që prej atëhere u mbylla. Shumica kishin frikë me më fol në rrugë. Më shmangeshin. Dhe kishin të drejtë, pasi për në atë kohë unë isha bashkëshortja e një të burgosuri politik.

Pasi u ndatë, ju kanë propozuar të tjerë për martesë?
Për t'u dashuru bën vaki, ndërsa për t’u martu jo (qesh).

Mërziteni më shumë tani për shëndetin apo ...
Tani mërzitem për vitet që ikën dhe nuk kthehen më.

Nora më ka thënë se keni lexuar shumë libra. Është e vërtetë?
Po shumë. Madje lexoja dhe shtrirë dhe gjithë natën. Nuk prisja sa ta mbaroja romanin. Aq sa dhe shikimi më ra. Llazar Siliqi më thoshte shpesh: "Mos lexo kështu, sepse leximi intensiv të çon në traumë, sepse del nga realiteti ku jeton dhe hyn në jetën e personazheve."

Kush ka kompozuar këngë për ju?
Pjetër Gaci, këngën me titull: "Qytetit tim" , që e ka kënduar më vonë Sali Brari. Rud Gurashi, këngën me titull: "Shpend ma i parë i bukurisë", Zef Leka, me këngën: "Synin tand larush moj çike". Ndërsa në ditët e sotme, që mi sjellin këngët në shtëpi, janë të Xhevat Lishit, me tekstin e Lah Mema: "Zani yt, na sjell pranverë" dhe e këndon Meri Zefi. Para një muaj kompozitori lezhjan, Agim Velaj më sjell këngën: "Lauresha e Shkodrës"

Intervistoi: Alma Xhupi 01/12/2005

Lucie Miloti, hesht "Bilbili i Ballkanit"

Korrieri, 16 Maj 2006

Kengetarja e shquar e muzikes popullore, Lucie Miloti, nderroi jete dje paradite ne Tirane ne moshen 76 vjecare. Kengetarja e paperseritshme Lucie Miloti lindi ne qytetin e Shkodres me 11 maj 1930, ne nje familje qytetare dhe me tradita muzikore. Ne moshen 12 vjecare ajo del per here te pare ne skene ne Shkoder, me pas kendon ne Radio Shkodra dhe angazhohet ne shtepine e Kultures se qytetit nen dirigjimin e Preng Jakoves.

Me 1946 transferohet familjarisht ne Tirane, ku emerohet si soliste ne Radio Tirana ne drejtimin e Paulin Palit. Nje vit me vone emerohet si soliste ne Filarmonine Shqiptare. Me formim e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore, me 1957, Lucie Miloti, emerohet si soliste dhe vazhdon karrieren e saj deri ne moshen 45 vjecare kur edhe del ne pension per arsye shendetesore duke nderprere dhe karrieren e saj artistike.

Turnete e saj jane te shumta, ne disa vende te botes, ku eshte vleresuar me cmime dhe eshte cilesuar si zeri i rralle i Ballkanit; ne Varshave eshte vleresuar me titullin "Bilbili i Ballkanit", ndersa ne Bullgari muzikologet e kane cilesuar si "Bilbili me ze kristalor". Lucie Miloti ka marre titullin "Artiste e Merituar" me 1961 dhe urdhrin "Mjeshter i madh" nga ish-Presidenti Rexhep Meidani. Homazhet ne kujtim te se ndjeres do te zhvillohen sot nga ora 11.00-12.00 ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane.

Lamtumira e fundit per Lucie Milotin

Miq dhe kolege qene te mbledhur tok ne nje vend paraditen e djeshme, per t'i dhene lamtumiren e fundit kengetares Lucie Miloti. Te gjithe qene disi te perhumbur...pasi beni ritin e zakonshem, venien e nje tufe lulesh dhe ngushellimet e familjareve, askush prej tyre nuk ngurronte te fliste per te, dhe te shkepuste copeza kujtimesh nga vitet e gjata te punes bashke me te, dhe turnete ne te gjithe boten. Holli i Teatrit te Operes qe i pushtuar paraditen e djeshme nga tingujt dhe zeri i saj, pasi qene kenget e saj ne sfond, te perzgjedhura per ta percjelle ne banesen e fundit. Ndersa nuk kish se si te mungonin edhe aktoret e trupes se Teatrit "Migjeni" te Shkodres, qytet prej te cilit doli edhe kengetarja qe kompozitori Aleksander Peci e cileson me ze kristalor, Lucie Miloti. Ndonese ajo qe e semure prej vitesh dhe i mungoi skenes, Ansamblit Kombetar dhe turneve te tij ne bote, ajo do te kujtohet jo vetem prej miqve dhe kolegeve te saj, por edhe dashamiresve te kenges popullore.

Thane per Lucie Milotin:

Gaqo Cako, tenor:

"Kudo ku ka shkelur dhe eshte degjuar zeri dhe kenga e saj, eshte shquar per nje ze te mrekullueshem, te kristalte dhe me nje tingellim krejt te vecante. Ajo qe nje artiste e rralle e popullit shqiptar dhe sot eshte nje prej atyre diteve te nje humbjeje te madhe per ne artistet dhe gjithe kombin, pasi u nda prej nesh nje prej themelueseve te medha te kenges se vertete popullore. Vec te tjerash, ajo ishte shume shqiptare".

Besim Zekthi: valltar

"Sot, kenges shqiptare i iku nje pjese e zemres. Ajo, jo vetem si artiste, perfaqesuese e kombit tone, por qe edhe me vlera te medha evropiane. Me kujtohet qe ne Festivalin e Ballkanit ne vitin 1962, i thoshin "Bilbili i Ballkanit". Ndersa ne festivalin e Hungarise i thoshin "Bilbili i Evropes". Luci dhe Ibrahimi, ndjese paste edhe ai, kishin gjetur njeri-tjetrin dhe kushdo nga populli do te degjoje kengen e Lucit, degjon edhe Ibrahimin. E kushdo qe degjon Ibrahimin, ciceron edhe Luci. Eshte nje humbje e jashtezakonshme, dhembje per ne qe e jetuam nje jete te tere me te, dhe per vete kombin qe i hiqet nje pjese e kultures. Pasi ajo eshte e paperseritshme ne kulturen e kenges shqiptare. Ajo i kendoi paster kenget, ashtu sic i donte populli, ndryshe nga tani qe degjojme zera".

Aleksander Peci, kompozitor:

"Ajo eshte nje ze i rralle dhe qe vjen rralle ne kulturen etnike te nje populli, me etnos dhe nje kenge popullore kaq te pasur dhe te larmishme. Ate jo me kot e kane quajtur "Bilbil i kenges popullore", pasi ajo ka mbajtur me natyrshmeri vlerat e saj. Ka mbajtur vesen e kenges popullore dhe asaj shkodrane. Eshte nje fenomen i rralle qe do te jetoje gjate ne kujtesen e brezave qe e duan dhe e adhurojne kengen popullore".

Korrieri