E premte, 19.04.2024, 09:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuk është higjenike të martohesh me atë që do…

E marte, 10.07.2007, 11:15 PM


Babait i vodhën në autobus dhëmbët në xhep, dhe përsëri beson në të ardhmen e vendit. Ndoshta, sepse tani me kica në gojë, e ka përpara të ardhmen.
***
Mos prisni një trafik të rregullt makinash, kur atë e përbëjnë ata që nuk dinë të ecin si këmbësorë.
***
Gjëja më e padobishme sot është të shkruash letërsi, dhe gjëja më e dobishme është të mos lexosh fare.
***
Kur ti ëndërron, projekton, vendos dhe je gati për t’ia futur tjetrit, por papritur shikon se këtë proçes miqësor ai e ka bërë më parë tek ti, … kjo është politikë.
***
Kulmi i ndershmërisë: Kunati im deputet mi solli me të vërtetë 100 eurot që më dërgoi ime motër nga Italia.
***
E.R. qenka i vetmi politikan që nuk ka të dashur. Sepse është inpotent. Paska edhe sëmundje që të bëjnë të ndershëm!
***
Është e vërtetë se ka shumë vajza të mira midis djemve gey, dhe shumë djem të mirë midis vajzave lezbike.
***
Dikush nuk mbyll gojën e prapanicës, e dikush tjetër nuk mbyll prapanicën e gojës. Kjo është arsyeja që shpesh në një ambient e ndjeni veten të lumtur.
***
Nëqoftëse doni të ruani sistemin e gënjeshtrës së madhe, mund të thoni herë pas here edhe ndonjë të vërtetë të vockël. Por, fare të vockël.
***
Homoseksuali i këndonte shumë bukur dashurisë për vajzën që e braktisi. Por, në mendje ai kishte djalin.
***
Ka njerëz që përdorin për të pastruar, gojën dhe prapanicën, letër higjenike. Me sa duket e kanë kuptuar se të dyja i kanë njëlloj.
***
Nëse nuk keni frigorifer, apo ta mbushni atë, ndizni televizorin dhe ngopuni me edicionet e lajmeve.
***
Nuk ndryshon karakteri i xhelatit dhe viktimës. Vini re si e trajton kjo e fundit llojin e vet, sapo zë pozicionin e të parit.
***
Sa vite na duhen për t’u bindur ndaj budallallëkut tonë, aq kilogram vite kemi qenë të trashë.
***
Shija e sotme injoron shijen e kaluar. E kaluara ka qenë dikur e sotme, ndërsa kjo, duke mos qenë as e sotme, nuk do të jetë kurrë e kaluar.
Kryeministri rrit 10 përqind pensionet, dhe porosit ministrin e shëndetësisë të ulë në 50 përqind numrin e të gjallëve që e përfitojnë atë.
***
I biri i ish shërbëtorit proteston në krah të birit të ish pronarit, për rikthimin e pronës. Njëherësh, edhe për statusin e vet si në kohën e babait.
***
Sa të aftë jemi për tu qeverisur, shikoni politikanët; sa të nënshtruar dhe të duruar jemi, shikoni popullin.
***
Nuk është e vërtetë se femrat nuk janë inteligjente, por ajo vlerë u rrjedh çdo muaj bashkë me menstruacionet.
***
Vetëm në shoqërinë e lartë mund të gjeni veset më të ulta.
***
Nga penisi deri tek arkivoli, quhet jetë. Sa shumë ngjajnë të trija në formë dhe përmbajtje!
***
Katër vajzat e martuara vendosën: Babait të paralizuar 97 vjeçar, do t’i blinin gjithë jetën, letër higjenike dhe furçe dhëmbësh.
***
Maskilisti u martua me katër gra dhe tradhëtoi me 18 copë dashnore. Ndërsa feministi u martua vetëm një herë. Cili i do femrat?
***
E kuptoj shumë mirë injorancën time të thellë, të gjerë dhe të gjatë. Prandaj, them se jam i mençur.
***
Një nga kriminelët e kërkuar të luftës në ish Jugosllavi, nuk pranon të dorëzohet në Hagë, jo nga frika e dënimit, por sepse natën e dytë të arrestimit duhet të flejë me Karla del Ponte.
***
Ministri im, në zyrë mban fotografinë e gruas, ndërsa udhëtim-pushimet i bën me të dashurën sekretare.
***
Fatmirësisht tingujt muzikorë nuk kanë nevojë për përkthime, sepse “zanatçinjtë” do të na i sillnin mrekullitë e krijuara nga gjenitë, krejtësisht të deformuara.
***
Nuk është higjenike të martohesh me atë që do, por me atë që të do.
***
Ajo kishte në shtëpi një sirtar plot me të mbathura dhe tanga, por asnjëherë nuk i dilte koha t’i vishte.

***
Shyqyr që Zoti nuk merret me tregti, sepse rrezet e diellit dhe të hënës do t’i blinim me euro. Por dalëngadalë, besimtarët e tij edhe këtë do ta bëjnë realitet.
***
Burgu për hajdutët e vegjël është mësim edhe për ata jashtë. Jo të gjithë kanë të drejtë të vjedhin.
***
Njerëzimi shpiku të vërtetën për të zbuluar më lehtë armiqtë e vet.
***
Nga kronika e bardhë. Daja që kishte tentuar të mbyste nipin e tij në mes të ditës, bërtiste në sallën e gjyqit: E ku ta dija unë se ai ishte nipi im?
***
Gruaja që merret me politikë, më ngjan si burri që merret me qëndisje.
***
Poshtërsia nuk bëhet nga budallallëku, por nga ligësia, ndërsa budallallëku nuk vjen nga ligësia, por nga injoranca.
***
Kur të tjërët flasin dhe unë nuk i kuptoj, nervozohem. Kur unë flas dhe të tjerët nuk më kuptojnë, përsëri nervozohem. Kjo do të thotë se unë kam gjithmonë të drejtë në nervozitetin tim.
***
Nëqoftëse doni të dini konsideratën e eprorit tuaj, ju sugjeroj të vëzhgoni sjelljet e shoferit të tij ndaj jush.
***
E kam ditur gjithnjë se im shoq më donte shumë, sepse sa herë ndihesha keq nga ana shëndetësore, më pyeste me ngrohtësi: E dashur, çfarë trashëgimie do më lësh mua?
***
Duhet kohë, energji dhe kulturë e madhe për të gënjyer, ndërsa për të zhgënjyer, vetëm pak çaste.
***
Një nga arsyet e zhvillimit tonë të gjithanshëm është edhe fakti se, nëse dikush dështon në drejtimin e një fushe të caktuar, pjesën tjetër të jetës bëhet ekspert dhe analist i asaj që dështoi.
***
Kanë një ndryshim rrënjësor programatik e djathta dhe e majta. Të djathtët vjedhin me dorën e majtë, ndërsa të majtët, me dorën e djathtë. Kjo është vërtetuar nga ortopedët dhe psikologët.
***
Për disa, padrejtësia është drejtësia më e mirë.
***
Kur një gazetar i një radioje private më pyeti, se cilat ishin tri dëshirat e mia si qytetar i këtij vendi, iu përgjigja: Dëshira e parë është që të kem një dëshirë, e dyta, të më plotësohet e para, dhe treta, të më plotësohet e dyta. Jetoj në Shqipëri ndaj iu përgjigja kështu, sepse së pari dhe së fundi, më duhet të kem vërtet një dëshirë.
***
Kam arritur në përfundimin se, të gjitha gëzimet në jetë i kam patur nga injoranca, ndërsa të gjitha shqetësimet, nga mençuria. Jam i shqetësuar se kjo e dyta nuk dëshiron më të më lërë asnjë çast nga e para.
***
Ne e kuptuam menjëherë që ai ishte i martuar vetëm nga fakti se, sa herë dilte nga shtëpia rrobat i kishte të pahekurosura.
***
Urrejtjet më të mëdha do t’i gjeni gjithnjë brenda llojit dhe të njëjtit zanat.
***
Moda më e përhapur sot në veshje, është zhveshja. Jam shumë i kënaqur pasi jam dhe ndjekës i saj tek… të tjerat.
***
Kush ka parë lotët e krokodilit, i kupton më mirë ato të femrës.
***
Për të qenë të sigurtë se martesa e tyre do të ketë jetë të gjatë, në fillim çifti i ri caktoi ditën e ndarjes, pastaj atë të dasmës.
***
Diku me ligj e diku pa ligj, njeriu i gjorë do të vidhet nga të liqtë.
***
Uniformat shtetërore dhe veladonët e çdo lloj ngjyre janë krijuar që vjedhja të mos quhet vjedhje.
***
Budallallëku i njerëzve është si vera. Sa më i vjetër, aq më interesant dhe i çmuar bëhet.
***
Bashkëkombasit e mi e konsiderojnë shtetin si një televizor që mund të komandohet nga mijëra pulte njëkohësisht.
***
Kur shikoni njerëz që dekorohen në politikë, kujtoni se meritat u takojnë të tjerëve.
***
Liri e fjalës do të thotë, sa më shumë njerëz të kërkojnë të vërtetën, aq më pak do ta gjejnë atë.
***
Nëqoftëse besoni gënjeshtrat e politikës, nuk keni të drejtë pastaj të kërkoni mbajtjen e premtimeve.
***
Në këtë tokë, ajo që vlen realisht nuk është vlerësuar, dhe ajo që vlerësohet, kurrë nuk do të vlejë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora