E merkure, 24.04.2024, 09:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Kush e shpiku të qeshurën?

E marte, 10.07.2007, 11:12 PM


Në një radio private drejtuesi i emisionit u bënte dëgjuesve këto pyetje:
-Me çfarë mjete ndërlidhje komunikonte Skënderbeu me ushtarët e tij, me telefon, me celular apo me faks?
-Mali i Dajtit para okupacionit fashist, çfarë lartësie ka patur?
-Energjia elektrike që na vjem në shtëpi, kalon vetëm me një, me dy apo me tre tela?
-Haxhi Qamilin, ku e kapën kundërshtarët e tij në autobuz, në tramvaj apo në stadium?
-Kush është shpikur në fillim çakmaku apo shkrepsja?
-Pse gruaja nuk e ka vëlla burrin e saj?
-Uji i kripur i detit është i tillë nga lotët e njerëzve, kafshëve apo shpendëve?
-Shpikësi i numrave, siç dihet ka qenë nga anët tona, ilire. E dini arsyen pse ai nuk dinte të numëronte?
-Kush ka më shumë nevojë për njëri-tjetrin, ligji për ligjvënësit apo e kundërta?
-Pse psikologët janë të mendimit se, dashuria lind tek dy njerëz që urrehen me njëri-tjetrin?
-Çarli Çaplin e përzuri guzhinierin e tij, një emigrant nga Përmeti, se e vodhi, nuk gatuante mirë, e shau debil, apo nuk i pëlqente filmat?
-Cilin ka patur ministër të financave Jezu Krishti?
-Sa e ka patur numrin e këmbës Robinson Kruzo?
-Pse qingji lind nga dhia dhe jo nga kanguri?
-Sa ishte gjallë dhe në pushtet Napoleon Bonaparti, a i lejoi mediat televizive të pavarura?
-Kush dhe me çfarë fjalësh e mbylli E-maelin e parë të dashurës së tij në çastet e fundit të jetës: Mikelanxhelo, Leonardo da Vinçi, Rafaeli apo Selam Musai?
-Dhe së fundi, çfarë kombësie kishte ai që shpiku të qeshurën?
Tani që ju po lexoni këto rradhë, unë jam ende duke qeshur me pyetjet e mësipërme. Nga të gjitha, më tërhoqi më shumë kjo e fundit: Kush e shpiku të qeshurën? Vërtet kush e shpiku? Mendoj se e kam gjetur përgjigjen. Atë na e fali Zoti, dhe na e vë në përdorim mençuria ose budallallëku. Në rastin tim, e shkaktoi kjo e dyta.

Qengji i urtë pi në dy tendera
Rruga e historisë, çahet me tender në dorë.
Armikut dhe erës, ktheji tenderin.
Burri matet me tender, jo me zemër.
Sa të rrosh, tendera do të fitosh.
Dhi e zgjebosur, tenderi përpjetë.
Tenderi fitohet, nuk dhurohet.
Tenderi i rëndë në vend të vet.
Ai stan, atë tender ka.
Besa e shqiptarit, si tenderi i arit.
Më mirë dhjetë tendera sot, se sa një mot.
Atdheu është vendi ku fitoj tendera.
Qengji i urtë, pi në dy tendera.
Çdo popull ka tenderin që meriton.
Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë tenderi.
Trimi i mirë me tendera shumë.
Sipas kokës, tenderin.
Duaje atdhenë, si politikani tenderat.
Qentë le të lehin, tenderat shkojnë përpara.
Tenderat nga populli dalin dhe në popull shkojnë.
I zoti e nxjerr tenderin nga balta.
Shkon për lesh e vjen me tender.
Dita duket sa lind tenderi.
Mali me malin nuk takohen, tenderi me tenderin po.
Sheh tenderi, tenderin e fitohet.
Tenderi e ka bishtin mbrapa.
Miku i mirë njihet në ditë me tender.
Dy të rrahura nuk të bëjnë mirë, dy tendera po.
Më mirë një mik më pak, se sa një tender më pak.
I yti mishin ta ha, por tenderin ta ruan.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora