E hene, 06.12.2021, 05:54 AM (GMT)

Mendime

Vuk Draskovic: Të mësojmë nga shqiptarët

E hene, 09.02.2009, 07:21 PM


Të mësojmë nga shqiptarët

Vuk Draskovic thotë se raportet e Serbisë me SHBA’të duhet të ndërtohen duke marrë shembull shqiptarët. Ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë shpalos një detaj nga mëngjesi i lutjeve ku Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ishte ulur në një tavolinë me Kryeministrin Sali Berisha. Draskovic shprehet i shqetësuar rreth raporteve Beograd - Washington.

Nga Gazeta Express

Ish-kryediplomati serb Vuk Draskovic është shprehur i shqetësuar për raportet që ka vendi i tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Draskovic, i cili këtyre ditëve ka marrë pjesë në lutjet e mëngjesit është shprehur pesimist kur është fjala për mundësinë e ndryshimit të qasjes së SHBA’së karshi Serbisë. Ai ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë shtet serioz dhe se asgjë e rëndësishme nuk do të ndryshojë karshi Serbisë dhe rajonit.

Por Draskovic është shprehur i shqetësuar me qëndrimin serb përballë integrimeve euroatlantike i cili duket se ka ndryshuar, pasi zyrtarët serbë në Beograd tashmë kanë filluar të flasin kundër anëtarësimit në NATO’s dhe për neutralitet ushtarak.

I pyetur se çka mund të bëjë Serbia për promovimin e interesave të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Draskovic thekson se Serbia së pari duhet të sqarojë gjërat me veten. Ai sugjeron marrëdhëniet shqiptaro - amerikane si model.

Ne duhet të mësojmë më shumë nga fqinjët tanë, për shembull shqiptarët. Unë sot në drekën e lutjeve isha i ulur afër tavolinës në të cilën ishte Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton. Por ajo ishte në tavolinën e Kryeministrit Shqiptar, Berisha”.

Në këtë kontekst, Draskovic ka folur edhe për raportet e Kosovës me Amerikën.
Kur nesër Bill Clinton do të vijë në Prishtinë atje do ta pres Bill Clintoni, pra shtatorja e madhe që shqiptarët ia kanë ngritur Clinton’it. Shtatorja e lirisë në Prishtinë po ashtu do ta pres secilin amerikan. Bota e sotme është botë e simboleve. Ne këtu nuk jemi askund . Madje ne shumë shpesh bëjmë atë që është kundër interesave tona”

Draskovic nuk ka komentuar rreth qasjes aktuale të Serbisë karshi Kosovës por ka rikujtuar propozimet që i kishte bërë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, gjatë kohës sa ai kishte qenë Ministër i Jashtëm.

Draskovic thotë se modeli i Taivanit do të kishte qenë më i përshtatshmi për Kosovën.
“Apetitet tona ishin ekstreme, joreale sikur që janë edhe sot, kur dikush thotë se ne duhet ta ruajmë sovranitetin ndaj Kosovës, sikur ta kemi atë. Si të ruajmë diçka që e kemi humbur qysh në qershor të vitit 1999”, ka thënë ai.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora