E shtune, 20.04.2024, 12:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Flamur Maloku: Kah diskursi i poezisë

E diele, 08.02.2009, 01:07 PM


Vështrim kritik  

 

Kah diskursi i poezisë

 

Botën e poezisë duhet kuptuar përmes një integraliteti  të përhershëm dhe të fuqishëm që përmban ajo në jetën e njeriut në universalitetin e përhershëm

 

Nga Flamur Maloku

flamurmaloku@hotmail.com

 

a)      Shkrimi zero

 

 

Dihet se poezia është diskurs i një subjektiviteti të përhershëm autentik. Kjo autentike, që artikulohet nga ndjeshmëria e thellë me përplot emocione-figura e më kontekste të ndryshme shpirtërore, njeh para së gjithash kohën zero te diskursit. Derisa njeh zeron e shkrimit-formimit, diskursi i poezisë bëhet jetësore-universal. Poezia pranohet si pjesë shpirtërore-individuale, duke pasur para sysh fenomenin universal-metafizik të saj, e cila universale padyshim realizohet përmes një kategorialiteti estetik në kohë dhe hapësirë, e bënë poezinë përherë e më shumë që të jetë universale. Kjo ka bërë që lexuesi të njeh veten në diskursin universal të saj të gjejë veten, duke e njohur veten dhe botën e tij ai edhe identifikohet-mishërohet më të. Duhet mosharruar se njoha e vetvetes në poezi ka ardhur si shkak i një bote të tërë, e cila  botë zbulohet ngadalë gjatë leximit-interpretimit të diskursivitetit të saj. Andaj, botën e poezisë duhet kuptuar përmes  një integraliteti  të përhershëm dhe të fuqishëm që përmban ajo në jetën e njeriut në universalitetin e përhershëm, mbi botëkuptimin/jetën/shpresën/vdekjen e tij. Nga kjo që u shënjua, po del se poezia është e lidhur ngushtë me ndjenjën me botën e njeriut në përgjithësi. Duke qenë aq personale, aq edhe misionare në kuptimin njerëzor-individual, çdoherë në përherëshmërinë neutrale-universale. Kjo ka bërë që diskursiviteti i saj të jeton, dhe do të vazhdon të jeton aq sa ka ekzistencë kjo botë. 

 

b)Neutralja si  dëshmi në poezinë shqipe

 

Poezia shqipe njeh diskursin universal. Shenjat personale në poezinë shqipe marrin gjuhën e figurshme-universale, pra personalja theksohet në përhershmërin universale. Neutralja si koncept dhe si dëshmi e subjektit lirik arrin të formësohet në paraqitje, duke shprehur një botë të brendshme, e cila shqiptohet kuptimisht në figurëshmërin universale. Mbi këtë universale shkruhet edhe poezia e Naim Frashërit, karshi identifikimit. Pra, shenjat personale të Naimit kalojnë në kuptimin e asaj që jeta (subjekti) ka qenë njësh me ta, siç është poezia “Fjalët e qiririt”. Gjendja subjektive e shoqëruar me urtësinë/filozofinë/humanitetin, e bën Naimin të artikulojë dhe të definojë shumë gjëra të prekshme jetësore, me një ligjërim, pse jo edhe emocional, po aq edhe universal mbi atë, se çfarë është identifikimi dhe cilat janë arsyet e këtij përjetimi në shpirtin e subjektit, çdoherë në përhershmërinë neutrale.  Ndërsa Gj. Fishta do të shkruajë poezinë Nji lule vjeshtet, krejtësisht personale madje më përfaqësuese në kuptimin e subjektit përball meditimit të vdekjes personale. Vetë vdekja është temë universale. Poeti mendon për vdekjen e tij, duke menduar për vdekjen tema bëhet universale. Këtu personalja është në  metafizikën e përhershme si gjakim shpirtëror-individual. Personalja theksohet dukshëm në poezinë e Lasgush Poradecit. Personalja njeh vetminë karshi poezisë. Mirëpo, ky identifikim vjen e zmadhohet, duke krijuar edhe dhembjen-vetminë që në gjuhën e figurës universalizohet së bashku më metaforën. Metafora bëhet strukturë, pozicionim në ligjërimin e Lasgushit, duke qenë kështu para së gjithash edhe  një pranim të arsyes Lasgushiane. Migjeni shkruan poezinë me temë sociale e personale në kohë. Socialja bëhet dëshpërim-rebelim. Pikë referimi ka kohën. Ndërsa personalja figurohet e universalizohet. Universalizimi shihet nga idetë-figurat që Migjeni i kërkon vazhdimisht për hapje të përgjithshme ideore. Vetë kërkimi për shtrirje-hapje-thyrje, e bën diskursin e Migjenit figurë neutrale atëherë kur tema është personale. Ndërsa Fan Noli shkruan poezinë okazionale, duke zgjedhur tema e figura të mëdha. Zgjedhja e temave edh e figurave bëhet për të universalizuar personalen.

 

c)E përtejshmja-individualitetet 

 

Ali Podrimja dhembjen personale të Lumit(djalit) e universalizon, çdoherë në gjuhën e figurës, për t’u bërë edhe pikënisje e temave të tjera, të shtrira në diskursin e tekstit. Shtrirja e temave argumentohet. Argumentimi, i lë vend dëshmisë së figuruar-diskursive. Duke i vënë në pah figurat ndërlidhëse, hetohet funksioni i tyre, të cilat shpërthejnë e shndërrohen në universalen e përhershme, në dhembjen e përhershme të Lum Lumit.  Në filozofinë e kërkimit karshi botës së brendshme subjektive, çdoherë përmes dritës shpirtërore-universale, shkruhet edhe poezia e Milazim Krasniqit Shenjat autobiografike bëhen temë në strukturën e tekstit, duke rinjohur dritën shpirtërore. Parashenjat për përcaktimin e kategorisë, të cilat dalin më shumë si kërkim, gjithmonë mbi parimet e një sistemi moral, artikulohen në relacion me jetën e autorit. Jeta autoriale, herë nëpërmjet diskursit semiotik, e kodit figurativ prekë, situatat të cilat tani ristrukturohen përmes diskursit meditativ universale. Duhet ditur se leximi i shenjave të tekstit bëhet për ta definuar njëkohësisht edhe statusin kategorial të vet tekstit, ndërtimin dhe kodin tematik-universal. Mirëpo, duke pasur parasysh se situatat e jashtme reflektohen dhe krijojnë sistemin universal, kalojnë në ide, çka edhe tekstin e definojnë sipas statusit të shkrimit. Kësilloji, plotësohet bota-jeta e subjektit, karshi universales duke theksuar fuqishëm në shtresën tekstore përjetimin e kohërave të dikurshme. Sabri Hamiti shënjon në poezinë shqipe diskursin e figurshëm personal. Figurshmëria hap variante të shumta, personale e universale. Ideja shtrihet argumentohet, duke njohur emocionin-identifikimin në universalen e botës së poezisë. Kështu, në universalen e përhershme shkruhet edhe poezia e Musa Ramadanit, varësisht reales. Kërkohet një jetë, përtej  kornizave të kësaj bote. E përtejshmja tani në botën e letrave shtrihet- kërkohet, sepse vetë shpirti do të jetojë në hapësirën e përgjithshme. Të jetosh në kohën reale dhe të kërkosh hapësirën e pakufishme të të jetuarit, nënkupton të mos vdesësh kurrë në botën e shkrimit-letërsisë. Prandaj, poezia e Musa Ramadanit në diskursin e saj, do të shprehë  autentiken e përhershme në hapësirë, që koha dhe hapësira thyhen në diskursin e përgjithshëm-universal. Simbolika-figura e shkrimit të poezia e Ibrahim Kadriut shkon tutje, duke prekë momente të ndryshme, gjithnjë duke ikur nga tragjikja personale, dhe fatit të mëtutjeshëm të subjektit. Mundësia e ikjes subjektive gjatë komentimit-ndërtimit universalizohet. Ndërsa poezia e Basri Çapriqit shkrin brenda vetes idenë e njohjes dhe të rinjohjes subjektive, duke mos lënë anash gjykimin e botës së njeriut, çështje kjo që bëhet brengë edhe e vetë autorit, në universalitetin e përhershëm. Kjo është poezia, dhe bota e poezisë, duke njohur individualitete krijuese, personale e universale. që të bën të identifikohesh në kohë dhe hapësirë. Duke shkuar kah jeta, në të veçantën personale, dhe në përgjithshmen, për të gjetur vetveten- njerëzore-etike. Kjo është bota e poezisë, aq personale aq edhe universale.   



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora