E enjte, 25.04.2024, 05:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Shtatzënë nga kurrizi

E marte, 10.07.2007, 11:07 PM


Me rastin e martesës së këngëtarit Elton Jones, me partneri(e)n e vet, i dërgova një telegram të gjatë urimi me këtë përmbajtje:
I (e) dashur Stër Elton Jones!
U bë kohë që nuk kemi komunikuar sëbashku, por kjo nuk do të thotë se të kam harruar. Unë të kam ndjekur në ekran dhe ti më ke lexuar në gazetën “Drita”. Porosinë që më kërkove, ta kam nisur me një refugjat. Brenda pakos ke të gjitha kasetat e këngëtarëve të dasmave, që ti më the në telefon se i pëlqen shumë. Pasi t’i dëgjosh, po të duash ndonjë autograf nga kolegët e tu shqiptarë, unë ta plotësoj dëshirën, sepse këta janë jo vetëm të mirë si artistë, por edhe të thjeshtë. Kur të jesh në shtrat me gruan ose burrin tënd, të sugjeroj që të bësh dashuri duke patur në sfond këto kaseta. Do të lumturohesh vërtet! Por mund t’i përdorni edhe gjatë momentit të lindjes.
I dashur stër Toni!
Tani po ta formuloj urimin siç e do tradita dhe emri Juaj i lartë.
Me rastin e martesës Tuaj me partneri(e)n Përc, Ju uroj jetë të lumtur, të trashëgoheni dhe me një djalë!
Në emrin tim, familjes, Njësisë Bashkiake nr.8, Tregut të shumicës, burgut 313, Avokatit të Popullit, Partisë Agrare Ambientaliste, si dhe gjyshit tim 96 vjeçar, të uroj lumturi bashkëshortore.
I (e) dashur Stër Elton Jones!
Nuk është vendi që në këtë urim të të pyes se cili nga ju do të jetë babai. Sigurisht, ju e dini vetë, sepse edhe këtë sekret do të na e bëni surprizë kur ne të shikojmë njërin prej jush shtatzënë nga kurrizi. Sido që të jetë dhe ngado që ta lindni fëmijën, ne ndjejmë vetëm një detyrim. Duhet të gëzohemi për këtë martesë, sepse me thënë të drejtën, këtej nga anët tona, nuk po u vinte aspak mirë që ty po të ikte mosha, dhe ende nuk e kishe gjetur fatin e jetës. Nuk kishte rëndësi në se do gjeje djalë apo vajzë, mjaft që të ishe i martuar. Këtë e arrite, dhe ne na lumturove. Pas dasmës tuaj, priten edhe martesa të tjera që do të lumturojnë mbarë njerëzimin. Sepse Ju, nuk frymëzuat vetëm me zërin tuaj, por edhe me atë… që e dini vetë.
Gjithsesi, ju të trashëgoheni fare, dhe kur të jeni në periudhën e lehonisë, në pranverë, bëni një udhëtim këtej nga anët tona, sepse keni shumë fansa që ju pëlqejnë jo vetëm zërin, por edhe atë tjetrën që ju çoi drejt kësaj martese.
Të përqafoj dhe të fala zonjës ose zotit Përc.
Të fala prindërve, Mbretëreshës Tuaj, dhe kush të pyesë për mua.
P.S.
Diçka për veten. Aktualisht jam i papunë. Shkruaj vetëm satira për qejfin tim, bile pa honorare. Këtë nuk po ta them që të mërzitesh. Mos e çaj ****** për hallin tim, se boll do ta shqyesh për qejfin tënd.
Përqafime nga Luani


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora