Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


10 momentet më të bukura olimpike

| E diele, 08.02.2009, 12:02 AM |


Histori dhe momente që kanë bërë zemrat e sportistëve dhe të spektatorëve të rrahin shpejt. Sport dhe spektakël në Lojërat Olimpike 2008

Foto e finishit të Phelp-it

Michael Phelps ishte në një pishinë plot me probleme. Fenomeni i notit amerikan, po konkurronte për të shtatën medalje të artë në Pekin, një fitore e cila do ta kishte lidhur atë me Mark Spitz për shumicën e medaljeve në lojërat single. Por në mes të rrugës që do ta çonte atë në finalen e stilit flutur 100 m, Phelps ngeci në vendin e shtatë. Edhe pse duket se u rikthye fuqishëm, akoma dukej sikur nuk do të mund të kapte serbin Milorad Cavic, që ishte shumë pranë përmbysjes. Pastaj Cavic bëri një gabim fatal, duke rrëshqitur drejt finishit, ndërsa Phelps kaloi një gjysëm iktusi. Ishte një shkelm që do të mbahet mend: Phelps preku murin. 0,1 sekonda para Cavic, duke arritur një fitore të pabesueshme. Delegacioni serb depozitoi një ankesë, por klik mbas kliku të gjitha fotot vërtetonin të pamohueshmen.- Phelps kishte mundur Cavic. Phelps theu edhe rekordin Spitz ditën tjetër, por ishte hera e dytë dhe e fundit nga qindra herë fitore ndaj Cavic, që do të ishte me të vërtetë e paharrueshme.

2. I shkëlqyeri Bolt

Ndërsa sprinteri xhamajkan, Usain Bolt, hapte krahët dhe nxirrte para kraharorin përpara se të arrinte në vijën e finishit prej 100 m sprint, shumë fansa të shtangur ndanin të njëjtin mendim: "Usain, mos je çmendur vallë? Festimi i parakohshëm të kushtoi titullin botëror". Pastaj, koha fluturoi në bordin drejtues: 9.69 sekonda, vrapi më i shpejtë në të gjithë historinë njerëzore. Reagimi i kontrollueshëm i të pranishmëve ishte: "Kjo është shaka". Bolt (a ka emër më të mirë për një kampion vrapimi?) mbas 100 m, vetëm 4 ditë më vonë fitoi kupën e botës për 200 m. Asnjë tjetër nuk ka tërhequr më performancën e tij të shkëlqyer. Puristët e Lojërave Olimpike e kritikuan Boltin që manifestoi fitoren pa arritur në vijën e finishit - dhe në proces, që nuk arriti një kohë rekord më të mirë. E vetmja gjë më shokuese se koha e Boltit (dhe sjellja e tij) ishte dieta e tij para garës së vrapimit, që konsistonte e gjitha në mish pule të yndyrosur.

3. Hapje madhështore

Ceremonia pompoze e hapjes së Lojërave Olimpike nuk ka asnjëherë lidhje me dramën e vetë ngjarjeve atletike, por e gjithë kjo ndryshoi në Pekin. Më shumë se 15,000 performues kinezë morën pjesë në ceremoni; demonstrata përfshiu perkusionistët e vitit 2008, duke përdorur tamburë antike, valltarë që kërcenin një valle tradicionale për nder të artit kinez dhe një glob gjigant, që çeli nga qëndra e stadiumit. Afër fundit të këtij spektakli madhështor, legjenda e gjimnastikës kineze Li Ning, gjithashtu sipërmarrës, bëri rreth 500 m përqark majës së Çerdhes së Zogjve të Pekinit, përpara se të ndizte pishtarin e Lojërave Olimpike. I mbetur pezull në ajër me flakë në duar, vetëm kompjuteri kontrollonte fijet e lidhura rreth mesit të tij, e mbajtën atë rreth 50 m distancë nga toka. Marifeti ishte i saktë, i mrekullueshëm, mirëseardhja që Kina i bënte botës, që përmbante vetëm pak gabime: organizatorët në mënyrë dixhitale përforcuan fikset e zjarrit për televizionin dhe porositën një vajzë 7-vjeçare të bënte sikur këndonte një këngë, që në të vërtetë këndohej nga një tjetër vajzë, e cila nuk ishte dhe aq e bukur për ekranin.

4. Debati mbi moshën

Mbasi gjimnasti Cheng Fei u rrotullua në dysheme dhe bëri një pozë të fundit për publikun, një fitore kineze tashmë ishte siguruar. Një nga 50 medaljet më të mira të vendit mikpritës në Lojërat e Pekinit, ndoshta asnjë tjetër nuk ishte kaq e ëmbël, i diskutueshëm, sa fitorja e skuadrës gjimnaste për femra, e para në historinë e Lojërave Olimpike. Kina ka marrë titullin botëror 2 vjet më parë, me Shtetet e Bashkuara në sportin e mundjes në vitin 2007. Rimeci më i parashikuar, i ndjekur deri në fund, edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk arritën të bënin lojën e tyre më të mirë. Alicia Sacramone ra gjatë ushtrimeve në dysheme dhe në traun e ekuilibrit, edhe pse e përballoi zhgënjimin e saj me një elegancë të rrallë. Por pamja e gjimnastit të vogël kinez, që dukej sikur ishte vetëm një adoleshent, zgjoi dyshime se po përdoreshin gjimnastë nën moshë. Duke punuar për NBC, ish-trajnerja e Shteteve të Bashkuara, Bela Karolyi, tha se kinezët po "përdornin gjysëm njerëz". Zyrtarët e gjimnastikës investiguan deklaratat, të cilat përfshinin edhe denoncimet për disa çertifikata lindje konfliktuale, por dolën në përfundimin se vajzat ishin 16 vjeç, tamam në moshë për të konkuruar. Shtetet e Bashkuara morën disa masa për t`u hakmarrë në demonstrimet individuale të femrave, kur Nastia Liukin fitoi në vrap dhe Shaën Johnson mori medaljen e artë në traun e ekuilibrit.

5. Skuadër e paguar

Duke future lojën e medaljes së artë kundër Spanjës, skuadra e basketbollit për meshkuj e Shteteve të Bashkuara, dyshoi se: Skuadra e Paguar nuk ishte kontrolluar. Gjatë shtatë garave paraprake, Kobe Bryant, LeBron James dhe Co. kishte shpartalluar kundërshtarin e tij me një mesatare prej 29 pikësh, duke përfshirë shpërthimin gjysëm final të Argjentinës, e cila duhet të luante me një ndihmë të vogël të yllit të saj të sëmurë Manu Ginobili. Shtetet e Bashkuara tashmë kishin shkatërruar njëherë kundërshtarin e saj final, Spanjën dhe pika e saj e referimit Jose Calderon, e pati humbur finalen për shkak të një dëmtimi në gju. Të gjithë menduan se Goldi do të ishte një formalitet i thjeshtë. Por rekuperimi i çmimit të kampionëve të botës në basketboll, vërtetoi se asgjë nuk ishte e lehtë. Spanja doli në pah, duke ndarë në dy pjesë udhëheqjen e skuadrës së Shteteve të Bashkuara, 91 me 89 me vetëm 8 minuta të mbetura. Pastaj Bryant u nxeh dhe mori kontrollin e lojës. Vetëm me tre minuta të mbetura, ai bëri tre goditje që u dha amerikanëve mundësi për të marrë frymë lirisht, duke qenë i ngecur në lojë. Bryant vendosi një gisht afër gojës së tij që të qetësonte kritikët e tij. Normalisht, që do të interpretohej si një tjetër gjest i shëmtuar amerikanizmi. Por në kuadrin e një loje klasike, duhet kuptuar edhe emocioni i gjallë i Bryant. Amerikanët fituan 118 me 107, duke rimarë medaljen e artë.

6. Dëshpërimi i Kinës në vrapin me pengesa

Mbas një fillimi të rremë nën një trysni paraprake, vrapuesi në garat me pengesa, kinezi Liu Xiang u drejtua në zonën e nisjes, si çdo konkurent tjetër. Por në vend që të pozicionohej në pengesa edhe një herë, Liu thjesht u largua, shpresat e tij dhe të të gjithë vendit për një medalje u zhdukën në tunelin e stadiumit. Liu kishte patur disa shqetësime që çonin në Lojërat dhe kur ishte gjymtuar në atë nxehtësi, që rezultoi se ishte thembra e Akilit, ai e dinte se kishte marrë fund. Është e vështirë të mbivlerësosh aspetativat e Liut, i cili fitoi medaljen e artë për 110 m në Athinë. "Zëra zyrtarë thonë se n.q.s. Liu nuk do të fitonte medalje të artë në Pekin, të gjitha fitoret e tij të mëparshme s'do të kishin më asnjë kuptim", tha për shtypin një vit më vonë Sun Haiping, trajneri i Liut. Kjo nuk do ta shpjegonte reagimin që pati publiku me daljen e tij. Rreth 91,000 fansa në Bird Nest, që erdhën për të brohoritur heroin e tyre, ranë në qetësi. Në një konferencë mbas garës, Sun qau dhe nuk ishte i vetmi.

7. Të arrish lartësi të reja

Yelena Isinbayeva pati stadiumin Bird Nest të gjithin për vete. Gjurmët e natës dhe eventet e fushës u mbyllën, me përjashtim të kërcimit me shkop për gratë, një sport që shumë rrallë merr çmimet e para. Por ja ku ishte Isinbayeva, me nja 80,000 fansa të fokusuar te rusja, duke qenë se ajo kishte një shank më shumë për të thyer rekordin e vet botëror. Pengesa ishte e lartë 5.05 metra - shumë pak më e lartë se rekordi botëror i lartësisë që kishte thyer një muaj më parë. Ajo vrapoi përgjatë pistës, vendosi shufrën e saj dhe me gjithë fleshet e aparatëve, Isinbayeva u ngrit drejt një rekordi të ri, tronditës botëror.

E mahnitshme, bëri një rrotullisje për të turbulluar akoma më shumë turmën. "U ndjeva si një këngëtare e famshme", tha Isinbayeva. "E gjithë skena vetëm për mua. Ishte një mrekulli."

8. Tragjedi dhe Fitore

Megjithë masat e larta të sigurisë që Kina kishte marrë, tragjedia ndodhi gjatë lojërave që në ditën e parë të konkurimit. Vjehrri i trajnerit të skuadrës së volejbollit për meshkuj, Hugh McCutcheon u vra në Drum Tower, një pikë shumë e famshme turistësh dhe vjehrra e McCutcheon ishte plagosur rëndë; sulmuesi, një burrë me probleme që zakonisht i pikaste viktimat e tij, më vonë vdiq. McCutcheon për gati një javë ndejti pranë familjes së tij, duke kaluar kështu në plan të dytë qëllimi për të çuar drejt fitores skuadrën e tij. Ai fluturoi për në shtëpi, por gruaja e tij Elisabeth, ish-lojtare volejbolli, nuk do ta linte atë të humbiste mundësinë që i ishte dhënë, për të cilën kishte punuar shumë vjet. Kështu, McCutcheon u kthye për të çuar Shtetet e Bashkuara drejt një medalje të artë, që prej 1984. "Kur të shikoj mbrapa në kohë, thjesht do të mendoj 'E mrekullueshme, e mrekullueshme, e mrekullueshme", tha McCutcheon mbas fitores finale kundrejt Brazilit. "Dhe, gjithashtu, do të mbaj zi për humbjen e vjehrrit tim. Ne mund ta bëjmë këtë. Mund të jemi të lumtur dhe të ndiejmë edhe pak keqardhje në të njëjtën kohë".

9. India (më në fund) arriti objektivin e saj

Ishte mëse e drejtë që Lojërat Olimpike, që i dhanë Kinës statusin e një fuqie në sport, vendi i dytë më i populluar në botë, India më në fund mori pak lavdi, duke fituar të parën medalje të artë individuale. Kur Abhinav Bindra arriti objektivin e tij në goditjen finale, duke i dhënë medaljen e artë në gjuajtjen me pushkë në distancën prej 10 m, tifozët zbrazën nëpër rrugë mbas kthimit në vend. I klasifikuar në vendin e 17-të në botë Bindra arriti vonë nga vendi i katërt për të marrë titullin. Ceremonia e dhënies së medalies së artë Bindres u dha pa ndërprerje në një television indian. "Kur himni kombëtar indian u luajt gjatë Lojërave Olimpike dhe flamuri indian u ngrit, më dolën lot nga sytë!", shkruan një komentator indian i quajtur Vijay në websajtin Reuters. "Ky është LAJM!"

10. Henry Cejudo

Henry Cejudo ka punuar kaq shumë kundra tij. Djali i emigrantëve ilegal nga Meksika u rrit në një kompleks apartamentësh me një reputacion të keq. Mbasi kaloi vite të tëra duke u grindur me vëllain e tij më të madh Angel, në lagje afër, ai ndoqi Angelin në një ndeshje mundjeje. Ai nuk kishte asnjë eksperiencë në mundje, kur vendosi të ushtrohej për Lojërat Olimpike dhe kishte dalë i treti në kampionatet botërore të vitit të kaluar. Cejudo, i cili është vetëm 21 vjeç, mund të arrinte të konkuronte në Lojërat Olimpike vetëm në vitin 2012, por kjo bindje ndryshoi shumë shpejt. Cejudo tregoi një mençuri të madhe në mundje, mposhti ish-kampionin e botës në vitin 2006 dhe arriti deri në finale, duke lënë pas Tomohiro Matsunaga të Japonisë. Ai u bë kampinoi më i ri i mundjes në historinë e Shteteve të Bashkuara. Kur iu hodh mbi supe flamuri amerikan, Cejudo filloi të vraponte duke qarë në festën më të bukur të fitores në Lojërat Olimpike. Ai tha: "Tani jam duke ëndërruar me sy hapur".

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI - RD