Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Këshilla të gjelbërta nga Gjermania

| E diele, 08.02.2009, 01:11 AM |


Si ndodhi që Gjermania u bë një paqeruajtëse në politikën ambientaliste? Lëvizja moderne ambientaliste gjermane filloi pak a shumë në të njëjtën mënyre si filloi lëvizja amerikane

E vendosur përgjatë muzeve të River Spree në qendër të Berlinit, ndërtesat e Parlamentit gjerman janë dizenjuar në mënyrë të tillë, që të bëjnë sa më shumë natyrale dritën dhe shpejtësinë e ajrit. Elektriciteti dhe nxehtësia sigurohen nga gjeneratorë me biokarburante në bazë. Nxehtësia e tepërt ruhet në hendeqe të nëndheshme, për të ngrohur ndërtesat gjatë dimrit, kur i ftohti i jashtëm ruhet përsëri në nëntokë për t'i ftohur ato gjatë verës. Edhe Reihstagu, i ndërtuar në shek. XIX, tani merr 60% të fuqisë së tij nga energjia e ripërtërirë. Kështu, kur ligjvënësit shqyrtuan performancën e tyre rrethanore, muajin e kaluar, mund të imagjinoni disa përgëzime që i bënin njëri tjetrit. Vendimi i tyre? Jo edhe aq i mirë. Në fund të 2008, n.q.s. planifikohet, Reihstagu do të mbahet vetëm me energjitë e rinovuara.

Një studim thotë se, midis vitit 1990 dhe 2005, nxjerrjet totale të Gjermanisë, të gazit nga serat, kanë zbritur rreth 18%, në të njëjtën periudhë ato të Shteteve të Bashkuara u rritën me 16%. Por performanca mbresëlënëse e Gjermanisë ka qenë më pak për rinovimin se për implementimin. Qeveria la shumë pak në duart e fatit. Një taks-eko mbi karburantin ka ulur shumë përdorimin e naftës. Ligjet nxitën uljen e shpërdorimeve dhe riciklimin; prodhuesit duhet të paguajnë që të tregtojnë me ambalazhet që krijuan. Subvencionet inkurajojnë njerëzit të përshtasin shtëpitë e tyre me panele diellore. Mund të duket e lehtë t'i drejtohesh steriotipit kombëtar, por Gjermanët kanë bërë mirë, me eficencë, që do të thotë që shumë prej të ardhurave të tyre mund të jenë të replikueshme. Si Shtetet e Bashkuara, Gjermania është një shtet industrial madhor, ku politika e drejtë ambientale duhet të punojë ngushtë me interesat e biznesit. Dhe si Shtetet e Bashkuara, Gjermania ka një sistem politik në të cilën shtetet dhe qeveritë lokale operojnë gjysëm-autonome brenda një strukture federale, duke i lënë vend provave politike. Kështu pra, çfarë mund të mësojnë amerikanët nga shteti nga i populluar i Europës?

Të bashkohemi

Në një ditë të stuhishme, pranë qytetit të vogël Bavarez, të quajtur Schwandorf, po valëzojnë në erë gjatë toneve të bimësisë së vdekur, të mbëstjellura mirë me konsistencën e një toke t thërrmuar. Vendi vjen erë si një oborr ferme. Në fakt, janë zyrat qëndrore të Schmack Biogaz, një firmëe themeluar nga fermeri Ulrich Schmack dhe dy vëllezërit e tij për të bërë karburant nga mbetjet e tyre dhe tani është impianti i gazit biologjik më i madh në Gjermani. Ata rezervojnë bimësinë e kotë - një rezervë ushqimore e përzier me yndyrë, misër, thekër jeshile dhe patate - do të ushqehen nga 2 tretës gjigantë shtëpiakë, ku është rrahur në një enë të madhe jeshile dhe kafe dhe fermentuar për të prodhuar metan. Kompania më vonë e merr gazin, e purifikon disa metra larg dhe e rrjedh atë në rrjetin elektrik të gazit natyral të Gjermanisë.

Këtu qëndron gjithë bukuria e Erneuerbare-Energien-Gesetz (EEG) gjerman, ligji për Ripërtëritjen e Burimeve të Energjisë, - pika kryesore e ndryshimeve klimatike të vendit. Pa rekomanduar asnjë veprim specifik, ligji i ndan qytetarët që prodhojnë enrgjinë e tyre të ripërtërira nga burime ricikluese dhe i lejon ata të shesin tepricat mbrapsht rrjetit elektrik. Subvencionimet kanë patur parasysh që prodhimi i energjisë së ripërtërirë është rritur shumë shpejt. Ministria e Ambientit llogariti se më shumë se 14% e elektricitetit të vendit vjen nga burime të ripërtërira. Është më shumë se dyfishi në krahasim me vitin 2000, viti në të cilin qeveria federale "Kuq-Gjelbër" - koalicion midis Partisë Demokrate dhe asaj të Gjelbër - prezantoi EEG-në. Sot ligji mbështet partitë politike maxhoritare në të gjithë Gjermaninë. "Është mënyra më e suksesshme. Është mënyra më e lirë për t`u futur gradualisht në ripërtëritje", thotë Sven Teske, drejtues i energjisë së ripërtërirë për Greenpeace International.

Nëse Shtetet e Bashkuara do të paraqisnin ligje të ngjashme, thonë ambientalistët, mund të prisnin fitime akoma më të mëdha. Kudo në Gjermani, është e zakonshme të shohësh shtëpi me panele solare, në faqen lindore të tyre. Por Gjermania ka klimë të ftohtë dhe pa rreze të pastra dielli për shumë vite. "Përdorimi i teknologjisë fotovoltaike në vende me diell, si p.sh. Kalifornia apo Arizona do të jetë shumë më e sukseshme se në vendin tonë", thotë Reinhard Bütikofer, kryetar i Partisë së Gjelbër. Shtetet e Bashkuara gjithashtu mund të përdorin teknologji të tjera, të papërshtatshme për Gjermaninë, si p.sh. termalet diellore. Gjermanët po ndërtojnë tashmë ferma gjigante për të përballuar erërat e detit, në Detin e Veriut; mullinjtë e erës janë qindra metra të lartë, me tehe gjatësinë e një fushe futbolli. Por Shetetet e Bashkuara kanë hapësira për ndërtimin e fermave të gjera për erën, ku janë shumë më të lira për t`u ndërtuar dhe mirëmbajtur.

Sa ndikojnë me të vërtetë ripërtëritjet në ndryshimin e klimës globale? Fuqia e erës, sipas logjikës, funksionon vetëm kur fryn erë. Por këtu, gjithashtu, shembulli gjerman mund të rezultojë udhëzuese. Shikoni Schmack Biogas. Që kur është e thjeshtë të shitet gaz (dhe jo e thjeshtë të mbledhësh energji) Schmack ka bashkëpunuar me prodhuesit diellor dhe të erave për të zhvilluar të ashtuquajturën "një sistem energjie i integruar". Nëse dielli është shumë i zbehur për t`iu përgjigjur, pajisja rikarikohet nga djegia e biogazit rezervë.

Theksi i Gjermanisë në ripërtëritjet ka bërë shumë. Ka qenë gjithashtu një sukses ekonomik. Janë afërsisht 250,000 gjermanë që punojnë në sektorin e ripërtëritjes së energjisë dhe eksporti i saj ka lulëzuar. "Do të provojmë se ndryshimi i klimës dhe zhvillimi ekonomik nuk janë kontradikta, por janë ndryshueshmërisht të varura", thotë ministri i Ambientit, Sigmar Gabriel. Mesazhi duket se po prek Spanjën, Italinë dhe shtetin e Kalifornisë - që tani kanë versionet në lidhje me çështjen.

Gjenerata e Gjelbër

Si ndodhi që Gjermania u bë një paqeruajtëse në politikën ambientaliste? Lëvizja moderne ambientaliste gjermane filloi pak a shumë në të njëjtën mënyrë si filloi lëvizja amerikane - si një element i ekstremit kulturor vendas në fundin e viteve 1960 dhe 1970. Por ndërsa shumica e ambientalistëve amerikanë ndenjën të pozicionuar me partitë politike tradicionale, aktivistët gjermanë morën një rrugë tjetër. Në vitin 1979 në Bremen, një parti e Gjelbër fitoi vende në Parlament për herë të parë. Partia federale e Gjelbër u themelua zyrtarisht në vitin që pasoi, duke patur lidera karizmatikë si Petra Kelly, i cili u vra në 1992 dhe shumë shpejt u shndërrua në një forcë politike për t'u marrë parasysh. Në fillim, partia ishte e ndarë midis "fundis", të cilët shikonin kompromiset politike si një tradhti të idealeve të tyre dhe "realos", të cilët, me të drejtë, panë se ligjet gjermane i jepnin partive minoritare një vend të pavlerë - të paktën të pakrahasueshëm me ato të vendeve të tjera. Gjermania i garanton vende në Bundestag çdo partie që fiton më shumë se 5% të votimeve të popullit, që do të thotë se, në vitin 1983, të Gjelbërit ishin të përfaqësuar atje. Gjatë vitit 1998, kur fituan më pak se 7% të votave, të Gjelbërit ishin mjaftueshmërisht të besueshëm për të hyrë në koalicion me Partinë Social Demokrate; lideri i të Gjelbërve, Joschka Fischer, një militant, aktivist i krahut të majtë në 1970, u bë ministër i Jashtëm.

Sot, ambientalizmi është i futur në tërësinë e politikës gjermane. Kancelarja Angela Merkel është konservative, por është bërë lider botërore në promovimin e politikave mbi ndryshimet klimatike. Si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, peizazhet natyrore, - drunjtë dhe uji - për shumë kohë kanë qenë element përcaktues i karakterit kombëtar. Por gjithsesi, çështjet e ambientit u bënë primare në shumë vende në vitet `80. Duke qenë se shiu zhveshi pyjet gjermane në vitin 1980, elita konservative e Bavanes ngriti shqetësim për fatin e tokave të tyre.

Ndoshta çështja më delikate ishte fuqia nukleare. Në vijën e parë të luftës së ftohtë, gjermanët ishin gjithmonë të vetëdijshëm për rrezikun e energjisë nukleare. Mbas aksidentit të vitit 1986 në Cernobil, Ukrainë, nga ku doli një shtëllungë që qëndronte në ajër në shumicën e centraleve në Europën Lindore - ishte kancelari konservativ Helmut Kohl, që krijoi një ministri federale, për të mbajtur nën kontroll sigurinë nukleare dhe mjedisin. Qeveria e Kolnit, gjithashtu, paraqiti ligjin e parë të furnizimit të Gjermanisë në vitin 1991. Ashtu si industritë gjermane, zbuloi se mund të vidhej, pavarësisht rregullave të forta për ambientin dhe në vend të zhvillonte tregun e eksportit për teknologji të gjelbërta, - kështu që konsensusi i jashtëm për të mirën e të Gjelbrës, shkoi dëm. "Nuk ishte tërësisht gjerman. Çështja e ambientit u bë pjesë përbërëse e kulturës gjermane", thotë Miranda Schreurs, drejtuese e Qendrës Kërkimore për Politikën e Mjedisit në Universitetin e Berlinit. Në Gjermani sot, thotë ajo, "Njerëzit fikin dritat. Njerëzit janë shumë më tepër të vetëdijshëm se çfarë hedhin dhe ku e hedhin".

Impakti i një çështjeje të ngjashme mund të kishte qenë më i madh në Shetet e Bashkuara. "Ne jemi kundërshtarë të rrezikut", thotë për shokun e tij gjerman, Helmut Weidner, një specialist i politikës ambientale në Qendrën e Kërkimeve të Shkencave Sociale në Berlin. Sipërrmarrësit kapitalistë amerikanë po vënë që tani baste mbi teknologjinë e Gjelbër. "Nëse qeveria e re në Shtetet e Bashkuara insiston më shumë në klimë dhe në politikën energjike, mendoj se pastaj Gjermania shumë shpejt do të zbresë në vend të dytë apo të tretë". Si pjesë e këtij plani të ri, ligjvënësit amerikanë duhet të adoptojnë mënyrat e disa kolegëve të tyre gjermanë. Vitin e kaluar, demokratët propozuan të ndërtonin shtëpinë e karbonit neutral, duke blerë kompensime dhe duke kaluar nga qymyrguri në gaz natyral. Është një fillim. Për çfarë ka nevojë Uashingtoni? Ndoshta për pak nga shpirti i iniciativës gjermane.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI - RD