E premte, 19.04.2024, 04:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Kinema, vipat e Hollivudit përballë “Oscar”-it

E diele, 08.02.2009, 12:52 PM


Kate Winslet
Kate Winslet
Nëse Hollivudi është vërtet qendra e botës së kinemasë, atëherë mbrëmja e çmimeve “Oscar” është pa dyshim më e rëndësishmja. Çdo vit, personalitetet më të rëndësishme të botës së filmit mblidhen në Los Anxhelos për të kremtuar filmat dhe performancat më të mira të vitit që ka kaluar. Sigurisht, një pjesë e madhe e të nominuarve tashmë janë familjarizuar me mbrëmjen magjepsëse dhe ligjëratat e gjata e shpeshherë të mërzitshme, por historia e “Academy Awards” është aq e gjatë sa spontanisht lindin shumë pyetje. Pse statuja është quajtur Oskar? Kush është mashkulli i zhveshur pas David Niven? Çfarë është në thelb Akademia e Artit të Pikturës dhe Shkencës? Këto pyetje dhe të tjera do të gjejnë përgjigje në vazhdim. Kategoritë më të rëndësishme të këtij evenimenti janë: regjisori më i mirë, aktori, aktorja, aktori më i mirë për role sekondare, aktorja më e mirë për role sekondare dhe filmat në gjuhë të huaj. Ceremonia “Academy Awards” e marrjes së çmimeve Oscar i ka fillimet e saj në vitin 1928 dhe prej asaj kohe vazhdon të mbahet çdo vit.

Historia

Ceremonia e parë është zhvilluar gjatë një dreke private në Hollivud me një audiencë prej afërsisht 250 personash. Që në ceremoninë e parë, çmimet u transmetuan fillimisht nga radiot dhe pas vitit 1953 në stacionet televizive. Në dekadën e parë, rezultatet afishoheshin në gazeta që në orën 23:00 të natës së ceremonisë, por gjithçka ndryshoi kur gazeta “Los Angeles Times” shpalli fituesit para se të fillonte ceremonia.

Statuja “Oscar”
 
Emri formal i statujëzës së “Oscarit”-it është Academy Award e Meritit. Ajo është e larë me ar britanik, baza ka përbërje metali të zi, është 34 cm e gjatë, peshon 3.85 kg dhe përshkruan
një kalorës të pasqyruar në stilin Art Deco, i cili mban një shpatë dhe qëndron në një vend që ngjason me bobinën e filmit me pesë këmbë. Pesë këmbët përfaqësojnë fushat kryesore të Akademisë: aktorët, skenaristët, regjisorët, producentët dhe teknikët. Statujëza “Oscar” u përcaktua nga drejtuesi artistik i kompanisë MGM Cedrik Gibons. Nevoja e një modeli për statujën bëri që gruaja e tij, Dolores, t’i prezantonte producentin e filmave Emilio “El Indio” Fernández. Mosbesues në fillim, Fernandez u bind të pozonte nudo për të krijuar atë që sot quhet statuja “Oscar”. Skulptori Xhorxh Stanli, duke pasur parasysh modelin, e përpunoi atë në material argjile dhe bakri dhe më pas ajo u sofistikua me larje floriri. Që në vitin 1982, përafërsisht 50 të tilla janë prodhuar çdo vit në Çikago të Illinoisit nga prodhuesi R.S. Ouens. Nëse ato provohen se nuk janë të cilësisë së duhur priten në gjysmë dhe shkrihen sërish.

Emri “Oscar”
 
Zanafilla e emrit “Oscar” është e diskutueshme. Njëra nga teoritë flet për Beti Davis, e cila propozoi që statujës t’i vihej emri i bashkëshortit të saj të parë Harmon Oscar Nelson, i cili ishte drejtues i një grupi. Një tjetër version flet për sekretaren Ekzekutive të Akademisë, Margaret Herrik[12], e cila e pa statujën në vitin 1931 dhe bëri një kërkesë që statuja të mbante emrin e xhaxhait të saj që quhej Oscar. Megjithatë, pa marrë parasysh këto versione, trofeu u njoh zyrtarisht me emrin “Oscar” në vitin 1939 nga Akademia e Artit të Pikturës dhe Skencës.

Kuriozitete rreth statujës
 
Pesha e “Oscar”-it 3.85 kg
Gjatësia 35 cm
Numri i Oscarve të marrë në “Academy Awards” për fituesit shkon në 2,365
Numri i kategorive të pranueshme që në vitin 1928: 13
Numri i personave që prodhojnë një statujë: 12
Një “Oscar” prodhohet për 20 orë
Numri i “Oscar”-ve të prodhuar në një vit: 50-60
Janë refuzuar: 3 “Oscar”
Statuja më e vogël e prodhuar: 3.81 cm
Statuja më e madhe e prodhuar: 60.96 cm
Pronari i statujave “Oscar”

Që nga viti 1950, është vendosur nga ana ligjore që fituesit e statujave nuk mund t’i shesin ato pa i bërë ofertën së pari Akademisë për 1 dollar amerikan. Nëse një fitues e refuzon këtë detyrim ligjor, Akademia ka të drejtë për ta mbajtur statujën.
Çmimet “Oscar”, që nuk janë mbrojtur nga ky detyrim, janë shitur në një ankand publik. Ky rregull është kundërshtues në momentin që fituesi nuk e disponon çmimin. Rasti i djalit të Michael Todd, i cili u përpoq të shiste një statujë të M. Todd, tregon qartë se ka shumë që nuk e pranojnë këtë rregull. Kur djali i M. Todd u përpoq të shiste statujat, Akademia fitoi gjyqin. Por ka patur raste që janë bërë shitje të “Oscar”-ëve dhe më pas blerësit janë detyruar që t’ia kthejnë statujat Akademisë, e cila i mban ato në thesar.

Nominimet

Që nga viti 2004, nominimet për “Academy Award” janë bërë publike që në muajin janar.

Kategoritë

Çmimi “Oskar” për Meritën
Çmimi “Oskar” për fotografinë është dhënë për herë të parë në vitin 1927
Çmimi “Oskar” për regjinë, në vitin 1927
Çmimi “Oskar” për skenarin origjinal, në vitin 1940
Aktori më i mirë në rol kryesor, në vitin 1927
Aktorja më e mirë në rolin kryesor, në vitin 1927
Aktori më i mirë dytësor, në vitin 1936
Aktorja më e mirë dytësore, në vitin 1936
Kolona zanore më e mirë, në vitin 1934
Kostumografia, në vitin 1948
Makiazhi më i mirë, në vitin 1981
Filmi më i mirë i animuar, në vitin 2001
Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër, në vitin 1931
Dokumentari më i mirë, në vitin 1943
Filmi më i mirë i huaj, në vitin 1947

Kandidatët për statujën e artë

Ceremonia e 81-të e Academy Awards do të zhvillohet më 22 shkurt, në “Kodak Theatre”, në Los Anxhelos. Ashtu siç është bërë traditë çdo vit, vipat presin me padurim të kalojnë në tapetin e kuq për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve “Oscar”. Kjo ceremoni është konsideruar si parada e modës së fundit, e cila më pas kthehet në një tendencë të padiskutueshme për fansat në mbarë botën. Ndër figurat më të njohura që konkurrojnë për marrjen e çmimeve “Oscar” përmendim: Angelina Jolie, Brad Pitt, Meryl Streep, Kate Winslet, Mickey Rourke, Mickey Rourke etj. Për shumë aktorë të tjerë të rinj, ky eveniment konsiderohet më i rëndësishmi dhe përgatitjet për veshjen dhe gjithçka tjetër, që ka të bëjë me paraqitjen, fillojnë disa muaj para ceremonisë madhështore.

Lista e nominimeve

Konkurruesit për “Aktorin më të mirë në rol kryesor”:

Richard Jenkins me filmin “THE VISITOR”
Frank Langella me filmin “FROST/NIXON”
Sean Penn me filmin “MILK”
Brad Pitt me filmin “THE CURIOUS CASE OF BENJAMIN BUTTON”
Mickey Rourke me filmin “THE WRESTLER”

Konkurruesit për “Aktorin më të mirë në rol sekondar”:

Josh Brolin me fimin “Milk”
Robert Downey Jr. me filmin “Tropic Thunder”
Philiph Seymour Hoffman me filmin “Doubt
Heath Ledger” dhe me filmin “The Dark Knight”
Michael Shannon me filmin “Revolutionary Road”

Konkurrueset për “Aktoren më të mirë në rol kryesor”:
 
Anne Hathaway me filmin Rachel Getting Married
Angelina Jolie me filmin “Changeling
Melissa Leo”, me filmin “Frozen River”
Meryl Streep me filmin “Doubt”
Kate Winslet me filmin “The Reader”

Konkurrueset për “Aktoren më të mirë në rol sekondar”:
 
Amy Adams me filmin “Doubt”
Penelope Cruz në fimin “Vicky Christina Barcelona”
Viola Davis me filmin “Doubt”
Taraji P. Henson me filmin “The Curious Case of Benjamin Button”
Marisa Tomei me filmin “The Wrestler

Filmat e animuar

“Bolt”
“Kung Fu Panda”
“Wall-E”

Fotografia artistike, filmat

“Changeling”
“The Curious Case of Benjamin Button”
“The Dark Knight”
“The Duchess”
“Revolutionary Road”

Kinematografi

“Changeling”
“The Curious Case of Benjamin Button”
“The Dark Knight”
“The Reader”
“Slumdog Millionaire”

Kostumografia

“Australia”
“The Curious Case of Benjamin Button”
“The Duchess”
“Milk”
“Revolutionary Road”

Konkurruesit për udhëheqës

“The Curious Case of Benjamin Button”
“Frost/Nixon”
“Milk”
“The Reader”
“Slumdog Millionaire”

Dokumentarë

“The Betrayal” (Nerakhoon)
“Encounters At The End Of The World”
“The Garden”
“Man On Wire”
“Trouble On Water”

Dokumentarë të shkurtër
 
“The Consence of the Nhem En”
“The Final Inch”
“Smile Pinki”
“The Witness-From the Balcony of Room”

Konkurruesit për montazhin

“The Curious Case of Benjamin Button”
“The Dark Knight”
“Frost/Nixon”
“Milk”
“Slumdog Millionaire”

Filmat në gjuhë të huaj

“The Baader Meinhof Complex”
“The Classs”
“Departures”
“Revanche”
“Waltz With Bashir”

Grimi

“The Couriouse Case Of Banjamin Button”
“The Dark Knight”
“Helloboy II: The Golden Army”

Kolona zanore
 
“Down to Earth”-Wall-E”
“Jai Ho”- Slumdog Millionaire”
“O Saya” – Slumdog Millionaire”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora