E premte, 19.04.2024, 04:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Nik Leshai: Reflektim mbi Shkrimin e Qemal Muratit Rreth Standardit '72 ne "Koha Jone"

E shtune, 07.02.2009, 09:38 PM


Baza e Gjuhes Zyrtare Shqipe nuk Mund të Prishet

Fundi i Relapsimit Diktatorial

Nga Nik Leshai, Magjister, Pedagogji

Fillimisht u rrezue Stalini.  Mandej kryet e Leninit i shkap prej lapidarit dhe u perplas ne toke.  Dikure, mbas tan europes lindore, edhe ‘Eh-u’ yne u kalamend e ra në mes të Tirânës.  Athere populli shqiptare, i ndersyem prej demokracise, u hodh perpara me shprese per t'i nderrue kursin historise se vet.  Por shum shpejt rregjimi i vjeter, ku ne media, ku ne tregti, ku ne letersi e art, por mâ s’forti në qeveri, relapsoi, u kthye dhe rimori frenat e qeverisjes ne dorë.

Edhe nji herë shqiptarët ranë në gjumë dhe humben shpresen se atdheu i tyne do të mund t’i bashkohej kontinentit nânë.  Garda e vjeter e shfrytzoi këte letargji dhe zuni vendet kyçe në të gjitha fushat e jetës ekonomike, politike, shpirtnore e letraro-artistike të Shqipnisë.  Ashtu si gjatë diktaturës, ‘nacionalizmi’ u ribâ motoja e popullit shqiptarë -- 150 vjet mbas europes.

Kosovarët nuk ndejen pa u perzie edhe kete here në 'atdhetarizmin' shqiptarë.  Por ndersa ata qe patën ndihmue dikure Bacë Enverin, sic e quanin ata, paten qenë patriotë të ndershem (por te rrejtun ne lidhje me figuren e Eh-ut), ata që sot e kanë bâ ‘atdhetarizmin’ biznes, politike, dhe emblemë personale, janë fanatikët kosovarë.   

Mos të merzitemi!  Heren e parë ata zgjaten 40 vjet.  Kete here, pa perkrahjen e BRSS, me siguri qe do te zgjasin ma pak.  Dhe shenjat sapo kanë fillue.  Heronjtë e Vigut, pes djem të vramë ne luftë kunder anti-komunistëve shqiptarë, janë shenja e parë se rilapsimi ka marrë fund.  Nji periudhe e re do të fillojë ne Shqipni me antarsimin tone në NATO.  Kjo dmth se diktatura linguistike, ne mes tjerash, po perjeton fundin e saje.  Prandaj gegofobët janë hjedhë të gjith në sulm si bisha te plagosuna për dekë.

Por gjuha zyrtare nuk ka nevoje me zgjedhe ne mes te gegnishtes e te tosknishtes;  nuk ka nevoje me qene kunder gegnishtes apo kunder tosknishtes.  Ajo ka nevoje vetem per disa permirsime qe do t’a  banin ate ma te larmishme ne tingull, ma te afte me formue fjale te reja, ma solide ne strukture, dhe do te eliminonin disa crregullime te panevojshme.

Baza e Gjuhës Letrare

Qemal Murati ( i cili e  quan Rexhep Ismajlin-Histolinguistin mâ të madh ne historinë e gjuhës shqipe-delitant), asht leksikograf.  Ai nuk âsht as gramatolog as gjuhtare!  Ai duhet te rrije ne profesionin e tije -- te mbledhi fjale te rralla sepse ai nuk e kupton gjuhsine.    E gjithë eseja e Z. Murati âsht shkrue per Gjuhën Zyrtare, por ai e quen ate Gjuha Letrare. Pra, ashtu si shumë ‘atdhetarë’ që vetshpallen ‘gjuhtarë’, ai nuk e kupton dallimin në mes të ketyne dy varieteteve gjuhsore. 

Sa per dieni, Z. Murati, Baza e Letrarishtes âsht prekë.  Sot ka te pakten 200 shkrimtarë që mbas demokracise kanë botue libra në gegnisht, dhe gjuha e 70% te rinise shqiptare sic verehet ne muziken ma te re "Rap" asht Gegnishtja? 

Megjithatë, simbas perspektives sime, keta 200 shkrimtare gege dhe rapieret shqiptarë, nuk e kanë prekë, prishe, as perzie bazën e letrarishtes.  Ata vetem se i kane shtue asaje disa struktura, tinguj, e fjale qe i kane mungue asaje tash 60 vjet.  Per mue kjo nuk asht prekje, por perkedhelje, zbunim, dashuri.

Baza e Gjuhës Zyrtare

Ne artikullin e tij ne "Koha Jone", Z. Murati ka dashte me thânë “Baza e gjuhes ZYRTARE shqipe nuk duhet te preket”, jo "Baza e gjuhes letrare shqipe nuk duhet te preket.

Ndersa 'letrarishte’ dmth gjuha e letersisë (shkrimtarëve, dramaturgëve, e poeteve), “zyrtarishte” dmth gjuha e administratës, shkollave, mediave, kompanive me shtrimje kombëtare, si edhe të gjitha kompanive, institucionave, e organizatave të financueme krejtsisht, ose pjesnisht prej shtetit. 

Z. Murati ban gabime te shumta sepse edhe çeshtja e gjuhes shqipe nuk âsht, “me prekë a mos me prekë”, por “A mundet me u prekë apo jo?”.    Dhe pergjigja âsht JO!

Nuk duhet, nuk po kerkohet, dhe ma kryesorjanuk mundet me u prekë baza e gjuhës zyrtare sepse shqipja, e shkrueme tash 500 vjet, asht konsolidue deri ne ate pike saqe ajo tashma ka formue nji baze solide.  Ajo çka kerkohet asht permirsim i kesaje baze, ose zgjanim, sic thote Dr. Pr. David Luka.

Gjithashtu asht jo-praktike dhe e panevojëshme me rishkrue tekstet e botueme ne Standardin '72 .  Mosshkrimi i ketyne teksteve nuk asht ne asnji menyre pengese per integrimin e gegnishtes ne Standardin '72.

Por, vetem per te gezue Z. Murati, le t’i verejme pjeset e ligjerates dhe te shohim se cilat prej tyne po kerkohet me i ‘deformue’—emnat, peremnat, mbiemnat, foljet, ndajfoljet, lidhezat, pjesezat?  Pasthirrmat!

Gegofobi Murati (po nji gege mundet me qene gegofob -- vetperçmimi ka linde pernjihere me njeriun) duhet t’a dijë se Standardi ’72 e ka prekë strukturen e gjuhës zyrtare shqipe tue pranue diftongun ‘ue’ ne mbiemna edhe ne ndajfolje (ne raste ku  Standardi nuk mund te perdori diftongun e tij 'ua').  P.sh. ne vend te ‘mesonjes ose punonjes’ thohet ‘mesues ose punues’.  Gjithashtu ndajfoljet e tipit ‘gezueshem’ po iau zane vendin gjithnji e ma shume  frazave ndajfoljore te tipit ‘ne menyre te gezuar’.  Dhe asgja e keqe nuk ka ndodhe.  Baza e zyrtarishtes se shqipes nuk asht preke.  Asht permirsue!

Edhe me keto ndryshime, emnat dhe mbiemnat lakohen si ma pare, nuk jane preke, dhe nuk sjellin ndonji problem as per geget as per tosket.  Edhe ndonji modifikim i vogel ne te ardhmen asht mbrenda normave te standardizimit, i cili asht gjithmone pune-ne-progres. Z. Murati mos u tremb!

Ndajfoljet.  Ato nuk preken Z. Murati sepse jane pjese te pandryshueshme te ligjerates, ashtu si lidhezat dhe pasthirrmat... 

Çka na mbeti?  Foljet?  Jam i sigurte se nuk do t’u preket foljeve koha e shkueme. Prandaj Z. Murati mund të vazhdojë me shkrue librin e tijë “Kujtimet e nji Gege Gegofob”. 

Do te shtojme paskajoren.  Patjeter sepse ne nuk jemi aq te paditun sa me gjymtyrue gjuhen tone.  Edhe te permirsojme ndonji dicka tjeter per t’a ba gjuhen Zyrtare Shqipe ma te larmishme ne tingull, ma te afte me formue fjale te reja, ma solide ne strukture, dhe mund t’i eliminojme asaje disa çrregullime te panevojeshme.  Asgja nuk prishet. Disa gjana rregullohen.  Ma mirë per te gjith.  Mire per gjuhen.  Mos ku frike Z. Murati.

Pandershmenia e Gegofobëve

Ashtu si të gjithë gegofobet e tjere, edhe Z. Murati i shtrembnon faktet dhe i citon autoret jasht kontekstit.  Gjithashtu ai perzgjedhe vetem autoret te cilet mund te interpretohen (“me modifikime”) simbas deshires se tijë dhe te cilet ndihmojne arritjen e qellimeve te Z. Murati. P.sh. ai citon Eqrem Çabejn e mbas 1972-shit dhe jo Eqrem Cabejn ose Aleksander Xhuvanin e vjeteve 50te e 60te kur ata mund t'i shprehnin mendimet e tyne disi ma lirshem sepse Byroja Politike sapo kishte nise me mesue Gramatiken e Gjuhes Shqipe dhe nuk mund t'a kuptonte se kush ishte anmik dhe kush ishte mik.

Jam i sigurte se ka nji fraksion qe deshiron me pase dy, ndoshta edhe tri gjuhe shqipe.  Ndoshta edhe tri shtete shqiptare.  Welcome to democracy.

Po ashtu ka edhe te tille qe refuzojne me integrue qofte edhe nji fjale te vetme gege pa e toskizue ate.  Ose prej atyne qe pranojne ma pare me varfnue gjuhen shqipe sesa me perdore struktura gege.  Fraksionit te fundit i perket edhe leksikografi Qemal Murati.

Por per shumicen e shqiptareve, dhe ne vecanti per ata qe e kane levrue gjuhen ne nji menyre ose ne nji tjeter, si shkrimtaret, dramaturget, poetet, mesuesit, gjuhtaret, stilistet, dhe gramatologet, çeshtja nuk shtrohet se a me preke, a me prishe, a me perçudnue por vetem e vetem sesi me permirsue.

Shenime

1) Z. Murati duhej t’i kishte informue lexuesit e tij se Gjermanet kane fillue tash pak vjet me e ristrukturue gjuhen e tyne.  Gjithashtu ai duhej t'i kishte informue lexuesit se Maldova ka hjeke dore prej gjuhes se imponueme ndaj atij vendi prej sovjeteve dhe se tash ajo popullsi perdore gjuhen e vet.  Dhe se ngjarje te ngjashme ne gjuhsi kane ndodhe me kroatet e me boshnjaket.  Pra ne shqiptaret nuk jemi te vetmit qe po bajme 'kesi hataje' mbi gjuhen e 'atdheut' tone.

2) A asht gjuha shqipe superiore ndaj gjuheve te europes ashtu sic thotë leksikografi Qemal Murati?  Kur ishte ‘Eh’ gjallë, ai i pati bindë disa shqiptare e disa kosovare se e gjithë bota n’a kishte zili per ‘pasuritë e paçmuara nentokësore’.   Jam i sigurtë se edhe Z. Murati, me përçartjet e tijë, do t’i bindi disa shqiptare se gjuha shqipe asht gjuha ma e vecante, ma e zhvillueme, dhe ma superiore ne te gjithe europen. Dhe kjo asht e vertete--- por vetem per ne shqiptaret sepse ne gjuhen tone asht kodifikue shpirti, historia, morali, arti, dhe psikologjia jone. 

3) Z. Murati duhat t'a kuptoje se atdhetarizmi, sado i shenjte, nuk duhet perdore si mjet dhune e diktature kunder 2/3 te shqiptareve.  Qemal Murati, ne menyre te pandershme, mundohet me i ba shqiptaret te ndjehen fajtore sepse ata deshirojne me integrue gegnishten ne Standardin Zyrtar. 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora