E premte, 19.04.2024, 11:06 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Papirusi qe mbeshtjell historine

E hene, 10.07.2006, 08:59 PM


Antoni dhe Kleopatra
Kleopatra rrinte mbi fronin e Egjiptit. Mark Antoni dhe Oktaviani, Augusti i ardhshem, luftonin me njeri-tjetrin neper detra. I tere Mesdheu ishte shkundulluar nga luftrat civile mes gjeneraleve romake. Aleksandria e Egjiptit, metropoli me i gjalle dhe me i trazuar i botes se lashte, jetonte dite tw çmendura dhe te pasigurta: dielli i mbreterise se Ptolemejve, dinastia e themeluar nga nje prej gjeneraleve te Aleksandrit te Madh, ishte duke perenduar pergjithmone. Flota e Oktavianit ishte shfaqur tashme ne horizont, mbi detin e pergjuar nga Fari legjendar, mbas fitores ne betejendetare te Acios. Ne veren e vitit 30 para Krishtit, Mark Antoni u vetevra mbas disa dite orgjish tw dwshpwruara ne pallatin e tij aleksandrin. Ate e ndoqi menjehere pas edhe e dashura e tij Kleopatra, e cila u terhoq ne ferr nga kafshimi i nje neperke.

Por, pikerisht ne ato vite, ndersa historia ndiqte udhen e saj tragjike e te madherishme, nje kopist anonim kishte filluar te kopjonte mbi nje rrotullame papirusi vepren monumentale te nje gjeografi, Artemidori i Hefesit: plot 11 libra, te shkruar rreth vitit 100 para Krishtit. Skriba i panjohur nuk punonte edhe me aq perkujdesje, mbase i shqetesuar nga tollovia e ererave te lufterave qe mberrinin gjer ne kthinen e tij te qete. Formonte kolona me germa greke, duke lene hapesira te gjera ne te bardhe, mbi te cilat nje vizatues kishte nderfutur hartat gjeografike te perzgjedhura per te ilustruar vepren. Per arsye qe nuk i dime, ajo pune nuk u mbarua kurre. Papirusi nuk hyri kurre brenda ndonje biblioteke, por perjetoi historine e vet te vogel dhe te çuditshme, duke kaluar dore me dore, derisa perfundoi ne nje grumbull mbeturinash.

Prej aty ku kishte perfunduar, u rishfaq mbas dy mije vitesh. Dhe eshte fjala per nje veper unikale qe permban harten me te lashte gjeografike te botes, por edhe nje bllok te jashtezakonshem vizatimesh te antikitetit.

Papirusi i Artemidorit perben nje nga zbulimet me interesante te viteve te fundit. Do te ekspozohet per here te pare nga 8 shkurti deri me 7 maj, ne Palazzo Bricherasio te Torinos (katalogu eshte publikuar nga Electa). Per ekspozimin eshte perkujdesur Claudio Gallazzi, qe e ka zbuluar e mandej restauruar papirusin ne Laboratorin e Papirologjise te Universitetit te Milanos, dhe nga Salvatore Settis, drejtor i Shkolles normale te Pizes dhe studiues i njohur i artit te lashtesise. Do jene te pranishem edhe objekte te tjere te cilet do te rrefejne bote te ndryshme te pasqyruara nga papirusi. Instrumente dhe materiale pune te skribave do te ilustrojne menyren se si realizoheshin dhe si kane arritur deri me sot tektet e lashta. Nga ana tjeter, nje seksion i ekspozites do te flase per zbulimet e gjeografeve dhe te hartografise se lashte. Seksione te tjera do t'u kushtohen deshmive qe lidhen me praktiken e vizatimit artistik ne boten greke dhe romake.

Por ylli i vertete i ekspozites do jete ai, Papirusi i Artemidorit, dy metra e jysme i gjate dhe 35 cm i gjere. Mbas odiseshe te gjata, papirusi kishte perfunduar ne duart e nje koleksionisti privat, i cili ne fund te vitit 1998 vendosi ta vinte ne dispozicion te studiuesve. Tashti eshte blere nga Fondacioni per artin i Shoqerise se San Paolos dhe, mbas ekspozimit do te mbetet ne Muzeun egjiptian te Torinos.

Ne pranveren e vitit 1999, zbulimi i rrotullames se papirusit qe lajmeruar ne nje reviste specialistesh nga Claudio Gallazzi dhe nga gjermanja Baerbel Kramer.

Dhe lajmi pati bere buje jo vetem nw specialistet e kwsaj fushe. Ne te vertete, qarkullonte prej kohesh zeri se diku rrotull gjendej i ruajtur nje papirus i cili permbante, perveç nje teksti te humbur, nje permbledhje te jashtezakonshme vizatimesh. Por objekti e kaperceu te pritshmen. Kopjimi i Gjeografise se Artemidorit nuk kishte qene i plote: vetem njera nga shume hartat gjeografike qe duhej te ilustroheshin qene realizuar. Por, mesa duket, vizatimi qe nderfutur ne hapesiren e gabuar; per kete arsye, kur eshte vene re gabimi, rrotullamja qe lene menjane duke mbetur e pambaruar. Megjithate, per ne, mbetet vizatimi i asaj harte, harta me e lashte ne historine e Perendimit: skica e nje pjese te gadishullit iberik, ndoshta Betika, me rruget e saj, lumenjte e saj, me ornamente dhe kuadrate te vegjel qe shenjojne qytetet dhe fshatrat.

Sigurisht qe Artemidori kishte udhetuar deri ne Spanje, dhe vepra e tij e pershkruante boten qe prej Detit te Zi deri ne Kolonat e Herkulit. Ishte nje prodhim i asaj tradite te studimesh gjeografike qe, pikerisht Aleksandria e Egjiptit e kishte çuar ne maja shume te larta. Pikerisht ne Aleksandri kishte punuar ne shekullin III para Krishtit, Eratosteni i Kirenes, i pari qe, me nje saktesi marramendese ka pase llogaritur gjysmeperimetrin e globit tokesor. Por ama, nga hartat e gjeografeve greke nuk ka mbetur deri me tash asgje perveç kopjeve mesjetare te hartave te Gjeografise se Ptolemeut, gjithsesi asgje nga gjerat antike.

Do te mjaftonte kjo harte gjeografike per ta bere te jashtezakonshem papirusin. Por ka edhe me. Rrotullamja duhet te kete mbetur ne dyqanin e vizatuesit. Pak vite me vone, dikush, mbase vete vizatuesi, e rimori ne dore. Nje dore e sigurte dhe mjeshterore realizoi, ne pjesen e papirusit qe kishte mbetur krejtesisht e bardhe, nje varg me figura kafshesh. Figura realiste: xhirafa, fenikoptere, rosa, tigra. Por edhe kafshe fantastike si, grifone, hibride mes peshqish e dragojsh, pothuajse si çudira te nje piktori flamand. Duhej te kene qene prova artisti: ndoshta edhe skica per figura qe do realizoheshin ne afreske apo ne mozaike, a mbase modele per t'ua paraqitur klienteve.

Kleopatra, ne ate epoke duhej te kete vdekur. Studimi paleografik i didaskalive qe shoqerojne shenimet te ben te mendosh se Egjipti kishte rene tashme nen sundimin e Romes. Kemi keshtu nje fletore te nje artisti te jashtezakonshme: antikiteti nuk na ka kthyer asgje te krahasueshme me kete, dhe mendja rend nw mos ne vizatimet e Rilindjes, tek figurat e nje Leonardoje apo te nje Mikelanxheloje.

E nderkaq rrotullamja vijonte te perdorej. Ndonje rishtar i dyqanit fillon te vizatoje ne te gjitha hapesirat e lira detaje figurash njerezore apo pjese statujash: nje koke, ndoshta e perendise Zeus, realizuar ne profil. Arrijme kesisoj te ndjekim ne hollesi punen e artisteve te lashte. Nje shperblim i vogel por domethenes per gjithe çfare ka humbur ne vazhden e shekujve: piktura mbi kavalet, pershembull qe greket dhe romaket praktikonin jo me pak se modernet.

Ne nje fare pike e gjithe rrotullamja eshte mbushur me vizatime. Tashme nuk sherbente me dhe fati i saj qe shenjuar. E zhvendosen menjane dhe kesisoj ajo perfundoi ne nje tog me dorwshkrime te vjetra, mes zhumileve zyrtare te epokes se Neronit, Vespasianit dhe Domicianit. Nje dite, ndonjeri, kushedi se cili e kushedi se si, do ta kete gjetur kete grumbull me me karta. Dhe qe prej atij çasti, per papirusin ka nisur nje jete e re. Nga Egjipti i Kleopatres ai ka perfunduar ne Torinon e Olimpiadave dimerore: nje fat qe kopisti anonim i Aleksandrise sigurisht nuk mund ta kishte parashikuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora