E premte, 29.03.2024, 11:44 AM (GMT)

Kulturë

Stavri Trako: Frang Bardhi, shënjtëruesi i testamentit të lirisë

E shtune, 07.02.2009, 08:45 PM


Frang Bardhi
Frang Bardhi
Frang Bardhi,  shënjtëruesi i testamentit të lirisë

Nga Stavri Trako

Franciscus  Blanchusei

Frang  Bardhi 

(1606-1643)          

Kapitull  VII

Proverba & te ndëntie(të ndigjuara)

Epirotarum

1.Veç  tënë zon adhuroj(veç zotin tonë adhuroj)

2,Kush  njef  vet-hen  njef tënë  zon (Kush njeh vetveten njeh zotin tone)

3.Njeriu mbledh  e zot ynë përderdh.

4.Veçse  zoti ynë është i pamëkat.

5.Ata të mire qi  të hajsh s’gijesh e tinzot ia hanj.(Ajo e mire që të hash e s’ngopesh e zotit tonë është  haj)

6.Shkaku ka shumë arsye.

7.Kush ka gjykuem, s’ka me vuem.(Kush ka gjykuar  nuk ka vuajtur)

8.Çfarë të bësh, bëhe urtësisht.

9.Zgjidhe  fjalën më të përçuerm

10.Njeriu i urtë (I mençur)zgjedh  fjalën e vet.

11.Gjinden shumë  duer  (lloj) njerëzish. 

12.Shikomë  stanin ,ani(pastaj)të bamtë (bëmat)

13.Një frutit  lisi  e mire njifet, kish qenë Madha (frutet e një peme të mire njihen se  janë të mëdha)

14.E dogj  languan  bushtëra.(E djeg  languan bushtra)  

15.Të këqiat  mbëshojnë(rëndojnë)

16.Kush nuk është  mbës-huem(mësuem),s’di  me urdhënue (s’di me urdhëru)

17.Mbasi ta  kesh  zënë,ani   mbësho.(pastaj  mësho)

18.Majmuni nuk të zihet mbë lak.  (Majmuni nuk zihet në lak)

19.Anmikun  mos çel  zuun.  (Armikut  mos i çel  synë)

20.Me mijtë ha e pi  ,e treg mos bëj.

21.Njëra dorë lan tjetrën  e të dyja lajnë faqet.

22.Armiku plak ,s’të bëhet  kurrë  mik,e në t’u baftë s’bëhet i drejtë.

23.Skifteri  s’gjitet (nuk u qepet)  mbas mizashit. ( mizash)

24.Më  mire me hesht, se të flasish shumë.

25.Për të paditurit , të  pafolurit  është të folë.(të heshturit  është si të flas)

 26.Duke  folë fjalët,e fëdiga (e keqja ) rritet.

27.Mos i jep arësye  të paditurit,thotë Solomoni.

28.Fjalët janë gra(për grate) ,të bamet  burra.(bëmat janë për  burra)

29.Gjithëkush  duhet të mbaj një mjeshtëri  fshehur.

30.Një njeri, që ka shumë fjalë na i shkërthen  mendtë.

31.Ato  gjaste  (ngjarje)që s’të kanë hije e s’të  përqasen,s’duhet  me dëshirue.

32.Ato  gjaste që të bjejnë(sjellin)të dhimtuen(dhimbje)s’duhet me i kujtue.

33.Më mire me dekun një here(të vdesësh një here) ,se me u rreziku gjithëherë.

34.Cilido nga zogjtë, o bilbili  e bie  pranverën.

35.Kur dro se (druan se)  të del ma  keq ,mos e ban.(bëj)

36.Kush  vete  në mulli, doemos do përmjellet.

37.Dëshirojmë gjithëherë ato caste, që si kemi.

38.Gjithëkush  shikon të mirët e vet.

39.Peshku ma parë qelbet  ndë kryet.(nga koka )Turqisht: Baluk bashkaclan kokar

40.Ani  i qeih nuk thehet.

41.Dita e mirë njifet ndermenate.(që menatë,pagdhirë)

42.Molla nuk  rëzohet larg  mollës.

43.Gjithë gjastet (ngjastet)  me mot.(gjithë ndodhitë në kohën e duhur)

44.Duhet  me pritur  rend.

45.Bushtra që ngutet  me pjellë,bën këlysh  të verbër.

46.Kush shkon ngadalë ,shkon ku e vendos.

47.Ky shekull u ongëthi( u hëngër ) ndasgia.  (ndasish)

48.S’bët besë ndë këta shekuj.

49.Kush len kembyem (i marrë),këmbyem (  i marrë) vdes.

50.Më mire me pasun armikun shtruem(hapur),se sa mikun  e mbyllëm.

51.Të folurit e prit.

52.Kush dhjet në det, e gjen në krypë.

53.Duhet me shtri këmbët  sa ke  të mbuluemit. (mbulesën)

54.Të gjithë jemi bijtë e mortjes.(vdekjes)

55.Marin(mbaren ,turpin) s’duhet me e harrue,perse  sot mue  neser ty.

56.Si të  nderosh, ashtu ke me qenë nderue. (Si të nderosh,ashtu do të të nderojnë)

57.I belbti  merr vesh më mire  të belbtit.(belbaku atij  që i merret goja )

58.Deti,zjarri ,gruaja  tri të këqijat  më të mëdha.

59Kush ha shumë biber(piper)  s’dendet edhe ne lakna.

60.Në qind të fitueme ,s’pagujnë një të pagueme.

61.Gruaja e bukur dhe vera e ëmbël  janë helm.

62.Të  vobegun ku ta zerë nata ,aty asht pallati i tij.

64.Posi leu ,ashtu vdes njeriu.

65.Kali është i atij ,që e ngarkon.

66,Një  gur nuk bën  mur.

67.Dheu i zi e bën bukën e bardhë.

68.S’duhet me i shërby  atij, që s’të njef.

69.Mjalti shumë here bën të lëpim gishtat.

70.Kush bën fosen (Gropen)  shoqit vet bie ndë të.

71.Kush vete në mulli më pare ,ai më pare bluan.

72.Kush dro(druan) zjarrit ,Ntimit(nga tymi) ikën.

73.Merr pene në do te gjesh lëmshin.(kap fillin)

74.Ri shtrembër e fol drejt.

75.Kur të shofsh vesht e vetit ,atëhere ke me më pa.

76.Kush ngjan,qan.

77.Si më sheh ,ashtu më shkruaj,

78.Qet (gjuan )shigjetën dhe mçef (fsheh) harkun.

79.Në njërin vesh më hyn e në tjetrin më del.

80.Ndër të verbëtit, edhe  ti mbëshil sytë.  (mbyll sytë)

81.I verbëri heq të  verbërin e të dy ndërfosen e rrëzohen.

82.Ai çast që është më i bukur,ai  është  më i vështirë ta kesh. (me e pasun)

83.Luftë pa të vdekur ,s’është(s’ka)

84.Të dashtunit (dashuria)prej së pamit vjen. (nga atë parit vjen)

85.Kush  ka  hov, shkëcen.  (kërcen)

86.Kush një  kias  ep,dy here ep.

87.Kush ka denar(pasuri ),amë e atë  ble.

88.Gjithka   fal,  ka per denar.(gjithëka fal është pasuri)

89.Kalin e mire shpore nga dhuna.

90.Mos  më merr, ç’mos më ke dhënë ( mos më merr atë që s’ma ke dhënë)

91.Lufta e madhe e ban pajën e  ëmbël.

92.E vërteta si pëlqen gjithëkujt

93.Ujku  qimen e ndërron ,ma vesin se harron.(por vesin se harron)

94.Edhe delet që i  numëron i ha ujku.

95.Digjet bari i njomë ,ndër për të thatë.

96.S’duhet me i zan besë as ujit ,as turkut.

97.Ku turku ve kambën aty s’del bar.

98.I shkëmbyemi (I  marri) gjithë herë bën dasëm.

99.Gjithë dheu i ka zakonet e veta.

100.Unë zot e ti zot ,e  bar kalit kush i jep.

101.Unë fisnik e ti fisnik  ,e kasht kalit kush i shtie.

102.Shigjetën e shtime nuk e kthen.

103.Mos të mundoftë  i munduemi.

104.Si të bash ashtu ke me gjetun.  (ashtu do të gjesh)

105.S’është mbare mos me ditur, ma me mos dashtun me xan.(por të mos duash të nxësh)

104.Vuan ajo shtëpi ku këndon pula ,e gjeli hesht.

107.Me atë masë që të matin, me atë keni për tu matur.

108.S’është i urtë (i mençur) ai që mshel (mbyll) derën e oborrit ,mbasi i vodhën  kanë dhe dhitë.

109.Më  mire me thyem kryet, se me vu zakon të ri o të lënë.

110.Në të pafsha  nja tjetër here,ka me qenë e dyta here.

111.S’duhet me lujt  me gurë  përpjetë.  (Loja me gurë përpjetë të thyen kokën)

112.Ma vlen një dhelpër e gjallë,se një luan i  coftë (më shumë vlen një dhelpër e gjallë se një luan i ngordhur)

113.Tuk  i diegj plakesh e aty  përket .Ku i mbaron  vjetët ,plakesh ,aty përket.

I përndrituri Frang  Bardhi  ua dedikonte Fjalorin Latinisht  Arbënisht,   gjithë  atyre  Arbëreshëve   që do ta marrin  me  zgjedhur e me nxanë

Në parathënien e librit, Ai  thotë: Tue pasun  ditë e për ditë të dashtunit e mij (mbasi  hyra në Kolegj) kujtuam  me  qit (nxjerr)  copë libër që është me ndihmue : më njëane gjuhën tonë  që po bdaret  e po bastartdhohet , sa ma parët  e vë(që sa vete e më),e ma fortë me  mendihmue,gjithe atyre   që janë ndër dhenë e tin zot e të shenjtës Kishës katolike   e  që s’dijnë  gjuhën Latine .Pa të,  nuk mbetet  kush  që mund të shërbejë si duhet ,zakonet  e Ceremonitë  e Shenjta  të Kishës të Romës  pa përseritur prapë një gabim a faj  të madh.  .Duke u ndjerë  shumë mirën me marrë e me kthyem  nga gjuha  latine në   gjuhën  Arbëreshe një  fjalor ,një tjetër  fakt është   veçes  nja libre ,që   ka në të   sa fjalë e sa emra   që  janë  ,e gjinden në këtë  pjesë shekulli :posi kur me thanë(si të themi)  ,të njerëzve e të  shtazëvet ,ujërave e të maleve e të fushave e të sa të  tjera  kafshëve ,që  gjinden ndënë qielltë  dhe mbi qiellt,  posi kur të tinë zot,të engjëjt,të  shenjtit  e  tjera . Cili(Ky) libër më pëlque   e mu duk se kishte me  qënë   për ndonjë ndihmë  ,ndonëse  të pakët,e të merituar   që kështu mbase i duhej.  (për ashtu mbasi  u dashte )  Kolegjit  te  Zonjës së  Lurit, kur erdha  në   Romë, prurë  thenit Kuvendit  Shenjtë,e të Ndriçimit Ndershmit  zot  Ipevshkit  të  Zadrimes tim Ungji,  i quajtur   Gjeçi i Bardhë , nga fisi ynë  e i dorës  sonë, shumë i urtë e i vyer  (vyjshmi),i cili prej   dashurisë   së tinë zot   Të shenjtit At  PAPA Urbanit VIII ,është  tash krijuem  e bam  Arqipeshk   i Tivarit . Hyra në   Kolegj   ku  janë  shkollarët  o ata që  xanë me vojtë(të shkojnë) mbasandaj, ndër të pa  fet, me    kënduem  të  shenjtën e te vërtetën fenë tonë   ,zuna  fill tue  këthyem ketë   fjalor  mbë gjuhet tonë,e  këtheva nësi (siç ) gjithë  mujta (munda),e mbasi  e sosa (mbarova ) mu duk  i pakë  ,e i vogël;prandaj  ashtu  hina(hyra) tuj kujtuem (duke kujtuar ),e shkrova  mbë gjuhët tonë ma parë do  të  falunash(përshëndetjesh),  që i kanë zakon e i bëjnë  Arbëneshët kur së largu,o së këtej  mbë udhë  e piqen ,tue vum për ngjat tyre (duke vënë  krahas tyre) edhe mbë gjuhet e Latineve , gjithëashtu edhe do proverba  e të thëna, nse sijashit (n’ disa prej tyre ) i  kanë zakon e i thonë  Latinët disa italjante :disa  ndajfolje  edhe gjithë fare  kasheze  janë  në  ketë cope  libër,   I vura fjalë për fjalë,e ma pare  mbë disa  vise(raste)  vuna  latinisht ,e  pastaj përbri  o përfundit vuna  Arbënisht  e më të tjerat vura ma pare   fjalëne ,e rjeshtënë Arbënisht,  pastaj  përfundit  Latinisht ,ashtu qi,ata që nuk e dijne,e që   duan  me zanë gjuhënë latine ma mire e ma vdob(ndihmë) tu vijne. Perse  veçe dy çaste (të dashtunit e mij)me shtynë ,e më nxitnë  me u fedigun (përpjekun)e me  kthyem   këtë libër :e para që me shtim beleg (që të ftoj) gjithë atyre që munden me kthyem ndonja cope libër  për ndihmë të fesë  e të dorës sonë. ,:e dyta  e ma e zellshme  që  të paditunitë gjithë atyre (posi preka  ndë të zanët filli të kesaj  letere )që shërbejnë  Kishës së   Shenjtë ,popullit, e famullisë  ,e thonë    të shenjtën  Meshë ,e këndojnë  shenjtën  oficia,   ,mbë gjuhët  e mbë hesapit (llogari,interes) të Letinët  ,e te shenjtës   Amë Kishë e Romës ,as  nuk ndëgjojnë ,as nuk marrenë vesht gjith çthonë ,e gjithë  zgjidhen ,e ai që   asht  i  pa ditune ,posi thotë Katoni ,legere  o  non itelligere nengligere  est,sikur me thane(që do të thotë)  e zgjidh (zgjedhja ) ,e mos ndëgjo o mos  merr eshtë,  gjith zgjeth te pa ditun ashtë.Prashtu (shtë po ashtu si të zgjedhësh  paditurinë)  Unë  lus të  dashtunit e të   vyrtytshmit e mij  për të mirtët tuaj ,që ti vini kryet e mentë  me gjithe zemer,  fuqi   këtij Ditionar(fjalori),e të mos  e lëshoni ndoret(nga dora ) e mendjet  që   duhet  ta merrni vesh e të zini gjith thotë (gjithë çka thotë) , e gjith mëson(gjithë çka mëson )  e vnue(e përmban)  U premtoj që për te vërtetën  ndë daçi pakëz  me u fëdigun(përpjekur)  kini me zanë kësi libri( keni me nxaë nga ky libër),ndë mos tjetre ,me ndëgjuem gjith urdhënon kalandari,o ordinary ,e gjithë rubrikën    Rubrikë  që do me thënë tjetër  veçse  ato fjalët kuçijet  (kyç) ,paret me ta ;mba të  tjetërët(në anën ttjtër) anë kujtova,e me dy ma mire kthyem  gja kafshë ‘se asgja( se është më mire me kthyem  diçka se asgjë) ,përse .ndëmos ngjejem mendjet se nde terit (përse  nuk gjejmë mëndje(dije) duke ndenjur ) e pakët  dritë vjen  e kushton shumë.Vullneti   e kujdesi veçse,  Krijuesi i Qiellit. Por  e  di Vëlleznit e dashtun si e kam pasun e si e kam ndë  me rante  fuqia  me dhanë dorën e me ndimuem  të pa  fat e të dorës Arbëneshe ,pra ashtu  përzini ma me me këte fedigjeze(përpjekje) sa asht  e si do asht  po sikur  te ishte diçka e emadhe  e vuetshme(e vlerë)  e mos u vinjë vështire  me uruem për mue ,i thoni shëndosh.

Prej Rome, Dit ndë Maj 30, ndë vjetët e Krishtit 1635 

Prej  lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha,  se për më keq  mjaftë nga djemtë asgan  i bjerin vlerat e tyre   ngaqë  bredhin e digjen si langojtë nga bushtra(hasmi).

Pas kënaqësisë së veçantë që ndjeve  kur arrita të transkriptoja  të  113 proverbat  dhe pathënien  e  fjalorit  latinisht shqip të të përndriturit   Im zot  Frang  Bardhi  ,ndoqa rendin  e proverbave   duke u munduar të kuptojë  brendinë filozofike që ato i përcillnin  nga afro  400 vjet më parë, sofrave  të  burrave  Arbëresho -shqipëtarë  ku ato do të përcilleshin. Ishte pikërisht koha  kur Shekspiri  vinte në skenën e teatri Globus  tragjeditë  e tij  të pavdekshme.Dikush do të mendojë se ç’lidhje  kanë ndër veti këta  dy njerës të mëdhenj .Përpos  bashkëkohësisë  ata  i bashkon dhe misioni dhe përgjegjësia e secili për  bashkëkombësit e tij .

Shekspiri u ndritëte  udhën bashkëkombasve për  epokëne re që lindte në Anglinë  e fillim shekullit të17 të ,ndërsa  i  përndrituri  Im zot Frang  Bardhi   kërkonte,sadopak,  të përhapë  dritën e  diturisë  dhe të përshkëndijoje  lirinë  në ndërgjegjen e fjetur të shqipëtarëve duke pasur si kryefjalë  adhurimi për  zotin dhe domosdoshmërinë  e njohje së  vetvetes.

Hirësia e tij  Frang  Bardhi   e ndjente se po  rrezikohej   gjithçkaja e aritur deri atëhere nga arbëneshët e tij, e për më zi, të tjetërsohej e të mbulohej nga tisi i harresës .Shkaku- thotë  Ai  -ka shumë  arësye .

Për të mos u bëre  preh e rrethanave historike e  fatalitetit që  rezervonte  atyre  çasti historik   ai propozon   që gjykimi të bëhet  urtësisht  dhe duke zgjedhur fjalën e përçueme  .Nisur nga  rrethanat e  interesat,në të cilën ndodhen njerëzit,  ai thotë,se gjinden  shumë lloje njerëzish  .Pos gjendjes katastrofike ,prej  lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha,  se për me keq   mjaftë nga djemt asgan ,  po  i bjerin vlerat e tyre   ngaqë  bredhin e digjen si langojtë nga bushtra(hasmi).

Ai  u kujton  burrave arbëresh  se  një nga të këqiat  që rëndon më shumë  është  :padituria   që të pengon të bëhesh zot i  vetes , I keqi(bashkëpunëtori) është si majmuni që nuk zihet në lak.

Imperativ i kohës është që  të mos i hapin synë armikut Me të keqen,edhe mund të    bashkëjetohet për rrethanat dhe momentin, por  në asnjë mënyre te mos  bashkëpunohet.Rrugëdalja nga e keqja është bashkimi, për të gjetut fuqinë,sepse armiku plak kurrë nuk të bëhet mik dhe në t’u bëftë nuk bëhet i drejtë.

Të keqen më të madhe  Frang Bardhi e sheh të  padituria ,e cila është më mirë të heshtë  dhe të mos i jepet arësye.Është koha të lihen fjalët dhe të hidhet ne veprim,burrat vlerësohen nga bëmat.Organizimi i pavarsisë  e sheh si një  mjeshtëri,që duhet mbajtur e   fshehtë.Në rolin e një udhëprisi të vërtet ai porosit : -duke harruar të shkuarën - duke   harruar ç’ka  s’të ka hije  dhe nuk të përqaset   e  ç’ka  të sjell  dhimbje.Ai mendon, se është domosdoshmëri  sacrifica dhe  flijimi, kur e lyp nderi dhe liria e atdheut edhe prej çdokujt  kërkohet të pranojë   më mirë  vdekjen,se sa  përjetimin e  rrezikut  të vazhdueshëm.

Është detyrim i gjithëkujt prej  zogjëve, si edhe   e  bilbilit ,që ta sjell  pranverën . Gjithkushi e  dëshiron   atë që  i mungon.  Gjithkush sheh të mirën e vet . Por,të keqen e sheh te udhëheqësit, se peshku qebet nga koka,e nuk dyshon se mbarësi e njeriut duket që në te ritë e tij. Asht si  molla që nuk bje larg  mollës dhe njeriu duhet  të mos  i shërbej të tjerëve .

Çdo gjë duhet ta bësh në kohën e duhur  ,duke i mendur mirë gjasat,se ngutja,ngjason me  bushtrën , që ngutet me pjellë  e bën  këlysh të  verbër.Për të arritur në ç’ka vendos duhet punosh  me mend, të shmangësh  ndasitë,të lidhet besë,sepse të marrët , të marrë vdesin.

Frang Bardhi është njohës i mirë i  qëndrimeve  e mendësisë së njeriut  të kohës së tij.Duke dëshirur të  eksploroj në shpirtin  e tij  bën një paraqitjeje  të karaktereve e tipave të kohës 

Njeriu duhet të jetë syçel, që të njoh mikun e vërtetë nga  miku i remë;të mos flasë shumë;të mos bëj keq se do ta gjej në  shtëpi  dhe të mos  harroj  asnjëherë se  jemi bijë   të vdekjes ,turpërimi  dhe korritja  e tjetri  lahen për kokë.

Nderimi  i vetvetes është një gurë peshe, që do të përdorin të tjerët .Njeriu mund të humbas  në se nuk ruhet nga  rreziku i ujit ,zjarrit dhe femrës   e sidomos nga kjo e fundit  se kush ha shumë piper  nuk dindet së ngrëni lakra .Por, gjithkush duhet t’i friket shpageses,sepse femra e bukur dhe vera e ëmbël janë  helm.

I vobegti ishte  në vemendjen  e  të ndritshmit  Frang Bardhi Ai e  konsideron  atë një gurë  të murit shoqëror.Është përgjegjësi  njerëzore,për t’u përkujdesur  për të  ,se puna e tij  e bën bukën e bardhë..

Ai  troket   edhe  në ndërgjegjen e  artyre,që shërbejnë  të tjerëve duke ju kujtuar  se mjalti  shumë here  bën të lëpimë gishtat e  ndaj atyre që mundohen të të bëjnë gropën  uron, që të bihen vet brenda .

Për  Frang Bardhin  kishte  ardhur koha  për të shijuar  miellin e lirisë  gjë që   duhej bërë   pa drojtje dhe me vendosmëri,  duke  bërë  vlerësime të  urta të situatës, për të zgjidhur lëmshin,duke u ruajtur nga pabesitë e shigjetave vrastare  ,nga shurdhësia  e njerzve.Ai   godet  verbërinë  e tyre   duke e konsideruar  verbërinë  vetvrasëse. Liria  është çasti më i bukur  e vështirë ta kesh,se  kërkon  fli. Dashuria për liri duhet të tregohet  me përpjekje dhe bashkim,se të nderuar nuk të bën pasuria.  Robëria  zhduket duke  shporrur dhunën nga njeriu,nga që   jetën nuk është e drejtë tja marrish tjetrit kur nuk ja ke dhënë.Ta falësh jetën për atdhe është  paja më ëmbël,që ke mare ndonjë  here.

E vërteta e lirisë nuk i pëlqen  në  mënyrë te veçantë  hasmit, që si ujku qimen e ndëron po zakonin nuk e harron.

Është i paqëm edhe me ata njerëz që, me apo pa dashje, janë vënë në shërbim të  të huajve   duke ju kujtuar se mund të shkoj i njomi me të thatin  e s’duhet me i zënë besë  ujit dhe  hasmit .

Gjëja më e drejtë është të respektosh zakonet e vendit .Për zotin e shtëpisë është dhunë  që të jet  shërbëtor në shtëpinë  e vet.

Tradhëtia  është si një shigjetë e shtime  që nuk të jep nder dhe që ka një  fund  të trupshëm ,si  të bësh do të gjesh .Marrëzi  është të mos duash ta kuptosh 

Vuan ai komb të cilit i mungon burrëria  e si ta vlerësosh veten  ashtu kanë për të të  vlerësuar të tjerët .  Nuk ka më vlerë të  kuptosh  vetëm kur të kesh humbur  gjithçka   se është   varfëri dhe  robëri e dyfishtë.S’duhet me lujt si i marri me gurët mbi  kokën   se e pëson duke  të  rënë kresë.Sado i vogël në dukje çdo përpjekje per  mëmëdheun  vlen më shumë  se një  punë  për  luanin (perandorinë) tashmë të coftë.

Të gjithë duhet të bëjnë detyrën ndaj atdheut.

Me të 113  të  thëniet, I përndrituri, Im Zot   Frang Bardhi  përurohet si shënjtërues i testamentit të lirisë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora