E enjte, 18.04.2024, 03:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Thirrje, për “Apologjinë e vërtetë të Sokratit” prapë në Prishtinë

E enjte, 05.02.2009, 08:36 PM


Thirrje, për “Apologjinë e vërtetë të Sokratit” prapë në Prishtinë

Nga Ilir Muharremi*

Nëpër disa gazeta tona ditore po lexoja me ëndje, se aktori me prejardhje nga Kosova Mirush Kabashi, i cili më shumë se njëqind herë ka luajtur Sokratin në shfaqjen ‘Apologjia e vërtet e Sokratit’, do ta ringjall filozofinë e lashtësisë në vendin e lindjes së tij, konkretisht në Greqi. Nën interpretimin magjik, ai u prezantua para publikut Grek, ka shkëlqyer dhe impresionuar vendasit e filozofit, madje, unë po lexoja nëpër gazeta se kritika e ka pritur shumë mirë, po si mos ta priste një aktor – piramidë, që maja e tij është tejet e lartë dhe e pa prekur.

Më kujtohet kur në vitin 2003, për herë të parë kjo shfaqje u dha në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Në atë kohë publiku ishte pasionuar me interpretimin e tij magjik, si duket për herë të parë njerëzit kanë parë një shfaqje të thellë me mesazhe të fuqishme që filozofi i lashtësisë i jepte për bashkëkohësit e tij, por që vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot. Ende edhe në ditët e sotme Sokrati i Kabashit nuk mund të më fshihet nga mendja, aq thellë më është ngulitur, saqë po ta mundja ta ktheja me gjithë shpirtin tim, unë do isha munduar, sepse fuqia dhe magjia e këtij aktori, shërben si një mësues i mirë për shumë aktorë dhe politikan.  Kabashi disi me këtë shfaqje nxitë një mesazh përcjellës tek shqiptarët, i fton ata të reagojnë ndaj padrejtësive, mashtrimit, hipokrizisë, ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve të korruptuar, kuptimi i kësaj thellësisht është që turma duhet të arsimohet që të bëhet e vetëdijshme. Fjalët të cilët dalin nga goja e Kabashit-Sokratit janë se ata që do e bëjnë shoqërinë do të jenë të urtë, të mençur dhe të drejtë. Paramendojeni, e kundërta gjë ndodh tek ne në Kosovë. Cili politikan i përmban këto tri elemente? Asnjëri, bile të kishte ekzistuar njëri dhe ta lartësojë dijen, arsimin dhe drejtësinë, tri gjëra që ndodhen dikund në lashtësi e ende nuk janë zgjuar nga politikanët tonë, atëherë po ti kishin këto gjëra politikanët do të ishin sikurse Sokrati, do ta trashëgonin dijen e tij të pa korruptuar, por atëherë do ta luanin shumë fals rolin e tyre, sepse sado që ata mundohen të aktrojnë, në pah ju del ai roli i tyre primitiv dekadentë. Mendoj se jam duke e ofenduar Sokratin me këtë shembull, por në të njëjtën kohë edhe jam duke e ngritur edhe pse është tejet i ngritur, ngase Kabashi ka arritur ta luaj aq bukur sepse edhe vetë është njëri i mirë e i drejt sikurse Sokrati. Nga interpretimi i Kabashit, Sokratin e ndjerë unë e shihja sikurse njeriun më besnik ndaj ligjit, e kjo dëshmohet në skenën e fundit, ku gjyqtarët kishin ardh në gjyq dhe e lanë të dënuarin të paegzekutuar dhe vrapuan për ta rrëmbyer shpërblimin. Në këtë anë, Sokratit ju dha mundësia të largohet, por ai me kokëfortësi nuk pranoj, dhe piu kupën e helmit, si një mesazh që ligji duhet të zbatohet. Na del një person absolut ndaj ligjit, zbatues i flaktë, dhe tërë shfaqja dhe mesazhet që përmbante e shpresoj që ndonjëherë do të futen në kokat e politikanëve tonë, të cilët kokën e kanë të mbështjellë me një cipë të trashë të hekurt, por pasi që teoritë e Sokratit ende janë bashkëkohore, mendoj se shigjetat i ka tejet të drejta dhe të mprehta. Kërkoj nga ministria e kulturës që këtë shfaqje ta sjellë bile edhe një herë në Kosovë, ngase përmban vlera të mirëfillta artistike dhe janë të dobishme për çdo qytetar.

*Autori është magjistër i dramës



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora