Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Dukagjini - Llapi - Rr. i Kosovës

| E enjte, 05.02.2009, 08:52 PM |


DUKAGJINI - DRENICA - LLAPI - RR. I KOSOVËS

REPUBLIKA E KOSOVËS

Të shkruhet a të mos shkruhet? të thuhet a të mos thuhet? Realiteti po shihet, kallauz nuk duhet, prandaj duhet kujdes.

Nga Xhevat Rexhaj

Politika, si një rrafsh i krijuar nga njerëzimi dhe për njerëzimin, njeh ngritje të vazhdueshme  sipas ecjeve shekullore. Në shumë shtete politika ishte dhe është kryekëput në interes të popullit dhe vetë shtetit, me sa dihet këtu ndikuan edhe faktorë të ndryshëm e sidomos krijimi i mirëqenës njerëzore dhe zhvillimet marramendëse ekonomike e demokratike. Në disa shtete me krijim të vonshëm politika ende përdoret si rasti më i mundshëm për të krijuar mirëqenie materiale individuale, dhe për tia treguar dhëmbët kundërshtarit politik se ja unë bëj ç’të dua, ndërsa populli mbetet i varfër dhe shteti i korruptuar. Fatkeqësisht në këtë grup të shteteve jemi edhe ne shqiptarët apo të dy shtetet shqiptare.                                                                   Në rini dëgjoja kinse se me politik merren vetëm serbët dhe sllavët ngase  janë të lindur për rrena dhe manipulime, se ne shqiptarët nuk dimë shumë për politik dhe se me u marr me politik duhet me u bë si shkit, pra me hy në parti komuniste dhe për mes saj të bashkëpunosh dhe të veprosh për sllavizmin e kundër shqiptarisë. Kuptohet këto ishin më shumë thënie nga shtresat e mesme dhe të ulëta të popullatës se kinse me u marr me politik është edhe rrezik, se nëse je përkrahës i rrymës komuniste enveriste, burgosesh, dënohesh dhe izolohesh, ndërsa nëse je me partin e komunistëve serbo-jugosllav je tradhtar apo antikombëtar. Thënë të drejtën të dy variantet ishin në ato kohë jo të lakmueshme, për të mos shitur tani patriotizëm, Shqipërinë  e donim shumica e të rinjve dhe nuk na hante shumë palla se kush ishte atje në pushtet, pra dihet se shumë edhe kanë vuajtur dënime të mëdha etj etj.

Ishin pra këto kohë të liga kur populli shqiptarë brenda kufijve të 1912 -ës jetonte diktaturën më të errët dhe degradimin permanent të vetë qenies së të qenit shqiptarë nga vetë komunistët shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër shqiptare në trojet jashtë shtetit edhe më mizorisht satanizohej, sakatohej  e ushtrohej gjenocid dhe dhunë e paparë nga shovinistët serbo-maqedonas për të i nënshtruar dhe asimiluar krejtësishtedhe kjo në emër të komunizmit titist.

Asnjëra, për fat të mirë nuk vazhdoi gjatë, Shqipëria u demokratizua po ec shpejtë përpara, mirëpo tani askush nuk i ka faj nëse ndalet sepse problemet po i krijojnë vetvetiu, elita politike që e lufton njëri tjetrin sikur të ishin armiq.

Lider- është fjalë e madhe

Republika e Kosovës u formalizua me 17. 02.08, tani më nuk ka kush i pengon Institucionet të punojnë për qytetarët e shtetit e jo për gjepat e tyre, mirëpo edhe këtu ka hasur  sharra në gozhdë si shpesh here gjatë historisë tonë të dhimbshme.

Sa ishim të robëruar me çdo mjet punuam dhe luftuam të çlirohemi, u çliruam, krijuam më herët miq ende i kemi, krijuam një unitet të paparë në vitet e 90 ta në krye me strategun kombëtar Dr. Ibrahim Rugova Presidenti i parë i Republikës. Fehmi Agani më vonë Komandanti Adem Jashari e shumë figura tjera të mëdha. Këto ishin shenja se shqiptarët janë vetëdijesuar dhe se e ardhmja e tyre është e ndritshme, kishte dhe ka sharje( është edhe nga edukata familjare kur dikush nga këta shahet ose përbuzet), mirëpo mbi 90% e qytetarëve shqiptarë jo vetëm nga Republika e Kosovës i deshën i duan dhe do i duan përjetë  këta, dhe emrat tjerë unifikues shqiptarë. Këta pra ishin në çdo shtëpi shqiptare; si në ato dukagjinase, ato drenicare, ato llapjane dhe ato të anamoravës e fushës së Kosovës.

Pse

Po tani çfarë po ndodh me politikën dhe kinse politikuajt tonë( apo siç po kanë dëshirë të vetëquhen liderët e Kosovës), si po sillen ata për dhe rreth tërë territorit me mbi 11 000 km katror, si po sillen për dhe rreth qytetarëve të rajoneve të ndryshme të shtetit? Duhet thënë haptas sikur lideruca, si bajraktarët e fiseve të mesjetës, nganjëherë edhe si komunistë të komiteteve kur kanë ndarë libreza të LKJ-së, nëpër organizata shoqërore jugosllave. Kjo të jep të kuptosh se vërtet kemi të bëjmë me profiter partiak, me njerëz të pa ditur( inferior në rrethin akademik dhe intelektual), ndërsa të fortë nëpër mëhalla dhe  rajone pra aty ku kanë klientelë dhe profit nga korrupsioni( tërë familjen dhe rrethin e gjerë të punësuar dhe në vartësi tjera ). Këta pra janë Liderucët që pretendojnë se ishin dhe janë pjesë e ndonjë Elite kombëtare, këta mendojnë se me dhunë dhe me forcë do të imponohen edhe në të ardhmen, andaj tani kur po shohin se nuk do të munden të përballojnë dinamikën dhe ndryshimin që po vjen ngadalë, janë sulur që në mënyrë të vetëdijshme të ndajnë Republikën e Kosovës në “ krahina-rajone”, fatkeqësisht  kjo po ndodh dita ditës.

Po shihet kjartë se Dukagjini është më se i orientuar politikisht -AAK, Drenica është e orientuar politikisht PDK, Llapi është i orientuar politikisht LDK, ndërsa  ka mbetur që edhe Anamorava; rrafshi i Kosovës  ta gjej veten diku, aty edhe do të zhvillohet tani e tutje lufta, se kush do të jetë më  i fortë besa  edhe me dajak do të provohet në këtë rajon.

Fatkeqësisht këto ndarje po ndodhin, qytetarët me shumë brenga nuk po munden të këndellen ende, premtimet nuk po realizohen andaj edhe tereni është i përshtatshëm për bajraktarë, ata edhe disa kohë do të tallen me “ POPULLIN” e mirë dhe të urtë shqiptarë, se ua sollën pavarësinë, e tani disa vite mund të ushqehen me pavarësi( pa drita, pa ujë, pa punë, pa infrastrukturë), por me pallate dhe me xhipa marramendës që kanë pushtetarët tanë, të cilët para 5-6 vitesh nuk kishin asgjë që të gjithë ishin disa”katundarë” ku as traktori nuk mbërrinte te ta e tani. Milionerë, kjo banë vaki vetëm te ne shqiptarët..

Nuk po ndalem më shumë, Serbia ka bërë çmos me shekuj ta ndaj Kosovën në rajone, por nuk ka arritur, për fat të keç kam drojën se këtë do ta realizojnë partitë politike shqiptare udhëhequr nga të parët e tyre.

Jo vetëm shqiptarët por shumë popuj të botës i ka bashkuar dhe trasuar rrugën- Lideri i vërtet i dal nga ata popuj, edhe ne në Kosovë e kishim Liderin, andaj qytetar të Republikës së Kosovës amaneti i tij duhet të jetë edhe më tutje në mendjet tona, Kosova është një dhe vetëm një votoni ata që janë për krejtë Republikën e Kosovës të tëren , të kemi kujdes se qielli mbi ne është shumë i vranët.