Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Serbët e veriut të Kosovës protestuan kundër rivendosjes së pikave doganore në pikat kufitare 1 dhe 31

| E enjte, 05.02.2009, 07:36 PM |


LEPOSAVIQ, ZUBIN POTOK, 5 SHKURT 2009-Gjatë ditës së sotme në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme janë regjistruar tri tubime protestuese. Tubimet protestuese të organizuara me fillim në ora 11:00min, janë regjistruar në komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, si dhe në rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviq përkatësisht në fshatin Rudare.Policia e Kosovës, njofton se konsiderohet se numri i përgjithshëm i protestuesve ka qenë rreth 2000 persona (Leposaviq 1000, Rudare 600, Zubin Potok 300), të cilët kanë protestuar në mënyrë të qetë kundër “rivendosjes së pikave doganore” në pikat kufitare 1 dhe 31.Vendet ku janë mbajtur protestat kanë qenë të bllokuara për qarkullim të trafikut rrugor deri në përmbylljen e protestave.

Hajdin ISLAMI