Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Velikiq: Zgjidhja e vetme, kthimi në tavolinën e bisedimeve

| E enjte, 05.02.2009, 07:35 PM |


Ec e mos plas...

Velikiq: Zgjidhja e vetme, kthimi në tavolinën e bisedimeve

Ambasadori i Serbisë në Austri, Dragan Velikiq, ka theksuar që për Kosovën nuk ka zgjidhje tjetër, pos të kthyerit në tavolinën e bisedimeve.

“Nuk ekziston zgjidhje tjetër pos kthimit në tavolinën e bisedimeve, për të zgjidhur poblemet e grumbulluara, që para së gjithash godasin qytetarët. Vetëm kompromisi është zgjidhje e pranueshme, e drejtë dhe stabile” -ka theksuar z. Velikiq ne tekstin autorial të ditores vieneze “Standard”.
Ja si e arsyeton kthimin prapa z. Velikiq: “Këtë na e thotë vetë mendja e shëndoshë. Shpallja e njëanshme dhe e kundërligjshme e Pavarësisë së Kosovës (sipas të Drejtës Ndërkombëtare), nuk ka zgjidhur asnjë problem, përkundrazi, kanë lind probleme të reja. Shembuj të tillë shohim dhe ndjejmë çdo ditë” -ka shkruar Velikiq duke iu kundërvënë intervistës së kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, në të cilën intervistë z. Thaçi thotë që Kosova asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Serbisë.
Velikiq mohon konstatimet e z. Thaçi që Serbia të ketë bërë gjenocid në Kosovë . “Asnjë përfaqësues i policisë ose i ushtrisë së Serbisë, nuk është akuzuar për gjenocid në Kosovë -shkruan më tej Velikiq. -Politikanët shqiptaro-kosovar mund të shtrembërojnë faktet dhe të mohojnë të vërtetën, por në atë mënyrë nuk do të mund të ndërtojnë një të vërtetë të re”. Ai shton se “Më mirë do të ishte sikur Thaçi të ndërmerrte diçka për të zbardhur fatin serbëve të rrëmbyer, të vrarë dhe të zhdukur gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, si dhe të shqiptarëve lojal të Serbisë.
Velikiq përkujton që ish prokurorja e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte, në librin e saj, ka nxjerrë akuza serioze. Ai ka hedh poshtë po ashtu, konstatimet e z. Thaçi, që Serbia ka okupuar me dhunë Kosovën, ngase para okupimit nga Perandoria Osmane, -shton z. Velikiq, Kosova ka qenë territor i Serbisë, për çka flasin dokumente dhe përmendore të shumta. Terroristët shqiptarë, - thekson më tej z. Velikiq, -në dhjetë vitet e fundit në sy të ndërkombëtarëve, kanë rrënuar 150 kisha serbe, manastire dhe varreza, që dëshmojnë këtë gjë.

Marrë nga e përditshmja Beogradase “Blic” (shqipëroi dhe përshtati Ferid Selimi)