E merkure, 24.04.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Mendime

Trafikimi - skllavërim bashkëkohor

E merkure, 04.02.2009, 11:03 PM


Shumica e të trafikuarave bien viktimë e prostitucionit
Shumica e të trafikuarave bien viktimë e prostitucionit
TRAFIKIMI - SKLLAVËRIM BASHKËKOHOR

Më 19 janar 2009. Sipas Shërbmit Policor të Suedisë për çdo vit në Suedi vijnë afërsisht 500 femra si viktima të trafikimit. Në kuadrin e synimeve për të zgjuar vëmendje për këtë problematikë dhe në kuadrin e përpjekjeve për ta ndalë këtë lloj tregëtie me qenie njerëzore në Muzeun Etnografik të Stokholmit është hapur ekspozita ”Trafficking”.

Trafikimi-skllavërim i ditëve të sotme

Producentja Bianka Leidi na shoqëron rreth e rrotull ekspozitës së hapur.

- Fillojmë nga faza e parë introduktive... Këtu shohim një mur me xhemba që na paralajmëron se tregëtia me qenie njerëzore ka të bëjë shumë me kufijtë. Ka të bëjë shumë me kufirin e asaj që ne si njerzë bëjmë kundër njëri tjetrit, si përgatitemi për të shfrytëzuar jetën e tjetrit, por njëkohësisht bën fjalë edhe për kufijtë fizik. Ata që mirren me këtë veprimtari duhet të kalojnë kufijtë e vendeve të ndryshme të cilët janë bukur të mbyllur... Qe këtu për shembull kemi një fotografim rentgeni të një mauni. Këtë fotografim e ka zhvilluar dogana angleze, dhe këtu në fund të maunit shihen katër njerëz si pjesë e transportit.

Pasaporta e një femre të trafikuar nga Shqipëria në Itali.Me lejën e: Don Cesare, Regina Pacis Foto: Världskulturmuseet
Pasaporta e një femre të trafikuar nga Shqipëria në Itali.Me lejën e: Don Cesare, Regina Pacis Foto: Världskulturmuseet
Ekspozita Trafficking është bërë nga Muzeumi i kulturës botërore në Göteborg dhe më herët është shfaqur në Letoni, Greqi, Itali dhe në Belgjikë.

Ekspozita përbëhet nga 11 stacione ku përshkruhet tregëtia me qenie njerëzore në 11 vende të ndryshme. Disa nga këto vende janë Italia, Rusia, SHBA, Shqipëria, Gjermania, India dhe Tajlanda. Këtu bëhet një miks i zërave, fotografive, gjërave personale të viktimave ( pasaporta të falsifikuara nga Nigeria, rroba, çanta), art bashkëkohës ndërkombëtar ku vrejmë krijimtari nga artisti amerikan Jill Renée Smith që përshkruan shndërrimin e femrave në mall, ose pikëpamjet e burrave për femrat, të cilat i konsiderojnë vetëm si një copë mishi, ose si diçka që shitet ose e blehet.

Sipas OKB-së në botë shiten më shumë 700 000 njerëz në vit dhe se numri më i madh i viktimave të trafikimit janë femra dhe fëmijë.

Gratë dhe vajzat më së shumti shiten për qëllime prostitucioni por edhe detyrohen në martesa të detyrueshme ose si shërbetöre ose edhe si fuqi e lirë punëtore në bujqësi dhe fabrika. Djemtë ndërkaq përdoren si fuqi punuese në peshkim ose punë minierash dhe në bujqësi.

Tregëtia me qenie njerëzore në Suedi është relativisht pak e paraqitur në krahasim me vendet e tjera. Sipas Shërbimit të Policisë Kriminale bëhet fjalë përafërsisht për 400 deri 600 femra dhe numër të panjohur fëmijësh që futen në Suedi si viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

Mijëra vajza mashtrohen gjoja se ju garantohet punë
Mijëra vajza mashtrohen gjoja se ju garantohet punë
Në një nga stacionet rrëfyese të ekspozitës vrejmë një rast që të tmerron. Producentja Bianka Leidi tregon.

- Këtu vrejmë disa adoleshent kinez që kanë ardhë në Suedi...Shih, të gjithë janë të pajisur njëlloj me nga një çantë shpine dhe të gjithë kanë një histori. Të gjithë kanë kërkuar azil, duke pohuar se janë të paprindër. Qëndruan një javë ditë në një strehimore azilantësh dhe pas një jave u zhduken pa gjurmë. Prej afër 100 sish që erdhën në Suedi duke e përdorë këtë vend si vend tranziti, janë gjetur vetëm tetë sish... Këtu ndërkaq është një rast tjetër rreth dy vajzave të reja, mikesha, të cilat mashtrohen për të ardhë në Suedi dhe kështu i nënshtrohen tregëtisë me qenie njerëzore. Kodoshët e tyre bëhen gjithnjë e më të mvarur nga narkotika... Pastaj kjo këtu, është njëra nga femrat e dhunuara ndaj së cilës ushtrohet trysni që të bëjë prostitucion në llogari të një grupi kodoshësh...

Bianka Leidi mendon se ligji suedez ka ndikuar pozitivisht në uljen e volumit të trafikimit në Suedi. Ligji e ka bërë më të vështirë për kodoshët që të zhvillojnë veprimtari duke ndaluar blerjen e seksit në Suedi. Mirëpo në Gjermani është zgjedhur një rrugë tjetër e luftimit të trafikimit.

Një femër e re shqiptare kthehet tek prindërit në Shqipëri. Foto: Andrea Motta/International Organization for Migration, IOM
Një femër e re shqiptare kthehet tek prindërit në Shqipëri. Foto: Andrea Motta/International Organization for Migration, IOM
Prostitucioni në Gjermani është legalizuar ndaj këtu edhe bien viktimë shumica e femrave si skllave seksi.

Si në Suedi edhe vendet tjera të Evropës, shumica e viktimave të trafikimit detyrohen në branshin e seksit. Shumica e viktimave që përplasen në Suedi janë me prejardhje nga Rusia dhe vendet baltike.

Një pikë ndalimi në ekspozitë është edhe Shqipëria. Shqipëria ka vite që përballet me trafikimin. Për luftimin e këtij problemi janë ngritur një sërë organizatash të cilat veç tjerash mirren edhe me trajtimin psiko-social të viktimave nga trafikimi, thot Safete Beqiri, kordinatore e fondacionit suedez Kvinna till Kvinna në Tiranë.

Ekspozita Trafficking do të jetë e hapur për publik në Muzeun Etnografik në Stokholm gjatë gjithë vitit 2009. Përurimi zyrtar u bë të shtunën nga ministreja për integrim dhe barazi gjinore, Nyamko Sabuni.

Shuquri Sejdijaj
shuquri.sejdijaj@sr.se



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora