E premte, 19.04.2024, 03:39 PM (GMT+1)

Sport » Sporti

Klicko, titull dhe hakmarrje me Brusterin!

E hene, 09.07.2007, 08:04 PM


Vladimir Klicko u hakmorr ndaj Lemon Brusterit, duke e shkaterruar amerikanin ne Keln te shtunen ne mbremje dhe duke mbrojtur titullin e tij boteror te peshes super te rende ne versioninn IBF. Ukrainasi 31?vjecar, qe e mbrojti per here te trete kuroren, fitoi me nje KO teknik pasi Bruster nuk doli fare ne fushe ne raundin e shtate. Dy kombinime te fuqishme e majte e djathte ne raundin e gjashte ishin vendimtare per fatet e takimit. “Brusteri ishte nje rival i forte, por sot nuk kisha se si te humbisja”, tha Klicko, qe ishte thyer nga Bruster ne vitin 2004. Bruster nuk kishte zhvilluar asnje takim qe kur pesoi nje demtim ne sy ne humbjen ndaj Sergei Liakhovicit ne prill 2006. Dhe mungesa e ndeshjeve u duk, pasi ai e vuri shume pak here ne veshtiresi ukrainasin, dhe pse leshoi nje goditje te forte ne raundin e peste. Por e majta e forte e Klickos i shkaktoi shume dhimbje amerikanit dhe beri qe trajneri i tij, Badi MekGirt, te hidhte peshqirin ne shenje dorezimi perpara raundit te shtate, duke sjelle reagimin e ashper te publikut. Klicko, dora e majte e te cilit ishte dukshem e demtuar ne konferencen per shtyp pas takimit, ishte i lumtur qe kishte hedhur pas shpine nje prej humbjeve me djegese te karrieres se tij. “Kisha pritur kaq shume per kete duel, pasi humbja e vitit 2004 me digjte pa mase”, tha Klicko. “Isha ne fazen me te keqe te karrieres sime, por gjeta forcat per t’u kthyer serish ne maja”. Ndersa Bruster u shpreh: “Sot fitoi boksieri me i forte. Une bera maksimumin, por Vladimiri ishte ne forme magjike”. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora