E shtune, 14.12.2019, 08:20 AM (GMT)

Komente

Lobi serb në Amerikë: Zoti na e ruajtë Erion Velinë

E marte, 03.02.2009, 10:36 PM


Si u përdor shkrimi i Veliaj kundër ardhjes së Bush në Shqipëri nga opinionistët proserb

Skandali i shkrimit të Veliaj në HUFFINGTON POST (USA), i shërbeu çuditërisht për një kohë jo të shkurtër lobeve serbe kundër pavarësisë së Kosovës për të argumentuar se bombardimet amerikane në ish-Jugosllavi erdhën si pasojë e trafikut ilegal të armëve nga Shqipëria në Kosovë dhe jo si pasojë e gjenocidit serb atje. Është një rast flagrant por edhe unik që i vetmi emër shqiptari që përmendet nga lobet serbe dhe greke si referencë është “intelektuali i ri” Erion Veliaj.
Veliaj duke u bërë një zë unik shqiptar që u shpreh haptas kundër mikpritjes dhe përzemërsisë shqiptare ndaj ardhjes së Presidentit Xhorxh Ë. Bush në Shqipëri, bëri jehonë të madhe në të gjitha qarqet antishqiptare në median ndërkombëtare. Jehona e shkrimit të Velisë bashkë me historinë e shpikur të orës që detyroi edhe Shtëpinë e Bardhë të bënte përgënjeshtrimin, përfshiu të gjithë ata që u acaruan nga mikpritja e shqiptarëve. Shkrimi i Velisë antishqiptar dhe AntiBush në median antishqiptare HUFFINGTON POST (USA) të drejtuar nga grekja Arianna Stassinopoulos Huffington, e njohur në Amerikë për armiqësinë e saj nga Klintonëve për hir të bombardimeve në ish-Jugosllavi për çlirimin e Kosovës, mbetet si i vetmi kontribut i vyer i përdorur nga media proserbe dhe nga institucioni më i famshëm serb antishqiptar në Amerikë, Këshilli për Mbrojtjen e Kosovës (The American Council for Kosovo)

Sipas faqes zyrtare:

“Këshilli për Mbrojtjen e Kosovës është një organizatë jofitimprurëse e përkushtar shpjegimit të amerikanëve që të kuptojnë të ardhmen e Provincës Serbe të Kosovës dhe Metohisë.

Misioni i Këshillit është të promovojë informacione dhe analiza rreth Kosovës drejtuar:
- zyrtarëve të Ekzekutivit dhe Legjislativit të Qeverisë së Bhteteve të Bashkuara
- subjekteve të thinj tank-ut, medias, OJQve, organizatave religjioze dhe të advokacisë
- si dhe publikut në përgjithësi.
Në mënyrë të veçantë, Këshilli do të gjenerojë aktivitete edukative nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese amerikane për të shpjeguar se pavarësia e Kosovës është një shkëputje me forcë dhe e paligjshme e komunitetit ndërkombëtar e cila është në dëm të interesave amerikane dhe sigurisë evropiane dhe globale.”
Në faqen zyrtare të këtij Këshilli www.savekosovo.com, Erion Veliaj është i vetmi shqiptar që promovohet dhe për të drejtohet një lutje nga editorja më e rëndësishme Julia Gorin “që Zoti t’a mbrojë Velinë dhe grupin e tij”, referenca ndaj të cilit është pikërisht shkrimi i tij në HUFFINGTON POST (USA) me titullin proverbial tashmë: “Ëashingtoni nuk duhet të gënjehet nga pritja euforike e shqiptarëve që i bën Presidentit Bush”. Në fakt titulli i Velisë në një shqipërim të pastër do të ishte: Ëashingtoni nuk duhet të marrë kot (budallallepset) nga pritja euforike e shqiptarëve”
Të bën përshtypje që personi kryesor që ka amplifikuar dhe ka marrë referenca të plota nga shkrimi i Velisë është një nga drejtueset kryesore të Këshillit për Mbrojtjen e Kosovës, antishqiptarja më e njohur në Amerikë: Julia Gorin. Julia Gorin është e njohur në median amerikane si kritikja e njohur e Klintonëve me librin e saj kundër çiftit Klinton “KLINTONIZMI”. Ky person me origjinë ebreo ruse është një person subversiv kundër politikës së jashtme amerikane në Evropën Lindore dhe në mënyrë të veçantë në ish-Jugosllavi, dhe i përket krahut ekstrem antimysliman dhe antikatolik. Shkrimet e saj në median amerikane janë bërë të njohura në rastin e Ballkanit për amplifikimin e historisë surreale me trafik organesh, xhihad islamik kundër ortodoksëve serb dhe sidomos për gjenocidin e shqiptarëve kundër serbëve me kriminelët Thaçi e Haradinaj. Pikërisht kjo grua me një botëkuptim të thellë racist antishqiptar i lutet Zotit të mbrojë Velinë dhe grupin e tij sepse po bëjnë një punë shumë të rëndësishme në Shqipëri. Në shkrimin e saj të famshëm në median amerikane (http://www.americanthinker.com/2007/07/ending_the_balkan_quagmire_at.html dhe e publikuar në faqen e Këshillit për Mbrojtjen e Kosovës http://www.savekosovo.org/default.asp?p=4&sp=308) për “Kënetën Ballkanike” siç e quan ajo situatën në Ballkanin e dominuar nga mafia dhe kriminelët shqiptarë të mbështetur nga Ëashingtoni për faj të Klintonëve dhe Bush, Julia Gorin citon gati të plotë të gjithë shkrimin e Erion Velisë duke u ndalur në mënyrë të veçantë sidomos në pjesën kur Veliaj na kujton se ne shqiptarët nuk duhet të eksportojmë regjimin tonë autokratik të Berishës.

Sipas Julia Gorin:

“Veliaj mbështetës i pavarësisë së Kosovës si çdo shqiptar tjetër në planet, pyet në komentin e tij që tashmë është një sllogan: “A duhet ne në Shqipëri të rregullojmë gjërat brenda, para se të përpiqemi të eksportojmë regjimin tonë gjithandej?”
Julia Gorin përdor pikërisht këtë argument të Velisë në përgjigjen që ai i dha krikës shqiptare online në 2007, për të nxjerrë pikërisht nektarin proverb nga shkrimi i Velisë: pavarësia e Kosovës është e gabuar pasi aty do të eksportohet regjimi autokratik alla Chavez i Berishës!
Në fakt shkrimi i Velisë shtë publikuar në shumë faqe proserbe si një model i opinionit të pavarur të një intelektuali shqiptar i cili ka guximin të dalë mbi të vërtetën zyrtare dhe paraqet një opinion të pavarur të shqiptarëve ndaj politikës amerikane në rajon.
Faqja më e rëndësishme e lobit serb në Amerikë www.serbiana.com (http://serbianna.com/blogs/michaletos/?p=160) me redaksi në Michigam është nj faqe e hapur në Amerikë në mënyrë të posaçme nga serbët pas ndërhyrjes amerikane në Kosovë në 1999. Sipas kësaj faqeje, “serbiana.com është një ëebsite i medias dhe lajmeve të pavarura që i dedikohet studimeve dhe analizave të shtypit për Ballkanin.” Serbiana.com është faqja kryesore e lobit serb në SHBA
Në këtë faqe shkrimi i Velisë është publikuar i plotë dhe është i vetmi shkrim me autor shqiptar.
Por vetë Julia Gorin e ka publikuar shkrimin e Velisë si dhe reagimin e tij ndaj kritikës që shpërtheu online në Amerikë kundër shkrimit të tij nga studentët shqiptarë atje pasi ishin të vetmit që u njohën me këtë fakt që në 2007.
Lutjet e Julia Gorin drejtuar Zotit për të mbrojtur Velinë dhe grupin e tij që po bën një punë të rëndësishme në Shqipëri ngrejnë pyetjen se çfarë pune të rëndësishme që iu pëlqeka serbëve dhe proserbëve kundër pavarësisë së Kosovës bën Veliaj me grupin e vet? Ka lidhje kjo me historinë e Erion Velisë me organizatën e tij të parë Balkan Youth Link zyra kryesore e të cilës ishte në Beograd në 2001? Në fakt “puna e rëndësishme” e Velisë në sytë e lobit serb në SHBA lexohet qartas në shkrimin e Velisë në HUFFINGTON POST (USA) të drejtuar nga grekja Arianna Stassinopoulos Huffington.
Në çdo rresht të këtij shkrimi ka paragrafë të plotë që çdo analist serb apo antishqiptar tjetër mund t’i marrë dhe t’i përdorë për qëllimet e veta si referencë nga Shqipëria pasi tashmë Veliaj është “njeriu i tyre në Shqipëri”. Shkrimi i famshëm i Velisë godet ardhjen e Bush dhe pritjen “euforike” të shqiptarëve servilë që po gënjejnë Amerikën, godet politikën e bombardimeve të Klinton në ish-Jugosllavi i cili duket se është fajtori nr. 1 sipas Velisë që mbështeti Berishën në pushtet në vitet 90 dhe detyroi taksapaguesit e vendeve të NATOs që të harxhonin 45 miliardë dollarë për intervenimin në ish-Jugosllavi si pasojë e trafikut të armëve nga Shqipëria në Kosovë. Në fakt ky argument është kopjuar nga mbrojtja e Milosheviçit në Hagë.
Veliaj gjatë gjithë shkrimit të tij godet politikën e jashtme të Amerikës në rajon që nga Klinton e deri te Bush, hedh baltë mbi mundësitë në Shqipëri për investime duke iu referuar presionit të madh që bën Qeveria e Berishës kundër kompanive të huaja telefonike (!), dhe përfundimisht ky shkrim hedh baltë mbi afeksionin shqiptar ndaj Amerikës duke e keqpërdorur si të jetë thjesht një servilizëm karakteristik i shqiptarëve, argument i ngjashëm me të gjithë atë media të huaj që nuk u ndje mirë me mikpritjen dhe afeksionin shqiptar në vizitën e Presidentit Amerikan.

Juria Gorin në komentuarin e saj të gjatë për shkrimin e “intelektualit të ri” Erion Veliaj (http://www.juliagorin.com/wordpress/?p=926) shpërthen me këto fjalë:
“I lutem Zotit që të mbrojë Erion Velinë dhe grupin e tij që bën një punë të rëndësishme. Por gjithashtu dua të theksoj që megjithëse ky përparimtar i rëndësishëm shqiptar ka kufijtë e tij siç shihet edhe nga kundërpërgjigja ndaj komenteve të tij negative në blogun e tij.”
Por në fakt ne duhet të lutemi për Velinë “T’i lutemi Zotit t’a falë”!
 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT