E premte, 18.09.2020, 07:34 AM (GMT+1)

Sporti » Sporti

Federer: Rekordin e Samprasit!

E hene, 09.07.2007, 07:52 PM


Numri 1 ne bote, Roxher Federer "i ka vene syrin" rekordit te Pit Samprasit ne Grand Sleme, pasi fitoi kuroren e peste radhazi ne Uimbelldon, te dielen pasdite. Fitorja e tij ne pese sete me numrin 2 ne bote Rafael Nadal, i dha mjeshtrit zviceran titullin e 11-te te Grand Slemit, duke e lene tani vetem tre tituj larg rekordmenit te kesaj renditjeje te vecante, Sampras, qe ka fituar 14 Sleme ne karriere. "Do te me pelqente shume ta barazoja rekordin e tij te pabesueshem", u shpreh Federeri, i cili barazoi rekordin e Bjorn Borgut me pese Uimbelldone radhazi pas finales me Nadalin. "Mendoj se do te mund te luaj ne nivele te tilla edhe per shume vite te tjere". Federeri e pershkroi Samprasin, qe fitoi shtate tituj ne Uimbelldon, si "tenistin me te madh qe ka ekzistuar". "Te thyesh rekordin e tij nuk eshte gjeja me e lehte", u shpreh me tej Roxher. "Me eshte dashur te fitoj pese here Uimbelldonin dhe nga tre here Australian dhe US Open vetem per t'iu afruar. Kjo tregon se pfare lojtari i madh ka qene ai". Ylli zviceran pranoi se ishte i nderuar qe Borgu, qe ka fituar edhe ai 11 tituj ne Grand Sleme, ishte ne tribunen Mbreterore ne finalen ndaj Nadalit. "Eshte dicka shume e vecante kur te medhenjte vijne per te te pare", perfundoi Federer. "Vjet kur fitova ne Australi u emocionova shume kur Rod Lejveri me dha trofeun. Vetem atehere e kuptova se ai kishte ardhur. Por kjo ishte dicka e ndryshme. Nuk prisja qe Borgu te vinte dhe me te jepte trofeun, por e pashe ne tribune. Ndoshta kjo me beri pak me teper krenar per veten dhe per arritjet e mia".

Karriera e shkelqyer e Roxher Federerit ne shifra

11 finalet e fituara ne turnete e Grand Slemit

Viti Turneu Kundershtari Rezultati

2003 Uimbelldon Mark Filipusis 7?6, 6?2, 7?6

2004 Australian Open Marat Safin 7?6, 6?4, 6?2

2004 Uimbelldon Andi Rodik 4?6, 7?5, 7?6, 6?4

2004 US Open Leiton Hjuit 6?0, 7?6, 6?0

2005 Uimbelldon Andi Rodik 6?2, 7?6, 6?4

2005 US Open Andre Agasi 6?3, 2?6, 7?6, 6?1

2006 Australian Open Markos Bagdatis 5?7, 7?5, 6?0, 6?2

2006 Uimbelldon Rafael Nadal 6?0, 7?6, 6?7, 6?3

2006 US Open Andi Rodik 6?2, 4?6, 7?5, 6?1

2007 Australian Open Fernando Gonzalez 7?6, 6?4, 6?4

2007 Uimbelldon Rafael Nadal 7?6, 4?6, 7?6, 2?6, 6?2

Rekordi ne karriere ne turnete e Grand Slemit

Turneu 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007

Australian Open A R3 R3 R4 R4 K GJF K K

Roland Garros R1 R4 CF R1 R1 R3 GJF F F

Uimbelldon R1 R1 CF R1 K K K K K

US Open A R3 R4 R4 R4 K K K -

Shenim: A - s'ka marre pjese; R1 - raundi 1; CF - cerekfinalel GJF - Gjysmefinale; F - Finalist; K - Kampion

Australian Open: 8 pjesemarrje / 3 tituj; 36 fitore / 5 humbje

Roland Garros: 9 pjesemarrje / asnje titull; 26 fitore / 9 humbje

Uimbelldon: 9 pjesemarrje / 5 tituj; 38 fitore / 4 humbje

US Open: 7 pjesemarrje / 3 tituj; 31 fitore / 4 humbje

Perfitimet e Federerit

1999 225 139$

2000 623 782$

2001 865 425$

2002 1 995 027$

2003 4 000 680$

2004 6 357 547$

2005 6 137 018$

2006 8 343 885$

2007 2 660 645$

Totali: 31 237 103$ 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora