E premte, 29.03.2024, 12:54 AM (GMT)

Kulturë

Naser Aliu: Hannes Hofbauer, Eksperimenti Kosovë – rikthimi i kolonializmit

E marte, 03.02.2009, 07:24 PM


Hannes Hofbauer
Hannes Hofbauer
“Eksperimenti Kosovë – rikthimi i kolonializmit“

nga Hannes Hofbauer

 

Recension nga Johann von Arnsberg

 

Para një viti Kosova shpalli veten të pavarur. Një “shtet i dështuar “ që nga fillimi, siç konstaton autori i librit. Një protektorat i SHBA-ve, një kolonie e BE-së, jo i aftë për jetë, por i përdorshëm.

 

 “Kujt i intereson në të vertetë Kosova – ajo fushë e gjatë 60 kilometra për rreth Prishtinës, që gjermanët e quajnë Amzelfeld ( Fushë e Mëllenjave) dhe në shqip quhet Kosova. Këtu nuk ka punë, me përjashtim të bosëve të mafijas dhe klaneve të tyre, gati askush tjetër nuk ka para.

Lënda kryesore që eksportojnë janë hekurishtat, mbeturinat e metalit, kryesisht nga tanke të prishura apo topa, mirëpo këto resurse një ditë do të harxhohen.”

Në hyrje të librit vazhdon autori:” Elementet kryesore të ekonomisë nuk funksionojnë, kariera sociale bëhet në mes tregut ilegal dhe migracionit në masë, kurse elita tyre politike gjendet nën një presion të madh.”

“Ushtarakisht sundon KFOR i udhëhequr nga SHBA-të, në aspektin civili administrohet nga shkurtesa të ndryshme nën patronatin e KB dhe Unioni Evropian. Kalimi nga prorektorati i Kombeve të Bashkuara në koloni evropiane po bëhet në mënyrë tinzare. Një koalicion jashtë Kombeve të Bashkuara vendosë për fatin e vendit të vogël me gati 2 milion banorë…”

 

Kush organizoi rezistencën në Serbi?

 

“Gotovo je”! - “Mbaroi”! u pa në mijëra palakata nga fundi i verës së vitit 2000. U derdhën para për organizatat që rezistonin pa u ditur burimi i tyre “Pas luftës së NATO-s në Serbi u futën dhuruesit e jashtëm financiar për t´i gjetur aktivistët me qëndrim kundërqeveritar si dhe opozitarë për t´ i financuar. Dhe, pas këtij burimi financiar, i cili gurgullonte aq shumë, “ u gjet ( dhe gjendet) – përsëri  Georg Soros, qytetar i Shteteve të Bashkuara – spekulant amerikan.

 

Kujt i intereson në të vërtetë Kosova?

 

Kujt i intereson në të vërtetë Kosova? Me përjashtim të mafijas së drogës? Pikësëpari natyrisht elitës kosovare, e cila sundohet dhe financohet nga shërbimet sekrete amerikane. Edhe ato janë tjerrë me kriminalitetin e organizuar (KO). KO vlen  “ si i vetm sektor ekonomik në rritje dhe me profit”. Përkrahësit e pavarësisë patën  arsyetuar me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe gjenocid ndaj shumicës së popullësisë në Kosovë (Sharping, plani i patkoit). Me këtë u justifkuan UÇK dhe sulmi i NATO-s.

 

Baza më e madhe ushtarake amerikane jashtë  SHBA-së

 

Pastaj SHBA-të, jo kosovarët, ndërtuan një bazë ushtarake shumë të madhe: Camp Bondstell. Në një mënyrë cinike është pagëzuar sipas emrit të një veterani në Vietnam dhe është baza më e madhe amerikane që nga lufta e Vietnamit. Me këtë u korrigjua një “gabim”  i komandantit suprem të trupave amerikane në Evropë Dwight D. Esenhower, i cili në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte hjekur dorë nga stacionimi i trupave amerikane në Ballkan.

Në këtë bazë janë arrestuar njerëz  pa procdedurë juridike me muaj. Gjendje si në Guagtanamo kishte parë Alvaro Gil Robles, i deleguar per të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian.

Fat i pikëllueshëm.Një vend, një rrafshinë 60 kilometra e gjatë. Një protektorat. Një koloni. Autori që nga viti 1989 ka vizituar shumë herë vendin dhe ofron një raport pa iluzione…

 

Hannes Hofbauer ka studjuar në Vjenë. Punon si publicist dhe gazetar.  Që nga viti 1989 ka vizituar shpesh vendet e Evropës Lindore. Publikimet  e tij të fundit janë : “Në mes të Evropës- raportime politike nga Bosnja dhe Hercegovina, Bellorusia, Ukrainia, Transnitrija/Moldavija dhe Shqipëria ( Vjenë 2006 si dhe “ Zgjermi në lindje i BE, baza historike-ekonomike, forca shtytëse ekonomike-pasojat sociale” Vjenë 2007.

 

Nga gjermanishtja

Naser Aliu

Burimi

magazina euro-aziatike

„Experiment Kosovo – die Rückkehr des Kolonialismus“ von Hannes Hofbauer, Promedia Verlag 2008, 261 Seiten, 17,90 Euro, ISBN 978-3853712856.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora