Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Historia e spiritizmit

| E hene, 02.02.2009, 12:06 AM |


Historia e spiritizmit ka filluar në vitin 1848 në Hydesvilleu, afër Nju-Jorkut, në shtëpinë e familjes Fox

Spiritizmi përfshin fenomenet parapsikologjike të lidhura me dukuritë e shajnive ose fantomeve; fenomenet e tilla spiritistët i shpjegojnë si "porosi të shpirtërave", përkatësisht të vdekurve, të cilat shpirti i ndarë nga trupi i dukshëm pas vdekjes ua kumton njerëzve me anë të medias. Historia e spiritizmit ka filluar në vitin 1848 në Hydesvilleu, afër Nju-Jorkut, në shtëpinë e familjes Fox. U ndie një trokitje misterioze. Pasoi biseda e nënës Fox dhe e dy bijave të saj me shpirtin e të "vdekurit" Karl Rayn, i cili është vrarë në atë shtëpi dhe me "informacionin" e të cilit në atë shtëpi kanë gjetur skeletin e njeriut të vrarë. "Bisedat" me "shpirtin" janë bërë nëpërmjet lëvizjes së tavolinës. Mediat, nëna dhe të bijat Fox shkruanin shkronjat e alfabetit. Tavolina do të trokiste te shkronja e caktuar. Bisedat me "shpirtrat" prej asaj kohe zhvillohen në atë mënyrë që brenda rrethit të gërmave të shkruara të alfabetit vendoset një gotë; pas vënies së duarve në tavolinë pa gozhdë nga të pranishmit, gota lëvizte nga shkronja në shkronjë dhe kështu ka "shkruar" përgjigjen e "shpirtit". Kinezët kanë biseduar po në këtë mënyrë me të "parët" e tyre prej kohësh. Në Tibet lapsin e kanë lidhur për këmbëve të tavolinës dhe ai ka lëvizur nga njëra shkronjë te tjetra. Tibetanët bisedonin me "shpirtrat" në atë mënyrë që mbanin mbi tavolinë një shigjetëz, maja e së cilës prekte tavolinën dhe lëvizte nëpër zall ose hi në tavolinë, duke shkruar gërmat e alfabetit tibetan në gjuhë të një rajoni të caktuar.

Në vitin 1851 amerikani Davis botoi librin "Filozofia e komunikimit me shpirtra", me anën e të cilit dëshironte t'i kumonte botës se ka ardhur çasti i vendosjes së lidhjeve ndërmjet "shpirtrave" dhe njerëzve në tokë. Ai mendonte se "informacionet" i merr nga Bejamin Franklini. Është e sigurt se më 1846 ka dhënë përshkrime të gjera për planetin e tetë, d.m.th. Neptuni, gjë që e zbuluan pas disa muajsh Le Verrier, Adams dhe Galle. Davisa konsideron se "shpirtrat" janë të lidhur "në atë botë" dhe se nuk janë drejtpërdrejt të pranishëm në seancat spiritiste, kështu që "trokitja e shpirtrave" mbështetet në rrymat e elektricitetit. E lartpërmendura Helen Smith, të cilën e ka studiuar profesori i psikologjisë dr.Theodor

Flournoy nga Gjeneva, gjatë seancave në trans është sjellur, ka shkruar dhe ka folur sikur në të është rimishëruar Victor Hygo, Cagliostro, Simandini - e bija e një sheiku të pasur. Z. Piper, nga SHBA, në seancën e 8 gushtit 1915 ia kumtoi Sir Oliver Lodgeut të ashtuquajturën "porosi e faunit": se i biri do t'i vritet në luftë e kjo ndodh më 14 shtator 1915 etj. Po të duam të qëndrojmë brenda caqeve të shkencës, prej gjithë kësaj nuk mund të nxjerrim asnjë përfundim të posaçëm. Megjithatë, mund të theksohet se disa shkencëtarë (psikolog Ëilliam James, kimisti Butlerov) përkrahin një pikëpamje të moderuar spiritiste, e cila pranon pjesëmarrjen e "shpirtrave" të njerëzve të vdekur. Pa dyshim, parapsikologjia që tani nuk lejon që ngjarjet e rrëfyera nga jeta e shenjëtorëve të konsiderohen të pamundshme. Gjendjet e ekstazës fetare ose të transit janë dukuri paranormale të gjendjes kataleptike të shtangimit trupor. Këto gjendje fillojnë herë me britmë, herë me rënkim, psherëtimë dhe pasohet nga apatia ndaj ngacmimeve të jashtme.

Sytë e hapur nuk shohin, as veshët nuk dëgjojnë asgjë tjetër pos atij me të cilin personi është i lidhur në ekstazë. Atëherë fillojnë "transformimet" e fytyrave, dukuritë e vapës së madhe, dukuritë e ndriçimit në formë të xixës së zjarrit dhe rrezeve dritësore që dalin nga sytë, nga fytyrat dhe nga gjithë trupi i mistikëve në gjendje të ekstazës. Në gjendje ekstaze disa mistikë kanë pasur edhe levitime, si p.sh shën Josip Kupertinski, të cilit i rrinte pezull trupi gjatë ekstazës fetare. Ndodh nganjëherë që në gjendje ekstaze të paraqiten edhe dukuri të peshës jonormale, kështu që personat e tillë nuk mund të çohen lart as me forcën më të madhe. Ekstaza fetare jep një njohuri më të thellë të absolutit, d.m.th. njohjen e pranisë së absolutit në çdo krijesë dhe në shpirtin e vet. Vizionet në gjendje të ekstazës kanë - sikundër mendojnë përkrahësit e psikanalizës karakter të "arketipave" të Jungut. Kështu, për shembull, për mistikun zviceran Brat Klaus ("Bruder Claus von Flue") shkruante C.G. Jung: "Është një gjë simpatike që i vetmi mistik zviceran me hirin e Zotit kishte provizione joortodokse dhe ai me sy të kthjellët mund të shikonte thellësitë e shpirtit hyjnor, i cili në një arketip simbolik ende i mban të bashkuara të gjitha besimet e njerëzimit që i ka ndarë dogmatika". Veprat për shenjtorin zviceran "Brat Klaus" (Brat Nikolla nga Klisura, sepse jetonte në një zonë të vetmuar shkëmbore si solidar), flasin sesi ai kishte pasur "vizionin për zambakun që kishte ngrënë kalin "vizionin për tre vizitorë", "vizionin për njeriun e egër që këndon", "vizionin për pusin" dhe për "katër rrotat e qiellit", si edhe "vizionin për fytyrën e tmerrshme të Zotit" etj. Duke shqyrtuar këto gjëra dhe duke përmendur fuqinë shëruese të Brat Klausit, si edhe veprimin e fuqishëm efektiv të tij në mjedis, Marie - Louise Von Franz thekson se edhe sot do të duhej krijuar përsëri figurën e "shenjtorit - mjekuesit", d.m.th. psikoterapeutit dhe mjekuesit që do të ishte gjithashtu paternalist fetar. Duke iu referuar Mircea Eliade, ajo vë në dukje sesi një magjistar mjekues popullor, krahas mjekësisë, zotëronte një teknikë të caktuar të ekstazës. "Bashkë me këtë", thotë M.l. Von Franz, "është ringjallur forma arketipe e mjekuesit dhe shamanit, d.m.th. është përtëritur përfytyrimi i personalitetit, veprimi mjekues i të cilit është i kushtëzuar me lidhjen e tij individuale me shpirtrat, d.m.th. me forca të psikës inkoshiente. Një aftësi të tillë mjekuese kishte Niklaus Von Filue, pa dyshim të nivel të lartë...", si "mana-personalitet" tejet i fuqishëm ("Mana", i brumosur me fuqi të jashtëzakonshme vepruese")! Për këtë arsye, mendon C.G. Jung, pikërisht "Bruder Klaus do të duhej shpallur mbrojtës dhe padron i psikoterapisë". Kur Bruder Klaus për vete thotë se qysh në bark të nënës, si dhe me rastin e pagëzimit ka pasur vizionin e "yllit, shkëmbit dhe të vajit të shenjtë, dhe si e katërta ... figurën e një njeriut plak të panjohur", shkolla e Jungut këtë e interpreton simbolikisht me arketipin, si simbol të ideve dhe të vlerave paraburimore, të cilat gjatë evolucionit të njerëzimit janë rrënjosur në psikën tonë dhe mbesin të mekura në inkoshiencën e çdo njeriu. "Shkëmbi është - sikur "lapisi" në kohën e alkimisë - simbol i "njeriut të brendshëm", "Deus inkomine", "qëndrueshmëria e qenies së tij të brendshme". Shkëmbi në mite do të thotë gjithashtu pavdekshmëri. Kjo domethënie është përfshirë edhe në vizionin e Bruder Klausit. Shkëmbi është edhe simbol i "shpëtimtarit". Te Bruder Klausi ai është "shkëmbi" që si "yll ka zbritur në tokë". Vaji është një eliksir i jetës dhe, si i tillë, në kishë përdoret si sakrament vërtetimi me rastin e shugurimit klerikal dhe si mirosje e të sëmurit. Vaji është bërë simbol i dinamikës karizmatike që e jep shpirti i shenjtë, ajo është substanca që dhuron pavdekësinë, ajo deri diku është "shkëmbi" dhe "ylli" që me diçka janë bërë fluid, ajo është prania numinoze e Zotit. "Njeriu plak i panjohur" është simbol i "vetësisë", individit të Bruder Klausit, individit që do të ishte në nivelin më të lartë "analogia Christi". Kjo është, siç shkruan Jungu, varianti i krishterë i arketipave shekullorë, ku "njeriu plak" i Bruder Klausit simbolizon arketipin e Urtakut të vjetër, d.m.th. Shpirtit, i cili në trevën e krishterë i përgjigjet atij "antiquus dierum", në Kaballë atij "senex sanctissimus" ose "caput album", ose "antiquus dierum". Ndërkaq, në vizionin e Bruder Klausit ky është "Sapientia dei", ku gjithnjë është prezent Zoti vetëm ashtu sikundër e përjetojnë mistikët sikur Bruder Klausi.

Ne do t'i shtonim kësaj: sidoqoftë, ekstaza është një bashkim i cektuar me Zotin. Mirëpo, vetëm Zoti e di se kur dhe ku individi vërtet realizon bashkimin, bashkëqenien me vetë Zotin e jo vetëm me atë inkoshientin në psikën. Neve na mungon një kriter i sigurt për dallimin e kufirit midis ndikimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të Zotit në psikën tonë. Teozofët dhe antrozofët marrin pjesë në interpretimin e fenomeneve parapsikologjike me botëkuptimet e budizmit e të hinduizmit, përkatësisht me shpjegimet egjiptiane dhe greke. Lëvizjen teozofike e kanë krijuar Helena Petrovana Blavatsky dhe Annie Besant. Helena Blavatsky ka pohuar se ka lidhje telepatike me dy "mjeshtër të fshehtë" ose "mahatma", që kanë qenë edhe mësues shpirtërorë të saj: Koot Hoomi që ia ka diktuar librin "Izida pa vel" dhe mahatma Mory. Studiuesi i dukurive parapsikologjike Hodgson, i ashtuquajturi "detektivi" i Londrës, në emër të shoqërisë së vëzhgimeve psikike të Anglisë (SPR), duke studiuar me sy kritik veprimin e znj. Blavatasky në emër të SPR ka shpallur këtë gjykim: "Për sa na takon neve, zonjën Blavatsky nuk e konsiderojmë as transmetuese të mesazheve të profetizuesve, as aventurierve vullgare. Konsiderojmë se ka merituar ta kujtojmë më vonë si njërën nga mashtrueset më të përsosur, më të talentuar dhe më interesante në histori". Tezofia është më tepër e frymëzuar nga budizmi dhe hinduizmi. Lëvizjen antropozofike e ka themeluar Rudolf Steiner, duke u distancuar nga lëvizja teozofike e Helena Blavatsky dhe Annie Besant. Antropozofia në teorinë e saj mbi pahapësirën e "inkoshientes" në njeriun, niset nga teza se "çdo ngjarje e historisë lë pas vetes engreme të posaçme në shtresat astrale. Këto engrame mund t'i lexojë njeriu që i ka të zgjuara organet e tejpamjes". Disa nuk e pranojnë interpretimin e tillë nëse, thonë ata, është adekuat për të shpjeguar fenomenin e "tejnjohjes" dhe të "profetizimit": ende nuk ekzistojnë engramet për ngjarjet e ardhshme. Antropozofët nuk pranojnë vlerën e njohjeve mediave, sepse nuk miratojnë legjitimitetin e zvogëlimit të vetëdijes në trans.

Në veprën "Geheimëissenschaft im Umriss" (Projekti i shkencës së fshehtë) Steiner hedh poshtë ndarjen e njeriut në "shpirt" dhe "trup". Sipas tij, njeriu përbëhet nga shtatë entitet: trupi fizik, trupi eterik ose jetik, trupi ndijimor me shpirtin, shpirti i mendjes, shpirti koshient i mbushur me frymën, fryma jetësore, njeriu me frymën. Një ndarje e tillë mund të përmblidhet në katër entitete: trupi fizik, trupi eterik ose jetik, trupi astral dhe uni shpirtëror. Asnjëherë nuk bën të harrohet se "njeriut" si mikrokozmos i përgjigjet bota si makrokozmos. Ashtu sikundër trupi fizik përbëhet nga atomet dhe molekulat dhe sikundër është i integruar aktivisht dhe pasivisht në gjithë botën e energjisë fizike, të cilën e studion fizika dhe kimia, ashtu trupi eterik i njeriut është i integruar në eterin kozmik ose parimin eterik dhe kësisoj trupi astral i njeriut është i integruar në vetë principin astral të tërë kozmosit.

Botëvështrimet mekanistike - materialiste njohin vetëm parimin fizik. Botëvështrimi idealist i Fihtes njeh vetëm parimin e "shpirtit të mendjes". Filozofia e krishterë njeh vetëm parimin e parë dhe të katërtin, d.m.th. trupin fizik dhe frymën, përkatësisht kozmosin fizik dhe kozmosin shpirtëror dhe pikërisht në shtatë shekujt e fundit. Teologu Gebhard Frei sot konsideron se me ndarjen trepjesëshe: trupi, materia sublime dhe uni shpirtëror (soma, psyche, ngus ose pneuma) nuk ndeshet dënimi kishtar i teorisë së "trihihotomisë". Parapsikologjia ka konstatuar se ndërmjet trupit material dhe unit shpirtëror ekziston një entitet me materie sublime, pa të cilin nuk mund të shpjegohen në mënyrë të mjaftueshme dukuritë e eksteriozimit, aures, ekzoplazmës, magnetizmit shërues etj. Gebhard Frei tërheq vëmendjen: duhet kuptuar seriozisht kërkimet dhe provat me letra në Institutin e prof. Rhinea, si edhe hulumtimin e prof. Hornell mbi "udhëtimet astrale": trupi fizik mbart në vete faktorin sublim që mund ta braktisë trupin në atë mënyrë që vetëdija, d.m.th. uni shpirtëror të mos mbetet në trupin sublim të eksteriozuar. Në rrethana përkatëse edhe personat e tretë mund të shohin këtë trup sublim. Duhet kuptuar krejt seriozisht faktin se Fakulteti Filozofik i Amsterdamit në vitin 1954 e ka pranuar një punim të vëllimshëm të Dr. Jakob Poortman, në të cilin përkrahet teza mbi ekzistimin e "trupit sublim". Antropozofi Steiner mendon se ne na zë gjumi atëherë kur gëzhoja astrale me unin shpirtëror eksteriorizohet nga trupi normal fizik. Trupi sublim Steineri i atribuon organe të caktuara mbidijemore. Kjo duhet kuptuar analogjikisht me "shkencën misterioze " të Lindjes së Largët, ku flitet dhe për shtatë "lulet e lotusit", në të cilat ndodhet selia e aftësive parapsikologjike dhe të cilat me anë të ushtrimeve jogi mund të zhvillohen në mënyrë të shpejtuar, psh. në tejpamësi. Pas mendimit të Steinerit dhe të antropozofëve të tjerë zgjerohet kozmosi i zakontë fizik në një kozmos më të lartë mbindijimor dhe shpirtëror. Kozmosit të lartë të vetëdijes. Madje edhe kjo: prapa bakterieve të dukshme empirike, të cilat përhapin, për shembull, murtajën dhe kolerën, qëndrojnë realitete mbindijimore "shpirtërore..., të cilat nga botërat mbindijimore i sjellin në këtë botë ndijimore forcat që sjellin me vete epideminë, sëmundjet dhe vdekjen"! Këto janë "frymët" që rrinë nën "sundimin e Arhimanit". Shkencat shpirtërore duhet të studiojnë botën mbindijimore ashtu sikundër shkencat e natyrës studiojnë botën ndijimore. Këtu është e nevojshme që shkencat shpirtërore ta nisin punën atje ku shkencat e natyrës mbrojnë kërkimet e tyre. Është e nevojshme që të shtrohet gjithnjë rishtas çështja e asaj të Amshueshmes në të "gjitha gjërat".

Vetëm në këtë mënyrë "rriten organet e shpirtit dhe depërtojnë në botën mbindijimore". Në librin si arrihet njohja e botërave të larta? (Wie erlangt man Erkenntnisse der hoheren Welten) Steineri shpjegon rrugën drejt niveleve më të larta të vetëdijes, ku përjetohen njohjet mbindijemore, në të cilat hapësira dhe koha nuk luajnë dot asnjë rol. Është ky përjetimi i asaj "pahapësire", "a-kashe" ose "hapësirës mistike", që e përmend Steineri në Kronikën e Akashit, kur flet për gjendjen në Saturn, Diell dhe Hënë. Teologu dhe parapsikologu Gebhard Frei mendon se për shumë gjëra është e këshillueshme të dëgjohen postulatet dhe vërejtjet e Steinerit; pa përkrahur "teorinë e kalluar antimistike". Steineri ua tërheq vëmendjen e njerëzve që të ruhen nga gjendjet që "përjashtojnë vetëdijen, në vend që ta mbajnë vigjilente" e gjithashtu shtron kërkesën që të shmangen "prekjet argëtuese me të vdekurit ose me të tjera qenie të asaj bote", si dhe "shkollimi kult diletant". Vërejtjes së tillë të teologut mund t'i shtojmë këtu edhe vërejtjen e shkencëtarëve Andreas dhe Kilian: "Ka të ngjarë që pas dy dhjetëvjetëshave e gjysmë pasues do të jemi dëshmitarë të luftës ndërmjet shkencës së 'vjetër', e cila mbron godinën ideore dogmatike dhe shkencës së 're', që është e hapur ndaj materies sublime. Ç'do të bëhet në fund të shekullit tonë, nuk e dimë ende. Por nëse mjekët, psikologët, biologët dhe neurologët tanë pohojnë ekzistencën e materies sublime, atëherë ka shumë të ngjarë nuk mund të mungojnë shumë kohë as pasojat shoqërore, politike dhe ekonomike".

Andreas dhe Kilian theksojnë edhe këtë: "Kur e njohëm kohën më parë një mjek me indikacione të projeksionit jashtëtrupor ai përfundoi: Kjo duhet studiuar seriozisht. Nëse kjo është e vërtetë, do të na duhej që të ndryshojmë plotësisht mendimin tonë".

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI - RD