E premte, 29.03.2024, 10:02 AM (GMT)

Kulturë

Mihai Antonescu: Kosova, hëna ime e pushkatuar pas shpine

E hene, 02.02.2009, 01:01 AM


Mihai Antonescu
Mihai Antonescu
Kosova, hëna ime e pushkatuar pas shpine  

Nga Mihai Antonescu (anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë)  

Dhe bëhet më e gjerë nata, për të patur në gjerësinë e saj të gjithalulishtet e atdheut të lotit dhe pagjumësisë. Hëna, felinar i harruar, indezur pranë krahut të një bombardieri të ateruar mes tmerrit dhe ëndrrës.Dhe sytë e fëmijës së degdisur në paqartësi ndërmjet dy luciferëve tëpabarabartë, duke pritur një përgjigje përmes tulit të kohës së pakohë.Fëmija pëshpërit një uratë të lashtë duke kërkuar vend/kënge për plumba dhegrushte. Të jetë vallë kjo fitorja e historisë! Por po qe se është ekëtillë, më kot lulëzojnë mollat dhe qershitë nëpër kopshtije, ndërsa gojaqë do të mund të shprehte mahnitjen në sytë e asaj fëmije, dergjet embushur me pluhurin e dheut të atdheut të shenjtë nën rotat e karrocavearmike, që kalonin madje, edhe nëpër vatrat e Dardanisë së lashtë.          

Kjo më duket shëmbëlltyra më e gjallë që m’u fanit para se tëlexoj faqet e ditarit të Besa Salihut Ndëshkime Hyjnore, ditar i botuar përherë të parë në gjuhën shqipe me titullin 78 ditët e ankthit dhe tmerrit(Ferizaj, 2001), ndërsa tani edhe në gjuhën rumune, botuar nëdhjetëvjetorin e bombardimeve të NATO-s për ndërprerjen e gjenocidit serbnë Kosovë, duke patur për përkujdesës të librit Baki Ymerin, me njëpasthënie të eseistit Marius Chelaru. Besa Salihu shëmbëllen me guralecëtnë dëshirat e saja për tu bërë lot, frymëmarrje dhe dëshmi pa dëshirën esaj apo fajin që ia ka përcaktuar fëmijëria me trauma definitive, madje nënshikimet e një Zoti të vendosur për t’u përzjerë në përleshjet mesnjerëzve.          

Ditari është spontan, duke përmendur me mençuri për gjendjeshpirtërore të besuara, për një kohë, vetëm letrës. Fjalë të mahnitjes qëfëshfërijnë si një mburrojë ndërmjet flakës së topit dhe brishtësisëmadhështore të trupit të krijuar për të kremtuar parasëgjithash dashurinë.Besa Salihu e brishtë mëson për njerëz dhe libra ndërmjet dy shpërnguljeve,për engjëjt dhe gënjeshtrën ndërmjet spërthimit të një grenade dhepsherëtimën e grirë mbi ballin e atij që ka rënë në rrugë, derisa nevoja enjëfarë vetmie të lindur për meditimin apo daljen nga labirinthi i pyetjevetë panumërta, bëhet gjithnjë e më e ndjeshme, më e dhembshme dhe më edomosdoshme.    
      

Besa Salihu
Besa Salihu
Në një kohë dhe në një moshë në të cilën ëndërrat anojnë më shumënga ferri se sa nga Parajsa, përmes dëshirës së të tjerëve, Besa Salihushkruan me lotin e saj të ashpër për kohë dhe përmbysje, duke i paraprirënjeriut të luftës dhe  penës, i cili, ndoshta do të konturohet një ditë mekalimin e viteve. Shpresoj se do të jetë kështusoj, duke shpresuar se Ndëshkimet hyjnore do të nënkuptojnë dëshminë nga dheu i bërthamave përmugullimin e librave të tjerë. Mund të jetë BESA: PREMTIMI në të cilin edhepasthënësi mendon me bindje të plotë. Ngase, edhe butësia e shikimit të sajapo duart e një shkrimtareje të mirë mund të shërojnë plagët nga supi ihënës kosovare, që të mos përgjaket kurrë më në netët e fëmijëve të tjerë.

(Besa Salihu, Pedeapsa divina/Ndëshkime hyjnore, ditar lufte, Bukuresht,2008).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora