E shtune, 20.04.2024, 02:51 PM (GMT+1)

Faleminderit

Baki Ymeri: Kristia Maksuti – një emër i nderuar i diasporës shqiptare

E hene, 02.02.2009, 08:23 PM


Krtistia Maksuti
Kristia Maksuti
Kristia Maksuti – një emër i nderuar i diasporës shqiptare

Nga Baki Ymeri
 
Kristia Maksuti, është e bija e historianit rumun me prejardhje shqiptare, dr. Xhelku Maksuti.  Përmes studimeve të shumta shkencore, si dhe përmes disa librave të botuar, i ati i saj, ish/kryetari i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë,  ka dhënë dhe jep kontribut konkret për përforcimin e lidhjeve kulturore, historike, politike e diplomatike, ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit rumun. Zonjusha Kristia është duke vajtur gjurmëve të tij. Ka kryer Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bukureshtit. Punimi i saj i diplomës mban titullin: "Muzika wagneriane në simbolizmin françez". Ka kryer njëherit edhe Degën e Relacioneve Internacionale pranë Shkollës Kombëtare të Studimeve Politike dhe Administrative, me studimin "Minoritetet Nacionale në Ballkan". Është autore artikujsh, studimesh e komunikimesh të shumta, brenda e jashta vendit. Në  vitin l995, iu botua në Bukuresht, në gjuhën rumune,  libri Konfluenca kulturore rumuno-shqiptare. Dy vjet më vonë, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, ia botoi librin "Relacionet rumuno-shqiptare në vitet l990-l996", dhe atë në tri gjuhë: rumanisht, shqip dhe anglisht. Po shtojmë me këtë rast faktin se ajo udhëhoqi  Klubin  Rinor “Dora d’Istria”, ishte kandidate e mundshme për postin e kryetarit të ardhshëm të BKSHR dhe kandidate për postin e deputetit të  komunitetit shqiptar të Rumanisë në Parlament, post të cilin e përfitoi përmes një fushate mashtrimtare një pseudoshqiptare që gëlltit djersën dhe gjakun e fshatarit rumun në emër të minoritetit shqiptar.

Kristia Maksuri është autore edhe e një libri tjetër përkushtuar princeshës rumune me prejardhje shqiptare Dora d'Istria, e njohur me emrin e saj të vërtetë, Elena Gjika. Libri mban titullin "Dora d'Istria - një emër i harruar me të padrejtë" (1997), të cilin e ka përkthyer nga rumanishtja në gjuhën shqipe, dr. Luan Topçiu. Në kuadër të këtij libri, sipas prof.univ.dr.Nicolae Ciachir “janë të sintetizuara studimet e saja për shkrimtaren rumune me origjinë shqiptare, princeshën Elena Gjika, figurë e shquar e shekullit XIX, ndaj së cilës autorja ka manifestuar një interesim të veçantë, që nga mosha e saj e njomë. Shprehet me këtë rast, një pasion i realtë për veprën dhe jetën e kësaj luftëtareje të shkëlqyer për emancipimin e gruas shqiptare dhe të drejtat e popujve". Po shtojmë me këtë rast faktin se një libër të ri për Dora d’Istrian, Kristia Maksuti e botoi në gjuhën rumune në vitin 2004, në kuadrin e Editurës Kriterion. Disa nga veprat e saj e kanë parë dritën e botimit falë Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe kontributeve finansiare të Qeverisë Rumune. Në kuadrin e Shtëpisë Botuese Çabej (Tetovë), gjatë vitit 2001, me përkrahjen e Ministrisë së Kulurës të Maqedonisë, e pa dritën e botimit një vepër e re e saj: Elena Gjika dhe Shqiptarët e Rumanisë, një sintezë e studimeve të saja më të njohura. Ishte kjo një mirënjohje e re ndaj  veprimtarisë shkencore të një emri të nderuar të diasporës shqiptare.

 

 

Bakiu, Xhelku, Spahiu dhe Kristia Maksuti



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora