E shtune, 20.04.2024, 10:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Kadare merr "Cmimin e Madh te Letersise"

E diele, 01.02.2009, 01:37 PM


Kadare
Kadare
Nga Koha Jone

Vendi ku eshte lindur dhe e ka bere te famshem per vepren e tij, e ka nderuar serish shkrimtarin gjirokastrit Ismail Kadare, duke i dhene nje cmim special, me i larti i dhene per letrat shqipe. Ne nje ceremoni te zhvilluar dje per ndarjen e cmimeve kombetare te letersise, shpallur nga Ministria e Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, per here te pare kete vit u akordua "Cmimi i madh i letersise", i cili iu dha shkrimtarit te Ismail Kadare per vepren e tij me te fundit, "Darka e Gabuar".

Ministri Ylli Pango, theksoi faktin se "kjo eshte hera e pare ne historikun e kesaj veprimtarie qe i akordohet nje cmim i tille per letersine shkrimtarit te shquar". Sipas ministrit, ky cmim ka per qellim evidentimin e nje vepre letrare e cila i jep pervec te tjerash dhe nje ndikim te madh edhe zhvillimit te letersise bashkekohore. Ne kete takim, Kadare duke falenderuar jurine per cmimin e dhene tha se, "tashme falenderoj edhe lexuesit shqiptare prej te cilit kam pershtypjen se po rikthehet ne ate shijen e tij te mire qe ka pasur prej vitesh".

***

Tashme eshte bere tradite per publikun e gjere, botuesit, njerezit e letrave, te mblidhen se bashku ne nje nga ngjarjet me te rendesishme te vitit ne fushen e librit, per te promovuar vlerat me perfaqesuese te artit te shkruar shqiptar, sic eshte edicioni "Cmimet Kombetare te Letersise".

Ndarja e cmimeve te Letersise u be nga nje juri perzgjedhur shkrimtaresh dhe kritikesh e cila perbehej nga emra si Mark Marku, Zija Cela, Mirela Kumbaro, Parid Teferici dhe Agron Gjekmarkaj, te cilet perzgjodhen ne menyre unanime edhe fituesit e tjere. Cmimi "Gjergj Fishta" i ka shkuar filozofit Artan Fuga, per vepren "Briret e Dhise", "Faik Konica" shkrimtarit Jorgo Bulo, me "Vepren e plote te Cajupit", ndersa cmimi i poezise "Lasgush Poradeci", i takoi poetit Prec Zogaj, me vellimin "Gjalle une pashe".

Sakaq, cmimin "Fan Noli" e fituan Pashk Gjeci dhe Shpetim Cucka per perkthimin e 'Faustit " te Getes, kurse ate "Petro Marko", Mehmet Kraja me vepren "Selvite e Tivarit". Cmimin "Migjeni" e fitoi Albana Shala me vepren "Papa Dixhital" dhe ate "Jusuf Vrioni", e fitoi John Hodgson.

***

Duke folur ne ceremonine e djeshme, ministri i MTKRS, Ylli Pango, vleresoi se perkujdesja ndaj librit dhe krijuesve te tij, perben nje nder obligimet kryesore te dikasterit tone, duke e konsideruar librin, jo vetem nje nder vlerat themeltare te kultures sone, por edhe si nje dukuri qe reflekton stadin e emancipimit shpirteror te shoqerise sone. Viti qe lame pas, shenoi dhe nje nga kulmet e editorise shqiptare. Mbi 1 500 tituj veprash letrare te botuara ne gjinine e prozes, poezise, kritikes, studimit, perkthimit etj, numri i madh i ceremonive promovuese, jane nje tregues se opinioni publik dhe shoqeria shqiptare po ndergjegjesohet dhe po priren kah vlerave me te mira e me te qendrueshme. Duyke u nisur nga ky fakt, Pango tha se "perhapja e letersise shqipe ne gjuhe dhe kultura te ndryshme, eshte nje tregues konkret per ate c'ka perfaqeson ne vetvete Letersia Shqipe, perkrah zhvillime ne letersite evropiane dhe boterore". Ai po ashtu, shprehu vleresime "per punen e jashtezakonshme qe i eshte dashur te perballojne perkthyesve te letersise sone ne gjuhe te huaja".

Romani nga Ismail Kadare

Misteri i "Darkes se gabuar"

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nxori ne drite ne fund te vitit qe shkoi, romanin e tij me te ri, "Darka e gabuar". Kjo eshte nje veper qe ne shume kuptime eshte kronike ne gur e pare nga syte e nje te rrituri. Menyra me te cilen qyteti e perjetoi largimin e italianeve dhe ardhjen e gjermaneve, si dhe me pas, ardhjen e komunisteve. Ky eshte gjithashtu romani ne te cilin, Kadare jep edhe nje "vleresim" shume krahasues mes pushtimeve italiane, gjermane si dhe ardhjes ne pushtet te komunisteve.

Personazhi kryesor, doktor Gurameto i madh, qe pati studiuar ne Gjermani, shtron nje darke per oficeret gjermane qe erdhen nga Greqia per te marre nen kontroll Shqiperine. Njerezia ngaterron tingujt e muzikes gjermane me te shtenat e mitralozeve. Doktor Gurametoja i madh, nuk do te jete kurre ne gjendje te sqaroje arsyet e darkes. Ai kthehet ne hero per disa e ne armik per disa te tjere. "Beje, o Zot, enderr!", thoshin ata qe mendonin se me hyrjen e gjermaneve ne Gjirokaster, ne shtator 1943, qyteti do te hidhej ne ere. Kjo jo vetem qe s'ndodhi, qyteti jo vetem qe perjetoi kohen gjermanike, po si rrjedhoje ngriti historine e shpetuesit me te famshem te pengjeve, doktor Gurametoja i madhi, mbi misterin e te cilit Ismail Kadare ka ndertuar subjektin e romanit me te ri "Darka e gabuar". I bazuar ne nje ngjarje te vertete per te cilen qyteti ka dhene ne kohe te ndryshme interpretime te ndryshme, me personazhin e doktor Gurametos qe me shume se karakter eshte nje "belle epoque", eshte nje njeri-kohe, Kadare rimerr takimet me historine ku i ka lene me babazotin e "Ceshtjeve te marrezise", keshtu pra nga ajo stuhi otomane te flladi perendimor qe i fryu Shqiperise midis dy lufterash.

Keshtu, "Darka e gabuar" lidh dy njerez dhe dy kohe historike. Ne nje ane doktor Gurameton dhe komandantin e divizionit gjerman, koloneli Fritz von Scheabe, mbajtes i Kruqit te Kuq, ne ane tjeter "Shqiperine gjermanike" me ate komuniste. Kalimi "miqesor" i gjermaneve naziste ne qytetin e jugut lidhet me darken ne fjale qe paten dy miqte e vjeter te shkolles, dhe qe u be e "gabuar" sepse fatalisht percaktoi kthesen ne jeten e personazhit.

Historia dhe anasjelltas

Kadare nuk eshte historian, nuk eshte as shkrimtari qe shkruan per njeriun ne kuptimin e thjeshte te fjales, per karaktere te futur rendom brenda nje dhome shpirterore dhe sociale here si ne nje dhome parfumesh e here tjeter gazi. Njeriu i Kadarese te "Darka e gabuar", eshte historia dhe anasjelltas.

Cmimet e dhena dje

"Cmimi i madh i letersise"

Iu dha shkrimtarit Ismail Kadare per vepren "Darka e Gabuar"

"Gjergj Fishta"

Ky cmim, i jepej atij autori qe me esene e tij ka ndikuar ne menyre te vecante ne mendimin kombetar shqiptar. E fitoi Artan Fuga me vepren "Briret e Dhise".

"Faik Konica"

Ky cmim i jepej atij autori qe me ane te studimit ose kritikes, pergjate nje viti me vepren e tij ka ofruar zbulime dhe interpretime bashkekohore ne fushen e kritikes letrare. E fitoi Jorgo Bulo me "Vepren e plote te Cajupit"

"Fan Noli"

Ky cmim i jepej atij perkthyesi shqiptar dhe te huaj, i cili pergjate nje viti ka sjelle ne nivele te larta ne gjuhen shqipe, vepra te rendesishme nga letersia boterore. E fituan Pashk Gjeci dhe Shpetim Cucka per perkthimin e 'Faustit " te Getes.

"Petro Marko"

Ky cmim i jepej atij autori qe me romanin e tij, ka pasuruar letersine shqipe dhe njekohesisht ka deshmuar se letersia shqipe eshte pjese integrale e Letersise evropiane. E fitoi Shkrimtari Mehmet Kraja me vepren "Selvite e Tivarit".

"Migjeni"

Ky cmim i jepej atij autori debutues, i cili me krijimtarine e tij te botuar pergjate nje viti, ka mundur te percjelle tek lexuesi shqiptar modele te reja dhe nje nivel te spikatur letrar. E fitoi Albana Shala me vepren "Papa Dixhital".

"Lasgush Poradeci"

Ky cmim i jepej atij autori qe pergjate nje viti, me vepren e tij poetike ka percjelle te lexuesi risi dhe vlera te reja ne poezine shqipe. E fitoi Prec Zogaj me vellimin "Gjalle une pashe".

"Jusuf Vrioni"

Ky cmim i jepej atij perkthyesi i cili ka dhene nje ndihmese te ndjeshme ne njohjen dhe promovimin e letersise shqipe ne gjuhet dhe kultura te huaja. E fitoi John Hodgson.


Juria

Mark Marku, kryetar
Zija Cela
Mirela Kumbaro
Parid Teferici
Agron Gjekmarkaj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora