E enjte, 21.11.2019, 04:04 AM (GMT)

Komente

Selim Hasanaj: Asht mirë për disa megaloman të ja dinë hallin vetes

E diele, 01.02.2009, 10:54 AM


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
ASHT MIRË PER DISA MEGALOMAN TË JA DINË HALLIN VETES‏

Nga Selim Hasanaj 

Sado që njeriu ka deshirë të jetë indiferent në shumcka që shef dhe ndegjon, megjithate jo gjithmonë asht letë ti vihet kapak gojes sikur thotë nji fjalë e urtë.
Si shpesh po më rastisë të shofë disa megaloman se si fryhen e krekosen dhe jo pse ata kanë , janë apo kanë ba dicka , por thjeshtë janë të tillë , janë të sëmuet dhe psykopat që andrrojnë se janë dikushi dhe derisa andrrat ju duken realitet ata krekosen dhe paraqiten me nji ambalazh tjeter e jo ashtu cfarë ata në realitet janë.
Nuk due të permend me emna askend , por kuptohet se janë shumë nga ata që ky shkrim imi ka të bajë me ta. Unë shkurtimisht do pershkruej cilat janë veprat, sjelljet, paraqitjet e tyne megalomane dhe të smuta që më nxiten të shkruej këtu. Ka disa njerëz nga mergata  sikurse edhe në vendlindje që thjeshtë nuk janë askushi, dhe kur thamë kështu nuk mendojë se janë të këqinjë , por thjeshtë nuk janë askushi janë qytetarë të zakonshem të cilve rastësishtë ju ka dhanë shansa të dalin në fotografi me ndonji personalitet e zakonisht janë disa që po krekosen per disa poza të tyne para kamerave me Dr. Ibrahim Rugoven që në rethana të rastësishme kanë dalë në fotografi së bashku me te dikur. Sot ata njerz pa fije turpi po dalin dhe po e prezentojnë veten si BASHKPUNTORË  të Dr. Ibrahim Rugovës. Bukur si shpesh po hasen deklaratat e tilla nëper shkrime të ndryshme e zakonisht në faqet e sajdave elektronik. Unë mendojë se askush , apsolutisht askush nga ata njerëz që ishin antarë të LDK-së per gjatë dy dekadave, nuk ka të drejtë ta quen veten bashkpuntorë i Shejtit Dr. Ibrahim Rugova perpos bashkpuntorve të drejtperdrejtë të cilet ndertuen së bashku me Dr. Rugoven strategjinë Kombëtare dhe Vizionin per Shtet dhe Mvetsi të Dardanisë. E cilet ishin këta dihet. Unë do permend vetem ata që dhanë jeten per këtë vizion. Akademik Fehmi Agani,  Prof Anton Cetta,Sali Ceku, Ahmet Krasniqi, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Tahir Zema, Latif Berisha, Agim Hajrizi, Shaban Mani, Ukë Bytyqi, Ismet Rraci, Avokat Bajram Kelmendi, Prof. Bardhyl Qaushi, Xhemail Mustafa, Enver Maloku e edhe disa tjerë të cilet per momentin nuk po më kujtohen. Këta ishin bashkpuntoret e Dr. Ibrahim Rugovës sepse këta ishin në radhë të parë njerz të nivelit dhe të kultures njerzore, humane, kombëtare e intelektuale per të cilat cilsi edhe meritojnë të quhen (dhe vertetë ishin) bashkpuntorë të Dr. Ibrahim Rugovës.Në mesin e të gjallve sot perpos Akademik Mark Krasniqit per mendimin tim askush tjeter nuk guxon ta quen veten askun dhe para askujt si ish bashkpuntorë i Dr. Ibrahim Rugovës. Fatkeqësishtë sot disa të vetquejtun dhe të vetzgjedhun aktivist të degve LDK dhe LDD në mergatë pa fije turpi po prezentohen si bashkpuntorë të Dr. Ibrahim Rugovës dhe po krekosen e po fryhen si bretkosat në breg të lumit dhe per ta deshmue ambicjen e vetë që e lansojnë permes deklaratave pompoze ata tregojnë fotografi të vetat ku janë dalë së bashku me Dr. Ibrahim Rugoven. Këso foto ata edhe i botojnë karshi ndonji shkrimi që pa fije turpi vetem per tu reklamue per opinionin e dergojnë dhe e botojnë neper veibsaidat e ndryshem. Dhe që fatëkëqësia të jetë edhe ma e madhe asnjiherë këtyne megalomanve që nuk po ja dijnë hallin vetes nuk po ju bjen ndermend e kaluemja e tyne e pist ( janë disa që kanë majt edhe burg dikur në vendlindje per vepra amorale e tash fryhen se janë dikushi) dhe të mendojnë se edhe sikur po të kishin kjen njerzit ma të ngusht dhe bashkpuntoret ma të mdhenjë të Dr. Rugovës ata per hirë të së kaluemes së vetë të pist , nese vertetë e dojnë dhe e kanë dasht Rugoven, nese vertetë me sinqeritet dhe zellë i kanë sherbye politikës së tij permes degve apo nendegve të LDK dikur e tani edhe LDD-së asesi nuk guxojnë të deklarohen si bashkpuntorë të Dr. Ibrahim Rugovës sepse e kaluemja e tyne e damton rand imazhin dhe personalitetin e figuren e të Madhit , Shejtit Dr. Ibrahim Rugova.
Unë këtë shkrim e bana jo per ta ofendue askand, por thjeshtë per të jua perkujtue disave se kishin ba mirë të ja dijnë hallin vetes dhe mos ta harrojnë të kaluemen e vetë. Fjala BASHKPUNTORË  ka kuptim të madhë andaj asnji nga neve nga  mergata nuk guxojmë të thomi se ishim bashkpuntorë të Dr. Ibrahim Rugovës. Neve ishim ushtarë të LDK-së permes së ciles dhamë atë që mujtem dhe patem per atdheun. Nji foto me Rugoven nuk na jep të drejtë ta rritim namin per veten ton, sepse neve mund të kemi foto edhe me mbretin e Suedisë dhe Norvegjisë, me Kryetarë dhe kryeministra të vendeve të ndryshme. Ka shqiptarë që në Fushë Krujë kanë dal në foto me Presidentin Gjorgj W. Bush. A mund të thonë ata se ishin bashkpuntorë të tijë?!!

Selim M. Hasanaj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT