E marte, 16.04.2024, 11:10 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Regjisori i heshtur- që flet shumë!

E diele, 01.02.2009, 12:07 PM


Regjisori i heshtur- që flet shumë!
/Regjisori pambuk nga jashtësia e gjilperë çeliku nga brendia!/

Nga Kadri Mani 

Regjisori, Xhemail Luta, me trupën e vet të Teatrit të të Rinjve të Qytetit Prishtinë, po e trason 16-vjetorin e themelimit të këtij teatri, të mbajtur e të zhvilluar, kryesisht, me forca të veta, por është përkrahur disa herë kohët e fundit nga Komuna e Prishtinës, por asnjëherë i futur në programin e buxhetit për kulturë në Kryeqytet!?!  Është shumë e nevojshme dhe e arsyeshme që kjo trupë të ndodhet në ndonjë lokal ku do të kontribuonte shumë në zhvillimin e këtij arti në trevën tonë. I është bërë disa herë kërkesë Komunës së Prishtinës, Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Dekanatit të Fakultetit të Filologjisë, Juridik, Ekonomik...por si duket pa sukses.
Këtë art zotni Luta e kultivoi me brezin e ri që  kur ishte arsimtar i historisë dhe gjeografisë në Shkollën Fillore “Rilindja” në Keqekollë  1981-1990, e për ta vazhduar në shkollën fillore “Pandeli Sotiri” të Kastriotit (ish-Obiliqit), duke i vënë themelet e këtij Teatri, e për ta vazhdua punën më me vrull deri në ditët e sotit...
Pastaj ushtrimet i mbante në lokalet e shkollës fillore “Zenel Hajdini” dhe më tutje në sallën e mirë të shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, derisa drejtori i kësaj shkolle i ndaloi këto ushtrime (edhe pse ky teatër kishte pëlqimin me shkrim nga Drejtorati i Arsimit që të veprojë këtu deri sa të gjendet ndonjë zgjidhje lokali në Pallatin e Rinisë si dikur. Pastaj, u desh të kërkohet strehim në Bibliotekën Kombëtare, i pranuar shumë mirë nga stafi udhëheqës. Tash ushtrimet i mban të shtunave dhe të dielave, në sallën e leximit të Bibliotekës Ndërkomunale “Hivzi Sulejmani”, ku regjisori punon, me mirëkuptimin dhe përkrahjen e Drejtorit të Bibliotekës, zotit Sylejman Pireva.
Ka pritur e duruar as sa s’duron dot as druri, as guri...
Regjisori Xhemail Luta- nuk lutet hiç!
Regjisori hesht dhe flet, dhe sikur me gjuhën e poetit këlthet: pak lokal, pak lokal... se ne, për zotin, nuk duam gjë nuk, vetëm një sallë dhe pak publik!!
Fillon në vitin 1993, dhe arriti këtu më 2009, me komedinë e dramaturgut të madh, Haqif Mulliqi: “Ali Hoxha-Hoxhë Alia”.

Prishtinë, 26 janar – Teaatri i  të Rinjve të Prishtinës ka dhënë të honën premierën e kmedisë “Ali Hoxha-Hoxhë Alia” të autorit Haqif Mulliqi. Aktorët kanë prezentuar para publikut të teatrit “Dodona”, shfaqjen në të cilën paraqiten marifetllëqet e burokracisë së katundit, pasurimet e paligjshme, keqpëedorimet e ndryshme, llumi dhe religjioni i disa fshatarëve. Kjo shfaqje ishte përzgjedhur të merrte pjesë në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë, në vitin 2008, por nga policia e tërbuar, iu është ndaluar hyrja në Preshevë.
(LAJM, e martë, 27 janar 2009, f. 19)

Premiera e komedisë “Ali Hoxha-Hoxhë Alia”

Nga Diana Bunjaku
diana.bunjaku@gazetaexpress.com

PRISHTINË, 25 janar – Në teatrin “Dodona” në Prishtinë u dha Premiera e shfaqjes të zhanrit komedi”Ali Hoxha-Hoxhë Alia”, nga autori Haqif Mulliqi, dhe në regji të Xhemail Lutës. Kjo shfaqje është selektuar për Festivalin e kmedisë në Preshevë 2008, mirëpo sipas tyre për shkak të situatës politike është penguaar të luhet atje. Në fillim të shfaqjes dalin në shesh marifetet e burokratëve të fshatit, pasurimet e paligjshme, keqpërdorimet e ndryshme dhe relioziteti ekstrem i disaa fshatarëve naivë.
Regjisori i shfaqjesXhemail Luta tha për “Express” se tematika e kësaj shfaqje ka të bëjë me përditshmërinë dhe shoqërinë ku ne ejetojmë. “Me këtë shfaqje i kemi paraqitur disa gjëra negative të clat të cilat janë përparësi për shoqërinë tonë, dhe përmes shfaqjes jemi munduar të japim një mesazh që gjërat nevative t’i zhdukim nga shoqëria jonë. Shfaqja “Ali Hoxa-Hoxhë Alia”ështl përzgjedhuar nga selektorët të shkojë në Preshevë në Festivalin e kmedive gjithë shqiptare, por për shkak të situatës politike që mbretëron atje, është penguar që të luhet. Ai po ashtu shtoi se shfaqja është bërë në një kohë tjetër ku përputhshmëria e kosaj shfaqje është e ngjashme edhe eme të. “Këtu janë tërhequr disa segmente të cilat prekin të gjitha anët edhe të shoqërisë, edhe të individuaalitetit, thashethemeve dhe besimeve të ndryshme”. Sipas Lutës, gjithkush duhet me marrë përgjegjësinë e vet, e jo të imponohen nga të tjerët. “Mund të them se kjo shfaqje ësjhtë kryer me vështirësi, ka një tekst të vështirë që shtjellon tabutë. Jemi munduae me e realizua ashtu sipas mundësive, për shkak të vendit, pasi Teatri “Dodona” i mungon një prapaskenë për t’u bërë shfaqja e kompletuar. Poashtu jemi munduarqë të kemi një lojë kolektive dhe një dialog komunikim në mes publikut dhe emendoj se kjo është realizuaar sukseshëm”.
Në shfaqje luajtën: Nazmi Siarina, Musa Tullari, Xhemail Luta, Arbër Luta, Albertina Krajkova, Kadri Mani, Pajtim Morina, Dardan Aliu, Valdete Ajeti dhe Blerta Krasniqi. Skenografia e realizuar nga Naim dhe Lulzim Borovci, kostumet nga Ardian Luta dhe muzika nga Bujar Gashi.
(Express, e martë, 27 janar 2009, f. 23)

Teatri i të Rinjve të Qytetit Prishtinë

Pas shfaqjes, shkuam në restorantin “KRONI”, ku në mesin e aktorëve ishte miku i denjë i këtij Teatri zotni Abdurrahim Kelmendi-Durri, kryetar i firmës SOLID COMPANY, i cili shtroi një darkë solemne, siç deklaroi ai vetë: për shkak të gëzimit tim personal kur shoh me admirim të arriturat e këtij Teatri. Kujtoj shumë mirë ditët tona rinore dhe nismën tonë entuziaste në lëminë e aktrimit në vitin 1974, ku edhe vetë isha aktor- gjimnazist, me aktorët Xhemail Luta e Nazmi Siarina, që sonte luajtën në ketë komedi; por që për shkaqe të biznesit u largova, ama vijimisht kam qenë i lidhur me ju fizikisht e shpirtërisht, për hatër të Trupës përgjithësisht dhe në veçanti për nder të mikut tim, bacë Kadri Manit, i cili edhe në këtë moshë, në moshën 70-vjeçare po qëndon me të rinjtë e Turupës teatrore.
Kurse unë, Kadri Mani, në përshëndetjen e rastit, pos tjerash, deklarova: Falenderimet e meritat përgjithësisht ju takojnë të rinjve e të rejave të Trupës, të cilët tanimë janë profesionalistë, por në veçanti i takojnë regjisorit tonë të dashur, zotit Xhemail Luta, i cila qe 16-vjet e ushëheq Trupën me vetëmohim e me sakrifica të mëdha. Regjisori ynë duket pambuk nga jashtë, por është gjilperë çeliku nga brendia.
Po shtoj se zoti Abdurrahman nuk flet për vete; ai vetë me shokët e vet po shkollojnë studentët e daluar edhe në vend  edhe jashtë: në Amerikë, në Australi...
U tregun batuta e barcoleta-anekdota dhe u shkrimë në gaz, gajasje e hare!!! 
Po japim këtu lidhjet për lexuesit tanë me regjisorin tonë:
Xhemail Luta
044/259772
trq.pr@hotmail.com
xhemailluta@hotmail.com
www.trq-pr.piczo.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora