E shtune, 20.04.2024, 03:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Victoria Milescu: Magjia e dashurisë së dyfishtë

E diele, 01.02.2009, 05:40 PM


 

Victoria Milescu
Victoria Milescu
MAGJIA E DASHURISË SË DYFISHTË

 

Nga Victoria Milescu (anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë)

 

Baki Ymeri ka kryer Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Fakultetin e Filozofisë pranë Universitetit të Kosovës në Prishtinë, ndërsa në Rumani është i njohur si përkthyes, poet bilingv dhe kryeredaktor i revistës ,,Shqiptari‘‘. Ka përkthyer në gjuhën shqipe mbi 50 poetë, prozatorë dhe eseistë rumunë, ndërsa si poet në gjuhën rumune shquhet përmes një asimilimi të përsosur të kësaj gjuhe në të cilën shkruan një poezi të ndjeshme, të rrjedhshme, me infleksione popullore të një hijeshie të rrallë. Libri i tij, Drita e Dardanisë është një vëllim me poezi dashurie që buron nga një shpirt i zjarrtë e i vrullshëm, i joshur nga butësia e femrës, i kapshëm nga magjia e saj, por edhe i rrëmbyer nga bukuria e natyrës që mban jehonat e një historie të gërshetuar me elemente pitoreske dhe dramatike. Dardania, ish/provincë iliriane e banuar në lashtësi me dardanë (Kosova e sotme shqiptare), konfigurohet si një hapsirë e mbrujtur me një shenjtëri të veçantë, të cilën poeti e pikturon dhe konzervon nën aspektin e një lirizmi të dridhshëm.

Magjia e poezisë së Baki Ymerit na vjen si një dhunti e veçantë e shprehjes me një çiltërsi të hijshme, të hapur e transparente, dhe assesi si një “eksploatim” semantik i mbyllur. Vargjet kanë një erotizëm plot shend e verë. Shëmbëlltyrat e një ndjeshmërie të mëndafshtë hiperbolizojnë objektin e dashurisë që zgjon admirimin e një mrekullie të veçantë: ,,Nëpër Parajsë duke rendur/ Duke zbritur/ Mbi qylimin e erës/ Gjinjtë e saj dridheshin/ Dallgët e tyre më qëllonin/ Dhe përtoke më rrëzonin‘‘ (Këngë popullore). Dashuria ka këtu një shkëlqim të mahnitshëm. Ajo është gjenerator i energjive të mbara: ,,E dashur,/ Eja të bëhemi fqinjët e dritës!/ Ti as që e di/ Se përballë teje/ Gjenden rafte/ Bibliotekash të ndritura./ Eja! Të pëshpërita,/ Hapi këto libra të lashta/ Dhe lermë/ Të ta përkëdhel trofenë!‘‘ (Fqinjët e dritës).

Drita e Dardanise
Drita e Dardanise

Vërehet këtu një infuzion i çliruar elementesh folklorike që vijnë nga një lashtësi fabulative, nga përrallat e kulturës popullore, nga një e shkuar heroike e përjetësuar në kujtesën afektive, përzjerja e së cilës e pronëson artin poetik të krijuesit: ,,E tejkaloj vetveten duke ecur./ Duke marrë frymë dëgjoj/ Një tringëllimë yjesh/ Që më rrah në tëmtha/ Dhe zgjohem duke murmuruar:/ Jemi vëllezër/ Që nga kohët antike:/ Përherë të mashtruar,/ Të plaçkitur e të plagosur./ Nënat tona ditë për ditë/ Përpilojnë një fjalor trako-tragjik/ Me barëra mjekuese/ Derisa unë/ Flas me vetveten/ Për demokracinë e erërave,/ Për prita armike/ Dhe kështjella të fundosura.‘‘ (Ars poetica). Biografia e autorit është gurrë e poezisë së tij, burim i një autenticiteti dramatik që thellësohet sipas përmasave të njohjes, të vetëdijësimit të rrënjëve: ,,Sa herë që gruaja duke psherëtirë/ E shprehte në gjuhën amtare një mall/ Arnauti i saj i thoshte:  Në gjuhën tënde më ka kapluar malli/ A po dëgjon: Të dua në gjuhën tënde!‘‘. Baki Ymeri është një poet i botës moderne, por nuk mund t’i harrojë apo mohojë rrënjët nga të cilat poezia e tij e shkëput lëngun e përmbushur me vitalitet të përbujshëm. (Revista SUD, nr. 11/ 2005, Gëzimet e trishta, Bukuresht, 2009) 

Bakiu (i pari nga e mengjera) ne Fakultetin e Filologjise (1975)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora